www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


A nuk po të kujtohem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


A nuk po të kujtohem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A nuk po të kujtohem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

A nuk po të kujtohem Empty
MesazhTitulli: A nuk po të kujtohem   A nuk po të kujtohem EmptySat Oct 03, 2009 7:53 am

A nuk po të kujtohem



A nuk po të kujtohem ?!
Vëlla i dashur.. e lexova këtë letër...
Dhe llogarita se me të vërtetë të është drejtuar ty!

Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit
Vëlla i dashur...

ُ
Esselamu alejkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu
U zgjat premtimi ... Kaluan ditët ... U shfletuan fletët nga jeta jonë...

A nuk po të kujtohem?!

Çudi prej teje se si nuk të kujtohem, dhe ishim një herë dy shok që smund të na ndante askush tjetër, sikurse hija që nuk e ndan pronarin e saj ... Mirëpo u zgjat premtimi ... Ndoshta ajo është që të ka bërë të harrosh ...

A nuk po të kujtohem?!

Shok yti i ngushtë dhe shok i rinisë ... U rritëm dhe u edukuam së bashku ... I shijuam kënaqësitë e rinisë së bashku ... A nuk po të kujtohen ekskurzionet dhe shoqëria dhe shokët?
A nuk po të kujtohet shoqërimi i vajzave?
A nuk po të kujtohet se sa mbrëmje e netë të tëra i kemi kaluar në mes shakave, të qeshurave dhe muzikës?

A nuk po të kujtohem?!

Mendoj se tash fillova që të të kujtohem ... Po, unë jam ai ... Me mish e me shpirt!
Unë jam shoku yt, për të cilin nuk ke mundur që të imagjinosh, se një dit prej ditëve do të ndahet prej teje ... Edhe unë gjithashtu nuk kam mundur të imanigjoj dot, se ka diç që mundet të na ndan ne ...

Nuk është çudi; vetëm se kemi qenë sikur të ishim të krijuar prej një shpirti ... Dëshirat e njejta ... Mënyra e të menduarit e njejt ... Pastaj befas ...
Po, kjo është çka ndodhi ...

Ndoshta të kujtohet dita në të cilën vendosa që të bëhem multezim(i angazhuar fetarisht në dinin Islam) dhe t'i lë rrugën e tekeve dhe epsheve ... dhe kjo ishte fundi ...

Po gjithsesi, thuaj: fillimi ...
Fillimi i një rruge të lumtur...

Mos u çudit ... E di se ti do të më paramendosh me tubimet e atyre multezimave (ata që janë të angazhuar fetarisht) të cilët janë të lidhur për dinin e All-llahut, të cilët nuk bëjn sikur ne përshak se ata nuk munden !...
Po, ky ishte mendimi ynë për ata ...

Sa e urrej këtë prej zemrës time, dhe prej këtyre vështrimeve!

E kujtoj ditën kur ishim _ unë dhe ti _ qëndronim në univerzitete me disa vajza, dha pas pak pamë njërin nga këto multezimat( ata që janë të angazhuar fetarisht) i cili ishte drejtuar drejt ne ... Si çdo herë tregim i njejtë : "O vëlla ke frikë All-llahun ... A ia dëshiron këtë motrës tënde? Andaj për çfarë ua dëshiron motrave të njerëzis ?...

Fjalë të përsitura drejtuar zemrave të cilat janë sikur guri apo më të forta se guri ...
A të kujtohet se si i shikonim ata, dhe si përgjigjeshim ndaj tyre ?

A nuk e ke pyetur veten ndonjëherë ...

A nuk janë këta të rinj ashtu si ne, a nuk kanë edhe këta epshe dhe dëshira?
Andaj pse nuk veprojnë edhe ata sikur ne?
Andaj për çfarë arsye e shtrëngojn veten e tyre në këtë mënyrë?
Dhe më pas pse e angazhojn veten e tyre me ne dhe me mëkatet tona?


Dhe nëse i rrefuzonim i gjenim ata të buzëqeshur dhe të qetë sikur të mos kishte ndodhur asnjë gjë!

Ishim që pyetnim veten me këto pyetje, mirëpo nuk gjenim dot përgjigje ... Atëherë për çfarë nuk e kemi ditur, se këta të rinj krahas epsheve dhe tekeve të tyre – të cilat në bazë nuk kanë dallim nga i cilido i ri – vetëm se shpirtërat e tyre ishin vendosur drejt asaj që është më e lart dhe më me vlerë se kjo botë ...

Si është e mundur një i ri të ndalet nga kënaqësit prej kënaqësive të kësaj bote, përpos se të mos ekzistonte ndonjë kënaqësi më e madhe dhe më e lart?

Vëlla, fjalët e mia nuk janë poezi ...
Kjo është realiteti të cilin e shijova atëherë kur e kapa rrugën e iltizamit...

Sa gjatë kisha jetuar në dënim dhe dhembje ...
Po, ishim parasyve të njerëzve në "momentet më të lumtura" ... Jetonim botën tonë gjër e gjat ashtu siç thotë populli ... Mirëpo a nuk pajtohesh me mua, se këto momente ishin vetëm pamje pa realitet, dhe shfaqje e rrejshme .....?

Sa shumë dhembje ndjenim ... Rrotulloheshim në krevatet tona sikur të ishim të shtrirë mbi gaca të zjarrta ... Ndjenim brenga dhe ngushtësi shpirtërore nuk e dinim shkakun se pse po e ndjenim gjithë këtë...

Ndonjëherë shikonim të gjejm rrugëdalje nga kjo në rekreim ... ekskurzione të ndryshme ... cigare ... filma ... muzikë ... mirëpo dhimbjet nuk largoheshin vetëm se vazhdonin duke u shtuar edhe më tepër ...

Ah sa të shëmtuar janë mëkatarët atëherë kur njerëzit i llogarisin se janë në lumturi, kuse ata sikur ta nxjernin atë çka bartin gjoksat e tyre, me të vërtetë atëherë do ta kuptoje se sa pakënaqësi, e sa ngushtësi, e sa mllef bartin ata, që nuk mund ta përshkruash dot me fjalët e njerëzve!
Nuk e kisha ditur se shkaku i rënies në pakënaqësi, ngushtësi, mllef dhe e gjith kjo lajthitje ishte për shkak të largimit nga rruga e All-llahut s.v.t.

Ti e din se si kam qenë unë ...
Dhe si ishte halli im në ditët e devijimit ...
Ti e din se sa lloje të ndryshme të mëkateve kam shijuar... Atëher kur do ta përkujtoj ty arsyen e gjithë kësaj jete të keqe, besom!
Vetëm se ka thënë Zoti yt i Lartmadhëruar:

E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
[Ta-Ha, 124]
Kurse dënimi nuk është vetëm në botën tjetër, dhe me të vërtetë është edhe në dunja para akhiretit ... Ndërsa mëkatarët në botën tjetër do të ringjallen të verbër, dhe më pas do të hidhen në zjarr – përpos atë që e mëshiron All-llahu - ... dhe ata në këtë dunja do të jenë në një ngushtësi të jetës ( .... do të ketë jetë të vështirë .. )

Vëlla ...

Paramendo se me të vërtetë çdo gjë që ekziston në gjithësi prej qiellit, toka , dielli, hëna, yjet ,kodrat , gurrët, drunjët, shpendët, dhe të gjitha gjallesat ... që të gjitha këto e madhërojn dhe adhurojnë All-llahun Krijuesin e gjithësisë:

Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre ..."
[El-Isra´, 44]
E pastaj vijm unë dhe ti dhe mundohemi që të notojmë kundër këtyre ... Mundohemi që të kundërshtojm rregullën e gjithësisë perfekte ... Si mund të jetë gjendja jonë?

Si është halli yt kur ti je duke mëkatuar ndaj All-llahut s.v.t., kur edhe murnet rreth teje e madhërojn All-llahun, dhe toka e cila është nën ty e madhëron All-llahun, dhe kulmi mbi kokën tënde e madhëron All-llahun?...

Por gjithsesi se edhe gjymtyrët tua e madhërojnë All-llahun, padyshim se të gjitha këto do të dëshmojn për ty ditën e rringjalljes. Thotë i Lartmadhëruari:

Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.
[Ja-Sin, 65]
Çfarë mendon ti për gjendjen tënde, nëse ti e kundërshton botën rreth teje?
Si mendon ti që mundesh të jetosh në këtë gjendje?

Vëlla i dashur ...

Vetëm se shijova ... Po vallahi ...
Prej kur u bëra multezim (i angazhuar fetarisht) me ligjin e All-llahut, dhe unë pasha All-llahun jam në mirësi dhe kënaqësi ... Sa jam duke u ndjer i kënaqur me afrimin tek All-llahu ... Sa mirë që ndjehem me një sexhde në mesin e natës ... E kuptova vlerën e lutjes së të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):

O Zoti im, më dhuro shikim të këndshëm në Fytyrën Tënde dhe dëshirë (mallëngjim) për takimin Tënd pa vështirësi dhe sprovim.
Dhe kështu që shikimi i banorëve të xhennetit në All-llahun s.v.t. në fytyrën e All-llahut të Gjithfuqishëm është kënaqësia më e madhe në akhiret ... Dhe gjithashtu edhe në këtë botë ... Prej kënaqësive më të mëdha është përmallimi për takimin me All-llahun dhe të begatohesh me afrimin tek Ai ... Sa më ndahet zemra për shokët e mi, të cilët i kam shoqëruar në mëkate ... kurse unë tani jam në begati, dhe i shoh ata edhe më tej duke u rrotulluar në gacat e mllefit ...

Vëlla ...

Kujtoj se ndoshta tani më, çudia vetëm se të është larguar ...

Ndoshta të ka befasuar udhëzimi im në fenën e All-llahut a.xh. – Nuk e kam paramenduar se një ditë prej ditëve, për dallim nga ti – vetëm se ndryshova atëherë kur e kuptova realitetin ...

Dije se kjo është një dhunti që vjen vetëm prej All-llahut të Vetëm ... dhe me të vërtetë All-llahu nuk respektohet përpos se me dhuntit e Tij ... Dhe pasha All-llahun unë nuk barti me vete dhuntin e udhëzimit tim, mirëpo ajo është begati e dhuruar prej All-llahut s.v.t. ...

Udhëzimi vjen prej All-lahut s.v.t. ... mirëpo udhëzimi është furnizim, dhunti, nuk na takon vetëm duke ndejtur ulur, duke pritur pa i marrur shkaqet ... A nuk ishim – vëlla – që e konsideronim turp për ata që rinin ulur dhe pritnin furnizimin pa i marur shkaqet ...

Kështu është qështja e udhëzimit ... aktivizohu, meri shkaqet, se do të ndihmon All-llahu ...

Ka thënë All-llahu në hadith kudsij:

O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t'ju udhëzoj!
...do të thotë: Kërkoni prej meje udhëzimin do të ju furnizoj ...

Dhe gjithashtu All-llahu ka thënë në hadith kudsij:

Unë jam ashtu siç më parafytyron robi. Jam me të kur më perkujton. Nëse më kujton në vehte, edhe Unë e kujtoj në Vehte; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet një pëllëmbë, I afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, I afrohem një pash, dhe nëse më afrohet me ecje, I afrohem me shpejtësi.
Kujtoje All-llahun,të kujton Ai ty...
Afrohu Atij, të afrohet ty...
Kërko prej Tij udhëzim, do të udhëzoj Ai i Madhëruari...

Vëlla ...

E shkruajta këtë porosi për ty ... Mirëpo nuk jam ndalur që ta shkruaj adresën dhe emrin tënd, por vetëm se e shpërndava në mesin e krijesave në përgjithësi ashtu që ndoshta do të bjen në duart tua ... E ndoshta do të shtrihet dora yte drejt mua ... dhe kjo mundësi është para teje ... dhe dera e pendimit është e hapur ... dhe Zoti yt po të thërret, dhe thërret çdo kënd i cili e ka tepruar me mëkate ndaj vetes ...

Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!"
[Ez-Zumer, 53]
All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin,..
[En-Nisa, 27]
Dhe..
Vërtet All-llahu i Lartësuar e shtrinë Dorën gjatë natës për të pranuar pendimin e mëkatarve të ditës, dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarve të natës, derisa të lind dielli nga perëndimi.
Dhe..
All-llahu i Lartësuar e pranon pendimin nga robi i Tij derisa të mos arrijë gargaranë (momentin e vdekjes).
Vëlla i dashur ...

Dera e pendimit është e hapur ... si dhe vëllezërit e tu po të presin...!!

--------------------------------------------------------------------------------
Përktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet ©️ 2002-2009


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

A nuk po të kujtohem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» A nuk po të kujtohem
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum