www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Teknologjia e Rrjetit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Teknologjia e Rrjetit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Teknologjia e Rrjetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Edoni
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Edoni

Numri i postimeve : 9966
Data regjis. : 24/12/2009
Age : 36
Location : Ku bon knusi Vo :P

Teknologjia e Rrjetit Empty
MesazhTitulli: Teknologjia e Rrjetit   Teknologjia e Rrjetit EmptySat Jan 02, 2010 6:03 am


Righter |Edoni|
Forum ylliehana.tk
Data 1 Janar 2010
Ora 9:02 PM


Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën e kabllove elektrikë* fibrave optike* mikrovalëve* rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.


Ndarjet e rrjetave
1. Kategoritë

1.1. Sipas madhësisë
1.2. Sipas marrëdhënieve
1.3. Sipas topologjisë
1.4. Sipas funksioneve
2. Protokollet


Topologjitë e lidhjes së rrjeteve kompjuterike

Topologjia e rrjetit është model i lidhjeve të cilat lidhin çifte të nyjeve të rrjetit. Është formë e rrjetit LAN ose të ndonjë sistemi tjetër komunikues. Një nyje e dhënë ka një ose më shumë lidhje me tjera* dhe këto lidhje mund të shfaqen në shumëllojshmëri formash të ndryshme. Lidhja më e thjeshtë është lidhja e njëanshme mes dy njësive ose mjeteve. Lidhje e dytë mund të shtohet për komunikim të dyanshëm. Topologjia e rrjetit është e përcaktuar prej konfigurimit të lidhjeve mes nyjeve. Topologjitë e rrjetave janë të ndara në këto kategori themelore:

Linare – (line)
Magjistralë – (bus)
Yll – (star)
Unazë – (ring)
Dru – (tree)
Mesh

Topologjia Lineare

Topologjia lineare krijon lidhje të dyanshme në mes një kompjuteri dhe kompjuterit të ardhshëm. Kjo përvojë është nga fillimi i kompjuterëve* pasi që secili kompjuter* përveç atyre në fillim dhe fund* kërkon dy pranues dhe dy transmetues

Topologjia Magjistralë

Topologjia magjistralë karakterizohet me bartjen kryesore që paraqet shtyllën e rrjetës ku janë të lidhur kompjuterët. Kjo topologji llogaritet pasive sepse kompjuterët e lidhur në magjistralë vetëm „vëzhgojnë“ çka ndodh në të. Kur e vërejnë përmes kartelës së rrjetit se të dhënat janë drejtuara kah ato atëherë këto të dhëna i pranojnë. Kur kompjuteri është i përgatitur për të dhënë informata*ai në fillim vërtetohet se asnjë kompjuter tjetër nuk dërgon të dhëna në magjistralë* dhe atëherë i dërgon pakot e informacioneve të tij .Në rrjetë si magjistralë më shpesh shfrytëzohet kabllo koaksial. (ky kabëll shumë pak dallohet prej kabllos së TV të rëndomtë).Rrjetat me topologji magjistralë lehtë lidhen dhe zgjerohen në krahasim me topologjitë tjera ato kërkojnë sasi të caktuar të kabllove. Në rrjetat me topologji magjistrale janë të shpeshta ndërprerjet kabllovike ku vështirë mund të zbulohen. Nëse një konektor hiqet bien e gjithë rrjeta. Këto rrjeta sot përdoren më rrallë të mbetura nga e kaluara. Në figurë duket topologjia magjistralë.

Topologjia Yll

Në topologjinë yll kompjuterët janë të lidhur me pajisje qendrore për lidhje i cili quhet shpërndarës. Secili kompjuter është i lidhur me kabllon e veçantë deri në shpërndarës. Për arsye se për secilin kompjuter të lidhur ekziston kabllo e veçantë dhe portë e veçantë për lidhje *shumë lehtë mund rrjeta edhe të zgjerohet. Kufizim mund të jetë vetëm numri i hyrjeve në shpërndarës. Nëse një kompjuter ç’kyçet kompjuterët tjerë mund të punojnë pa problem në mes veti. Pjesa më e ndjeshme është shpërndarësi qendror. Në topologjinë yll shpërndarësi shërben si pikë e lidhjes qendrore

Topologjia Unazë

Në topologjinë unazë kompjuterët lidhen me kabllo në rend dhe formojnë rreth fizik. Në këtë topologji informacioni udhëton kah përçuesit (kabllot) në një drejtim. Kompjuterët në unazë pranojnë paketë dhe pastaj të njëjtën paket e dërgojnë te kompjuteri tjetër në rrjetën unazë. Topologjia unazë llogaritet aktive sepse kompjuterët e lidhur në unazë dërgojnë token nëpër gjatësinë e unazës. Token është paket i veçantë i të dhënave.

Gjetja e defektit në topologjinë unazë është mjaft e vështirë sepse me prishjen e një kompjuteri në rrjetë ndërpritet rrjedhja e informatave në unazë dhe kështu nuk dimë ku është ndërprerja. Futjen dhe heqjen e kompjuterit të ri në rrjetë bënë ndërprerje të punës së rrjetës. Për arsye se hardueri për Token ring është i shtrenjtë dhe për mirëmbajtjen e kësaj rrjete duhet administratorë me përvojë të madhe këto rrjeta përdoren vetëm në firmat e fuqishme e jo në rrjeta lokale shtëpiake. Për rrjeta lokale në zyra dhe shtëpi më e përshtatshme është rrjeta në yll.

Topologjia Tree (formë druri)

Topologjia TREE (formë druri) mund të shihet si nj koleksion i rrjetave yll të vendosura në hierarki. Ky rregullim në formë druri ka nyje periferike individuale të cilat kanë detyrë të pranojnë dhe transmetojnë vetëm prej nyjeve dhe nuk kërkohen të jenë si repetitorë apo regjeneratorë. Në dallim prej topologjisë yll nyja qendrore mund të shpërndahet.

Si në rrjetin konvencional yll* nyje individuale mund të izolohen prej rrjetit me një defekt të vetëm të një pike të vetme transmetuese. Në qoftë se një lidhje me gjethin e rrjetit në formë druri dështon* ai gjeth (leaf) izolohet; në qoftë se një lidhje me nyje e cila nuk është gjeth dështon* një sektor i tërë i rrjetit izolohet prej pjesës tjetër.

Për ta lehtësuar sasinë e trafikut të dhënave që vjen nga transmetimi i çfarëdo të dhëne dhe nga cilido vend* janë krijuar nyje më të përparuara që do të mbajnë llogari për identitetin e sistemeve të ndryshme të lidhura në rrjet. Këto Switch-a rrjeti do ta mësojnë bazën e rrjetit duke transmetuar të paketa të dhënash gjithandej e pastaj duke vëzhguar prej nga vijnë përgjigjet paketë

Topologjia hibride

Rrjetat hibride përdorin kombinimin e dy ose më shumë topologjive në atë mënyrë që rezulton që rrjeti nuk e ka asnjë nga format standarde.

Dy shembuj më të shpeshtë të rrjetave hibride janë:

Rrjeti yll-unazë (star ring) përbëhet nga sy ose mëshomë topologji yll të lidhura me (MAU) multistation acces unit si HUB qendror
Rrjeti yll-magjistralë (star-bus) përbëhet nga dy ose më shumë topologji yll të lidhura me (bus trunk

Tërësisht të lidhur

Tërësisht të lidhur (kyçur) nënkuptohet topologjia në të cilën tëgjith kompjuterët të atij rrjeti janë të lidhur secili me njëri tjetrin dhe kalimi i informatave bëhet drejtpërdrejt pa ndërmjetësim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Teknologjia e Rrjetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Informatikë Programim-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum