www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Crregullime te ndryshme Psikologjike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Crregullime te ndryshme Psikologjike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Crregullime te ndryshme Psikologjike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty
MesazhTitulli: Crregullime te ndryshme Psikologjike   Crregullime te ndryshme Psikologjike EmptySat Feb 06, 2010 10:55 pm

Ketu jan renditur disa nga crregullimet me te njohura psikologjike:


-Crregullimi i ankthit

-Crregullime te femijerise

-Crregullime te sjelljes se te ngrenit

-Crregullime te gjendjes shpirterore

-Crregullime te personalitetit

-Skizofrenia dhe crregullime te tjera psiqike

-Crregullime qe kane te bejne me marrjen e substancave te ndryshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty
MesazhTitulli: Re: Crregullime te ndryshme Psikologjike   Crregullime te ndryshme Psikologjike EmptySat Feb 06, 2010 10:55 pm

Crregullimi i Ankthit (te Pergjithsuar)

Karakteristika kryesore e e crregullimit te ankthit te pergjithsuar eshte eshte vet gjendja kronike e ankthit, ashtu sic e tregon dhe emri. Kjo perckatohet si nje sindrome qe vjen nga shqetesimi I tepruar per 1 peridhe te pakten 6-mujore, gjate disa rrethanave te jetes (paraja, familja, puna, shendeti). Shume njerez shqetesohen per gjera te tilla, por eshte "pakontrollueshmeria " e shqetesimit qe e kthen ate ne nje crregullim. Njerezit me kete crregullim jan gjithnje ne pritje te dickaje te tmerrshme qe do te ndodhe, atyre apo te afermve te tyre, dhe kjo gje ndikon gjith sistemin e tyre fizik, bihejvioral, kognitiv. Ata ndihen vazhdimisht te irrituar dhe kane veshtiresi ne perqendrim; lodhen lehtesisht. Si pergjigje ndaj simptomave, shum prej tyre zhvillojne nje ankth te dyte qe eshte "ankthi per ankthin"- frika se mos kushtet do tu shkaktojne atyre ulcera, humbje pune, partneri etj. Disa paciente mendojne se kete gjendje e kan pasur qe heret ne jete, te tjere mendojne se ajo ka nisur para disa vitesh.

Kriteret.
-Ankth dhe shqetesim i tepruar qe ndodh per shume dite ose per te pakten 6 muaj mbi disa aktivitete ose ngjarje.

-Personi e ka te veshtire te kontrolloje ankthin ose shqetesimin.

-Ky lloj ankthi shoqerohet me 3 ose me shume nga simptomat e meposhteme.

1.Ndjenje sikur je mbi gjemba
2.Ndjenje lodhjeje e shpejte
3.Veshtiresi ne perqendrim
4.Irritueshmeri
5.Tension muskulor
6.Veshtiresi gjumi.


-Ky lloj ankthi shkakton stres ose demtim ne funksionimin social, okupacional ose akademik.

-Nuk lidhet me ndo1 efekt fiziologjik te ndo1 substance ose kushti mjekesor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty
MesazhTitulli: Re: Crregullime te ndryshme Psikologjike   Crregullime te ndryshme Psikologjike EmptySat Feb 06, 2010 10:55 pm

Crregullimi i panikut.


Ne nje atak paniku ankthi fillon papritur dhe pakujtuar dhe shum shpejt ngrihet ne nivele te papara. Personi djersin, ndjen perzierje, dridhet dhe ka probleme frymemarrjeje. Pulsi I tij duket sikur po cahet dhe zemra po ashtu. Ketyre njerezve bota rrethe qark mund tju duket e pavertete dhe jasht trupit te vet (derealizmi) ose vet atyre mund tju duket vetja e pavertete dhe sikur kan humbur kontrollin e vetes apo cmenden (depersonalizim) . mbi te gjitha ato mund te kene ndjenjen e paaftesise per tu larguar, ata do te humbin kontrollin, i duket sikur do te cmenden ose do te vdesin. Mendime te tilla katastrofike e dallojne crregullimin e panikut nga crregullimet e tjera te ankthit. Nje atak paniku zakonisht zgjat disa minuta, por mund te zgjase dhe me ore. Kur mbaron, personi ndihet jashtzakonisht i lodhur , sikur ti kishte mbijetuar nje eksperience traumatike. Mund te ndodhe 1her ne jave ose me shpesh.

Kemi 2 lloje atakesh paniku ;
1. Ataket e papritura; ato duket sikur personit I ndodhin te palidhura nga ndo1 situate apo stimul specific.
2; Ataket situacionale qe ndodhin ne pergjigje te disa situatave te tilla (psh 1 gjarper).

Nje crregullim i panikut eshte dhe AGORAFOBIA (frika nga vendet e populluara), psh kur njerezit nuk dalin dota nga shtepia nga frika se mos ndoshta ndonje atak do ti zeri ato.


Kriteret.

1.Rrahje te shpeshta te zemres
2.Djersitje
3.Dridhje
4.Ndjenje e marrjes se frymes
5.Ndjenje mbytjeje
6.Dhimbje ose shqetesim ne kraharor
7.Shqetesime ne bark ose ndjenja e te vjellit
8.Marrje mendsh ose te fiket.
9.Ndjenje depersonalizimim ose derealizimi
10.Frike nga humbja e kontrollit ose te cmendurit
11.Frika nga vdekja
12.Mpirje
13.Mornica.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty
MesazhTitulli: Re: Crregullime te ndryshme Psikologjike   Crregullime te ndryshme Psikologjike EmptySat Feb 06, 2010 10:55 pm

Kriteriet e PTSD
Kriteriet për dhëniën e diagnosës se Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik sipas DSM-IV.

A. Personi i është ekspozuar një ngjarjeje traumatike, në të cilën kanë qenë të pranishme të dy situatat e mëposhtme:

1. Personi ka përjetuar, ka qenë dëshmitar, ose është përballuar me një/disa ngjarje ë përfshinin vdekje aktuale apo kërcenim për vdekje apo një dëmtim serioz, apo kërcënim ndaj integritetit fizik të vetes dhe të tjerëve
2. Reaksioni i personit përfshinte frikë të thellë, ndjenjë pamundësie për të dhënë ndihmë, apo ndjenjë tmerri. (Shënim shtesë: Tek fëmijët kjo mund të shprehet përmes një sjellje të çorganizuar dhe të ngacmuar)

B. Ngjarja traumatike ripërjetohet vazhdimisht në një (apo më shumë) mënyrat e mëposhtme:

1. Rikujtime stresuese dhe të vazhdueshme të mendimeve, imazheve apo perceptimeve, që lidhen me traumën. Shënim: Në fëmijët e vegjël, mund të shfaqet loja e përsëritur në të cilën shprehen aspekte të ndryshme të traumës
2. Ëndrra të vazhdueshme mbi ngjarjen. (Shënim shtesë: Fëmijët mund të kenë ëndrra të frikshme pa një përmbajtje të njohur apo të kuptueshme)
3. Të vepruarit apo të ndjerët sikur ngjarja traumatike po përsëritet (përfshin një ndjenjë ripërjetimi të përvojës, iluzioneve, halucinacioneve dhe episodave disociative të së kaluarës, duke përfshirë edhe ato që ndodhin kur zgjohen, ose kur janë të intoksinuar). (Shënim shtesë: Tek fëmijët e rritur mund të ndodhë një riaktivizim specifik i traumës)
4. Stres intensiv psikologjik, si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të jashtëm dhe të brendshëm, të cilat simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike
5. Reagueshmëri fiziologjike (trupore) si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të brendshëm apo të jashtëm, të cilët simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike

C. Evitimi i vazhdueshëm i stimujve të shoqëruara me traumën dhe mpirje të reagueshmërisë së përgjithshme (jo të pranishme para traumës), siç tregohet nga tre (apo më shumë) situata në vijim:

1. Përpjekje për të evituar mendimet, ndjenjat apo bisedat të lidhura me traumën.
2. Përpjekje për të evituar aktivitete, vende apo njerëz, që risjellin ndërmend traumën
3. Paaftësi për të rikujtuar një aspekt të rëndësishëm të traumës
4. Rënie e theksuar e interesit apo pjesëmarrjes në aktivitete domethënëse
5. Ndjenja largimi apo tu huajtësimi nga të tjerët
6. Nivel i kufizuar emocionaliteti (si p.sh.: paaftësi për të pasur apo provuar ndjenja dashurie)
7. Ndjenja të një ardhmeje të shkurtër (si p.sh.: nuk mendon se mund të bëjë karrierë, të martohet, të ketë fëmijë, apo të ketë një jetë normale)

D. Simptoma të qëndrueshme të nxitshmërisë së lartë (jo e pranishme para traumës), siç tregohet nga dy (apo më shumë) situata si vijon:


1. Vështirësi në rënie apo ndjenjën në gjumë
2. Irritim ose shpërthim zemërimi
3. Vështirësi në Përqendrim (koncentrim)
4. Hipervigjilencë
5. Gjendje alarmi e ekzagjeruar

E. Kohëzgjatja e shqetësimit (simptomat në kriteret B, C dhe D) është më shumë se një muaj.


F. Shqetësimi shkakton stres klinikisht domethënës apo dëmtim në fushat sociale, të punësimit apo në fusha të tjera të rëndësishme të funksionimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty
MesazhTitulli: Re: Crregullime te ndryshme Psikologjike   Crregullime te ndryshme Psikologjike EmptySat Feb 06, 2010 10:56 pm

CRREGULLIMI OBSESIV –KOMPULSIV



Ky crregullim eshte nje crregullim ankthi ku mendja zhytet ne mendime te vazhdueshme te pakontrollueshme ose individi perserit vazhdimisht veprime duke i shkaktuar vetes stres dhe veshtiresi ne jetesen normale. Prek rreth 2-3% te popullates.

Nje obsesion eshte nje mendim ose 1 imazh intruziv ne te ndergjegjshmen e nje individi; personi e ka te veshtire te shtype kete mendim qe kthehet vazhdimisht .
Nje kompulsion eshte 1 veprim qe nje person ndjen ta beje vazhdimisht si stereotip, edhe pse nuk ka deshire ta beje. Keta jane ata njerez qe vuajne nga crregullimi obsesiv-kompulsiv.

Obsesione te lehta na shqetesojne gjate gjithe dites, mendimet tona rikthehen here pas here. Por keto obsesione te vogla kalojne dhe ne vazhdojme me jeten tone te perditshme.

Obsesionet patologjike nuk kalojne; edhe pse personi mundohet ti eliminoje ato, ato kthehen here pas here.

Komplusionet qe jane me shqetetesuese se obsesionet, priren te kene permbajtje me neutrale. Ato jane pergjigje ndaj obsesioneve. Kompulsionet me te zakonshme jane ato te te larit dhe te kontrollit. Njerezit me rituale te te larit ndalojne cfare do lloj gjeje qe jane duke bere dhe shkojne te lajne duart e tyre.

Ata me rituale te kontrollit priren te nderpresin aktivitetin dhe te sigurohen se e kane bere dicka qe duhej ta kishin bere me kohe.

Ritualet e kontrollit jane pergjigje ndaj obsesioneve mbi demtimin e atyre qe i duam, ndersa ato te larit shoqerojne obsesione mbi ndotjen. Ata e kuptojne se kompulsionet e tyre jan irracionale dhe poshtéruese. Por i bejne qe te clirohen nga ankthi. Ka kompulsione qe jan te lehta per tu perseritur si ta larit ose rregulli dhe duan pak kohe te ekzekutohen, por ka edhe te tjera , si rite qe kerkojne kohe te gjate te realizohen, si rite magjish psh ti rrish larg cdo gjeje me ngjyre te zeze; te numeruarit, te prekurit e dickaje etj.

Nga ky crregullim preken me teper njerezit e divorciar, ose te papunet. Mendohet se burrat preken njelloj si dhe grate, por mendohet se burrat e pamartuar kane me teper ritualet e kontrollit , kurse grate e martuara ayo te te larit.

Ky crregullim shfaqet ne adoleshencen e vone -23 vjec.

Crregullimi obsesiv-komplsiv nuk duhet ngaterruar me prbleme si pirja apo te ngrenit e tepert, perfshirja ne lojra fati, pasi keto sjellje nuk jan kompulsione

Nje síndrome tjeter e ketij crregullimi eshte trikotilomania, (kompulsioni i shkuljes se flokeve te dikujt). Si te tjeret, dhe trikotilomanet e kuptojne qe sjellja e tyre eshte e pa sens, perpiqen ti rezistojne asaj por nuk munden.

Obsesionet ose kompulsionet shkaktojne stres dhe harxhim kohe (me shume se 1 ore ne dite) ose nderhyjne ne rutinen e perditshme te personit dhe funksionin e tij akademik, fuknsional dhe profesional.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty
MesazhTitulli: Re: Crregullime te ndryshme Psikologjike   Crregullime te ndryshme Psikologjike EmptySat Feb 06, 2010 10:56 pm

Crregullimet e sjelljes se te ngrenit


Anoreksia nervoze


Kohet e fundit po degjojme shume shpesh te flitet per vdekje te adoleshenteve (sidomos femra) si pasoje e obesesionit per te pasur nje trup perfekt te ngjashem me ate te modeleve.

-Anoreksia nervoze eshte nje crregullim serioz. Viktimat e saj mund te torturojne veten nga te pangrenet, gjer ne vdekje, te obsesuar nga mendimi se duhet te jene elegante perfekte. Refuzojn te hane apo perfshihen ne sjellje te tilla si argjerimi apo perdorimi i laksativeve. Mund te arrijne te behen elegante ,por, njekohesisht edhe te semuren seriozisht (nga dobesimi ekstrem).
Sic e permenda dhe me siper viktimat e ketij crregullimi jane pothuajse femra, nen moshen 25 vjec.
Crregullimi nuk ka 1 shkak te vetem. Megjithate mendohet se eshte me teper pasoje e obsesionit qe ekziston ne shoqerine e sotme per te qen elegante. Duke marre vazhdimisht mesazhin se te qenit i dobet eshte kusht i bukurise, adoleshentet fillojn e frikesohen kur shohin se kan shtuar ne peshe.(Ne adoleshence shtimi ne peshe eshte dicka normale). Ata mendojn se duke shtuar ne peshe, do te behen jo terheqes dhe te padeshirushem per te tjeret. Ne fakt nga anoreksia vuajne dhe shumica e modeleve.


Kriteret specifike per kete crregullim jane :

1.Shfaqet para moshes 25 vjec.
2.Humbje e peshes te pakten 25% e peshes origjinale te trupit.
3.Mohimi i crregullimit dhe 1 paaftesi per te njohur nevojat ushqimore.
4.Nje kenaqesi e dukshme prej humbjes se peshes.
5.Nje imazh i deshiruar per 1 dobesi ekstreme te trupit.
6.Nuk ka semundje te tjera qe te ndikojn ne humbjen e peshes.
7.Nuk ka semundje te tjera afektive ose psikiatrike.
8.Te pakten 2 nga keto manifestime :Amenorrea sekondare( zhdukja e menstruacioneve) dhe Lanugo (qime te buta qe mbulojne trupin); Bradikardia (rrahje zemre me me pak se 60 te rrahura; periudha mbiaktiviteti; te vjella (qe mund te jen te provokuara).
9.Nje koincidence e larte e anoreksise eshte gjetur tek vajzat 12-13 vjec qe kan perjetuar menarkene dhe qe kan filluar te kene te dashur.
 
Crregullimet e sjelljes se te ngrenit

Bulimia nervore


Bulimia nervore ka disa gjera te perbashketa me anoreksine, por ka dhe diferenca . Nje nga keto diferenca eshte se bulimiket nuk humbin ne peshe dhe, ne fakt ata jan pakez mbipeshe. Ndiejne shum ankth duke menduar per kete gje.

Ashtu si dhe anoreksiket , bulemiket kan shpesh nje babezi per te ngrene , sidomos, embelsira dhe gjera te kripura . Konsumojne sasi te medha karbohidratesh ne 1 periudhe shum te shkurter kohore. Pastaj ata perdorin laksative per tu cliruar ose provokojne dhe vete te vjella.
Gjithashtu dhe ky crregullim i te ushqyerit eshte i shprehur me shum te femrat se te meshkujt dhe paraqitet ne cdo periudh jetesore,por me shpesh ne kohen e adoleshences



Tiparet karakteristike.

1.Episode te perseritura te ngrenies ne sasi te medha.
2.Vetedija se menyra dhe sasia e te ngrenit eshte anormale.
3.Frika se mos nuk jan ne gjendje per te stopuar te ngrenet.
4.Humor i depresuar dhe cvleftesimi vetes pas kesaj ngrenie ne sasi te medha.
5. Vjelljet e vetëmenduara
6.. Fshehtësia
7. Të ushqyerit kompluziv.
8. Keqpërdorimi i mjeteve kimike që përdoren për vjellje
9. Ushtrimet gjimastikore kompluzive
10. Zhvillimi i dobët social
11. Izolimi social
12.. Mungesa e mbikqyrjes
13. Manipullimi i sjelleve si dhe garimi.

Personi bulimik ka perioda te zgjatura te konsumimit te ushqimit ne menyre te tepruar pastaj kalon dhe ne fazat anoreksike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty
MesazhTitulli: Re: Crregullime te ndryshme Psikologjike   Crregullime te ndryshme Psikologjike EmptySat Feb 06, 2010 10:56 pm

CRREGULLIMI I DEPERSONALIZIMIT.


Ky crregullim perfshin nje ndarje te identitetit personal qe shoqerohet me nje ndjenje cuditshmerie dhe jorealiteti te vetes. Personat ndjehen sikur pjese te trupit te tyre i jane shkeputur dhe po e shohin veten se jashtmi, ose sikur po funksionojne si robote ose po perjetojne ndonje enderr.

Keto ndjenja cuditshmerie shoqerohen me ndjenja derealizmi, nje ndjenje cudie per boten,njerezit duken si robote, aktore loje.

Ata kan episode Deja-vu, faktin se ju dukei se kan qene me pare ne 1 situate te tille. Apo mund te perjetojne te kunderten, "jamais-vu", kur dikush esht jo familiar me nje sitúate apo vend.

Sipas psikologjise konjitive thuhet se derealizmi esht 1 deshtim i kujteses rinjohese.

Personi nuk lidh episodet aktúale me ato te meparshme.

Depersonalizimi perfshin pergjigjshmeri emocionale me te reduktuar, nje humbje interesi te te tjerve dhe botes; por prpa ata nuk e humbin lidhjen me realitetin.

Ata jan koshiente per faktin qe perceptime te tilla jane ta gabuara.

Personi ndjen se po cmendet.

Depersonalizimi ndodh si nje komponent i crregullimeve te tjera psikologjike si ankthi, skizofrenia dhe depresioni.

Ai shfaqet dhe ne eksperiencat prane vdekjes , psh ne aksidente, nje gje e tille e mbron individin nga vuajtja e madhe qe mund te shkaktoje trauma.

Haset me teper te 18-20 vjecaret. Kurimi esht i ngadalshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty
MesazhTitulli: Re: Crregullime te ndryshme Psikologjike   Crregullime te ndryshme Psikologjike EmptySat Feb 06, 2010 10:56 pm

CRREGULLIMET SOMATIZUESE.

Keto lloj crregullimesh fillojne kryesisht ne moshen 30 vjecare dhe vazhdojn disa vite.

Karakterizohen nga ankesa trupore.

Personi kerkon kure mendikamentoze pro semundja nuk shpjegohet mjekesisht.

Ata qe vuajne nga ky lloj crregullim kan 1 sere simptomash dhe i shpjegojne ato ne menyre te ekzagjeruar. Kane nje varg ankesash ku perfshihen 4 lloj dhimbjesh; 2 gastrointestinale,1 seksuale dhe 1 neurologjike. Shpesh te keta paciente mund te haset dhe indiference seksuale po ashtu si dhe veshtiresi menstruale. Megjithate , keto dhimbje mund te jene te ndryshme ne kultura te ndryshme.

Prek me shum grate se burrat.

Faktoret sociale luaje gjithashtu rol.Crregullimet somatizuese shoqerohen me ankth e depression, abuzim substancash, crregullime humori, crregullime personaliteti.

Shpesh here raportohen nga pacientet raste te abuzimeve seksuale ku arrijne te hipnotizohen lehtesisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty
MesazhTitulli: Re: Crregullime te ndryshme Psikologjike   Crregullime te ndryshme Psikologjike Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Crregullime te ndryshme Psikologjike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Dhuna psikologjike, njësoj si e rrahura
» Te ndryshme
» TE NDRYSHME DHE INTERESANTE
» Shprehje filozofike te ndryshme per njeriun
» Barcaleta te ndryshme
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum