www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


10 Menyrat per te qene disi me te lumtur Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


10 Menyrat per te qene disi me te lumtur Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 10 Menyrat per te qene disi me te lumtur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

10 Menyrat per te qene disi me te lumtur Empty
MesazhTitulli: 10 Menyrat per te qene disi me te lumtur   10 Menyrat per te qene disi me te lumtur EmptySun Feb 07, 2010 5:27 am

T'i besosh vetvetes.
Të vështrosh me optimizëm ngjyrat e jetës.
Të reagosh me energji ndaj tatëpjetave të jetës.
Me fjalë të tjera të zhvillosh jetën pozitive të karakterit vetjak. Gjithë lumturia qëndron këtu dhe në pjesën më të madhe është në duart tona, mjafton të dish ta presësh.




1. Mos u kap me fatin
Sa herë të ka ndodhur të mendosh: "jam vërtet pa fat, asgjë s'shkon siç duhet". Sigurisht jeta e çdokujt është gatuar me cikle pozitive dhe negative, por beso se nuk ka fat të keq. Mënyra me të cilën përballon problemet e përditshme varet mbi të gjitha nga karakteri ynë. Është më shumë një çështje mendore, duhet të bindësh vetveten që fati varet nga ti dhe askush tjetër. Mos humb kohë duke pyetur veten: "Përse më ndodh mua". Përkundrazi, mënyra më e mirë për të përballur problemet është të shikosh përpara. Pra, të përqendrosh vëmendjen drejt zgjidhjes së problemit.

2. Rreziko gjithmonë, jep maksimumin
Në qoftë se angazhohesh gjysma-gjysma, me iluzionin që t'i shpëtosh vështirësive dhe të kesh një jetë më komode, atëherë dhe lumturia jote do të jetë e përgjysmuar. Është njësoj si të shmangesh një pjesë të rëndësishme të jetës, nga frika se mund ta humbësh. Është e nevojshme të kesh kurajën për t'i marrë përsipër rreziqet: Sfidat janë kripa e jetës dhe, të fituara ose të humbura, janë të nevojshme për tu rritur dhe për tu bërë më i fortë. Sa më shumë do të kesh kurajën për të përballuar rreziqet, pra të luash "ndeshjen e jetës" si person i parë, aq më shumë do të ndjehesh e lumtur, sepse do të dish se ke dhënë maksimumin.

3. Mbaj mend se kush s'jep, s'merr!
"Pak dhe saktë". Është me të vërtetë më e mira për t'u frymëzuar, kur bëhet fjalë për miq. Si të sigurohesh n.q.s. do t'i kesh pranë për gjithë jetën? Varet vetëm nga ti. Mos prit që të vijë nga qielli dhe të rrijë pranë teje nëse nuk i jep asgjë si shkëmbim. Duhet të jesh e kujdesshme, e pranishme, t'i telefonosh, të shqetësohesh për të, ta dëgjosh, ta mbështesësh në momentet e vështira. Duhet të japësh po deshe të marrësh. Dhe një këshillë se si të shmangesh humbjen e kohës dhe të energjive me personat e gabuar: Pikësëpari besoji intuitës tënde, nëse personi kërkon të krijojë miqësi me ty dhe nuk qesh ose të përgjigjet brutalisht, s'meriton miqësinë tënde.


4. Në gjërat që bën, vër ca më shumë entuziazëm!
Studimi i një materiali që të bezdis, s'bën për ty?! Mos u zhyt në këtë mendim dhe mbushja mendjen vetes që mund t'ia dalësh. Duke u përkushtuar deri në fund mund t'ia dalësh për të arritur qëllimin tënd. E njëjta gjë vlen dhe për punën. Duke bërë me pasion aktivitetet e përditshme, në fund do të kuptosh se si ke bërë diçka edhe për ty edhe për të tjerët. Dembelizmi është një qëndrim pasiv dhe prej viktime ndaj botës, lumturia i përket atij që angazhohet me ngulm dhe vendosmëri.


5. Zgjedh objektivin dhe përpiqu ta arrish!
Në jetën e përditshme bëhu më shumë luftarake. Mjafton të kesh një synim, ta kesh përherë të frikësuar përballë vetes dhe të bësh gjithçka për ta arritur. Armët tuaja për t'ia dalë mbanë janë përveç ngulimit dhe vendosmërisë edhe frika, tërbimi, ca ndjenja negative, por që mund të të japin forcë.


6. Përballoji problemet në vend që t'i shmangesh!
Nuk duhet t'i nënshtrohesh një situate që nuk të kënaq nga frika se nuk e përballon dot të panjohurën. Të shmangësh problemet të bën të pasigurt dhe humbëse. Sa më shumë t'i shtysh aq më shumë do të shtohet stresi, sa të mos arrish të gjesh fillin pastaj. Në të kundërt arrin të jesh psikologjikisht e hekurt kur vendos rregullsi në mendje dhe përballon situatat duke i zgjidhur me qetësi dhe ngulm. Nuk është e vërtetë që lumturia do të thotë mungesë problemesh, të gjithë i kanë, vetëm që duhet të mësosh t'i drejtosh me një qëndrim pozitiv.


7. Herë pas herë... Shtëpi, zyrë, pazari, fëmijët, burri...
Angazhimi i rregullt bën mirë, po mos e lër veten të tërhiqesh nga automatizmat e përditshme. Jeta rrezikon të rrjedhë ditë pas dite pa e kuptuar as ti vetë atë që të ndodh rreth. Nganjëherë është e nevojshme të ndalosh dhe të reflektosh. Është e pamundur? Mundohu të bësh këtë ushtrim: mbaj frymëmarrjen dhe ndërgjegjësohu për trupin tënd, për pozicionin që je, për lëvizjet që bën. Është një çast ndërgjegjësimi për të mësuar për veten tënde, për të kuptuar atë që të ndodh deri në imtësi.

8. Mbushu plot me energji!
Për këtë është e nevojshme të mësosh të jesh më e çlodhur. Sot jeta është e furishme dhe kur je i stresuar, rreziku është të shkosh drejt animit. Është e nevojshme të gjendet mënyra për t'iu shpëtuar tensioneve të ditës apo personave që të krijojnë ankth. Si? Duhet krijuar dhe shfrytëzuar të ashtuquajturin "kohën e cilësisë". Pas një dite studimi ose pune, dëgjo muzikën e preferuar, mbështillu me aromat e një banjoje të ngrohtë dhe çlodhe lëkurën, bëj mesazhe shtendosëse, regjistrohu në një palestër dhe eksperimento meditimin.

9. Ndrysho qëndrimin
Të qahesh pa kaluar në aksion nuk të ndihmon për të jetuar më mirë, përkundrazi. Kush vazhdon të shikojë vetëm anët negative të jetës, është i përqendruar mbi atë që e bën më të pakënaqur. Ky është ndryshimi ndërmjet atij që lufton për të qenë i lumtur dhe e atij që është mësuar të mos kënaqet kurrë. Qetësia shpirtërore është një fitore e vërtetë, pra për ta arritur s'duhet hequr kurrë dorë së luftuari. Dhe kujtohuni që lumturia ushqen lumturinë.

10. Bëj sport: i bën mirë edhe mendjes!
Përveçse është i rëndësishëm për mirëqenien fizike, është provuar se kontribuon në një ndjesi qetësie shpirtërore. Kemi dhe një faktor tjetër që është shumë i rëndësishëm: të kesh një fizik të stërvitur, të fortë dhe reagues, shton sigurinë në vetvete. E fundit nga të mirat e sportit, është mundësia që të jep për të bërë shoqëri: të futesh në një palestër, në një kurs vallëzimi, do të thotë të kesh miq të rinj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

10 Menyrat per te qene disi me te lumtur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 9 menyrat per ti thene “jo” plakjes
» Mënyrat më të këqija për ta ndarë një femër
» Kolla e thatë, mënyrat e kurimit
»  Mënyrat si mund të mposhten ekipet në El Classico
» Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum