www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dialogu me shejtanin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dialogu me shejtanin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dialogu me shejtanin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
DioRa
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 2834
Data regjis. : 15/11/2009
Location : ...Ne Endrat E Tua...

Dialogu me shejtanin Empty
MesazhTitulli: Dialogu me shejtanin   Dialogu me shejtanin EmptyTue Feb 09, 2010 1:01 am

Një bisedë me armikun e njerëzimit

Hyra në dialog me shejtanin e mallkuar
prej në fillim të errësirës së madhe të natës , kur e dëgjova ezanin e
sabahut desha të shkoj në xhami.
Më tha: Nata është e gjatë bjer dhe pusho.
I thashë: Frikohem se do të më ik farzi
Më tha: Ka kohë , kohët janë të gjata (ndërmjet namazeve)
I thashë: Frikohem se po më ik namazi me xhemat.
Më tha: Mos ia vështiro vetvetes tënde me shume vepra të mira.
Kështu që nuk u zgjova deri sa lindi dielli.
Më tha duke më pëshpëritur: Mos u mërzit për atë çka kaloi (ke kohë tërë ditën)
Pastaj u ula të bëj dhikër kurse ai atëherë e hapi fletoren e mendimeve.
I thashë: Më largove nga duatë (lutjet)
Më tha: Lere se ka kohë deri në mbrëmje.



Atëherë vendosa të pendohem.
Më tha: Kënaqu ti je i ri.
I thashë: I frikohem vdekjes.
Më tha: Jeta është e gjatë nuk të ik.
Atëherë fillova ti mësoj 2 ajete Kuranore.
Më tha: Kënaqe shpirtin me muzike!
I thashë: Ajo është haram.
Më tha: Mirëpo disa nga nxënësit e dijes (hoxhallarët) e lejojnë!
I thashë: Hadithet që flasin se është haram i kam në këtë broshurë , ja lexoje.
Më tha: Krejt hadithet e tilla janë të dobëta (daif)
Pastaj aty pari kaloi një bukuroshe e unë e ula shikimin.
Më tha: Çfarë ka nëse e shikon?
I thashë: Rrezik!
Më tha: Mendo në të bukurën sepse meditimi është hallall.
Pastaj u nisa për në Qabe dhe me ndaloi në mes të rrugës dhe më tha: Pse e bëre tërë këtë udhëtim?
I thashë: Të bëj një umre.
Më tha: Merr udhëtim të rrezikshëm vetëm për një umre kurse veprat e mira janë të shumta dhe rrugët e hajrit janë të shumta.
I thashë: Patjetër ta përmirësojmë gjendjen tonë.
Ma tha: Në xhenet nuk hyn me vepra.
Kur mora rrugën për të treguar va (ligjëratë fetare) tha: Mos e korit (turpëro) veten.
I thashë: Kjo u bën dobi njerëzve.
Më tha: Frikohem për ty nga syefaqësia , kjo është koka e prishjes.
I thashë: Çfarë mendimi ke për disa persona?
Më tha: Të përgjigjem në veçanti apo në përgjithësi?
I thashë: Në veçanti për Ahmed ibn Hanbelin për shembull?

Më tha: Më vrau me fjalën e tij kur tha: Kapuni fortë për Kuranin –
fjalën e Allahut xh.sh. dhe për sunetin e resulullahut s.a.v.s.
I thashë: Po për ibn Tejmijen?
Më tha: Çdo ditë më mëshon mbi kokë me të rënat e tij të forta.
I thashë: Po për imam Buhariun?
Më tha: Me librin e tij më dogji shtëpinë.
I thashë: Po për Haxhaxhin?

Më tha: Ah sikur të kishte një mijë si ai sepse për ne ai është rruga e
lumturisë dhe metodologjia e tij (e vrasjes se dijetarëve dhe
besimtarëve që e flasin të vërtetën) për në është shërim.
I thashë: Firauni?
Më tha: Ai nga ne meriton çdo lëvdatë dhe ndihmë.
I thashë: Po për Muhamed ibn Abdul-Uehabin?

Më tha: Ma ka përvëluar gjoksin me thirrjen e tij dhe me ka djegur e ma
ka bërë pluhur e hi punën time me thirrjen e tij në teuhid.
I thashë: Po për Ebu Xhehlin?
Më tha: Ne jemi familja e tij dhe shoqëria e tij.
I thashë: Ebu Lehebi?
Më tha: Ne jemi me të kudo që është ai/
I thashë: Po për Leninin?
Më tha: E kemi lidhur në zjarr bashkë me Stalinin.
I thashë : Po për revistat e lakuriqësisë ?
Më tha: Ata janë legjislacioni jonë.
I thashë: Po Sateliti?
Më tha: Me të i bëjmë njerëzit si egërsira.
I thashë: Po kafenetë?
Më tha: Në ta ne e përshëndesim çdo të shkujdesur.
I thashë: Cili është dhikri juaj?
Më tha: Këngët muzikore.
I thashë: Puna juaj çfarë është?
Më tha: Shpresa e gjatë.
I thashë: Çfarë mendon për tregjet?
Më tha: Në të e kemi mësuar rrahjen , në të e mbledhim shoqërinë tonë.
I thashë: Po për partitë socialiste?
Ma tha: Ia kam ndarë pasurinë time dhe ia kam mësuar atij raportin tim dhe asketizmin tim.
I thashë: Si i çon njerëzit në humbje?
Ma tha: Me anë të epshit , dyshimeve , shpresës së gjatë , muzikës dhe dëfrimit.
I thashë: Si arin ti mashtrosh dijetarët?
Më tha: Me mendjemadhësinë e tyre dhe me vetëpëlqimin e vetvetes , iluzioneve , smirës e cila ua mbush zemrat me inat.
I thashë: Po si arin ti mashtrosh gratë?
Më tha: Me zhveshjen e tyre , me heqjen e mbulesës , lënien e urdhrave të Allahut dhe me bërjen e harameve.
I thashë: Si e mashtron masën e thjeshtë?
Më tha: Me përgojim , shpifje , bartje fjalësh , me biseda boshe që nuk kanë aspak vlerë.
I thashë: Si i mashtron tregtarët?
Më tha: Me kamatë , harxhime të tepruara , me frikë se do të varfërohen , duke i ndaluar të japin sadaka.
I thashë: Si e mashtron rininë?

Me tha: Me poezi dhe filma erotikë , dashuri të çmendur e të zjarrtë ,
me shikim në dispozitat fetare me pakujdesi dhe të vepruarit e harameve.
I thashë: Çfarë mendon për shtetin e jehudive (çifutevë)

Më tha: Të lutem mos e merr nëpër gojë se[se është një fatkeqësi ,
Izraeli është një perandori dhe jo shtet dhe e kam shumë afër zemrës.
I thashë: Po Ebu Nevasi?
Më tha: Mbi kokë dhe sy ne prej tij ne marrim mësim.
I thashë : Shpikësit ?
Më tha: Ato diturinë e kanë trashëguar prej nesh.
I thashë: Shekullaristët?

Më tha: Besimi jonë është në shekullarizëm e ata janë familja e
dexhalit dhe shpresa e pafund e jona , e kush mburret me ata mburret me
neve.
I thashë: Çfarë thua për Uashingtonin?
Më tha: Oratoria ime e cila flet në emrin tim , ushtria ime që lufton në emrin tim , ai është vatani im.
I thashë: Çfarë thua për thirrësit në islam?

Më tha: Më torturojnë, ma kanë këputur , më kanë lodhur , me kanë
plakur , janë duke ma shkatërruar atë që e kam ndërtuar , lexojnë Kuran
kur unë këndoj , kur unë u afrohem ata kërkojnë mbrojte nga Allahu prej
meje , janë shtuar shumë në çdo cep të rruzullit tokësor nuk i
përballoj dot…
I thashë: Çfarë mendimi ke për shtypin?
Më tha: Humbim kohë me të për prapambeturi , ua humbim kohën me të kryelartëve dhe ua marrim paratë me të për fat të keq.
I thashë: Çfarë mendon për mediet perëndimore?

Më tha: Ua futim atyre helmin në mish , e fusim gjithë botën në luftë
me muslimanët , i lavdërojmë me ta zullumqarët dhe përhapim me ta të
keqen dhe padrejtësinë.
I thashë: Çfarë bëre me sorrën
Më tha: I dhashë sundim mbi vëllain e saj kurse ajo e vrau dhe e varrosi në tokë.
I thashë: Çfarë bërë me Karunin?
Më tha: I thash ti ruajë thesaret e tua o biri i plakës (robi i dynjasë) të shpëtosh sepse ti je një nga shenjat e saj.
I thashë: Çfarë i the Faraunit?

Më tha: I thashë: O ti i madhi i këtij pallati thuaj: A nuk e posedoj
unë tërë sundimin e Egjipitit” atëherë do të ndihmohesh nga ne.
I thashë: Çfarë i thua atij që pi alkool?

Më tha: I thashë të pi se ti ajo është bija e fisnikërisë , me të e
largoj mërzinë e tij , ia largoj pikëllimin , brengat kurse dera e
pendimit çdo herë është e hapur.
I thashë: Çfarë të vret?
Më tha: Ajetul-Kursija prej saj më ngushtohet gjoksi, burgosem gjatë dhe më kaplon çdo bela e keqe prej saj.
I thashë: Cilin prej njerëzve e do më shumë?

Më tha: Këngëtarët , të humburit që i humbë të tjerët , mëkatarët e
hapur , humoristët që tallën me çdo gjë , të prishurit , të
degjeneruarit dhe përçarësit në mesin e muslimanëve.
I thashë: Cilin e urren më shumë?

Më tha: Ata që shkojnë në xhami , bëjnë ruku dhe sexhde, çdo zahid
(asket) të kësaj bote , adhuruesit e sinqertë , muxhahidët (luftëtarët
në rrugën e Allahut) , ulematë dhe thirrësit në të vërtetën.
I
thashë: Allahu më ruajt prej teje , atëherë u zhduk dhe humbi mu duk
sikur u fundos në e kjo pra është dënimi i gënjeshtarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Dialogu me shejtanin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kurthat e shejtanin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum