www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Semundja e Ostepoerozes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Semundja e Ostepoerozes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Semundja e Ostepoerozes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:12 am

C'fare eshte semundja e Ostepoerozes?!

Ostepoerozes (osteoporosis) eshte nje semundje kockash. Kockat dobesohen dhe humbin fuqine e tyre prandaj dhe kane tendence te thyhen. Njerez me kete semundje kane nje risk per plasaritje edhe ne levizje te perditshme si psh. duke u perkulur akoma dhe duke kollitur.zhvellimi i kesaj semundje mund te shfaqet per shkak te ndryshimeve te hormoneve qe grate kalojne, mungesa e kalciumit, presenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkolit dhe duhanit.
Kjo semundje nga statistikat eshte me e perhapur ne grate e races se bardhe dhe te verdhe (aziatike). Eshte me e rralle ne grate e races se zeze. Pervec ilaceve metoda me e mire e zevendesimit te estrogenit eshte ajo dietike, duke pire sa me shume produkte qumeshti (djath, kos, etj) dhe , cdo gje me ngjyre portokall (karrota, portokalle, etj) te cilat jane edhe permbajtes se vitamines "D".
Ostepoeroza eshte nje semundje kronike megjithse mjekim i pershtatshem mund te jape perparime ne mirembajtjen e sasise se kockave dhe mund te pakesoje simptomat qe mund te shfaqen. Por sasia e kockave nuk kthehet ne normalitet por me mjekime risku ulet dramatikisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:12 am

Osteopoeroza


Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalçiumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën.Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kan një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporoz. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Gratë pas menopauses janë më të predispozuarat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:12 am

Sa lloj osteoporoze ka?

Ka tre lloj osteoporoze:

1) Shihet më shpesh tek gratë. Një nga faktorët që e mbron kockën prej qelizave shkatërruese është estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek gratë rrreth 45 vjeç vjen duke u pakësuar deri në humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhë quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkatërruese rrisin punën e tyre.

2) Shihet tek moshat e mëdha. Thamë se sidomos pas moshës 45 vjeç dominonte shkatërrimi i kockave i cili pas moshës 70 vjeç theksohet akoma dhe më shumë sa që me një rënie edhe nga një lartësi tepër e vogël mund të shkaktojë thyerje të kockës.

3) Ky lloj ka lidhje me përdorimin e kortizonit tek personi. Si p.sh tek pacientët që për shkak të azmës, allergjisë, sëmundjeve reumatizmale përdorin kortizon për një kohë të gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:13 am

Cilat janë shenjat e osteoporozës?

Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjate. 3-4 vjet pas menopauses 30% e kockës humbet. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës.Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave.Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:13 am

Kush rrezikohet më shumë?

-Gratë
-Ato që janë të dobëta
-Ato që i kanë flokët apo lëkurën ngjyrë të hapur.
-Ato që hyjnë herët në menopauzë.
-Ato që kanë pak lëvizje.
-Ato që përdorin alkol dhe cigare.
-Ato që përdorin pak qumësht apo produktet e tij.
-Ato që përdorin kortizon.
-Ato që i kanë të dëmtuara funksionin e veshkave.
-Ato që kanë bërë shumë lindje
-Ato që kanë tek të afërmit e tyre një problem të tillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:13 am

Ja kush preket nga osteoporoza dhe simptomat

Osteoporoza është një sëmundje joneoplastike e kockës, që në heshtje cilësohet edhe si patologjia e shekullit. Sipas
statistikave në vendin tonë, një në tre meshkuj mbi të 50-at vuan nga kjo sëmundje. Por edhe femrat vuajnë nga kjo
sëmundje e kockave. Treguesit thonë se 1 në 5 gra vuan nga osteoporoza. Por nga vjen kjo sëmundje dhe cilat janë
shkaqet që çojnë në shfaqjen e saj? Osteoporoza është një sëmundje që prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar
indin kockor. Si pasojë e këtij veprimi kocka bëhet e brishtë dhe lehtësisht e thyeshme. Prandaj kjo sëmundje quhet edhe
patologjia e frakturave të kockave. Kjo sëmundje shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatë menopauzës te femrat, nga
mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit të hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e
kalciumit. Përgjithësisht osteoporoza nuk shfaq asnjë shenjë apo simptomë në trupin e njeriut. E vetmja simptomë është
thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e
dine se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakture në kockë. Zakonisht
kockat që thyhen janë ato të shtyllës kurrizore çka e bën edhe më vdekjeprurëse këtë sëmundje. Kjo bëhet shkak për dhimbje
në gju dhe kofshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:13 am

Kush preket nga osteoporoza?

Shumë nga mjekët dhe specialistët thonë se vetëm gratë preken prej kësaj sëmundjeje. Por e vërteta është se edhe burrat
mund të preken prej saj, madje edhe të rinjtë. Por osteoporoza është e trajtueshme dhe së shpejti pritet të dalë një ilaç i ri i cili
i jepet pacientit vetëm një herë në vit. Instituti kombëtar amerikan i shëndetit përllogarit se gratë 30 – 40 vjeçare
pësojnë një humbje të dukshme të densitetit të kockës. Dhe kur kocka me densitet të ulët krahasohet me një kockë normale
dallimi duket qartë. Ndërkohë që 80 përqind e atyre që preken nga osteoporoza janë gra dhe shpesh të moshuara, edhe
burrat mund të preken nga kjo sëmundje. Njerëz të racës së bardhë dhe aziatike janë më në rrezik prej osteoporozës, por
edhe njerëz të racave të tjera mund të preken prej saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:14 am

Trajtimi i osteoporozës?


Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti.
Trajtimi i osteoporozës kryhet me estrogjen, një lloj terapie mjekësore e përsëritur me hormone. Por përdorimi i estrogjenit
me kalimin e viteve është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit te femrat dhe me rritje të rrezikut të trombozës.
Për kurimin e osteoporozes perdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nëpërmjet hundës dhe nuk ka efekte anësore, por që
sipas mjekëve ortoped nuk është ilaç shumë efektiv. Kohët e fundit këto terapi janë zëvendësuar me Bifosfonate, alendronate,
etidronate, pamidronate, të cilat janë barna me efekte anësore të pakta dhe që ulin ndjeshëm incidencën e thyerjes të
kockave. Këshilla për të gjithë meshkujt dhe femrat që i afrohen ose jo moshës së të 50-tave është të kenë sa më shumë
aktivitet fizik. Vetëm kështu ata mund të luftojnë osteroporozën dhe pasojat e saj fatale në trup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:14 am

Shenjat dhe simptomat më të cilat shfaqet osteoporoza


1. Artriti reumatoid është simetrik, prek gjunjët, këmbët dhe kyçet

2. Simptomat janë më të forta në mëngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka të vështirë të lahet, të vishet, dhe të krihet në
mëngjes

3. Shoqërohet edhe me serozit, që do të thotë efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nën lëkurë.

4. Kur sëmundja përparon, ajo shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen
lateralisht për nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë etj.

5. Përparimi i sëmundjes shoqërohet me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me ankilozë të kockave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:14 am

Sëmundja e kockave, osteoporoza

Osteoporoza është një sëmundje kockash. Këto të fundit dobësohen dhe humbin fuqinë e tyre, prandaj dhe kanë tendencë të
thyhen. Njerëz me këtë sëmundje kanë një rrezok për plasaritje edhe në lëvizje të përditshme, si për shembull duke u përkulur,
por dhe duke u kollitur. Zhvillimi i kësaj sëmundje mund të shfaqet për shkak të ndryshimeve të hormoneve te gratë,
mungesa e kalciumit, prezenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit. Kjo sëmundje nga statistikat është
më e përhapur tek grate e racës së bardhë dhe të verdhë ,aziatike. Është më e rralle tek gratë e racës së zezë. Mjekimi i
përshtatshëm I osteoporozës mund të japë përparime në mirëmbajtjen e sasisë së kockave dhe të pakësojë simptomat që
mund të shfaqen. Por sasia e kockave nuk kthehet në normalitet, por me mjekime risku ulet në mënyrë drastike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:15 am

Efektet e sojës mbi kockat

Shkencëtarët kanë pasur arsye të mendonin se soja mund të ndihmonte gratë për të luftuar shenjat e plakjes siç janë humbja
e kujtesës, dobësia e kockave dhe shtimin e kolesterinës. Mjekja Lampe, në bashkëpunim me tre institute mjekësore në
Holandë, studiuan efektet e sojës tek gratë mes moshave 60 - 75 vjeç. Shkencëtarët analizuan të dhënat mjekësore të 100
grave për një vit, duke matur densitetin e kockave të tyre dhe nivelin e kolesterinës. Në moshën 60 vjeç, mund të jetë shumë
vonë për proteinën soja që të ketë ndonjë efekt pozitiv në këtë drejtim. Mjekja Lampe thotë se nuk ka ndonjë të dhënë që të
tregojë se përdorimi i sojës është i dëmshëm, në fakt soja është një burim i plotë proteinash. Tek soja gjendet edhe një
element i ngjashëm me estrogjenin, që quhet Isoflavones.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:15 am

Sëmundja e kockave dhe depresioni

Shkencëtarët thonë se sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në zhvillimin e sëmundjeve fizike. Sipas tyre, dobësimi i
kockave ose osteoporoza, është pasojë e depresionit. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se depresioni në moshë të re
ndikon në dobësimin e kockave kur njeriu arrin moshën mbi 40 vjeç. Doktor Philip Gold thotë se gratë para periudhës së menopauzës që kanë kaluar depresion, kanë 30 përqind gjasa të preken nga dobësimi i kockave. Mjekët rekomandojnë që
gratë të cilat kanë kaluar periudha depresioni duhet të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave. Kjo për arsye se tani
ekzistojnë ilaçe jo vetëm për të ndalur procesin e dobësimit të kockave, por edhe për t’i regjeneruar ato, duke
pakësuar kështu rrezikun e frakturave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:15 am

Vitamina K shmang osteoporozën


Një mënyrë për të shmangur osteoporozën është duke marrë vitaminë K. Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës
mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të
gjatë i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e
luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, e cila është identifikuar si një
trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K, kontribuon në eliminimin e problemeve të
kockave. Përveç ilaçeve metoda më e mire e zëvendësimit të estrogjenit është ajo dietike, duke pirë sa më shumë produkte
qumështi si dhe çdo karota, portokalle, të cilat përmbajnë ë vitaminën D
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:15 am

A kanë rëndësi aktivitetet fizike?

Po, ato janë shumë të dobishme pasi forcojnë muskujt dhe rrisin dendësinë minerale të kockave.
Gjithashtu rrisin dhe eustrogjenin. Por nuk duhet të jenë aktivitete shumë lodhëse sepse kanë efekt të kundërt dhe bëhen shkak për dhënie peshe.

A ka vlerë kalçiumi dhe vitamina D?

Po, sidomos gjatë rritjes së një fëmije për një zhvillim sa më të mire të skeletit. Dhe nevoja për kalçium vazhdon përgjatë gjithë jetës e jo vetëm në fëmijëri. Kalçiumi duhet më mire të merret me diet.Dobia e atij të marrë me ushqime është 30%. Burimet kryesore janë qumështi dhe nënproduktet e tij. Pastaj perimet me gjethe jeshile, fasulet, fistiqet, lajthitë,dhe peshqit e vegjël. Nëse sasia e nevojshme ditore nuk mund të kompesohet me ushqime duhen marrë në formë kripërash kalçiumi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:16 am

Si ndikon alkoli dhe cigarja?

Alkoli ndikon keq tek hormonet që merren me rregullimin e kalçiumit dhe pakëson fomimin e kockës. Duke aktivizuar citokrom P 450 rrit shkatërrimin e vit D në mëlçi.Gjithashtu prish edhe thithjen e kalçiumit . Alkli bëhet shkak për hipogandizëm, hiperkortizolizëm, dhe cirorozë hepatike apo acidozë metabolike.Nëse mendohet se rrit edhe mundësinë për tu rrëzuar atëherë dalin qartë në pah dëmet e tij.
Duhani me nikotinën që përmban bëhet shak për aktivizimin e citokrom P450 që sjell pakësimin e vitamins D. Gjithashtu ka veti antiestrogjenike. Pakëson thithjen e kalçiumit. Gratë që pijnë duhan janë më të dobëta dhe hyjnë në menopauzë më herët
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:16 am

Diagnostikimi.

Ka disa aparatura. Më e përdorura sot është metoda DEXA. Nuk e dëmton të sëmurin. Pasi ajo shtrihet burimi i dritës përshkruan trupin e saj dhe të dhënat grumbullohen në një kompiuter. Kjo mund të zgjasi rreth 30-45 minuta megjithëse ndryshon sipas aparatit. Osteoporozat e theksuara mund të shihen e dhe në grafinë direkte roentgen. Nëse arrihet të shihet në grafi kjo do të thotë se rret 30% e masës së kockës është pakësuar.Megjithatë edhe klinika dhe shenjat e të sëmurit ndihmojnë shumë në diagnozë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:16 am

Si të ruhemi nga osteporoza?

-Kontrolloheni veten tuaj shpesh. Një diagnostikim i hershëm ka shumë dobi për të ardhmen. Kujdes kini edhe dietën.
-Merrni sa më shumë qumësht dhe nën produkte të tij por kujdesni yndyrnat në të, që mos të jenë shumë.
-Merrni shtesa magneziumi dhe kalçiumi.
-Ruhuni nga ushqimet me shumë proteina.
-Pakësoni kripën.
-Hani sa më shumë zarzavate.
-Larg alkolit dhe kafesë.
-Ushrimet patjetër të jenë të rekomanduara nga mjeku.
-Vishini çorapet dhe këpucët ulur (që të mos rrëzoheni).
-Zgjidhni një këpucë të përshtashme.
-Mos ngrini pesha të rënda.
-Nëse ju duhet të përkuleni bëheni duke përthyer gjunjtë e jo belin.
-Kujdes lëvizjeve të menjëhershme.
-Kujdes teksa ecni mbi akull.
-Ndriçojeni shtëpinë tuaj sa më mire.
-Gjithmonë korridori për tek dhoma e gjumit apo e banjos të jenë të ndriçuar mire.
-Sendet që përdorni shpesh mbajini pranë vetes.
-Mbajini telefonat në vende të lehta për tu arritur.
-Vendosni mbështetëse në banjo apo WC.
-Mos e lini çimenton të lagur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:16 am

Zvogëluesit e shkatërrimit të kockave:

-Estrogjeni dhe progesteroni
-Raloksifeni
-Kalsitonina
-Bifosfanatet
-Kalçiumi
-Vitamina D
-Diuretikët tiazid(shkarkuesit)
-Rritësit e formimit të kockave:
-Floridi
-Testesteroni
-Steroidët anabolic
-Parathormoni

Ditët e sotme duke marrë parasysh dhe gjendjen socio-ekonomike të njerëzve një kurë e mirë nis me replasmanin (rivendosjen )e hormoneve, Alendrolat, vitamin D, kalçium dhe Raloksifen. Më pas me Kalsitonin dhe Etidronat dhe më në fund me kurat e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes EmptyTue Feb 09, 2010 4:16 am

Si të kurohemi?

Më e mira është që personi të ruhet perj këtij problemi. Pastaj vijnë rehabilitimi fizik dhe ilaçet.
Duhet rritur aktiviteti ditor, një diet e pasur me kalçium dhe të qëndruarit larg cigars dhe alkolit janë themeli kryesor.Duhet që pacientët të mos ngrenë pasha të rënda por nëse duhet patjetër atëherë le ta mbajnë sa më pranë trupit. Sepse përkulja bën që mesit ti shtohet pesha rreth 10-20 herë. Nuk duhen bërë ushtrime me përkulje përpara por pas ( jo fleksion por ekstansion). Kundër dhimbjeve akute (të çastit) mund të përdoren qetësuesit, pozicionet e përshtatshme, shtrimi në shtrat dhe kura rahbilitimi fizik si TENS, pack, infraruzh etj.
Kundër dhimbjeve kronike (të vazhdueshme) duhet një ortez e përshtatshme kundër kifozës (kërrusjes) por duhet llogaritur mire koha e përdorimit dhe ushtrime për muskujt ekstansor pasi shkakton lodhje të muskujve. Gjithashtu mund të përdoren edhe qetësuesit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Semundja e Ostepoerozes Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja e Ostepoerozes   Semundja e Ostepoerozes Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Semundja e Ostepoerozes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Sëmundja e Paradonit
» Si ta dalloni se vuani nga semundja e gastritit
» Sëmundja e shekullit do të jetë tuberkulozi
» Tiroidet, simptomat e para qe shfaq semundja
» Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum