www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Zjarri i xhelozise Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Zjarri i xhelozise Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zjarri i xhelozise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Zjarri i xhelozise Empty
MesazhTitulli: Zjarri i xhelozise   Zjarri i xhelozise EmptySun Feb 14, 2010 12:37 am

Zjarri i xhelozis
Cilat jane shkaqet e kesaj semundjeje dhe si mund ta mjekojme
Xhelozia eshte reagim, qe ne te vertete tregon interesim, perkujdesje dhe ruajtje. Burri xheloz revoltohet e nervozohet shume shpejt per edo gje te keqe qe prek familjen e tij. Gjithashtu edhe gruaja xheloze revoltohet dhe zemerohet per burrin e saj, nese dikush e konkurron ate.
Ne psikologji, xhelozia eshte nje reagim qe gershetohet nga kater reagime te tjera qe jane: zemerimi, frika, deshperimi dhe neveria. Ne rastet e xhelozise se forte shfaqet smira, lakmia dhe deshira per hakmarrje. Ne pergjithesi xhelozia eshte reagim i turbullt, qe njeriu e ndien kur kupton se ekziston dikush qe po konkurron per poziten, vendin apo dashurine e nje personi.
Ne te njejten kohe ai ndien xhelozi kur kupton se konkurrenti i tij arrin ate qe deshiron.
Reagimi i xhelozise gjendet tek te gjithe njerezit ne shkalle te ndryshme. Ka njerez qe behen xheloze ne disa raste, por shume shpejt e kontrollojne veten perpara se besimi ne vetvete teu lekundet. Ndjenjat
e xhelozise tek ai luajne rolin e nxitesit drejt suksesit kundrejt sfides, pa mundur te krijojne ndjenjat e smires e te lakmise. Por, ka njerez qe behen shume xheloze dhe ndjenjat e frikes, te deshperimit dhe
te neverise e sundojne, e shume shpejt prej tij ndihet smira, lakmia, ndjesia se ai eshte i manget, i pafuqishem dhe fajtor. Tere keto jane ndjenja te dhembshme, qe e nxisin njeriun drejt armiqesise kundrejt
sfiduesit apo edhe demtimin e eeshtjes per te cilen konkurrohet. Nese deshton, atehere i kthehet hileve shpirterore mbrojtese, te cilat mund te kalojne kufijte, duke e rrenuar shpirterisht. Ne te shfaqet
paqendrueshmeria shpirterore apo semundje te ndryshme si psikosomatia, nje semundje teper e rende, qe ka si shkak ndjenjat e smires, te deshperimit dhe te pafuqise qe mbizoterojne mbi njeriun xheloz.
Shenjat e nje xhelozie te lehte nuk konsiderohen te demshme per shendetin mendor, sepse ato jane shtytes per pune, aktivitet dhe perfitim pervoje, realizimin e suksesit dhe arritjen e kulmeve ne
fushen e konkurrences. Si rezultat, xhelozia e gruas ndaj burrit, nese eshte e lehte, do ta shtyje ate te shfaqe dashurine e saj dhe interesimin per te, ndersa xhelozia e burrit ndaj gruas do ta beje ate
te jete i kujdesshem ndaj saj si dhe te ndieje mbrojtjen e tij.
Pak xhelozi kerkohet, qe edhe jeta bashkeshortore te jete e bukur.
Xhelozia e tepert eshte ndjenje e dhembshme, qe e torturon te zotin dhe te tjeret rreth tij, shkaterron jeten shoqerore dhe rrenon shendetin shpirteror. Xhelozia e forte konsiderohet si nje shkak i drejtperdrejte
i shume semundjeve mendore dhe shoqerore. Keshtu, per shembull, nese xhelozia e femijes ndaj vellait te tij te vogel eshte e forte, do ta beje ate te hakmerret e te armiqesohet, jo vetem me te, por edhe me
prinderit e tij. Kjo xhelozi mund ta beje te terhiqet e te ndrydhet ne vetvete, mund te shkaktoje disa anomali si: mekjen e gojes, urinimin e pavullnetshem, prishjen e gjumit, humbjen e oreksit apo ta beje qe te
qaje shpejt a te genjeje.
Nese xhelozia e gruas eshte e forte, mund ta armiqesoje me burrin e saj, te hakmerret apo edhe tei prishe jeten bashkeshortore me grindje e konflikte, te cilat mund te cojne ne ndarje.
Kjo xhelozi mund te nxise edhe kryerjen e krimeve. Ja disa nga rastet kriminale qe kane si shtyse ndjenjen e xhelozise: nje nepunes i vuri flaken magazinave te kompanise vetem se shoku i tij fitoi dhe u caktua
magazinier ne to; nje femije hodhi vellane e tij te vogel nga dritarja kur ndjeu se ai po e konkurronte ne dashurine e prinderve te tij, kur ndjeu kalimin e dashurise se prinderve tek vellai i vogel.
A mund ta quajme semundje xhelozine
Xhelozia mund te rritet dhe mund te behet semundje psikike qe ndryshe quhet esemundja e xhelozisee.
Simptomat e saj jane frika prej humbjes se dashurise se personit tjeter, parashikimi i privimit nga i dashuri nese ndahet. Keshtu gruaja e semure nga xheloziae hidhet mbi burrin e saj dhe e mban per vete e
nese ai largohet pak nga ajo, per edo lloj arsyeje, ajo ndien xhelozi dhe dyshon ne sjelljet e tij. Imagjinon sikur ai po shkon tek nje grua tjeter. Jeton ne deshperim, zymtesi dhe ndien xhelozi per punen, shoket
dhe te afermit e tij, ndonjehere edhe prej librave apo femijeve, sepse ato e largojne prej tij.
Femija i semure me xhelozi frikesohet prej humbjes se dashurise se nenes kur ajo largohet per ne pune apo edhe kur perkujdeset per ndonjerin prej vellezerve. Ky femije dyshon ne dashurine e saj per te.
Do te imagjinoje qe ai eshte i perbuzur ne familje. Atij do ti vishet deshperimi dhe shqetesimi. Semundja e xhelozise mund te eoje edhe ne semundjen e fobise prej shkolles. Ai refuzon te shkoje ne shkolle, jo
prej frikes se mesueses apo te shokeve, por prej frikes se humbjes se dashurise se nenes.
Vete semundja e xhelozise tregon egoizmin e personit dhe dashurine e tij ndaj vetvetes, deshiren per te marre pa dhene, kerkon qe deshira e tij te zoteroje e te sundoje.
Gruaja e semure me xhelozi e do veten e saj me shume se burrin per te cilin behet xheloze. Femija me kete semundje perqendrohet ne veten e tij, i shqetesuar, pa besim ne vetvete e kjo e ben ate te imagjinoje
konkurrencen dhe privimin. Kjo semundje mund te kete shkak edhe gabimet e personit kundrejt atij qe do. Ai ka frike prej humbjes se dashurise se tij dhe behet shume xheloz per te. Burri, ndoshta mund te ndieje qe nuk eshte i sinqerte me gruan e tij dhe ndien faj e shqetesim per kete tradhti. Ai ka frike se ajo do ta lere, nese e zbulon. Me pas, ai i hedh tej keto ndjenja, duke ia hedhur te shoqes e duke dyshuar ne
dashurine e saj. Ka frike se ajo mos i pergjigjet konkurrentit te tij te pretenduar, duke parashikuar largimin e saj.
Ndjenja e xhelozise se forte, ne me te shumten e rasteve, ka si burim nxitjen e stresit, duke e bere ate me shume se te tjeret te jete objekt i ndjenjave te xhelozise. E ben ate te ndieje privimin apo kercenimin
per privim ne shume raste. E ben ate nervoz, te shqetesuar e te kete smire njerezit, qe ndoshta mes tyre mund te kete konkurence te vertete apo imagjinar.
Gruaja mund te ndieje xhelozi per burrin e saj e mund te nervozohet.
Shan cdo grua qe flet me te edhe ne qofte se ajo eshte nena e tij,motra apo ndonje grua qe seka asnje lidhje me te.
Vete parapergatitja per xhelozine e forte perbehet nga nje grup elementesh psikike, ku me i rendesishmi eshte ndjenja e mangesise, e shqetesimit, ndjenja e fajit dhe e armiqesise. Te tera keto jane
elemente shpirterore, qe nese kultivohen tek njeriu, e bejne ate me besim te paket ne vetvete dhe tek te tjeret, nervozohet shpejt.
Suksesin e te tjereve e konsideron si deshtim te tijin. Ate e vret ky sukses dhe i ka smire ata.
Parapergatitja per xhelozi kultivohet qe ne vegjeli nepermjet ndjesise se femijes per pasiguri, ankth ne marredheniet e tij me prinderit, mesuesit e te tjeret. Nje prej faktoreve te pasigurise se tij dhe
paqetesise eshte ndjesia qe ka ai per preferencen e njerit prej femijeve ndaj tij. Perseritja e kesaj preference e ben ate te ndieje nenvleresim dhe paaftesi, e kupton pasigurine dhe mospranimin. Pozita e
tij shoqerore lekundet ne shtepi dhe shkolle. Tek ai kultivohet shqetesimi, armiqesia dhe ndjenja e mangesise.
Ai do te jete objekt i xhelozise ne etapat e tjera te jetes.
Grate jane me shume xheloze se burrat

Nga studimet qe jane bere ka dale se grate jane me shume xheloze se burrat. Pohime te nje gruaje xheloze: Ndjejat e xhelozise jane shume lodhese. Ato jane nje perzierje shqetesimi, frike, krize, dridhjeje te
brendshme dhe ngrirje muskujsh. Ndonjehere stomaku me shqeteohet dhe filloj te ndiej dhembje, koka me eahet nga dhembja dhe ndiej nje nxehtesi qe ngrihet nga kembet ne koke, ngushtim ne kraharor dhe fyt.
Zeri me dridhet dhe muskujt e fytyres me pezmatohen. Ndiej sikur ajo ka ngrire. Me pershkon nje nervozizem i erregullt, pa adrese. Ndjenja me e keqe eshte kur lekundet besimi ne vetvete e kjo duket qarte kur krahasoj veten me te tjerat dhe dal e mundur. Ndiej qe jam e manget, se me mua nuk ia vlen dashuria dhe interesimi e se burri im mund te pelqeje nje tjeter. Por , keto ndjenja te frikshme nuk vazhdojne gjate, sepse une jam shume e sigurt per dashurine e madhe te tij. Sa here me
sulmojne ndjenja negative, vrapoj e mbeshtetem ne ate bagazh pozitiviteti te marredhenies sone e keshtu zemerimi me largohet se bashku me deshperimin, duke meu kthyer besimi ne vetvete.
Ndonjehere zbrazem me inat, duke kritikuar sjelljet e tij, por krenaria ime me ndalon tei drejtohem drejtperdrejt se une jam xheloze, vetem kundershtoj sjelljet e tij. Here te tjera preferoj te hesht e mbi mua
bie nje re zemerimi qe pengon diellin e zakonshem te jetes tone dhe e ndiej dhembjen e saj.
Kete meriton ai, sepse nuk e ve re dhembjen time dhe nuk perkujdeset per ndjenjat e mia edhe pse ai eshte i vetmi qe di te fshehtat e mia, dobesite dhe vendet qe me lendojne. Kush do nje njeri, ben gjitheka qe i pelqen atij dhe i largohet edo gjeje qe e zemeron dhe e lendon.Të jesh xheloz do të thotë të vuash, ndërsatë jesh objekt xhelozie do të thotë të jesh vazhdimisht i frikësuar. Dhe ndonjëherë xhelozia
është fatale, vret veten ose të tjerët. Xheloziaështë reagim ndaj perceptimit të kërcënimit
që ekziston në një marrëdhënie, që jo gjithmone bazohet në realitet.
Shkaqet e xhelozisë
Zakonisht, xhelozia krijohet nga perceptimi që njëri partner tërhiqet nga dikush tjetër. P.sh. femrat ndjehen xheloze për kohën që të dashurit e tyre e kalojnë në familje ose me hobin e tyre. Xhelozia është më
intensive kur thyhet romanca, ngaqë partneri terhiqet ndaj një personi tjetër. Në pergjithësi, xhelozia lidhet
me ndjenjat e pabarazisë dhe papërshtatshmërisë në një marrëdhënie. Ashtu si marrëdhëniet
me afat te shkurtër (flirti) kanë më pak siguri se ato afatgjata (si martesa), si dhe individët me ndryshim kronik për mirëqenien e vet shpirtërore mund të jenë pre e xhelozisë që në fazat e para të
marrëdhënieve. Po ashtu të predispozuar për të qenë të tillë janë edhe ata qe janë të
varur nga marrëdhënia intime. Por xhelozia më e fortë dhe potencialisht më destruktive synon të rritet
kur provon kërcënimin ndaj ekskluzivitetit seksual. Ka individë që ndryshojnë në varësi të
faktit se sa rëndësi i kushtojnë ekskluzivitetit seksual. Madje, janë disa dallime të medha kulturore në
llojin e sjelljes që shkaktojnë xhelozinë seksuale.
Sipas një studimi, e puthura shkakton nivel të lartë të xhelozisë seksuale tek hungarezët, vallëzimi dhe
marrëdhëniet seksuale tek ish-sovjetikët, flirtimi tek jugosllavët, dhe fantazitë seksuale tek hungarezët.
Xhelozia mund të prodhojë një numër të madh e të ndryshëm reagimesh emocionale. Zakonisht këto ndjenja janë negative, si: stresi, turbullimi, dyshimi, armiqësia,zemërimi, etj. Disa janë edhe pozitive, si: eksitimi,dashuria, gjallëria.
Xhelozia është gjendja e dobësimit të pushtetittë nënkuptuar, kur partneri xheloz ka frikë se ka humbur
pushtetin për të tërhequr tjetrin.
Problemet e marrëdhënieve
Mosmarrëveshjet nga seksi, xhelozia, dhe pushteti i partnerit,mund të krijojnë konflikte serioze në
marrëdhëniet intime. Pavarësisht nga shkaku, një nivel i caktuar stresi dhe konflikti është i
pashmangshëm kur njerezit kanë lidhje të forta emocionale me njëri-tjetrin, sidomos kur jetojnë bashkë.
Nga natyra e tyre, marrëdhëniet intime krijojnë konflikte midis dëshirës së çdo partneri për
pavarësi kundrejt dëshirës për afërsi, midis nevojës për të qenë i hapur dhe i sinqertë,dhe nevojës për privaci, midis dëshirës për veprime të parashikuara dhe asaj për të provuar romantizmin spontan.
Zbulimi i ndryshimeve
Kur dy njerëz zbulojne se janë të ndryshëm në një sërë qendrimesh, vlerash dhe preferencash,
fillojnë të shfaqin ndjenja negative. Dukuri të tilla ndodhin shpesh në lidhjet e bazuara në dashuri pasionante.Kur dashuria është e verbër, emocionet kanë një pushtet të tillë që zotërojnë
gjithçka dhe nuk lejojnë vëmendjen që të dallojë detaje të papranueshme. Dallimet mund të
jenë fatale për marrëdhëniet intime, por ato mund të jenë më pak të dëmshme kur zbulohen në
fazat e para të marrëdhënieve sesa më vone, ose pas martese. Ndonjëherë dallimet kuptohen qartë, por
njëri nga partnerët ecën me shpresën se tjetri do të ndryshojë. Kjo ështe një karrocë
mbrojtëse nga ndryshimet, por e përkohshme, sepse periudha e mëvonshme (martesa) nuk është magjike. Ka dallime që shfaqen në periudhën pas martese dhe ato kurrsesi nuk mund të shmangen. Në këto raste ngjashmëritë e fillimit kthehen në dallime. Kur bashkëshortja vendos që ti përkushtohet me pasion karrierës, por më vonë të jetë një amvisë shembullore, kjo krijon diferenca në qëndrimet e saj. Interesi i ndryshuar dhe shumë i madh i bashkëshortes për jetën brenda shtëpisë mund të jetë burim konflikti për
burrin e befasuar nga ndryshimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
KaTiLe
DJ Ylliehana
DJ Ylliehana
KaTiLe

Numri i postimeve : 11862
Data regjis. : 08/11/2009
Age : 39
Location : Ne rruge pa kthim..

Zjarri i xhelozise Empty
MesazhTitulli: Re: Zjarri i xhelozise   Zjarri i xhelozise EmptyThu Feb 18, 2010 9:08 pm

Te lumt era per kete shpjegim..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Zjarri i xhelozise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Interesi i ndryshuar, shkaku i xhelozise
» Gjarpri shpëton familjen nga zjarri
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum