www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


‹ Poezi Islame Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


‹ Poezi Islame Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ‹ Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:45 am

Mos harro se vjen dita


A s'më thua o njeri
Pse Allahun e harrove
Pse nuk shkove rrugës së Tij
Por shejtanin e pasove.

Pse harrove amanetin
Në Ezel që ia ke dhënë
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjanë.


Pse s'u ndale me mendue
Se n'këtë botë je udhëtarë
A harrove o i mjerë
Para Zotit që ke me dalë.

Në këtë botë ti veç punove
Pa mendue se ke me vdekë
Fjalët e Zotit i harrove
Se n'dhe trupi ka me t'u tret

Po ti dije ore vëlla
Për pendim kurrë nuk është vonë
Me lot në sy gjithë duke qarë
Ktheju Zotit mëshirëplotë

Fytyrën tënde ti ndriçoje
Me namaz dhe ibadet
Jetën me Kur'an kaloje
T'jesh i lumtur në Ahiret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:45 am

NENE EMER ENIGME

QE KUDO ESHTE HARRUAR

POR JO, VALL-LLAHI TEK NE

ISLAMI GJITHMONE E KA KUJTUAR



DYNJAJA KETE EMER E POSHTERON

KU VEC NJEHERE NE VIT E KUJTON

KURSE NE JEMI URDHERUAR

PER CDO DITE NENEN ME KUJTUAR



I JAPIM HAKUN QE AJO MERITON

E DUAM DHE E RESPEKTOJME

AJO ESHTE ENA QE NA MBAJTI

AJO ESHTE SEBEPI QE NE SOT JETOJME



NGRIHU, O NENE BESIMTARE

E TREGOI NDERIN QE TI KE

TREGOI RENDESINE KESAJ BOTE

SE SA E VLEFSHME PER NE TI JE



NUK ESHTE 7 APO 8 MARSI

LUMTURIA JOTE NE JETE

AS LULJA E KUQE QE TE DHUROHET

POR BESIMI YT I VERTETE



ISLAMI, KJO FE E BARAZISE

TE GJITHE BARAZPESHE PARA ZOTIT I VE

SEPSE ATA JANE SOTE TE GJALLE

E NESER DO T'I MBULOJE I NJEJTI DHE



O NENE BESIMTARE, O NENE

TI KRENARINE VEC NE ISLAM E GJEN

KRENARIA JOTE ESHTE NE CDO DITE

E JO NE 8 MARS QE NJEHERE NE VIT VJEN





NDAJ, O JU PABESIMTARE

MESOJENI NJEHERE E PERGJITHMONE

SE NENA ESHTE DHURATE E ZOTIT

E NE ZEMRA TONA AJO JETON



JO, AJO S'KA NEVOJE PER LULE

AS PER LAJKA, E AS PER MASHTRIME

PO JUA THEM EDHE NJEHERE, O NJEREZ

SE ISLAMI TEK ATO S'BEN DALLIME



ATO KERKOJNE PREJ NESH

RESPEKT, DASHURI E DINJITET

ATO JANE MARGARITARE TE CMUARA

KU NE HIXHABE E FSHEHIN BUKURINE E VERTETE



NUK KANE NEVOJE TE PISPILLOSEN

E TE ENDEN SI LOLO NEPER RRUGE

E AS TE SHITEN E TE BLIHEN

E AS TE BEHEN GAZI I BOTES NEPER BUZE



JA PRA, KJO ESHTE NENA BESIMTARE

SHEMBULL PER TE GJITHA GRATE

QE MBETET GJITHMONE E KUJTUAR

CDO SEKONDE, MINUTE, DITE E NATE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:46 am

Ne All-ahut i kem besu


Ne All-ahut i kem besu
Pengamberit i kem premtu
Çdo detyrë e obligim
Me ndërgjegje do ta kryjm

Falim namazin me respekt
Zeqat japim per çdo vjet
Ramazanin e agjerojm
Dhe Bajramin e festojmë

Për Bajram presim kurban
Pasuri ata që kanë
Pune e shejtë e më e madhe
Kishe me qenë haxhxhi ne Qabe

Lumturi nuk ka pa fe
Te gjitha të mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vërteta ke deviju

T''jesh musliman është kënaqesi
Ti krysh borxhet me lumturi
Bën miresi hiq pa ia nda
veprat tua ke me i pa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:46 am

E di...

...se dielli një ditë mund të pushojë së shkëlqyeri
Dhe nata e All-llahut nuk do të shohë dritë
Zemra ime do të qajë për të gjitha që i humbi
Për ata që i deshti, s'do te kem më jetë.

Do të ketë ikur shansi për të dashuruar
Apo për të pasur dike që të më shtërngojë fort
Zemrën time e shoqëron vetmia
netëve duke qarë.

...yjet që shkëlqejnë në netët e pafundme,
Kanë errësirë si shokët e tyre,
Pavarësisht nga humbja e dritës së ditës
Koha kurrë nuk do të mbarojë.

Do të doja që dashuria të ishte aq e dashur
Sa janë yjet për natën.
Se megjithëse zemra ime është afër
Nuk ka përkëdhelje, as të puthura ...

Drita e yjeve një ditë do të shuhet
Që të përzihet me natën;
Ëndërrat e mia për dashuri që kisha, Oh, sa të ëmbla!
I lash të shuhen hiç pa luftë.

Erërat tekanjoze të kohës
U huazojnë fluturim shpresave, ... dëshirave
Në lulëzim, me mosperfillje
Ku askush s'mund të blejë një shans të çmueshëm...

Ja Allah! Dëgjoma Dua'anë!
E di që Je gjithkund!
E di gjuhen e të gjitha zemrave,
Veçanërisht të atyre të dëshpruarave!

Oh! Zoti im! I Vetmi, ALLAH!
I Pafund dhe I Vërtetë
Po e qaj me lot këtë zemrën time të ngurtë
Në të cilën drita nuk ka arritur.

Lutjet e mia janë që dashuria të vijë
Si lindja e diellit,
Dhe shkëlqimi të mos zbehet
Biles as nata kur të fillojë të zbresë.

E derisa nata gjithmonë do të jetë
E mbushur me yje me shkëlqim të pafund
Pavarësisht errësirës së natës
Do ta dij se dashuria nuk ka ikur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:46 am

Kur vdekja trokiti




Ishte herët në mëngjes, në ora pesë,
Kur vdekja trokiti mbi një derë.

Kush është? I përgjumuri bërtiti,
Më lerë të hy brenda, jam Azraili.

Papritmas njeriu filloi të dridhej,
Dhe si i marr në shtrat të përpëlitej.

Oj grua – bërtiti, mos flejë!
Jetën të ma marrë mos e lër.

Ik o engjëll i vdekjes!- thirri me sa zë që pati
Më lerë rehat se ende nuk jam gati.

Familja nga unë është e varur,
E ti ke ardhur shpirtin për të ma marrur.

Përsëri meleku trokiti në derë,
O shok! Do ta marr shpirtin pa e ndjerë.

Se shpirtin tënd Allahu e kërkon.

I hutuar njeriu filloj të qajë,
O Engjëll, të lutem nga jeta mos më ndaj.

Do të jap ar, argjend, pasuri,
Vetëm mos më dërgo në varr të zi.

Më ler të hyj brenda, o shok! Meleku psherëtiu,
Hape derën dhe nga shtrati ngrihu.

Në qoftë se s'më lejon të hyj në këtë herë,
Do të depërtoj si xhin nëpër derë.

Njeriu i trishtuar revolverin e mori,
Dhe nga dera atë e drejtoi.

Do ta drejtoj revolverin nga koka yte,
Do të vras këtu brenda. Po nuk ike.

Tashmë Meleku ishte në dhomë,
O shok! Bëhu gati për vdekje! Duke thënë.


Melekët kurr nuk vdesin-sa budalla që je,
Ule poshtë revolverin, s'të duhet, kotë e ke.

Pse ke frikë! Më trego o njeri,
Të vdesësh si ka planifikuar Ai.

Eja pra te unë mos ia nis vajit,
Por qeshu dhe gëzohu që i kthehesh Allahut.

O Engjëll! Unë qaj dhe mërzitem,
Sepse nuk kisha kohë që Bismilah të them.

Prej mëngjesi deri n'mbrëmje, pasuri kam mbledhur,
Bile as për shëndetin nuk jam kujdesur.

Urdhërave të Allahut nuk u jam bindur,
E as pesë herë në ditë nuk jam falur.

Ramazani ka ardhur e ka shkuar,
E unë s'kam pasur kohë për t'u penduar.

Në Haxh asnjëher nuk kam shkuar,
Sepse më janë dhimbur të hollat për të paguar.

Ndonjëherë verë kam pirë ngapak,
Me gra të tjera kam ngrënë drekë e darkë.

O Melek! Unë të apeloj ty,
Ma kurse jetën për një vit a dy.

Urdhërat e Kur'anit do t'i zbatoj,
Prej kësaj dite Ramazanit do të filloj.

Me agjërim e haxh do të kompletohem,
Nga mendjemadhësia do të largohem.

Nuk do ta ha më kamatën,
Gjithë pasurin do ta jap në zeqat.

Verën dhe grat do t'i largoj,
Njëshmërin e Allahut do ta dëshmoj.

Ne Melekët urdhrat e Allahut i plotësojmë,
Kundër urdhrave të Tij nuk mund të veprojmë.

Vdekja është përcaktuar për çdonjërin,
Nënën, babanë, bijën ose djalin.

Edhe ca kohë të ka mbetur për jetesë,
Gjithë çka ke punuar tash të vjen në kujtes.

Unë e kuptoj frikën tënde – meleku thotë,
Por, tash është shumë vonë për lot.

Jetove në këtë botë një shekull a më pak,
Për të varfrin e mjerë, s'u bëre merak.

Prindërit nuk i ke respektuar,
Lypësit e uritur i ke larguar.

Dy vajzat e tua në rrugë ttë degjenerimit shkojnë,
Në klube nate për kafshatën e gojës këndojnë.

Në vend që të bësh më shumë muslimanë,
I bëre fëmijët e tuaj jomuslimanë.

Muezinin injoroje kur këndonte ezan,
E as nuk e ke lexuar të shenjtin Kur'an.

Duke thyer premtimet jetën e kaloje,
Shokët i futje në grindje dhe i përgojoje.

Prej pasurisë së grumbulluar shumë ke përfituar,
Ndërsa punëtorët e mjerë i ke abuzuar.

Kohën e lirë e kaloje në bixhoz e kalërim,
Paratë i kishe të vetmin qëllim.

Haje vitamina shumë e më shumë,
Çështja e të dobëtëve s'të ka hyrë në punë.

Një pikë gjaku kurrë nuk ke dhuruar,
Që ka mundur një njeri me e shpëtuar.

O njeri, me shumë mëkate jetën e çove,
Vetëm për famë e pasuri u mundove.

Xhenneti për ty? Nuk mund të them,
Banor i Zjarrit tutem ke me qenë.

Përe ty nuk ka kohë për t'u penduar,
Do ta marr shpirtin për të cilin jam dërguar.

Sidoqoftë, fundi është shumë i trishtuar,
Njeriu filloj të bërtasë si i hutuar.

Nga shtrati kërceu duke qarë e bërtitur,
Dhe papritmas u përplas poshtë i vdekur.

Merr mësim prej këtu o ti që lexon,
Asnjëherë nuk e di kur jeta të mbaron.

Ndryshoje jetën duke u përmisuar,
Xhennetin e Tij për ta fituar.

Nëse kjo poezi ty të frymëzon,
Ndoshta edhe dikujt tjetër i ndihmon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:47 am

DITARI I JETËS DHE VDEKJA

Shpalosi ditarin e jetës së ikur
Aty i kërkoj vitet e humbura
Me gishtërinjtë të lodhur
Nga dergja që më dridhen

Shpirti më është i rraskapitur
Mjegull e dendur vjeshte
Nga gjoksi im me afsh puthë
Frymëmarrjen akoma të nxehtë

Nga dhoma përmes dritares shikoj
Fletë të zverdhura tek shkëputen nga degë
I ngjajnë bash si një jete që është në ikje
Sa të habitshme aq dhe të çuditshme
Më duken këto peizazhe magjepse
Është ëndrra që në gjirin e saj më mbështjellë
Apo këtu dyert e jetës përjetësisht mbyllen
E vdekja me puthje e përqafim më rrëmben?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:47 am

NË HESHTJE BUZËQESHA



Me fjalë të huazuara
Nga demonët
Mbi ndershmërinë tënd
U përbeve në tokë e qiej...

Shikova fytyrën tënde
Të bojatisur me ngjyrë
Të vdekjes...

Shpirti i satanës
S"të linte të qetë
As në vdekje të vdesësh
Si vdes çdo njeri i ndershëm...

E unë,
Në heshtje buzëqesha!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:48 am

Ti nuk je vetëm





Nëse vetmia shtrinë krahët
Mjegulla mbështillet syve
Zemra nëse ndjen vullkanet
Agonia nëse mbërthen nyejt
Ti nuk je vetëm !
Në shkretëtirën ku as thnegla nuk të ndihmon
Në detin e trazuar ku valët ikin nga njëra-tjetra
Në errësirën ku drita me frikë pran teje dëfton
Në tehun jetë ku shpirti me trupin rrinë në mexha
Ti nuk je vetëm!
Mbi ty Një dhe i vetëm vigjilon


Drejtoj duatë drejt Tij
Puthe tokën me ballin tendë
Kërko nga udhëzimi i Tij
Qajë nga zemra me gjak e lot
Shtrijë ndjenjat me tërë qenien tënde
Përkushtoju Atij në çdo segment
Dorëzoju ashtu si fëmija jetim nënës
Përkujto Atë dhe madhëro çdo moment
Kështu derisa të hapen dyert e mëshirës së Tij
Të largohen retë e mërzisë si kodra përmbi
Të hapen rrugët e furnizimit të Tij
Derisa të bëhesh i dashuri i Tij
O All-llah !
O All-llah ! O Mëshirues i Botërave

Pranoj duatë tona
Fali mëkatet tona
Pastroja shpirtrat tanë
Mbushna zemrat me iman
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:48 am

O miku im


Një ditë kur zjarri do ta mbulojë tokën
edhe retë do të skuqen nga të nxehtët
Njerëzit do të harrojnë ku e kanë kokën
Do të mësojnë ç"ka qenë mirësia

E... një ditë kur qielli do të zbehet
do të shohim se s"ka strehim
do të shohim që...edhe pa raki njeriu dehet
O i dashuri, miku im

E një ditë kur vullkanet do të derdhen
do t"i falemi Zotit deri në agim
Është koha që të paguajmë
O i dashuri miku im

E një ditë kur qielli do të çahet
e di... do të qajmë pa pushim
Por atë ditë loti do të thahet
O i dashuri miku im

E një ditë kur ajri do të tretet
do të mbetemi edhe pa frymë
Atë çka e dha Zoti do t"na e marrë
O i dashuri miku im

E një ditë do ta ulim kokën
e do të dalim në gjykim
Por qindra shekuj kokëshkretë
O i dashuri miku im

E një ditë kur do ta kuptosh pendimin
do të kthehesh në besim
Por qindra shekuj plot urrejtje
O i dashuri miku im

E një ditë kur t'na i vënë prangat
do ta kuptojmë fjalën durim
Do t'kuptojmë çka qenë liria
O i dashuri miku im

Se Zoti na i dhuroi të gjitha
E nuk e fitoi asnjë falënderim
E një ditë të gjitha do t'i tretë
Por jo pa i paguar, o miku im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:49 am

Mendo drejt

Në rrugën që je nisur, po shpejton shumë shpejt
Ndaj pak kohë për vetën ulu dhe mendo drejt
Nga erdha, ku isha dhe për ku je drejtuar
Nuk është e kotë për të medituar.

Asgjë të duket vetja, vetëm kënaqësia të ekzistojë
Por, kjo ëndërr e trishtuar shpejt do të përfundojë.
Nefsin tënd në dorë të kujt e lëshove
Me hilet e shejtanit në rrugën e mëkatit përfundove.

Moderniteti, paraja thua jeta i ka këto bukuri
E nuk është e bukur nga ajo që ske dobi
Se të mashtrojnë e shpejt përfundojnë
Andaj nuk është lumturia lojë që ti mendon.

Mendo drejt dhe kërko arsyetim
Kjo jetë është e shkurtër e vdekja është vetëm fillim.

Do të jesh në varr
Ske dobi nga dituria për famë e pasuri
E kthim mbrapa nuk ka por vetëm llogari.

Po të ftoj në rrugën e pendimit
Që të kuptosh qëllimin e krjimit
Se bota përtej varrit është shpërblim ose dënim
E jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm mashtrim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:49 am

Koha


Koha ikën e ne nuk mërzitemi
A thua çfarë mençurie kemi bërë
Që nuk mërzitemi?

Janë rreshtuar ditët varg e varg
Kalojnë pa u vërejtur
pse nuk kthehemi mbrapa
për të shikuar ku na kanë mbetur?


Dëshirojmë ta kalojmë kohën
sa më shpejt
ku jemi duke shkuar, vallë në det?


Po e kalojmë kohën e shtrenjtë
me atë që është rezultat për jetë.

Do të jetojmë apo do të vdesim
do të fitojmë apo do të ngelim

Koha do të dëshmojë
për shfrytëzimin e saj
atë që kemi punuar
do ta gjejmë pastaj.

Koha duhet vlerësuar
e jo nënçmuar
sepse ZOTI i saj
në të është betuar.

Humbja e kohës është vdekje
të dëfrehesh me të është tretje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:49 am

TE Faliminderohem ZOTI IM


KUSH MI FALI SYT QE TE SHOH KET BOT
KUSH MI FALI VESHET QE TE NDEGJOJ
KUSH MI FALI DUART QE TE PUNOJ
KUSH MA FALI ZEMREN QE TE DASHUROJ
KUSH MENDOJ QE UN TE JETOJ
KUSH PERVEC ZOTIT QE URDHUROJ CDO GJINI E KRIJES E LIRE TE RROJ

SA HERE GABUAM VETEM TI E DIN
SA HER GABUAM SA HER U PENDUAM ME MIR E DIN
KUSH MERITON MESHIR E KUSH DENIM
PO TE LUTEM OR KRIJUS I GJITHSIS
NAJ FAL MEKATET QE PA QELLIM TE EQ E KEMI KRIJUAR
NAJ LEHTSO DENIMET E RENDA EDHE NESE E KEMI MERITUAR

TE FALIMINDEROHEM OR ZOTI IM QE ME JEP SHPRES DHE NDIMON PER FATIN TIM.
TE FALIMINDEROHEM PER CDO MOMENTE QE MA DHURON NE KET JETE te MIR APO TE KEQ CDO GJE QE TI ME DRGON ME DESHIR E PRES
PO MOS TE ISHE TI SDOTE KISHTE ASNJE KRIJES.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:50 am

Shpresë


Pak shpresë...


në këtë errësirë


ku pikë gjumi s`kam në sy


malli më mbështjell këtë shpirt


n`këtë natë ku yjet vallëzojnë në gjithësi,


hëna më buzëqesh nga lartë


ngrit duartë në lartësinë qiellore


filloj një lutje për pendim


sytë më pikojnë lot


nga të ftoftit


m`u bënë si kristal


dridhem nga frika


që në cdo hap bëjmë mëkat


sikur hëna buzëqeshjen


t`a largone flokët e arta të diellit


të ndriçojnë


sikur të jem edhe unë nga ata


që Allahu gabimet ia fal...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:50 am

Nënës sime



Nga krijesat më të nderuara
Janë edhe nënat e bekuara,
Në Kur'an ato janë urdhëruar
Fëmijët e tyre për t'i edukuar.

Ne si fëmijë jemi të obliguar
Nënat tona pë t'i rrespektuar
Nëse ne ato nuk i rrespektojm
Xhennetin nuk do ta e fitojm

Falë Allahut që nënën time e udhëzoi
Që kujdesin më të madh ajo ma kushtoi,
Sepse me mund më rriti dhe më edukoi
Në Medrese me kënaqësi ajo më dërgoi

Çdo natë pa gjumë asaj i ka kaluar
Për mua duke u kujdesur dhe gajluar
Çdo ditë duke u merzitë dhe derdh lot
Sepse pa mua nuk rrinte vetëm dot

Allahun pandërprerë duke e kujtuar
Duatë në çdo kohë duke ia dërguar,
Prej Atij nje kerkesë duke e kerkuar
Se evladin Atij amanet ia ka dorëzuar.

Në Medrese unë shumëçka mësova
Vlerën e nënës më shumë e kuptova,
Jetën e ndryshova, Atij iu Drejtova
Hifzin e Kur'anit në medrese e fillova.

Eh, një kohë e gjatë ka kaluar
Hifzin jamë duke e përfunduar,
Dëshirën e prinderve po e plotesoj
Kënaqesinë e Allahut dua që ta fitoj

Allahun unë shumë e falëndëroj
Që në këtë rrugë mua më udhëzoi,
Sepse çdo të mire Ai më mësoi
Hifzin e Kur'anit mua ma mundesoi.

Prandaj i lutem Atij duke qarë me lot
Që ta mëshiroi nënën time në atë botë,
Neve na bashkoft Allahu në Ahiret
Duke na shperblyer me Xhennet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:52 am

Hapi Syt e shif Drite

Terr dhoma ime
Terr zemra ime
Terr e tere bota
Duhet nje ndricues qe kjo gjendje te ndryshoje
Per fat te mire qe moti ekziston
Fat i keq qe nuk ka kush te sherbehet me te

Kemi lene shpirtin tone ne vuajtje te pahetueshme
duke ndjekur epshet e kesaj bote
Te cilat kane te mbaruar
Por me shpirtin e lenduar

Zgjim! Duhet zgjim,
nese dojme shpetim
Te nderrojme kahjet e udhetimit
Qe te na ndjek edhe neve gezimi

Gezimi i vertete, lumturi per jete
Drita e nevojshme
Drita e syve dhe e shpirtit tone
E jo erresire sikurse gjithmone

Ne fillim do te mjaftonte edhe drita e qiriut
Po me kalimin e kohes do te kuptojme...
...se nuk mjafton
dhe do te vazhdojme edhe me tej te kerkojme


Kapuni! Kapuni te gjithe per litarin e Allahut
Nese doni vertete lumturine
Mos te mashtrojne te mirat e kesaj bote
te cila te largojne nga shperblimi ne ahiret
e ai eshte xhennet

Mos ia privoni vetes
Perjetimin me te mire
Shikimin ne Fytyren e Allahut
Krijuesin e gjithesise

Mos thuaj jo nuk dua
Se kete se ben dot njeri
Gjith duam te shohim Ate qe na krijoi
Si duket ai qe na formesoi
Na dha formen me te bukur
dhe nese i bindemi Atij, asnjehere nuk do te jemi te humbur

Nuk je larg, jo
shume je ofru
Te duhet vetem nje hap
te dalesh nga ajo erresire e frikshme
dhe te verteten me e kuptu

Mos ia privo vetes kete miresi
Urdhero, bere hapin ti
Do te kesh ndihme, pa dyshim
Vetem a e ke kete qellim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:52 am

Bismil-lahirr-rrahmane-rrahim

Me emrin Tënd po filloj
sepse të dua

Të gjej kudo e nga so që të kërkoj
sepse Të dua

Dua të jem veq me Ty
sepse Të dua

Dua të Të përmend
sepse Të dua

Dua të Të kujtoj
sepse Të dua

Dua të Të falënderoj
sepse Të dua

Dua falje të Të kërkoj
sepse Të dua

Dua të qaj e të vuaj
sepse Të dua

Dua të digjem e të tretem
sepse Të dua
Dua të venitem
sepse Të dua
Dua të dremitem
sepse Të dua
Dua të Të lutem
sepse Të dua
Dua të Të përgjërohem
sepse Të dua
Dua të Të përkulem
sepse Të dua
Dua të Të pendohem
sepse Të dua
Dua të Të nënshtrohem
sepse Të dua
Dua të Të robërohem
sepse Të dua

Për Ty dua që të luftoj
sepse Të dua
Për Ty dua që të fitoj
sepse të dua

Dua edhe të bdes për Ty
sepse Të dua
Që më në fund të q'lirohem nga Ti e për Ty
sepse Të dua
Dua të dehem me dashurinë që kam për Ty
sepse të dua
S'dua Xhenet e s'dua hyri
dua të Të shoh Ty
sepse Të dua
Ja Allah


E dua edhe të dashurin Tëndë të cilin
E zgjodhe, e ngrite, e lavdërove,
dhe e lartësove, Ti vet
E dua edhe atë Nur e Rrahmet
E dua sepse ai hoqi e u merzit
Dua që edhe atë të ma shohin sytë
sepse unë Të dua Ty
e ai është i dashuri Yt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:52 am

Pranoj

Dunjaja qenka e pavlere
edhe pse n'këtë botë kam ardhë.
pranoj toka se një ditë,
trupin tim do ta hajë,

E pranoj se kam nje Zot,
dhe që Ai më krijoi,
pranoj fundin kur të më vijë,
dhe tek Ai që do të shkojë.

Pranoj jetën që më është dhuruar,
dhe do ta ruaj me kujdes,
për pak send të kësaj bote,
mos të gaboj e ta shes.

pranoj gjithqka pranoj,
bardh e zi, si të më vij,
pranoj vuajtje pranoj hidhërim,
pranoj kënaqësi e gëzim.

Më duhet ta pranoj,
se skam ku te shkoj,
me deshir perulem.
në rregullat e Zotit të qëndroj.

Pranoj t'i nënshtrohem Allahut,
tërë jetën t'a adhuroj,
kështu Allahu ka dëshirë,
kështu dhe une do të veproj.

Realitetin duhet ta pranoj,
realitetin duhet ta besoj,
per realitetin e paparë,
menja ime duhet te mendoj.

Qdo gje ne jetë duhet pranuar,
me qdo gjë duhet pajtuar,
nëse Allahu është qëllimi
për qka ti je krijuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:53 am

Pa më thuaj njeri
Kush të solli në këtë botë
U krijove vetvetiu...?

Po sa peshon toka?
Sa është i lartë qielli?
E sa është i nxehtë dielli?

Një hixhab që mbulon mish e kocka
Peshon më shumë se toka.

Mbuloja s"është modernitet
Thonë të moderuarit e shek XXI
Po çatia a qëndron kabriolet?
Pa më thuani tani?

Më kritikojnë mua se hodha shami
E u ktheva në parahistori
Shumë çudi!
Si nuk e shohin shoqen time lakuriqe
Që u kthye në barbari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:53 am

Një ditë kur zjarri do ta mbulojë tokën
edhe retë do të skuqen nga të nxehtët
Njerëzit do të harrojnë ku e kanë kokën
Do të mësojnë ç"ka qenë mirësia

E... një ditë kur qielli do të zbehet
do të shohim se s"ka strehim
do të shohim që...edhe pa raki njeriu dehet
O i dashuri, miku im

E një ditë kur vullkanet do të derdhen
do t"i falemi Zotit deri në agim
Është koha që të paguajmë
O i dashuri miku im

E një ditë kur qielli do të çahet
e di... do të qajmë pa pushim
Por atë ditë loti do të thahet
O i dashuri miku im

E një ditë kur ajri do të tretet
do të mbetemi edhe pa frymë
Atë çka e dha Zoti do t"na e marrë
O i dashuri miku im

E një ditë do ta ulim kokën
e do të dalim në gjykim
Por qindra shekuj kokëshkretë
O i dashuri miku im

E një ditë kur do ta kuptosh pendimin
do të kthehesh në besim
Por qindra shekuj plot urrejtje
O i dashuri miku im

E një ditë kur t'na i vënë prangat
do ta kuptojmë fjalën durim
Do t'kuptojmë çka qenë liria
O i dashuri miku im

Se Zoti na i dhuroi të gjitha
E nuk e fitoi asnjë falënderim
E një ditë të gjitha do t'i tretë
Por jo pa i paguar, o miku im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:54 am

Njihe veten

Gjeje arsyen
Shkakun
Parashiko pasojën.

Parashiko pasojën
Gjeje shkakun
Arsyen.

Shiko përtej yjeve që rrethojnë tokën
Mblidhe veten, largo frustrimin
Pastro zemrën tënde.

Me besim të vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:54 am

Per Pejgamberin Muhamed a.s



Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.


Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.


Kur arrite te dyzetat
Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi


Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.


Me pas shume u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.


Ne medine u vendose
Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove


Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove


Bere njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.


I tregove mbare botes
Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.


Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndetove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.



Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.



Keshtjella qe ti ndertove
Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:54 am

Eshte Drite e Zotit


Është dritë e Zotit
Rrugën na ndriçon,
Nga terri i kobshëm
Të gjithëve na shpëton.



Më e vleshmja dhuratë
Nga i madhi Perëndi,
Amanet i parë dhe i fundit
Për krijesën njeri.


Që nga hazreti Ademi
Njeri e pejgamber i parë,
Kjo e vërtetë nga All-llahu
Përherë është shpallë.


Sa herë që njeriu
Është tjetërsuar,
Pejgamberi i kohës
E ka udhëzuar.


E ka udhëzuar
Njeriun e shkretë,
N"udhëkryqe të jetës
Sa herë që ka mbetë.


Në formën e përsosur
Kjo Fe e Vërtetë,
Ju shpallë e plotësuar
Të Lavduarit-Muhammed.


Këtë e dëshmon Kur"ani
Fjala e Perëndisë,
Të vërtetën e plotësuar
Që ia shpalli njerëzisë.


Kush është besimtar
Le të jetë krenar,
Aq më tepër vlen
Kur t"jetë atdhetar…!


La ilahe il-lall-llah
Muhammedur-resul-ullah.
Fjala e dëshmisë
Shenjë e dashurisë.


Rreze e jetës
Thelb"i së Vërtetës.
Gur"i besës
Shkëndijë e shpresës.


Dritë e amshuar
Zjarr i pashuar
Gjurmë ndër shtigje
Urë ndër brigje.


Dy emra në fjali
Më e shtrenjta stoli.
La ilahe il-lall-llah
Muhammedur-resul-ull-llah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:55 am

Në Ramazan

Në Ramazan! Ç"udira ndodhin në Ramazan!

Shejtanët bien nën lakun e litarëve të Ramazanit!

Agjërimi shuan çdo zjarrmi të dëshirave trupore!

Prirjet boshe, ngujohen!
Fuqia dhe forca i besohen intelektit, që prin veç me drejtësi!

Armiqtë i pakësohen fushës së betejës dhe forcat i shtuhen radhëve të tua!

Në Ramazan, për mëkatarin nuk ka asnjë justifikim!





Retë e zymta të shpërkujdesjes e lënë në kthjellësinë e saj zemrën e lodhur!

Diejt e përkushtimit dhe besimit skuqin horizontin e këtyre ditetëve .

Fletushkat e mbushura me vepra të mira ngrenë lart agjëruesit!

Në Ramazan ka veç zemra të përunjura dhe të nënshtruara agjëruesish!



Sytë e përlotur gjatë natës, nuk flenë!

Mëkatet e të penduarve nuk kthehen më mbrapsht!

Toka thith ujin e dëshirave boshe!
Qielli i shpirtrave të ngritur nuk e lë shiun të bjerë!

Drita e mallëngjimit për hyjnoren, shëndrit fytyrat e të dashurve të Zotit!





Në Ramazan shtrohen sofrat e mirësive dhe begative Hyjnore!

Gjithëkush është i ftuar… ashkush i përjashtuar!

“O njerëz, përgjigjuni thirrjes së Zotit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edoni
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Edoni

Numri i postimeve : 9966
Data regjis. : 24/12/2009
Age : 36
Location : Ku bon knusi Vo :P

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:56 am

Po na zbardhë mëngjezi
Hëna vërshon dritë
Thëret në minare muezini
Ezanë si çdo ditë


All-llahu është më i madhi
Zbardhë dita në agim
Ejani në namazë
O ejani në shpëtim


Një hënë e zbehtë që dridhet tej
Mbi qiparis të minares gri
Është flamuri i muslimanëve
Me një yllë karshi


Dridhet lartë ky flamur,
Lartë në ajër,mes rrymash plotë
Me gjuhë pëlhure sikur fletë
Pos All-ahut s’ka tjetër Zotë


Me krahë zogjësh me frymë ere
Hëna dridhet në mes të bajrakut
Farfurima vjen dëgjohet
Në veshë t’çunit,e në veshë t’plakut


Tok me rritmin e bajrakut
Dridhet zëri i muezinit
Në ç’do vesh kumbon i ëbmël
Nga lartë zëri i shpëtimit


Në namaz o besimtarë
Në kijam le të rrimë pranë
Se,ai që e thotë shehaditin
Është si ne “musliman”


Në namaz jemi më afër,
Miqë të shpirtit,nga një vatër
O se Zoti kështu na do
Pejgamberin në paçi hatër


A s’kujtoni si në festa
Vijm e vemi me urata
Për Bajram na dhurojn buzët
Qeshje të ëmëla e të gjata


Por Bajram për besimtarin
Është ç’do ditë e perëndis
O se në sexhde bijmë së toku
Para Zotit të gjithësisë.


A s’ jemi ne si qiriri
Që flakësh shkrihet edhe tretet
A s’jemi ne hija i Zotit
Që kjo botë pa të dot s’ mbetet


Pranë dritës së diellit qiriri
Mos vallë shkëlqimin zbulon
O ejani dhe bëhuni bashkë
Se Zoti ne bashkë na donë


Le të shkrihemi në njëri tjetërin
Me plot kënaqësi e adhurim
O s’ka gjë që s’shkëlqejm ditën
Se natën ka nevoj ndriçim.


Tok me rritmin e bajrakut
Tek dridhet zëri i muezinit
Kur të vjenë në veshë i ëmbël
Nga lartë zëri i shpëtimit


Nis me nxit,mer vrapin shpejt
Më eja në krahë!O pranë më rri
Se,ai që dëshmon shehaditin
Është i njejtë sikur ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame EmptySun Feb 14, 2010 3:57 am

Mendo

Thua kam zemër të pastër
Allahu e di,
Por pasqyrë e zemrës tënde
Është puna që bënë ti.

Nuk falem s"kam kohë
Allahu do të me falë,
Por Allahu kur të krijoi
Së pari kohën për këtë ta dha

Mbulesën nuk e mbaj
Thua mëkat i vogël,
Por urdhërit të kujt nuk i bindesh
Vallë a të shkon në mend?

Mëson gjithçka,
Që ke në fakultet,
Por për të lexuar Kur"an
Nuk ke kohë as për një ajet.

Kur shikon gjithë këtë krijim
Si mashtrohesh
Të thuash është bërë
Pa qëllim.

Pendohu dhe në adhurim kaloi ditët
Se vdekja vjen kur nuk e pret
E koha nuk të përsëritet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




‹ Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   ‹ Poezi Islame Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

‹ Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Poezi Islame
» Psikologjia Islame
» Tregime Islame
» Veshmbathja islame
» Shkruaj nje keshille islame...
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum