www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Universi i pakufi? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Universi i pakufi? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Universi i pakufi?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Universi i pakufi? Empty
MesazhTitulli: Universi i pakufi?   Universi i pakufi? EmptySun Mar 07, 2010 3:49 am

Sikur të mundeshim t’i hidhnim një vështrim të kaluarës së Universit, a nuk do duhej atëherë që dikur të vëzhgohej edhe ora e lindjes së Universit? Universi është 13 miliardë vjeç – ai po ndryshon dhe gjatë gjithë kohës është në lëvizje. Dielli është një nga miliarda yjet që përbëjnë Rrugën tonë të Qumështit. Nga ana tjetër, Rruga jonë e Qumështit është vetëm një nga miliarda galaktika. Po si është krijuar e gjitha kjo?

Observatoriumi Hale në Kaliforni, viti 1923. Astronomi Edwin Hubble është njëri nga të paktët që beson se Universi nuk përbëhet vetëm nga Rruga Qumështit, porse është shumë më i madh seç është pandehur deri më tani. Me teleskopin më të fuqishëm të asaj kohe ai mat natë për natë i palodhur yll për ylli. Atë çka ai hamendëson, për atë kohë qe e jashtëzakonshme: a mund të jetë, që gjithçka që është pandehur për mjegullnaja difuze në fakt janë galaktika tjera? – tej mase shumë galaktika – të gjitha pafundësisht larg?

Më 1923 ai sjell prova se ka të drejtë. Kjo provë e bën Edwin Hubble me famë botërore. Por ai nuk kënaqet me kaq. Tani ai dëshiron të dijë se sa i madh është Universi në të vërtetë. Bashkë me asistentin e tij Milton Humason fotografon galaktikë për galaktikë. Rezultatet i ruajnë në pllaka fotografie. Nëpërmjet spektreve me ngjyra ata arrijnë të konstatojnë se a i largohen apo i afrohen yjet tokës. Në linjat e tyre spektrale shkencëtarët konstatojnë një përbashkësi të hutueshme: Të gjitha galaktikat largohen nga toka.

Në një ditë shtatori e vitit 1929 kur Hubble fillon t’i krahasojë edhë njëherë vëzhgimet e bëra. A është e mundur që galaktikat largohen me shpejtësi proporcionalisht nga distanca e tyre? Dy herë më larg, përshpejtimi është dy herë më i madh, tre herë më larg, tre herë më shpejtë. Ai vë lëvizjen dhe distancën në një raport dhe rezultati është i habitshëm: një vijë e drejtë. Edwin Hubble gjen ligjin Hubelian. Zbulon se Universi zgjerohet.

Harald Lesch:
Zbulimi i Edwin Hubblit natyrisht që ka qenë madhështor. Ky zbulim qe edhe fillimi i kozmologjisë moderne. Kjo sepse, me zbulimin e tij të zgjerimit të gjithësisë, ai shtroi pyetjen: si ka qenë Universi më herët? Kësaj mund t’i përgjigjemi menjëherë: më herët ai ishte më i vogël. Më herët se më herët ishte edhe më i vogël. Kështu që mund ta mendojmë atë deri tek fillesa dhe atëherë të shtrojmë pyetjen: kush e hodhi pra Universin në ekzistencë?

Si ka filluar në të vërtetë e gjitha? Kjo është pyetja e madhe e Kozmologjisë. Edhe për filozofin dhe astrofizikanin Harald Lesch i Universitetit Ludwig Maximilians në Mynih kjo pyetje qëndron në qendër të përsiatjeve. Në qoftë se Universi zgjerohet, sa i vogël apo i imët ka qenë ai në fillim? Aq sa një monedhë, sa koka gjilpërës apo më i vogël? Ja teoria e astrofizikanëve: në qoftë se Universin e llogarisim mbrapsht, dikur do të vijë çasti kur e gjithë energjia dhe e gjithë materia do të përqendrohen në një pikë. Atëherë vjen deri tek eksplozioni – shpërthimi zanafillor (Bumi i Madh apo Big Bang) – tek pika ku nisi çdo gj
ë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Universi i pakufi? Empty
MesazhTitulli: Re: Universi i pakufi?   Universi i pakufi? EmptySun Mar 07, 2010 3:50 am

Lindja e Universit
Dhe ç’kishte para Bumit të Madh? Nga se u krijua ky Univers? A mos ishte nga Hiçi? Ligjet e fizikës tonë me sa duket nuk mund ta shpjegojnë këtë, ngaqë pikërisht në atë çast krijohen koha dhe hapësira. Si ndodhi lindja e botës tonë …

New Jersey, Bell Labs, maj i vitit 1965. Dy fizikanët Arno Penzias dhe Robert Wilson duan me detektorin e tyre gjigant të mikrovalëve të regjistrojnë radio-sinjale të largëta nga gjithësia. Por siç duket aparati i tyre shfaq një defekt. Nga detektori dëgjohet një gumëzhimë e pandërprerë. Një zhurmë e pamëshirshme dhe e papërcaktuar që duket sikur vjen nga të gjitha anët e qiellit, ditë e natë. Penzias und Wilsoni provojnë gjithçka për ta gjetur shkakun. Kontrollojnë qarkun elektrik, shtrëngojnë vidhat, fshinë dhe pastrojnë antenën e lugët. Pa sukses. Gumëzhima mbetet e pandryshueshme.
Teksa pas një viti ata do ta kuptojnë se ç’kanë zbuluar: rrezatimin kozmik të sfondit, dritën më të vjetër të Universit, e cila në kohë dhe distancë është shndërruar në mikrovalë. Jehona e Big Bangut – Bumit të Madh.

Harald Lesch:
Sikur mos të ishte zbuluar rrezatimi kozmik i sfondit, askush nuk do të fliste më për Bumin e Madh. Në fakt ky është boshti kurrizor i teorisë modernë mbi Bumin e Madh. Sikur mos ta kishim këtë rrezatim, tani do të kishim një kozmologji krejtësisht tjetër.
Ky Univers gjigant e i nxehtë u zgjerua brenda një sekonde dhe rrëmbimthi u ftoh. Temperatura e tij u ul nga disa bilionë në disa miliardë gradë. Ai përbëhej kryesisht nga protone, neutrone dhe elektrone, të gjitha duket notuar në një det drite. Brenda disa minutave të ardhshme u formuan grimca të imëta. Raporti hidrogjen-helium u përcaktua në minutat e para, gjë që përkon me raportin e kohës së sotme.
Rrezatimi kozmik u krijua 380.000 vjet pas Shpërthimit. Temperatura e Universit kishte rënë deri në disa mijë gradë. Formohen atomet e para dhe kështu shfaqet një Univers transparent. Drita tashmë mund të shpërndahet e papenguar. Ende sot satelitët mund të masin jehonën Bumit të Madh – prova për teorinë e Big Bangut.

Në Garching pranë Institutit për astrofizikë Max-Planck shkencëtarët po përpiqen të simulojnë evoluimin e Kozmosit. Për këtë ata kanë nevojë për 60 miliardë shifra. Këto shifra ata i marrin nga satelitët që masin jehonën e Shpërthimit të Madh, gumëzhimën kozmike. Astrofizikanët kanë teorinë se si do të duhej të dukej Universi i hershëm. Tani ata duan të vërtetojnë saktësinë e Teorisë.Në kompjuter ata japin gjendjen fillestare teorike dhe këtë gjendje e procedojnë sipas ligjeve të sotme fizike. Me këtë duan të krahasojnë gjendjen fundore të simuluar me gjendjen aktuale të Universit.

Simon White:
Jam pothuajse i hutuar, se sa kompleks që është dhe, në fund, përsëri mund të gjejmë rend në kaos. Ma merr mendja, që në fakt, kjo është gjeja më e habitshme në botën e fizikës. Megjithëse kaq e komplikuar dhe kaotike prapëseprapë mund të gjejmë parime rendi. E njëjta vlen edhe për përllogaritjet tona: në fund konstatojmë diçka tepër të thjeshtë.
Me ndihmën e njërit nga supër kompjuterët më të mëdhej të botës shkencëtarët e Garchinger ia dolën që të realizojnë simulimin më të madh bërë ndonjëherë sesi u zhvillua Universi. Simulacioni fillon 400.000 vjet pas Shpërthimit të Madh. Emri i tij: Aquarius. Aquariusi tregon saktë se si janë krijuar strukturat kozmike, se si nga njëshmëria kozmike u formuan yjet e para e më pas, nën ndikimin e rëndesës, u formuan dhe galaktikat e para. Me gjithë se ky animacion është shumë mbresëlënës ai në shumë pjesë nuk përkon më realitetin aktual.

Volker Springel:
Problemi që na shfaqet tani është se modelet tona teorike parashikojnë shumë më tepër galaktika të vogla, por të cilat ama nuk mund t’i vëzhgojmë. Ekziston pra një diskrepancë ndërmjet numrit të dhënë të galaktikave që mund t’i vëzhgojmë dhe galaktikave që i parashikon simulacioni ynë. Dhe ajo çka përpiqemi të kuptojmë është se, a ka të bëjë kjo me supozimet tona mbi këtë model kozmologjik, psh. a mos duhet ta ndërrojmë modelin e Materies së Errët e të ftohtë, apo ka të bëjë me efektet astrofizike që nuk i kemi përllogaritur saktësisht.

Kjo Materie e Errët e ftohtë po ua merr shpirtin astrofizikanëve. Në mbarë gjithësinë shkencëtarët hasin pasojat e kësaj force plot fshehtësi. Kjo forcë është aq e fuqishme saqë përthyen dritën në gjithësi dhe shtrembëron pamjet e një galaktike të tërë. Se nga çfarë përbëhet ajo këtë shkencëtarët nuk e gjejnë dot. Por ajo medoemos duhet të jetë aty, sepse është ajo që mban galaktikat tona. Pa të, galaktikat do të largoheshin nga njëra-tjetra.
Sipas forcës së shtrembërimit astronomët mund të shquajnë se sa shumë Matereie të Errët përmbajnë galaktikat. Ka llahtar shumë. 85 përqind e Universit tonë u përbëka nga Materia e Errët. Edhe një tjetër zbulim po i habit kozmologët. Gjatë matjeve të Universit ata vijnë në përfundim se Universi po zgjerohet gjithnjë e më shpejtë. Ekpansioni i Kozmosit po e rrit shpejtësinë në vend që të tkurret ngadalë.
Është në vitin 1998 që Saul Perlmutter së bashku me shkencëtarët e tjerë zbulon për herë të parë këtë materie misterioze. Me gjithë studimet e bëra shkencëtarët më kot janë rrekur të zbulojnë përbërjen e saj. Prandaj e kanë pagëzuar si Energjia e Errët.

Saul Perlmutter:
Duket sikur Universi vërtetë, dikur para 5 apo 6 miliardë vitesh, në vend të „frenojë“ ai po i „jep gaz“. Për momentin qëndron risia, se Universi po zgjerohet me shpejtësi. Me gjithë se nuk e dimë pse. Mund të jetë, që shkaku për këtë është një energji që mbush të gjithë hapësirën. Në qoftë se kjo është e saktë, atëherë mund të përpiqemi të mësojmë më shumë rreth kësaj energjie duke studiuar historinë e Universit: kur ndaloi të zgjerohet ngadalë dhe kur nisi të zgjerohet shpejtë
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mr.Dream
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Mr.Dream

Numri i postimeve : 575
Data regjis. : 02/07/2010

Universi i pakufi? Empty
MesazhTitulli: Re: Universi i pakufi?   Universi i pakufi? EmptySat Jul 17, 2010 12:24 am

Universi eshte gjiithnje ne zgjerim e siper....

Ajnshtajni per kete gje thoshte: Dy gjera jane te pakufijshme : Injoranca njerzore dhe Universi, por ama nuk ka qene i sigurt ne kete te dyten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Universi i pakufi? Empty
MesazhTitulli: Re: Universi i pakufi?   Universi i pakufi? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Universi i pakufi?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Hubble: foto te reja nga universi
» Miss Universi 2010, fiton Jimena Navarrete
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Gjeografia dhe Astronomia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum