www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fundori i Detroitit, Stuckey, kolapson në parket Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fundori i Detroitit, Stuckey, kolapson në parket Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fundori i Detroitit, Stuckey, kolapson në parket

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Li12i-GG ARMY
Fillestar/e
Fillestar/e
Li12i-GG ARMY

Numri i postimeve : 52
Data regjis. : 11/12/2009
Age : 32
Location : iTaLYY

Fundori i Detroitit, Stuckey, kolapson në parket Empty
MesazhTitulli: Fundori i Detroitit, Stuckey, kolapson në parket   Fundori i Detroitit, Stuckey, kolapson në parket EmptySun Mar 07, 2010 11:07 pm

Publikuar: Sot, më 07 mars 2010


Fundori i Detroitit, Stuckey, kolapson në parket 07nba4

Cleveland, 6 mars (AP) - Aloja e Detroit Pistons, Tayshaun Prince, ishte ulur, qëndronte i shokuar dhe sytë kishte kthyer nga parketi. Madje edhe gjithë banka e skuadrës kundërshtare Cleveland Cavaliers nxitoi te stoli i Detroitit, duke shikuar poshtë. Gati çdo njeri në palestër pati sytë te fundori i Detroitit, Rodney Stuckey.
Stuckey ishte duke ecur në drejtim të qendrës suedeze Jonas Jerebko, për t'i dhënë disa këshilla në ndeshjen e së premtes kundër Clevelandit. Ai papritmas nisi të ndihej i plogësht dhe i merreshin mendtë. Vetëm pak kohë pasi kërkoi pak ujë nga stafi i skuadrës së tij, ai humbi ndjenjat dhe ra në duar të trajnerit kondicional të Detroitit, Arnie Kander.
Stuckey kolapsoi në fushë, ndërsa ai qëndroi gjithë natën në spitalin në Cleveland. Stuckey u largua me barelë nga fusha, ndërsa Detroiti nuk mundi ta përballonte humbjen e tij dhe pësoi nga Clevelandi me shifrat 99:92.
"Lajmi më i mirë është se Stuckey është jashtë rrezikut për jetën. Ai e ka marrë veten dhe është çdo gjë në rregull", ka thënë trajneri i Detroitit, John Kuester.
Ndeshja Cleveland - Detroit vazhdoi, por të gjithë basketbollistët e patën vëmendjen te Stuckey.
"Ai erdhi dhe i tha Arniet se po i merreshin mendtë. Piu pak ujë dhe papritmas humbi ndjenjat. Ishte shumë e frikshme. Çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt", ka treguar aloja e Detroitit, Charlie Villanueva.
Basketbollistët ishin duke u kthyer në bankinë për një "timeout" kur kishin mbetur edhe 2:30 minuta deri në fund të çerekut të tretë.
"Derisa unë grumbullova lojtarët e tjerë, papritmas pashë që ai ishte mbështetur te Arnie dhe më pas ra përtokë", ka treguar Kuester.
Stuckey ka dy vite që gjendet në NBA. Ai pati tetë pikë dhe dhjetë asistime në sfidën kundër Clevelandit, para se të kolapsonte. Kjo nuk është hera e parë që Stuckeyt i merren mendtë. Ai në vitin 2008 mungoi në dy ndeshje për shkak të marramendjes.
"Nuk është e këndshme të flasim për një gjë të tillë. Me rëndësi është se ai do të jetë mirë", ka thënë trajneri Kuester. Pistonsat pas kolapsimit të Stuckeyt patën vështirësi të tregojnë veten. Deri në momentin e incidentit rezultati ishte 67:61 për Detroitin.
"Më nuk e pata mendjen te loja", ka thënë qendra suedeze Jerebko.
LeBron James udhëhoqi fitoren e Clevelandit me 40 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime. Cleveland ishte 21 pikë në disavantazh në pjesën e parë, mirëpo u rikthye dhe shënoi fitore.
"Unë jam thjesht i lumtur që Rodney është mirë. Unë në Detroit njoh shumë basketbollistë. Njihemi mirë me Ben Wallacen, Richard Hamiltonin e Tayshaun Princen", ka thënë James
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Fundori i Detroitit, Stuckey, kolapson në parket

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Basketboll-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum