www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Humbja e kujtimeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Humbja e kujtimeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Humbja e kujtimeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Humbja e kujtimeve Empty
MesazhTitulli: Humbja e kujtimeve   Humbja e kujtimeve EmptyMon Mar 15, 2010 1:32 am

Sa e rëndësishme është për njeriun?
Kur kujtesa fillon të zbehet, po ashtu edhe perceptimi i realitetit, kemi ndjesinë sikur jemi të sëmurë. Këtë fenomen e quajmë “demencë” dhe kush vuan nga kjo sëmundje, rrezikon t’i humbasë të gjitha kujtimet me kalimin e viteve

Kujtimet janë copëza filmash që nguliten përgjithmonë në kujtesën tonë. Për të mos i shkatërruar, apo humbur pjesë të veçanta, duhen rifreskuar. Kur kujtesa fillon të zbehet, po ashtu edhe perceptimi i realitetit, kemi ndjesinë sikur jemi të sëmurë.
Këtë fenomen e quajmë “demencë” dhe kush vuan nga kjo sëmundje, rrezikon t’i humbasë të gjitha kujtimet me kalimin e viteve. Le të themi se këto janë shenjat e para të demencës, që shpesh lihen pas dore, ndërkohë që kanë një impakt rrënues te familjarët dhe e bëjnë pacientin më pak të bindur. Në këtë mënyrë arrijmë të kuptojmë se cili prej pacientëve të prekur nga demenca shfaq simptoma sjelljeje, si depresioni, nerva dhe indiferencë.

Ndonjëherë ka edhe nga ata pacientë të cilët shfaqin shenja të çuditshme, që nuk përshtaten me personalitetin e tyre, kanë mungesë takti dhe ndjeshmërie. Në këtë rast jemi përballë një sëmundjeje që prek pjesën e përparme të trurit.
40 për qind e pacientëve me Alzhajmer vuajnë nga depresioni, ndërsa 60 për qind kanë periudha irritimi, me sjellje agresive, që mund të manifestohen me fyerje, bërtitje dhe gjeste të dhunshme. 20 për qind e pacientëve që vuajnë nga halucinacionet, besojnë se janë në rrezik, ose se ndodhen përkrah një të huaji.

Në skizofreni janë më të shpeshta halucinacionet dëgjimore, pra “të dëgjuarit e zërave”, ndërsa në demencë, ato pamore. Edhe sjelljet delirante janë të ndryshme, mungon deliri i madhështisë dhe manitë tipike fetare të skizofrenisë, ndërkohë që nga familjarët këta pacientë ndiejnë sikur po tradhtohen.
Këto janë probleme që shkaktojnë një stres të jashtëzakonshëm psikologjik dhe emocional te personat që u shërbejnë të moshuarve. Kjo është edhe arsyeja që shpesh familjarët i çojnë në azil pleqtë. Gjithsesi është një zgjedhje që varet shumë nga kultura e personit që mban në shtëpi një të moshuar. Nuk është e thënë se kjo është domosdoshmërish zgjidhja më e mirë, dhe dihet që pacientët jetojnë më mirë në një ambient familjar.

Shumë persona mendojnë se demenca është pjesë e procesit të plakjes dhe kjo i shtyn njerëzit të mos shqetësohen kur shfaqen shenjat e para. Edhe pse kjo sëmundje ka tendencë të përkeqësohet, në fazat e para pacienti është i aftë të lidhet me botën.
Testet e shpeshta janë të vlefshme për të dalluar sinjale alarmuese, që shpesh nënvlerësohen. Falë këtyre testeve mund të dallohet një humbje e lehtë e kujtesës, normale deri në një farë moshe dhe paaftësia për të arkivuar informacione të reja.

Shpesh familjarëve u ndodh të pyesin: Si është e mundur që vuan nga demenca dhe kujton ngjarje që kanë ndodhur gjysmëshekulli më parë? Është e mundur, sepse kjo gjë bën pjesë te karakteristikat e kësaj sëmundjeje. Natyrisht që për të arritur te diagnoza e saktë përdoren edhe pajisje, si për shembull testet njohëse specifike. Dalëngadalë, falë teknikave të reja, studiuesit po i afrohen diagnozës së saktë. Ka nga ata që janë shumë të interesuar rreth kësaj çështjeje dhe pyesin se deri në ç’pikë një pacient informohet për sëmundjen e tij? Duhet thënë se mjekët shpesh herë janë shumë të drejtpërdrejtë.
Është e rëndësishme të jenë të qartë: të sëmurët e dinë se çfarë nuk shkon dhe është e kotë të heshtësh. Mjekët duhet ta kuptojnë menjëherë sëmundjen, me qëllim që të kujdesen për jetën e pacientit që vuan. Sot, ilaçet ndërhyjnë vetëm te simptomat, por në vazhdim do të zbulohen substanca që mbrojnë strukturat cerebrale.

Natyrisht, nëse një pacient e kupton atë që po i ndodh, atëherë kjo mund të ndikojë mbi humorin, por depresioni në kuptimin klinik është diçka krejt tjetër, me një ngjyrim neurologjik shumë të rëndësishëm. Në fazën e parë të sëmundjes është e natyrshme që një pacient të shqetësohet, por edhe në format më të lehta mungon informacioni i saktë. Të sëmurin mund ta ndihmojë edhe ambienti ku lëviz. Kjo pjesë është gjithashtu shumë e rëndësishme, pasi pacienti nuk duhet të ndihet si i burgosur aty ku qëndron.

Faktorët që ulin rrezikun janë një dietë e shëndetshme dhe e pasur me antioksidantë, ushtrime të rregullta fizike dhe një nivel i mirë kulturor. Zakonisht të moshuarit duhet të kenë kujdes dhe të kontrollojnë herë pas here hiperkolesteroleminë dhe hipertensionin, gjithashtu të shmangin traumat në kokë.
Sot po bëhen eksperimente mbi disa ushqime, për të parë se cilat konkretisht kanë funksion mbrojtës. Gjithsesi, vlen për t’u theksuar se studimet epidemiologjike tregojnë një përhapje uniforme të sëmundjes në të gjithë botën, pavarësisht nga mënyra e jetesës, apo dieta që mbajnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Humbja e kujtimeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Humbja e vlerës së kohës
» Arsenali shpëton nga humbja
» Humbja e degjimit, shkaqet dhe mjekimi
» 50 Cent: Humbja e peshës e inspiruar nga De Niro dhe Hanks
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum