www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


el-Ihsan (Bamirësia) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


el-Ihsan (Bamirësia) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 el-Ihsan (Bamirësia)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

el-Ihsan (Bamirësia) Empty
MesazhTitulli: el-Ihsan (Bamirësia)   el-Ihsan (Bamirësia) EmptyMon Nov 09, 2009 6:04 am

el-Ihsan (Bamirësia)

El-Ihsan është e kundërta e të sjellurit keq dhe me këte nënkuptohet që një person përpiqet për të bërë çfarë është e mirë dhe të largohet nga gjërat e dëmshme.

Kështu ai përpiqet të bëjë dobi robërve të Allahut me pasurinë, pozitën, diturinë dhe veten e tij.

Kështu çështja e të kryerit mirësi nëpërmjet pasurisë së tij është kur ai shpenzon dhe jep për bamirësi si dhe paguan zekatin, e mënyra më e mirë e të kryerit mirë me pasuri është zekati që është një nga shtyllat e islamit dhe një nga themelet më të medha. Islami i një personi nuk plotësohet pa te.

Ajo është bamiresia më e dashur te Allahu i Madheruar dhe është e obligueshme mbi një person të shpenzojë për gruan e tij, nënën, babën, fëmijët, vëllezërit, fëmijët e vëllezërve, motrave, axhallarëve, dajallarëve, hallave dhe kështu me rradhë.

Pastaj me bamirësinë që i jepet të varfurit dhe pjesës tjetër që e meriton bamirësine, të tillë si studentët e dijes, për shembull.

Përsa i përket çështjes së të kryerit mirë me anë të pozitës së tij kjo është që njerëzit janë të niveleve të ndryshme. Disa prej tyre janë me autoritet dhe kështu ata përpiqen ti bëjnë dobi njerëzve me anë të pozitës dhe bën kështu ose të largoje disa dëme nga ai ose të bëjmë mirë atij, e përsa i përket të kryerit mirë me anë të dijes së tij atëhere ai përpiqet t’ia transmetojë dijen e tij robërve të Allahut haptazi dhe në privat, në grumbullime ose mbledhje.

Edhe nëse njerëzit ulen shoqërisht me te për të pirë një kafe, edhe atëherë është detyrë e tij të sillet me ta në mënyrë të mirë dhe të sjellshme që ti mësojë njerëzit.

Edhe nëse jeni në mbledhje është prej të kryerit mirë të mësosh njerëzit. Megjithatë urtësia duhet të përdoret këtu. Kështu ju nuk duhet ti lodhni njerëzit duke e bërë si të zakonshme që çdo herë që uleni në ndonjë mbledhje ju i kritikoni dhe i flisni njerëzve sepse Pejgamberi i ka dhënë atyre kritika tani dhe pastaj [jo-vazhdimisht] dhe jo shumë shpesh.

Kjo ngase shpirti lodhet dhe mërzitet. Kur ata mërziten bëhen të dobët dhe të padurueshem dhe madje edhe mund të mos e pëlqejnë ate çfarë është me të vërtet e mirë vetëm për shkak të shpeshtueshmërisë me të cilën personi flet ose i kritikon ata.

Sa i përket kërkimit për ti ndihmuar njerëzit me personin e tij Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë “…që ju ndihmoni një njeri të hype ose të nis kafshen ose nese e ndihmoni ate të vendosë shalen për te është bamirësi. ”[Transmetuar nga Buhari dhe Muslim]

Kështu ju ndihmoni këtë njeri të vendosë shalën ose shoqërojeni ate në rrugen e saktë e kështu me radhë ku të gjitha këto përfshihen në ihsan.

Kështu është përpjekja për ti bërë mirë robërve të Allahut.

Kurse ihsan në adhurimin e Allahut është që ta adhuroni Allahun sikur jeni duke e parë Ate siç ka thënë Pejgamberi. Kështu adhuroje Ate në këtë mënyrë, pra sikur një person e adhuron Zotin e tij sikur ai është duke e parë aktualisht Ate. Ky adhurim duhet të shoqërohet me të ndierit kënaqësi dhe të kërkuarit falje.

Si rezultat i kësaj ai e adhuron Ate siç nëse ai është duke e parë Ate dhe ai i drejton zemrën e tij tek Ai dhe kthehet tek Ai dhe kërkon që ta afroje afër Tij, Ai është I vetmi i pastër nga të gjitha të metat dhe Ai është i Lartmadhëruari: ”Edhe nëse ju nuk e shihni Ate, Ai sigurisht ju shikon ju. ”

Kjo pjesë tregon që adhurimi bëhet duke shpresuar dhe frikësuar dhe është niveli i dytë i Ihsanit.

Kështu nëse ju nuk e adhuroni Allahun e Madhërueshëm sikur jeni duke e parë Ate dhe duke kërkuar prej Tij dhe shpirti është duke iu inkurajuar juve drejt Tij, atëherë adhuroje Ate duke pasur në mendje që Ai është duke ju pare ju.

Kështu ju do të adhuroni Ate si njeri i cili i frikësohet Atij dhe kërkon të meritojë (shpreson) shpërblimet dhe të sigurohet nga ndëshkimi i Tij.

Ky nivel është nga ata qe kane dije per keto te coiilat me te ulta ne grade se niveli i pare.

Adhurimi i Allahut të Përkryerit dhe të Lartemadheëruarit është siç e ka përshkruar Ibën Kajjim :

“Adhurimii ndaj te Plotfuqishmit është me dashurinë më të madhe për Ate, përkrah adhurimit me nënshtrim dhe përulje e që janë dy shtyllat e adhurimit”

Kështu adhurimi është i ndërtuar mbi këto dy elemente: dashuri të madhe dhe nënshtrim dhe përulje absolute. Dashuria shkakton të dëshiruarit dhe kërkim dhe përulja shkakton frikë dhe tmerron. Ky është ihsani në adhurimin e Allahut të madhëruar.

Nëse një person e adhuron Allahun në këtë mënyrë atëherë ai bëhet një i pastër dhe i sinqertë në adhurmin e tij ndaj Allahut të madhëruar.

Ai atëherë nuk do të deshirojë që ai të shihet nga njerëzit duke kryer adhurimin e tij ndaj Allahut ose të dëgjohet për këte e as ai nuk do të dëshirojë lavdërimet e tyre.

Do të jetë e njëjtë për te e vënë re njerëzit apo jo. Ai do ta adhuroje Ate me ihsan në çdo kusht.

Me të vërtetë pjesë e kompletimit të pastërtisë dhe sinqeritetit në adhurim [el-ihlas]është që një person nuk duhet të kerkojë të shikohet nga njerëzit kur ai adhuron dhe që adhurimi i tij duhet të jetë një sekret mes tij dhe Zotit të tij.

E nëse ka ndonjë përfitim për muslimanet dhe islamin për shfaqjen e kësaj haptazi, për shembull nëse ai është një person i cili pasohet nga të tjerë dhe mirret si shembull, kështu ai deshiron të manifestojë adhurimin e tij njerëzve që ata ta marrin si shembull për tu ndjekur ose që ai manifeston adhurimin e tij kështu që shokët e tij, miqtë dhe shoqëruesit duhet ta ndjekin shembullin e tij, atëherë kjo është e mirë.

Kjo dobi të cilën ai e ka llogaritur mund të jetë më e shkelqyeshme dhe më e madhe se dobia e mbajtjes fshehtë.

Si përfundim Allahu, I Madhëruar dhe Madhështor, i ka lavdëruar ata që shpenzojnë prej pasurisë së tyre në bamiresi fshehurazi dhe haptazi.

Kështu kushdo që e praktikon ate fshehurazi është më e mirë dhe më e dobishme për zemren por nëse gjindet një shkak që ai të bëhet më i thjeshtë ose të bëhet shembull ateherë dhe ta japin haptazi. Besimtari shikon se çfarë është më e përshtashme.

Kështu çfarëdo që është e përshtashme dhe më e dobishme në adhurim atëherë do të jetë më e kompletuara dhe më e shkëlqyeshmja.


Muhammed Ibën Salih el-Uthejmin

Përktheu: Ammar Ardit Kraja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

el-Ihsan (Bamirësia)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum