www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme Empty
MesazhTitulli: Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme   Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme EmptySat Apr 17, 2010 6:03 pm

Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme Siteshtojmepeshe

Edi që ka shumë edhe prej atyre që nuk bëjnë më pyetje “si te humbim peshe” por si të shtojme peshe. Nuk po flas për ndonjë mënyrë të keqe se si të shtosh peshë duke shtuar edhe dhjam por për një mënyrë të shëndetshme. Kjo do të thotë se në vend se të mbushesh me ëmbëlsira të ndryshme ju do t’i shërbeni vetës ushqime që ju ndihmojnë të shtoni muskuj dhe mas trupore. Si bëhet? Përmes këtyre këshillave:

Ha tre vakte në ditë. Po, kjo do të thotë se duhet të zgjohesh në mëngjes çdo herë për të ngrënë mëngjesin, që nuk guxon të anashkalosh drekën dhe se darka duhet të përgatitet gjithashtu.
Ha tre meze të lehta çdo ditë. Në mënyrë që të shtoni peshë ju duhet që ta furnizoni trupin me ushqim rregullisht. Dhe mënyra më e lehtë është që të përgatitni një orar të ushqyerit që ka 3 vakte kryesore dhe 3 vakte meze e lehtë. Cakto vetës detyrë që të hash çdo 2 orë e gjysmë apo çdo 3 orë.
Mos pi pije pa kalori. Këtu përfshihet kokakola, kafeja dhe çaji. Po kërkon kalori apo jo? Gjej dhe ble qumësht pa yndyrë ose me 1 përqind yndyrë. Ju do të dëshironit kalori të shëndetshme e jo yndyrë për këtë zgjedh qumësht 1% dhe shmang atë me sasi të lartë yndyre. Pi lëng frutash 100 dhe ujë.
Zgjedh ushqime me shumë kalori. Kjo do të thotë patate, misër dhe fasule në vend të selinos dhe karotave. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të hash selino dhe karrot por më rrallë. Dhe në vend se të pish lëng molle apo lëng portokalli gjej lëng bananeje dhe lëng boronice. Merre shprehi të lexosh etiketat e ushqimeve dhe kështu zgjedh ushqime që janë me sasi më të lartë të kalorive.
Zgjero vaktet e ushqimeve. Me këtë dua të them se secili vakt duhet të përfshijnë ndonjë ushqim si patate, oriz, pasta, bukë dhe drithëra, fruta dhe perime. Si dhe ushqime me proteina si pula, mishi kuq, peshk, gjalp kikiriku, bishtajore, vezë dhe djathë. Për të shtuar sasi të mjaftueshme të yndyrës por jo për të tepruar shto edhe nja dy apo tri lugë margarinë.
Ushtro. Ushtrimet e rregullta dhe aktiviteti ndihmon trupin tuaj që të shtoj muskuj dhe jo dhjam të padëshiruar. Një aktivitet fizik prej 30 minutave në ditë mjafton që të vej sistemin tuaj në lëvizje dhe gjithashtu nuk është i tepërt që të djeg shumë kalori. Nëse je më aktiv se kaq atëherë ju duhet të shtoni sasinë e kalorive. Dhe në fund…
Bëj gjumë të mjaftueshëm. Kjo është njëra nga mënyrat ndoshta me të lehta por që më së shumti anashkalohet. Fli së paku 8 orë në ditë. Trupit i duhen që të funksionoj në mënyrën e duhur.
Sa do të shtosh me anë të këtyre këshillave “si të shtoj peshë” varet nga njëri në tjetrin sepse secili reagon në mënyra të ndryshme dhe kështu varet se sa peshë do të shtoni. Por nëse hani mirë, ushtroni paksa mund të arrish të shtosh nga 5 deri 8 kilogram përbrenda 6 deri 8 javëve. E di që duket kohë e gjatë por më mirë ngadalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bona
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 2
Data regjis. : 28/04/2010

Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme Empty
MesazhTitulli: Re: Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme   Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme EmptyWed Apr 28, 2010 6:46 am

nuk ka diet kolektive,secila diet eshte individuale.per te mbajtur nje pesh ideale energjia e marr duhet te jet e barabart me e nergjin e shpenzuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bona
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 2
Data regjis. : 28/04/2010

Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme Empty
MesazhTitulli: Re: Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme   Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme EmptyWed Apr 28, 2010 6:55 am

 Të ushqyerit merret si faktor më me rëndësi në shfaqjen përherë e më shumë të sëmundjeve jo ngjitëse kronike si: kanceri, sistemi kardiovaskular dhe diabeti.
 Një çelës i rëndësishëm për shëndetin është dominimi i shumëllojshëm i ushqimeve bimore,
 Studime të shumta kanë treguar, se ka ushqime dhe mënyra të sjelljes, të cilat e shtojnë apo zvogëlojnë rrezikun e sëmurjes nga kanceri,
 Perimet, pemët dhe materiet përbërëse (fije ushqyese/materie balancë) kanë ndikim mbrojtës,
 Mbipesha, alkooli dhe mishi e rrisin rrezikun e sëmurjes nga kanceri.
 Për një shëndet stabil është e rëndësishme, që pesha gjatë tërë kohës së zhvillimit të mbahet konstant,
 Personat me mbipeshë do të duhej që mbas një faze të stabilizimit të peshës dhe ndërrimit të ushqimit, në mënyrë kontinuale ta humbin peshën,
 Mbipesha mund të nxisë, krahas formimit të llojeve të ndryshme të kancerit, edhe lindjen e sëmundjeve duke filluar nga: diabeti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular deri tek infarkti i zëmrës dhe sulmi/goditja në tru.
Bilanci i energjisë =
Energjia e marrë – Energjia e shpenzuar
 Marrja e energjisë caktohet nëpërmjet të prurjes së ushqimit dhe lëngjeve.
 Yndyrat, karbohidratet, proteinat dhe alkooli mund të shndërrohen në energji.
Bilanci pozitiv i energjisë
 Tregohet atëherë kur njeriu merr peshë. Kjo qëndron në marrje më të madhe të energjisë dhe shpenzim më të vogël të saj.
Bilanci negativ i energjisë
 Tregohet atëherë kur njeriu humb peshë. Në këtë rast marrja e energjisë është shumë e vogël ose harxhimi i energjisë është shumë imadh.
IMT më ulët se 18,5 (Nënpesha)
 Të vihet në peshë deri sa vlera minimale të arrin në 18.5,
IMT 18,5 deri 25 (Pesha Normale)
 Do të duhej kështu të mbahej gjatë tërë jetës madhore,
IMT 25 deri 30 (Mbipesha)
 Pesha është e lartë dhe së pari duhet të stabilizohet.
 Pesha të ulet gradualisht, deri sa IMT të arrihet në 25
IMT mbi 30 (Adipositas ose Mbipesha anormale)
 Pesha është shumë e lartë dhe do të duhet që së pari të stabilizohej,
 Pesha të reduktohet gradualisht, deri sa IMT të arrihet në 25,
 Ky reduktim i peshës bëhet me ndihmën e një personi profesionalist.
 Ky vlerësim i IMT vlen për personat mbi moshën 18 vjeçare,


 Perimet dhe pemët janë përbërës kryesor të një ushqimi të shëndoshë,
 Ato përmbajnë materie përbërëse të rëndësishme për jetë dhe ulin rrezikun e sëmurjes nga kanceri,
 Ideale janë 5 racione në ditë, të papërpunuara ose të ziera, të ofruara në bazë të kënaqësisë,
 Një racion i përgjigjet 120 g ose përafërsisht një dorë e mbyllur (grusht),
 Tri racione perime dhe dy racione pemë në ditë janë optimale.
Fijet (materiet) ushqyese japin vrull
 Në ciklin lukth-zorrë,
 Ato lidhin ujin, fryhen (mbufaten) dhe me atë shkaktojnë hershëm ndjenjën e ngopjes,
 Rregullojnë veprimtarinë e zorrëve dhe kujdesen për baktere të shëndosha të zorrëve (Flora e zorrëve),
 Ndikojnë në shmangien e ngritjes së lakores së sheqerit në gjak dhe Kolesterinë,
 Ndikojnë që ushqimi i qulltë të transportohet shpejtë nëpër zorrë,
 Fijet ushqyese gjinden para së gjithash në prodhimet e grurit.
Mishin shijojeni me vetëdije
 Mishi përmban materie të rëndësishme për jetë si proteina dhe vitamina,
 Por mishi përmban edhe yndyrë shtazore të pashëndetshme dhe gjatë përgatitjes së mishit mund të mbesin substanca kancerogjene,
 Prodhimet e mishit përmbajnë jo vetëm pjesë të madhe të yndyrave por edhe kripëra.
 Mos hani, më shumë se 4 ditë në javë mish dhe plotësoni shujtat me më shumë sallat dhe perime,
 Zëvendësojeni mishin e kuq me mish të freskët peshku ose të shpezëve,
 Largoni nga çdo pjesë e mishit të kuq, yndyrën (dhjamin) që shihet duke e prerë atë para se ta hani,
 Mishi i kripëset dhe i njelmët si: suxhuku, proshuta, sallami ose dhjami i derrit nuk duhet të hyjnë më shumë se një herë në javë në planin e ushqimeve,
 Pjesët e brendshme si: mëlçia e zezë, veshkët ose plëncin pa hezitim mund ta shijoni një herë në muaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme Empty
MesazhTitulli: Re: Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme   Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si Te Shtojme Peshe Ne Menyre Te Shendetshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 4 Menyra Si Te Shtojme Fuqine e Trurit
» Si Te Kemi Melci Te Shendetshme
» Çokollata e zezë e shijshme dhe e shëndetshme
» Një menyrë për të gjetë pasworda të MSN.
» Kush fle pak shton ne peshe
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum