www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


O shpirt i bindur mos u shqeteso shume ! ! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


O shpirt i bindur mos u shqeteso shume ! ! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 O shpirt i bindur mos u shqeteso shume ! !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
bRuNneta
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
bRuNneta

Numri i postimeve : 14528
Data regjis. : 01/10/2009
Age : 38
Location : Kalimtare ne rrug te gjata....

O shpirt i bindur mos u shqeteso shume ! ! Empty
MesazhTitulli: O shpirt i bindur mos u shqeteso shume ! !   O shpirt i bindur mos u shqeteso shume ! ! EmptyThu Apr 22, 2010 7:41 am

O shpirt i bindur mos u shqeteso shume ! !



Mos u shqetëso shumë pse të tjerët nuk janë si ti!




Ti je i mëshirshëm, sepse Zot e ke të Mëshirshmin, por ji i bindur plotësisht se, Allahu i Madhëruar vepron si të dojë, Ai është i Urti, Planifikuesi për gjithçka.

“O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!” – Kur’an, 89:27,28

O shpirt i bindur e i siguruar! Ti ke Zot, që të siguron! Gjithçka që të prek, është mëshirë. Allahu të mbikëqyrë, e përkujdeset për ty! Lum për ty! Prapë lum për ty!

O shpirt i bindur! O zemër me përkujtim të Allahut e qetësuar! Pse prej gjumit i errësuar e i vrenjtur zgjohesh! Çka të mundon. Çka të rëndon. Çka të paaftëson. Po sikur të mos kesh asgjë për të ngrënë, ke Zot që të ushqen. Çka të bën të ndjehesh i dobët. Kur ti ke zemër që ka gjetur qetësinë e vet. Ekziston dhe burimin e jetës e ka gjetur! Mos mendon se kanë jetë ata që zemrat ndaj Zotit të tyre i kanë të vdekura! Jo, mos u vrenjtëso, mos e errëso fytyrën, buzëqesh, ji i hareshëm, krenohu. Hape fytyrën, ecë i sigurt, e me shpirt i lartë nëpër tokë, je krijesë me dhunti, pasi ke udhëzimin e Krijuesit tënd.

Ti i pafajshëm je edhe pse të paudhët të fajësojnë, ty padrejtësi të bëjnë. Të janë ndërlikuar dhe t’u janë shtuar shqetësimet, por mjafton që je i vetëdijshëm dhe i bindur se kjo jetë nuk është vendbanim i përhershëm! Po edhe sikur të mos kesh as shtëpi, ke strehë qiellin e Allahut Furnizues e Mbrojtës! Mos u ndje i harruar, kur njerëzit të harrojnë, mos u ndje i fyer, kur njerëzit ndaj teje tregohen të
pasjellshëm. A s’të mjafton ty Zoti që të krijoi, Gjykues, e Tubues për të gjithë!

Mos e vrit veten me kujtime, që vetëm plagë të shkaktojnë. Mos u zhyt në ujërat e problemeve, janë thjesht të imagjinuar. Nuk ekzistojnë. Nuk janë veçse të ngulitura në kujtesën tënde, të shkaktuara nga pavetëdija apo të tjerët të kanë shtyrë të mendosh se çdo gjë që ka të bëjë me ty, është e ndërlikuar, e pazgjidhshme. Jo, ti ndjehu i lirë në Tokën e Allahut, merr frymë i pavarur nga të tjerët, e mos lejo të tjerët të të detyrojnë si të ndjehesh!

E kush është më i mbrojtur se ti! E kush është më i pastër se ti; pesë herë brenda ditës e natës pastrohesh; e kush mund të jetë më i ngritur moralisht se ti, kur ti pesë herë brenda ditës e natës, i qetë Krijuesit të qiejve e të tokës ia shtron çështjet tua; e kush mund të jetë më i mbushur me shpresë e mbështetje se ti, kur ti ke një pjesë të natës të caktuar posaçërisht për ty, kur Zoti i çdo gjëje, për ty pyet nëse ke ndonjë kërkesë, nevojë e lutje, e që të ta plotësojë, e t’i përgjigjet! A nuk e sheh sa i veçantë je, sa i mëshiruar je, sa i Butë ndaj teje i Gjithëpushtetshmi është!
Jo, ti s’ke pse të ndjehesh i poshtëruar, as i dobët, kur të paudhët të vështrojnë me përçmim, me sy injorues! Ty të mjafton Dëshmitari, Llogarimarrësi, Ai që gjithçka është nën pushtetin e Tij; sado qofshin përpjekjet e njerëzve që ty të të njollosin me papastërtinë e panjerëzinë e tyre, ti përqendrohu në mësimet e Zotit tënd dhe të Dërguarit të Tij. Ti ke arsye të mos ndihesh i fyer, pasi ti je i nderuari, i zgjedhuri, i udhëzuari; e di pse jeton dhe je i vetëdijshëm se jeta e kësaj bote s’është veçse për t’u sprovuar.

Nëse të mundon familja e shoqëria e paudhëzuar, përkujto të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ve selem në vitet e para të shpalljes; nëse të mundon varfëria, Furnizuesi, Allahu, mund të të bëjë prej njerëzve më të pasur, por ndjehu i sigurt se, Allahu është i Mëshirshëm e i Butë, e nuk ndëshkon robërit e Tij, porse ty të pret një jetë përplot lumturi, e lumturi e përhershme; nëse të mundon ndonjë sëmundje e rëndë, falëndero
Zotin tënd, Ai është Shërues, por ty dëshiron të të pastrojë e ta lartësojë shkallën tënde në Xhennet; e nëse je sprovuar me dituri, me pasuri e me pushtet, mos kurse asgjë në rrugën e Zotit tënd, sepse ti je zgjedhur të dëshmosh mirësinë e bujarinë, prej Mirësisë e Bujarisë së Zotit tënd!

Nuk ke pse të bësh atë që bëjnë të paudhët. Kur ata flasin, ti mallëngjehu për Fjalët e Zotit tënd; e kur ata dëgjojnë inspirimet e të keqit, ti dëgjo Kur’an; kur ata ngarendin, ti ngadalëso të ecurit; kur ata garojnë ndaj bukurive mashtruese të kësaj jete, ti falëndero Zotin tënd që të përudhi; kur ata dalldisen e pasojnë epshin, ti Zotit tënd përulju e vetëm Atë adhuroje! Ti mund të jesh prej atyre që do ta trashëgojnë përjetshëm Xhennetin Firdevs, që hije ka Arshin e të Gjithëmëshirshmit, Allahut të Lartmadhëruar!
Mos u shqetëso shumë pse të tjerët nuk janë si ti! Ti je i mëshirshëm, sepse Zot e ke të Mëshirshmin, por ji i bindur plotësisht se, Allahu i Madhëruar vepron si të dojë, Ai është i Urti, Planifikuesi për gjithçka. Ti qetëso shpirtin e zemrën tënde duke e përkujtuar Allahun e Madhëruar, e qetëso zemrën duke lexuar Kur’an, e jeto me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ve selem, në kujtimet tua; jeto me njerëzit që dëshmuan devotshmërinë!

O shpirt i siguruar e i bindur plotësisht! Ti ke Zot, që të siguron! Gjithçka që të prek, është mëshirë. Allahu të mbikëqyrë, e përkujdeset për ty! Lum për ty! Prapë lum për ty! Kë Zot ke! Allahun dhu-l-xhelal ve-l-ikram!

Ve-l-hamdu lilahi rabbi-l-alemin, ve kefa biha niëmeten!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

O shpirt i bindur mos u shqeteso shume ! !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Gaga ndiqet nga një shpirt
» Defoe i bindur në sukses
» Pandev i bindur se Interi do ta eliminojë CSKA-në
» Abramovich i bindur se mund ta sjellë Kakan te Chelsea
» A ka më shumë se një univers?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum