www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Peshengritje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Peshengritje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Peshengritje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Peshengritje Empty
MesazhTitulli: Peshengritje   Peshengritje EmptyWed Nov 11, 2009 9:18 pm

Peshengritje



Mesdhe, Shqipëria është e dyta
25 Nentor Në Antalia të Turqisë në datat 22?24 nëntor u zhvillua në peshëngritje, kupa e konfederatës Mesdhetare “Kupa Mesdhetare”, ku merrnin 50 sportistë nga vende të ndryshme të Ballkanit. Në këtë aktivitet, Shqipëria u përfaqësua me katër peshëngritës të rinj, Danjel Godelli, Ervis Tabaku, Briken Calja dhe Sheriana Ruçi. Edhe pse Shqipëria nuk është përfaqësuar me formacionin e më të mirëve të peshëngritjes, në përfundim të kampionatit, ajo ka merituar vendin e dytë, krahas 8 vendeve të tjera që merrnin pjesë në këtë aktivitet. Rezultati më i mirë është arritur nga Ervis Tabaku, i cili ka thyer rekordin mesdhetar në shkëputje, duke u renditur ndër sportistët më të mirë të kësaj kupe. Në peshën 88kg, ai ka mundur të ngrejë 163 kg në shkëputje dhe 189 në shtytje, duke merituar medaljen e argjendë. Ndërsa, në peshën 68 kg, Danjel Godelli është renditur ndër pesë sportistët më të mirë, pasi ka ngritur 132 kg në shëkputje dhe 155 në shtytje. Një rezultat shumë të mirë ka shënuar edhe peshëngritsja, Sheriana Ruçi, e cila në peshën 60 kg ka mundur të ngrejë 80 kg në shkëputje dhe 100 kg në shtytje, duke merituar medaljen e bronzit në fund të aktivitetit. Një paraqitje të mirë ka bërë edhe Briken Calja i cili në peshën 69 kg, ka ngritur lart 125 kg në shkëputje dhe 153 kg në shtytje, duke u përfshirë në listën e sportistëve të perspektivës. Krahas, këtij aktiviteti është zhvilluar edhe një seminar, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Federatave të vendeve të ndryshme. Në fund, presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Esat Ademi, i cili njëkohësisht është edhe presidenti i Konfederatës Mesdhetare të Peshëngritjes, ka vlerësuar suksesin e peshëngritësve shqiptar. Ai ka marrë pjesë edhe në seminarin që është zhvilluar me përfaqësuesit e vendeve të ndryshme të botës, për zgjedhjen e kandidatit që të aderojë për postin e Presidentit të Federatës Botërore të Peshëngritjes. Një vlerësim maksimal peshëngritësve shqiptarë është bërë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Peshëngritjes, Ilir Kraja, i cili ka shprehur notat më pozitive për 4 peshëngritësit dhe e ka cilësuar këtë aktivitet një sukses. “Të katër peshëngritësit e bënë detyrën e tyre më së mirë. Vendi ynë u rendit i dyti në klasifikimin e Përgjithshëm. Për mua, u arrit qëllimi që kishim vendosur në fillim. Të katër sportistët u evidentuan dhe u promovuan në arenën ndërkombëtare. Jam i sigurt se në të ardhmen ata do të japin edhe më shumë për vendin tonë”, e ka mbyllur prononcimin Kraja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Peshengritje Empty
MesazhTitulli: Re: Peshengritje   Peshengritje EmptyWed Nov 11, 2009 9:20 pm

Peshengritje

“Rikthehem dhe më i fortë,do të shpallem kampion Botë”
25 Tetor Pas dëmtimit: Të gjithë më harruan. Vetmë e fejuara në qëndroi pranë

E pabesueshme, Ilir Suli kërkon të ngrejë sërish shtangën



Një ndër peshëngritësit më të talentuar shqiptar, Ilir Suli, do ti rikthehet edhe njëherë shtangës. Pas operimit në dy kyçet e dorës, Suli do t’i kthehet edhe njëherë për të realizuar ëndrrën e tij, kampion bote. •Është e vështirë, por unë jam i vendosur do të shpallem kampion bote”, tha Suli. Më tej, Suli tregon edhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve që kalon një sportist në rast se pëson një dëmtim. “Këtu tek ne të jesh sportist i dëmtuar është një mallkim, pasi nuk ke një status si në të gjithë botën”, cilëson Suli.

...............

? I keni munguar shtangës për një periudhë të gjatë...Si e shikoni vazhdimësinë?

? Në 2006 pësova një dëmtim dhe u detyrova të operohem në të dyja kyçet. Dhe për të tilla operacione duhet një kohë e gjatë rikuperimi. Unë do të kthehem përsëri. Para pak ditësh kam filluar të stërvitem dhe brenda 4 muajve do të kthehem në formën time më të mirë.

? Medalja e fundit në Lojërat e Mesdheut në 2005, cili është synimi për të ardhmen?

? Synimi im kryesor është të shpallem kampion bote. Ky do të jetë edhe shërbimi i fundit që unë do të bëj për shtangën shqiptare. Dua ta mbyll karrierën time me ketë titull, pavarësisht se sa do të duhet që të realizohet.

? Gjatë periudhës që keni qenë i dëmtuar, si ka qenë jeta juaj larg shtangës?

? Më ka munguar sporti të them të drejtën. Ndërsa mbështetja ka qenë shumë e vogël. Sportistët këtu nuk kanë status ashtu si në botë. Këtu, nëse dëmtohesh, asnjë nuk të mbështet. Ndryshe, në botë ku pasi një sportistë dëmtohet, shpërblehet nga shteti, i cili për kontributin e tij, i siguron të paktën një punë zyrtare me një pagë mbi mesataren. Pra, të jesh sportistë në botë do të thotë të kesh një status.

? Cila ka qenë mbështetja juaj gjatë kësaj periudhe?

? Nga ana e institucioneve ka pasur shumë pak mbështetje, për të mos thënë aspak. Familja ime dhe e fejuara Kostanca, më kanë qëndruar afër dhe më kanë mbështetur dhe kanë besuar tek unë në çdo moment. Kështu që, atyre u shkon një falënderim i veçantë.

? A shikon ndonjë zgjidhje të mundshme në të ardhmen?

? Ne duhet të ndjekim si shembuj, vendet e tjera të botës, të cilat përveç trajtimit që i bëjnë një sportisti në të tilla raste, të paktën i sigurojnë edhe një punë që ai të ketë me çfarë të jetojë.

? Keni trokitur në shumë dyer, a keni gjetur mbështetje?

? Deri tani mbështetje kam siguruar vetëm nga kryeministri z.Sali Berisha, me të cilin pas një kontakti që pata me të, më ka premtuar se do të më ndihmojë. Dhe për këtë është për tu falënderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Peshengritje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Sporti Tjera-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum