www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sot në Mitrovicë serbët votojnë, shqiptarët protestojnë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sot në Mitrovicë serbët votojnë, shqiptarët protestojnë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sot në Mitrovicë serbët votojnë, shqiptarët protestojnë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geli
Offline
Offline
geli

Numri i postimeve : 4761
Data regjis. : 08/10/2009
Age : 38
Location : Prishtinë

Sot në Mitrovicë serbët votojnë, shqiptarët protestojnë Empty
MesazhTitulli: Sot në Mitrovicë serbët votojnë, shqiptarët protestojnë   Sot në Mitrovicë serbët votojnë, shqiptarët protestojnë EmptySun May 30, 2010 8:22 pm

Sot në Mitrovicë serbët votojnë, shqiptarët protestojnë 30k4

Prishtinë, 30 maj – Nikoqir i dy ngjarjeve do të jetë sot qyteti i Mitrovicës. Serbëtnë veri do të votojnë për zgjedhje të Serbisë, ndërkaq, shqiptarët në jug do të protestojnë me moton : “Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”. Në kohë të njëjtë, kur mund të votohet në zgjedhjet lokale të Serbisë në veri të Mitrovicës, në jug të qytetit tri organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, para dy ditëve kanë paralajmëruar përmes një konference shtypi se në fund të kësaj jave në qytetin e ndarë do të protestohet me moton: “Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”. Ata kanë treguar se vendtakimi i qytetarëve për protestën me karakter paqësor e të lajmëruar në Policinë e Kosovës do të jetë në “Sheshin e Jasharëve” e pastaj do të marshohet deri te sheshi “Isa Boletini”.
Edhe Xhemajli e edhe Jashari kanë treguar se qëllimi i protestës është dërgimi i mesazhit të njëjtë edhe tek autoritetet ndërkombëtare e edhe ato vendore në Kosovës, se lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës paraqet cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe se ata që janë kompetentë për ta ruajtur atë duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
Me gjuhë të ashpër, përfaqësuesi i SHFD të UÇK-së, Xhavit Jashari, është shprehur se Serbia po e shfrytëzon papërgjegjësinë e faktorit politik vendor dhe atij ndërkombëtar për të organizuar zgjedhje në veri të vendit.
“Këtyre mekanizmave ndërkombëtarë, qoftë të ftuar nga vendorët, qoftë të dërguar nga shtetet e tyre, që çdo ditë me deklaratat e tyre që paraqiten para medieve thonë se jemi duke e luftuar krimin e organizuar dhe është shumë e vërtetë se janë duke e luftuar në një pjesë të Kosovës, shpeshherë paraqiten edhe me deklarata bajate se janë duke e luftuar edhe atje ku nuk ka, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh në tërë territorin e Kosovës, pra nuk ndodh në veriun e Kosovës, u bëjmë thirrje që ta kryejnë obligimin e tyre me çka i ngarkon dhe i obligon edhe Konventa ndërkombëtare”, ka thënë Jashari. “Serbia në veriun e Kosovës ka sjellë kriminelë, të cilët veprojnë, punojnë dhe jetojnë e që i ndjek edhe Gjykata ndërkombëtare për krimet që kanë bërë ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, dhe këta faktorë ndërkombëtarë nuk marrin asnjë hap konkret ndaj këtyre kriminelëve, që KFOR-i dhe EULEX-i i di edhe me emër e mbiemër”.
Jashari me variantin e tij të shqiptimit të ndajfoljes ka kërkuar që protesta e së dielës në Mitrovicë të jetë e dinjitetshme.
“I ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të jenë të dinjitetshëm në protestë, ashtu siç ka qenë UÇK-ja e dinjitetshme, pra në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka thirrur ai.
Nga ana tjetër, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Xhemajli, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të një shteti në territorin e shtetit tjetër jo vetëm që është në kundërshtim me normat e akteve ndërkombëtare, por thjesht është përzierje në punët e një shteti tjetër, gjë që dënohet edhe nga vetë Karta e OKB-së.
“Parullat se ‘nuk i njohim këto zgjedhje apo se ato janë jolegjitime’ lirisht mund të quhen refren tepër bajat”, ka thënë ai. “Ajo që po shihet sheshazi është sjellja e gjendjes së njëjtë si në Palestinë, Bosnjë dhe Qipro dhe mbajtja e derës hapur për jetë për faktorin ndërkombëtar. Ne këto synime kaherë i kemi hetuar dhe me kohë ua kemi tërhequr vërejtjen të gjithë faktorëve relevantë, por, siç po shihet, pa rezultate të duhura”.
Në krah të Jasharit dhe Xhemajlit në konferencë është paraqitur edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, por i cili nuk ka folur asgjë.

Zyra, ku përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së e kanë mbajtur të premten konferencën, përmes së cilës kanë njoftuar për organizimin e protestës me moton “Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”, ka qenë e pajisur me flamurin kombëtar shqiptar dhe me atë të UÇK-së, por jo edhe me një të Kosovës. Por kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se Këshilli organizativ ka vendosur dhe ka marrë qëndrim që në protestë të jenë flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i UÇK-së, por protestuesit mund të bartin edhe flamuj të shtetit të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Sot në Mitrovicë serbët votojnë, shqiptarët protestojnë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Serbët votojnë në vende alternative
» Shqiptarët e Mitrovicës më optimist se serbët
» Beogradi t’i lë të qetë serbët e Kosovës
» “Vetëvendosje”: Qytetarët nuk do të votojnë më për hajna
» Votojnë liderët e partive politike
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum