www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Të vendosur për krijimin e komunës së veriut... Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Të vendosur për krijimin e komunës së veriut... Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të vendosur për krijimin e komunës së veriut...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Të vendosur për krijimin e komunës së veriut... Empty
MesazhTitulli: Të vendosur për krijimin e komunës së veriut...   Të vendosur për krijimin e komunës së veriut... EmptyThu Jun 03, 2010 5:06 pm

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare, thonë se ata do të vazhdojnë përpjekjet për krijimin e komunës së veriut të Mitrovicës, në bazë të planit të Martti Ahtisaarit. Kjo me gjithë mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e komunës paralele serbe të veriut të Mitrovicës nga ana e Serbisë.
Zëdhënësi i zyrës civile ndërkombëtare, Andy McGuffie, i tha Deutsche Welles në një prononcim me shkrim, se zgjedhjet legjitime në veri të Mitrovicës, që pritet të organizohen nga institucionet e Kosovës, do të mbahen pasi të kryhen të gjitha përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që komuna e re të mund të funksionojë.

Ai nuk ishte një gjendje të thotë datën se kur do të mbahen këto zgjedhje. Megjithatë McGuffie thotë se në këtë fazë janë të përqendruar në mbështetjen e një procesi të tërë, i cili krijon kushtet e nevojshme për të vazhduar me decentralizimin në bazë të planit të Martti Ahtisaarit.

“Ekipi përgatitor komunal për komunën e re të Mitrovicës së Veriut është emëruar dhe po punon në kryerjen e detyrave të veta, me angazhim të përditshëm të ICO-së dhe Ministrisë së Pushtetit lokal. Është shpallur tenderi për zyrën lokale të komuniteteve. Grupet punuese në kuadër të Grupit Ndërministror të Decentralizimit përfshijnë edhe një fokus grup për veriun”, thotë McGuffie.

Zyrtarë të ministrisë së pushtetit lokal pranojnë, se ka vonesa në krijimin e komunës së veriut të Mitrovicës. Kjo për shkak se në veri të Kosovës është një situatë politike pak më ndryshe në raport me pjesët tjera ku serbët janë shumicë.

“Duhet pranuar se situata në veri të vendit qëndron ndryshe, pra nuk është siguruar terreni që atje të fillohet me veprime konkrete sa i takon procesit të decentralizimit. Megjithatë, këtu kërkohet mobilizim ndër-institucional për të filluar procesi i decentralizmit sipas planit të paraparë”, thotë Lumnije Demi zëdhënëse e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

“Ndër përgjegjësitë e Ministrisë së Pushtetit Lokal në realizimin e procesit të decentralizimit është sigurisht themelimi i tri komunave me shumicë serbe Graçanicë, Ranillug dhe Kllokot. Të gjitha veprimet e ndërmarra për themelimin e këtyre tri komunave, që kanë në qenë përgjegjësi e MAPL janë vlerësuar të suksesshme si nga instancat vendore edhe nga ato ndërkombëtare”, thotë Demi.

Sidoqoftë, për serbët e veriut të Kosovës, krijimi i komunës së veriut të Mitrovicës nga Prishtina zyrtare, e mbështetur nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është i papranueshëm. Kështu thotë Marko Jaksic, një nga udhëheqësit e serbëve të veriut.

“Nuk është kjo e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Këto janë vetëm shtete perëndimore. Komuniteti ndërkombëtar është shumë më i gjerë, përfshirë Rusinë, Kinën e Indinë. Ekipi serb në Vjenë e ka refuzuar atë ide, që sot Piter Feith dhe Qeveria në Prishtinë duan ta zbatojnë, pra t'i shpallin zgjedhjet në komunat në veri”, thotë Marko Jaksic.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Të vendosur për krijimin e komunës së veriut...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Berisha: Të vendosur për mbrojtjen e mjedisit
» Portugalia turperon Korene e Veriut
» Rahovec, balotazhi për kreun e komunës
» Komisioni Evropian financon ndërtimin e objektit të ri të komunës
» UNMIK-u nuk përfill vendimin e komunës për largimin e rrethojave dhe injoron mediat
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum