www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


AKR: Kushtetuta është cenuar në vazhdimësi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


AKR: Kushtetuta është cenuar në vazhdimësi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AKR: Kushtetuta është cenuar në vazhdimësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

AKR: Kushtetuta është cenuar në vazhdimësi Empty
MesazhTitulli: AKR: Kushtetuta është cenuar në vazhdimësi   AKR: Kushtetuta është cenuar në vazhdimësi EmptyWed Jun 16, 2010 5:22 pm

AKR: Kushtetuta është cenuar në vazhdimësi F.0615145941542_m

Zyrtarë të Aleancës Kosova e Re vlerësuan të martën se politizimi dhe mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në vend janë ndër dobësitë kryesore me të cilat ballafaqohet shteti dhe shoqëria kosovare, ndërsa sipas tyre EULEX-i duhet të vazhdojë hetimet pa u ndikuar politikisht.
AKR me rastin e shënimit të dyvjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, po ashtu theksoi se Kushtetuta është cenuar në vazhdimësi nga mungesa e fuqizimit të mekanizmave demokratik institucional të cilët do të ndikonin në zbatimin e tërësishëm të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas AKR-së, dobësi tjetër e sistemit të drejtësisë është shkëputja e hallkave të veprimit në mes të institucioneve që janë përgjegjëse për bashkërendimin e veprimeve në luftë kundër dukurive që po cenojnë shtetin ligjor dhe të së drejtës. “Mungesa e vullnetit politik ka krijuar një sistem jofunksional, aspak efikas dhe të dështuar në kryerjen e misionit të vet. EULEX-i duhet të vazhdojë hetimet pa u ndikuar politikisht”, thuhet në njoftim.

Për AKR-në është befasues fakti që organet e drejtësisë veprojnë me prioritet në çështje të parëndësishme, duke lënë anash çështjet prioritare. “Edhe rasti ‘Kurti’ për ne është trajtuar me joprofesionalizëm, duke lënë mënjan çështje të tjera të ndjeshme dhe prioritare, derisa institucionet e Kosovës janë nën hetime të vazhdueshme për krim të organizuar dhe korrupsion në të gjitha instancat dhe segmentet pa përjashtim”, vlerëson AKR.

Kjo parti i bëri thirrje Prokurorisë që të “mos flejë mbi dosjet e krimit”, por të veprojë mbi bazën e ligjshmërisë dhe të vë në lëvizje mekanizmat që të fillojë luftimi serioz i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, ndërsa gjyqësia të veprojë me urgjencë në ngritjen e efikasitetin në luftën kundër këtyre dukurive.

AKR-ja po ashtu kërkoi nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të krijojë infrastrukturën e nevojshme ligjore, me theks të veçantë ligjin për prejardhjen e pasurisë si dhe ligjet e tjera përcjellëse.

AKR po ashtu u deklarua edhe për çështjet që kanë të bëjnë me Trustin Pensional të Kosovës.

“Këto fonde janë djersa e brezave të shumtë të kosovarëve në vite dhe jo paratë e një qeverie të vetme. Prandaj ato nuk duhet të hyjnë në kasën e qeverive dhe sidomos të atyre qeverive që deri më tani nuk kanë gjeneruar begati për qytetarin e Kosovës, përkundrazi e kanë varfëruar atë, për shkak të neglizhencës së tyre, mungesës së përgjegjësisë dhe profesionalizmit të tyre në një proces privatizimi tejet të diskutueshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

AKR: Kushtetuta është cenuar në vazhdimësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Casillas: Duhet të kemi vazhdimësi
» Kushtetuta do të zbatohet në gjithë territorin
» Qka eshte Wireless
» Ç'eshte jeta!
» Çka është Psikologjia?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum