www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Afrika e Jugut 2010, sot fillon nje muaj historik Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Afrika e Jugut 2010, sot fillon nje muaj historik Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Afrika e Jugut 2010, sot fillon nje muaj historik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rozana
Anëtar
Anëtar
Rozana

Numri i postimeve : 188
Data regjis. : 22/06/2010

Afrika e Jugut 2010, sot fillon nje muaj historik Empty
MesazhTitulli: Afrika e Jugut 2010, sot fillon nje muaj historik   Afrika e Jugut 2010, sot fillon nje muaj historik EmptyTue Jun 22, 2010 2:23 am

Afro 16 vjet pas izolimit racial, që zgjati pothuajse gjysmë shekulli, Afrika e Jugut do të shndërrohet për një muaj në qendrën e botës. Sot do të pritet shiriti i edicionit të parë të Kupës së Botës që zhvillohet në kontinentin afrikan. Turneu do të nisë pikërisht me ndeshjen që përfaqësuesja e vendit organizator do të luajë në orën 16.00 kundër Meksikës. Sfida në Johanesburg, sipas programit, do të paraprihet nga një vizitë e ish-presidentit afrikanojugor, Nelson Mandela (ende nuk e ka konfirmuar prezencën): 92-vjeçari është simboli luftës ndaj aparteidit dhe njeriu që arriti të bindte FIFA-n e Sep Blater që të përcaktonte Afrikën e Jugut si vendin organizator të evenimentit më të rëndësishëm të futbollit. Federata botërore bëri një zgjedhje të rrezikshme: në vitet e fundit, FIFA ka ndjekur me shumë vëmendje përgatitjet problematike të shtetit afrikanojugor, madje ka menduar edhe spostimin e aktivitetit në një vend më të organizuar në nivel stadiumesh dhe infrastrukture. Kërcënimi i “Planit B” nuk u konkretizua kurrë, edhe pse organizatorët e Botërorit 2010 janë kritikuar publikisht nga krahu i djathtë i Blaterit, sekretari i përgjithshëm Zherom Valke. Problemet më të fundit lidhen me shitjen e biletave, duke qenë se FIFA është e kujdesshme që botërori të mos zhvillohet me stadiume gjysmë të boshatisura. Por, përpara se të merrte masa për çështjet e imazhit, FIFA ka shqyrtuar me vëmendje të veçantë problemin e impianteve, transportit dhe kriminalitetit në Afrikën e Jugut. Paralajmërimi për turistët e futbollit është i thjeshtë: për të mos u përballur me surpriza të pakëndshme të evitojnë shëtitjet larg qendrave të qyteteve. Kupa e Botës 2010 do të jetë aktiviteti i parë i këtij lloji që zhvillohet në tokën afrikane dhe ai do të karakterizohet edhe nga kushtet e “çuditshme” atmosferike. 32 përfaqësueset do të luajnë në temperatura të pazakonta të një vjeshte të parakohshme. Por, edhe pse është evituar kërcënimi i të nxehtit dhe temperaturave që nuk i lejojnë futbollistët të paraqesin të gjithë potencialin e tyre, një problem me të cilin skuadrat do të përballen janë stadiumet në lartësi të mëdha mbi nivelin e detit.
Edicioni i 19 i Kupës së Botës, cilësohet edhe si aktiviteti i një biznesi të jashtëzakonshëm. Parashikimet flasin për mbi 6 miliardë euro të ardhura, pjesa më e madhe e të cilave nga e drejta televizive (thuajse 40 për qind), për një shifër që shkon në afro 2.3 miliardë. Një “mal” me para do të shkojnë edhe në arkat e ekipeve kombëtare, pjesëmarrëse në Afrikën e Jugut. Plot 420 milionë euro, rreth 60 për qind më shumë se në Gjermani 2006. Ndër të tjera, FIFA ka menduar të ketë edhe një fond prej 26.5 milionë euro për klubet, që lejojnë futbollistët më të mirë të marrin pjesë në këtë aktivitet: një shifër, e cila do të shërbejë si mbrojtje ndaj çështjeve gjyqësore për dëmtimet e mundshme të yjeve. Por, Botërori 2010 do të jetë edhe një sfidë për supremacinë ndërmjet Europës dhe Amerikës Jugore. Deri më tani, dy kontinentet kanë fituar nga 9 tituj secili. Nga kontinenti i vjetër trofeun e kanë ngritur 4 herë Italia, 3 Gjermania dhe nga një herë Franca e Anglia. Në krahun tjetër, Brazili është 5 herë fitues, Argjentina dhe Uruguai nga 2 secila. Nëse nuk do të ketë të papritura, ky barazim pritet të ndryshojë: europianet nuk e kanë fituar asnjëherë jashtë kontinentit, ndërsa Brazili ka triumfuar thuajse kudo, përveçse në shtëpinë e tij. “Seleçao” dhe Spanja janë dy favoritet për të fituar kupën, ndërsa pas tyre vijnë si zakonisht: Anglia, Gjermania, Argjentina, Italia, Holanda e ndoshta edhe Franca
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Afrika e Jugut 2010, sot fillon nje muaj historik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Botërori - Afrikë e Jugut 2010
» Sot hidhet shorti për Boterorin "Afrika 2010"
» Kualifikohet Koreja e Jugut
» Afrika do të ndahet në dy pjesë
» Eto’o: Nuk jam lojtari më i mirë që ka pasur Afrika
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga sporti-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum