www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ligji për deputetët favorizon ligjvënësit në raport me qytetarët Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ligji për deputetët favorizon ligjvënësit në raport me qytetarët Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ligji për deputetët favorizon ligjvënësit në raport me qytetarët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Ligji për deputetët favorizon ligjvënësit në raport me qytetarët Empty
MesazhTitulli: Ligji për deputetët favorizon ligjvënësit në raport me qytetarët   Ligji për deputetët favorizon ligjvënësit në raport me qytetarët EmptyTue Jun 22, 2010 6:40 am

Përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë takuar të hënën presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu, me ç’rast kanë kërkuar nga ai që në kuadër të kompetencave që ka, të kthejë në Kuvend Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve, tashmë të miratuar nga legjislativi.

Përfaqësuesit e OJQ-ve kanë kërkuar nga presidenti që në bazë të përgjegjësive kushtetuese të tij, ta kthej këtë ligj në Kuvend, në mënyrë që siç thanë ata, të zhvillohet një debat më i gjerë dhe të rregullohet çështja brengosëse e pensionimit të deputetëve, edhe me grupet tjera të përfshira në këtë çështje.

Në takim, përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se ideja dhe brenga rreth këtij ligji është norma e vlerës së pensionit suplementar. Ata kanë shpjeguar edhe përvojat e vendeve të tjera që nuk korrespondojnë me këtë ligj, ndërkohë kanë shtuar se mosha 50 vjeçare që një deputet të fitojë pensionin është diskriminuese dhe nuk është në përputhje me vlerat demokratike.

Nga ana e tij, presidenti Sejdiu, duke i falënderuar përfaqësuesit e OJQ-ve për këtë mënyrë të trajtimit të kësaj çështjeje, ka premtuar se do ta angazhohet dhe do ta trajtoj këtë ligj thellësisht me këshilltarët ligjor nga Zyra e Presidentit. Presidenti Sejdiu ka thënë se këtë çështje do ta shqyrtojë edhe në aspektin kushtetues dhe të drejtave të njeriut.

Po të hënën, në Presidencë ka arritur nga Kuvendi Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve, me ç’rast presidenti ka një afat kushtetues prej tetë ditësh për ta shqyrtuar para se ta miratojë atë.

Iniciativa e OJQ-ve ka ardhur ditë më parë, ku nëpërmjet një letre dërguar presidentit, është kërkuar që të rikthehet projektligji për shqyrtim në Kuvend dhe të sfidohet neni 22.1 sipas të cilit: “Deputeti, pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë për pension suplementar, nëse detyrën e deputetit në një mandat e ka ushtruar më gjatë se sa gjysma e kohëzgjatjes së mandatit të përcaktuar me ligj dhe e ka mbushur moshën 50 vjeçe.”

Në letër thuhet se përderisa mosha e pensionimit për shërbyesit civil në vend është 65 vjet dhe lartësia e pensionit përcaktohet sipas kontributeve të dhëna në Trustin Pensional gjatë karrierës së tyre, përfaqësuesit e popullit kanë privilegjuar veten e tyre duke përcaktuar moshën 50 vjeçare si moshë kur u takon pensioni suplementar me vetëm gjysmë mandati shërbim, dhe madje duke e bazuar atë në pagën e deputetit, e jo në pensionin mesatar në vend.

Kjo, sipas këtij grupi të OJQ-ve, nuk është e drejtë, veçanërisht kur kihet parasysh fakti se pensionistët kosovarë që kanë punuar mbi 40 vite për ndërtimin e këtij vendi, gëzojnë një pension simbolik prej vetëm 75 Euro në muaj.

Sipas OJQ-ve, neni 22.1 i këtij Ligji, dëmton interesat e taksapaguesve, pasi parasheh që deputetët që kanë moshën 50 vjeçare të gëzojnë të drejtën e pensionit suplementar.

Të pranishëm në takim kanë qenë: Valdete Idrizi nga OJQ CMB, Ismet Kryeziu nga KDI, Ferdinand Nikolla nga FIQ dhe Ramadan Ilazi nga Lëvizja Fol.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ligji për deputetët favorizon ligjvënësit në raport me qytetarët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Miratohet Ligji i ri për prokurim publik
» “Vetëvendosje”: Qytetarët nuk do të votojnë më për hajna
» Drejtori i Gjyqësorit akuzohet për shkelje ligji
» Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme
» Shqyrtohet ligji për ndalimin e ferexheve në Francë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum