www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Leon Tolstoi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Leon Tolstoi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Leon Tolstoi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Leon Tolstoi Empty
MesazhTitulli: Leon Tolstoi   Leon Tolstoi EmptyFri Feb 26, 2010 10:20 pm

Leon Tolstoi lindi më 9 gusht 1828 në katundin Jasnaja Poljana pranë Tulës, nga një familje e vjetër Fisnikësh. Sa pat mbushur dy vjet I vdiq nëna. Për edukatën e tij u kujdesua shumë tezja, e cila ishte grua e mësuar. Edhe vëllai I madh, Nikollai tip ëndërronjës, ndikoi mbi edukatën e Leonit. Në shtëpi për edukatën e fëmijëve kishte mësues e kijdestarë të huaj. Veprat e Rusoit e paten magjepsur shumë Leonin.
Po mbi ndërgjgjen e Leonit gjurmë ta pashlyeshme la sidomos ambienti I Jasnaja Poljanës, jeta e shëndoshë fshatare dhe natyra e bukur ruse.
Më 1844 Tolstoi hyri në univesitetin e Kazanit dhe nisi të bënte jetën e crregullt të studentëve aristocratë duke u dhënë pas ballove e dëfrimeve. Po kjo jetë e zbrazët e lodhi; nuk e kënaqën as studimet prandaj i la mësimet përgjysmë dhe u kthye në katundin e tij mevendim të prerë, që të përmirësonte gjendjen fshatare. Po nuk ja doli në krye. Po në atë kohë ai iu përvesh një pune jashtëzakonisht të madhe për të zgjeruar e forcuar kulturën e tij. Më 1851 hyri në ushtri; shërbeu në vende të ndryshme, si në Kaukaz, në ushtrinë e Danubit e sidomos në Krime. Gjatë shërbimit ushtarak ai boti prej 1852-1856 kujtimet e fëmirise në tre romane: “Fëmijria”, “Adoleshenca”, “Rinia”. Këto vepra paten sukses dhe tërhoqën vëretjen e botës letrare mbi këtë officer të ri.
Mësuesi i populllit

Pasi mbaroi lufta e Krimesë ku ai pat marrë pjesë, dha dorëheqjen dhe sgkoi në Peterburg, ku e pritën mire rrethet letrare më progreiste. As këtu nuk qëndroi gjatë: problemi I fshatarisë e mundonte shumë. Hartoi një project për clirimin e fshatarëve dhe iu mbush mendja që tërë aktivitetin e tij t’ja kushtonte arësimit të tyre. Pas një ushëtimi jashtë Rusisë, në Francë e Zvivër, më 1859 ja filloi punës si mësues I popullit në Jasnaja Poljana. Për t’u sqaruar mbi shumë probleme pedagogjike, që I kishin dale në praktikë, ndërmori një udhëtim të ri jashtë vendit, gjatë të cilit u takua me shumë pedagog. Kur u kthye, u dha edhe më shumë entusiasëm pas veprimtarisë pedagogjike. Mblodhi rreth vehtes mësues të mire, nisi të botojë edhe një revistë pedagogjike. Si pedagog Tolstoi predikonte parimin e educates së lire, duke synuar zgjimin e interesit të nxënësve për punë e studim dhe pa përdorur kurrë detyrim, frikën ndëshkimet. Si metodë për të mësuar ai këshillonte mnetodën e “ Kuvendimet e lira me nxënësit”. Këto ide të reja përparimtare për atë kohë, u perhapsën e u bënë popullore, po ngjallën edhe dyshimet e policisë e të qeveritarëve. Tolstoi u afrua gjithnjë me katundarët dhe u entusiazmua nga aftësitë e talentet e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Leon Tolstoi Empty
MesazhTitulli: Re: Leon Tolstoi   Leon Tolstoi EmptyFri Feb 26, 2010 10:20 pm

Më 1862 ai u martua. Jeta e lumtur familjare e qetësoi perkohësisht shpirtin e tij. Shkroi vepra të ndryshme letrare, nga të cilat shquajnë romanet “Lufta dhe paqja“ (1864-1869) dhe “Ana Karenina“ (1873-1877), por u muar edhe me aktivitet pedagogjik e me bujqësi. Kriza morale e tulatur për një kohë, nisi përsëri të ndihet me kërkimet e qëllimeve të jetës. Mohoi krejt klasën e fisnikëve dhe kaloi në pozitat e fshatarësisë patriarkale; kuptimin e jetës së vërtetë e gjeti te mbarë populli, te mbarë njerëzimi, që ndërton jetën me duart e veta e që s’është parazit. Me këtë prizmë ai kritikoi ashprë regjimin shoqëror e politik të Rusisë cariste, kishën, kulturën obortare dhe pronën.
Veqse ai kishte edhe pikëpamje të shtrembta, nuk predikoi luftën kundër këtyre instutucioneve të kalbura. Sunduesve u këshillonte që të hiqnin dorë vullnetarisht nga pronat dhe nga privilegjet, kurse klasave të shtypura u këshillonte të durojn, të ushqejnë dashuri vëllazërore kristiane ndaj padronëve, të mos kundërshtojnë së keqes me forcë. Ai mendonte se zgjidhja e kontradiktave shoqërore dhe përparimi do të bëhej jo me anë të luftës së klasës, jo me anë të revolucionit (të cilat ai si pranonte), por vetëm kur cdo njeri do të përpiqej me gjithë forcat për tu përsosur moralisht. Si mjet themelor për ripërtritjen morale të njerëzve Tolstoi tregonte mësimet e ungjullit. Këto janë parimet kryesore të tolstoizmit, që siq shihet pëtmban ide utopike dhe të dëmshme. Tolstoizmi gjeti dishepuj të zjarrtë kudo në botë. Dishepujt e tij shtoheshin edhe më tepër , sepse gjenin një unitet të plotë midis doktrinës dhe jetës së mësuesit të tyre i cili ashtu si predikonte, ashtu edhe vepronte dhe jetonte. Nën influencën e kësaj filozofie, morale, ai hoqi dorë për një kohë nga letërsia artistike, duke u marrë me vepra mësimore me anë të sëcilave kërkonte ti mësonte popullit moral.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Leon Tolstoi Empty
MesazhTitulli: Re: Leon Tolstoi   Leon Tolstoi EmptyFri Feb 26, 2010 10:21 pm

Vitet e fundit

Gjate viteve 1881-1901 Tolstoi jetoi në Moskë ku mësonin fëmijët e tij. I kësaj kohe është romani i tij ”Ringjallja“ (1899). Po nuk harroi Jasnaja Poljanën e kurdoherë morri pjesë në iniciativat mirëbërëse në favor të të mjerëve. Më 1901 u kthye sërish në këtë fshat të dashur ku bënte një jetë sa më të thjeshtë dhe ku merrej gjallërisht me punë bujqësore nga më të rëndomtat. Këtu , Jasnaja Poljana, vinin e vizitonin njerëz të shumtë , admirues të gjenisë së tij: midis tyre ishin artist e shkenctarë të shquar ( ndër ta edhe Çehovi, Gorki, Rjepini etj.). Më 1908 pas dështimit të revolucionit të parë rus në lidhje me dënimet me vdekje, të shumta nën regjimin shtypës të kryeministrit reaksionarë Stolipin shkruan artikullin demaskues ”Nuk mund të heshtë !“. Se c’forcë morale kishin fjalët e tija dhe se sa fort i tronditin themelet e autokracisë, shihet te një artikull i një gazete reaksionare: “Dy mbretër ka ndër ne: Nikolla II dhe Leon Tolstoi. Cili nga të dy është më i fortë? Nikolla II nuk mund t’i bëjë asgjë Tolstoit, nuk mund të trondit fronin e tij, kurse nga ana e tjetër Tolstoi tronditë me siguri froni e Nikollait dhe dinastisë së tij“.
Tolstoi ishte bërë shkrimtar universal. Rusia zyrtare s’kishte fuqi t’i bënte ndonjë të keqe. Vetëm kisha e mallkonte vit për vit si heretik e mohues të fesë ortodokse. Më 1908 mbarë bota kulturale nderoi tetëdhjetë vjetorin e tij. Pas kësaj nuk jetoi më gjatë. Ai vuante moralisht sepse në jetën e tij personale nuk kushte realizuar gjer në fund filozofinë e tij. Nuk mund të vazhdonte të jetonte në një shoqëri të priviligjuar, në një familje që gëzonte rehatitë e një kulture oborrtare. Në një shëninm të tij të viti 1907 lexojmë këto fjlalë prekëse “Gjithnjë më shumë e më shumë vuaj, gati fizikisht, duke parë pabarazinë në mes pasurisë dhe teprimive të jetës sonë dhe të varfërisë që na rrethon; unë s’kam fuqi të pakësoj këtë pabarazi. Këtu qëndron karakteri tragjik i jetës sime“.
Më 28 tetor 1910 fshehurazi u largua nga familja e tij, nga Jasnaj Poljana, me qëllim që të vendosej në jug pranë disa fshatarëve të njohur për të jetuar njësoj si ata. Vetëm në këtë mënyrë shpresonte të plotësonte idealin e tij. Por rrugës u ftoh dhe vdiq me 7 nëntor 1910 në stacionin hekurudhor Astapova ( sot Leon Tolstoi). Sipas dëshirës së tij u varros në Jasnaja Polijana. U varros pa ceremoni, pasi arqimandriti i madh i Rusisë e kishte shkishëruar, dhe nuk mund ta varrosnin në varresat e kishës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Leon Tolstoi Empty
MesazhTitulli: Re: Leon Tolstoi   Leon Tolstoi EmptyFri Feb 26, 2010 10:21 pm

Jetëshkrimet

* Kur ishte në universitetin e Kazanit nuk rrinte shumë me shokët, me të cilët pothuaj nuk njihej. Rrinte gjithnjë në një nga bankat më të largëta nga profesori. Këtë e bënte se gjatë mësimit lexonte vepra letrare dhe filozofike.


* Kur poezitë në prozë të Turgenievit patën në Rusi sukses të madh, Leon Tolstoi provoi të shkruajë dhe ai në këtë gjini. Për të pasur një gjykim sa më të paanshëm për punët e tij, ia dërgoi materialin me pseudonim një revistë që drejtohej prej një miku të tij. Tolstoi atëherë ishte i famshëm dhe shkrimi i tij si do që të ishte do të botohej, prandaj nuk e përdori emrin e vet. Redaktori e ktheu dorëshkrimin si të pabotueshëm, sepse autori nuk e kishte ende përvojën në artin e të shkruarit.
Tolstoi nuk thuri më kurrë poezi në prozë.


* Tolstoi prekej shumë shpejt. Turgenievi, pas shtatëmbëdhjetë vjetësh që ishte zemëruar me të, shkoi për ta takuar në Jasnaja Poljana. Gjatë ditëve që ndenji atje foli shumë për veprat e tij dhe i lavdëroi ato.
Pasi u kthye Turgenievi, Tolstoi i shkroi: "Kur dëgjoj për veprat e mia provoj një ndjenjë komplekse, ku elementi kryesor është turpi dhe dyshimi se po më tallin. Megjithëse besoj në mirësinë tuaj më duket se ju keni qeshur me veprat e mia.
Më mirë do të jetë që të mos flasim më këtej e tutje me njeri-tjetrin".


* Tolstoi ishte supersticioz dhe shpesh thoshte se numri 28 kushtëzohej me disa gjëra të jetës së tij. Ai kishte lindur me 28 gusht 1828 dhe ishte martuar në datën 28. Më 1910 i biri i tha një ditë i shkujdesur:
- Ki kujdes baba se këtë vit t'i mbush 82 vjeç dhe numri 82 është 28-ta e përmbysur.
- Ndoshta, - u përgjigj Tolstoi, - bëre mirë që ma the. Ai vdiq atë vit.


* Një ditë kur po shëtiste me kalë me të birin humbi rrugën në mes të pyllit.
- E di se ku jemi këtu? - e pyeti djalin.
I biri i tha se Jasnaja ishte përpara tyre. Dhe Tolstoi donte të kthehej në shtëpi, duke ndjekur atë drejtim.
- Është e pamundur, - i tha i biri, - nga kjo anë ka shumë ferra që do të na i çjerrin duart.
Tolstoi nuk deshi të kthehej mbrapa dhe i tha të birit:
- Sidoqoftë le ta provojmë! Vazhdoi të ecte me kalë dhe ferrat e para nisën të gërvishin. I biri e pa krejt të gjakosur por aspak të shqetësuar.
- Vështro biri im, - i tha, - siç e sheh unë jam çjerrë gjithandej nga ferrat, por ç'rëndësi ka? Unë kërkoj në çdo gjë rrugën e drejtë, dhe në qoftë se do të çirrem ende, prapë do kërkoj rrugën e drejtë që është edhe e vërteta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Leon Tolstoi Empty
MesazhTitulli: Re: Leon Tolstoi   Leon Tolstoi EmptyFri Feb 26, 2010 10:21 pm

* Një ditë shkoi për ta takuar nacionalisti i famshëm Derul dë Pol, që mbronte idenë e fitores ndaj Gjermanisë.
Leon Tolstoi që zakonisht me të huajt ishte i sjellshëm dhe shumë korrekt, këtë radhë e humbi durimin dhe iu përgjigj:
- Kufijtë duhet të përcaktohen me marrëveshjen e popujve dhe jo me hekur dhe gjak. Dhe kur të ketë njerëz që do ta kuptojnë këtë atëhere nuk do të ketë më luftëra në botë.


* Kur e mbaronte së shkruari një kapitull të romanit ia kopjonte e shoqja ose një nga të bijat. Kjo kopje i duhej shkrimtarit të madh si një skicë për të punuar mbi të. Në pak ditë e mbushte me korrigjime, prishje me laps dhe me shtesa.
- Atëhere kapitulli duhet kopjuar për së dyti. Ka disa kapituj nga romanet e tij që janë kopjuar deri edhe dhjetë herë.


* Kur Tolstoi besonte se kishte arritur qartësinë dhe përsosmërinë e dëshiruar, ua lexonte veprën e re njerëzve të tij të afërm nganjëherë dhe fshatarëve. "Pushteti i errësirës", u lexua përpara fshatarëve, të cilët nuk e pritën mirë. Në pjesën më emocionale të dramës ata qeshën kur dëgjuan disa fjalë vulgare që përdorte në dialog Tolstoi.


* Tolstoi e donte shumë muzikën, sidomos muzikën e Bethovenit. Kur dëgjoi një pjesë të Bethovenit u emocionua shumë sa iu mbushën sytë me lot, por nga që nuk donte ta kuptonin të pranishmit, i tha së bijës:
- Më jep pak shaminë se më ka zënë rrufa.

* Në shtëpinë e Tolstoit ishin piktori i shquar Rjepin dhe aktori Andrejev. Kur po bisedonin të tre së bashku, një zonjë, e cila kishte ardhur për t'i bërë vizitë zonjës së Tolstoit, u ul në piano dhe nisi të luajë me shumë ndjenjë "Sonatën e Krajtzerit" të Betovenit.
Të gjithëve u la shumë mbresa. Atëherë Tolstoi tha:
- A duhet të bëjmë edhe ne sonatën tonë Krajtzerit? Unë do ta shkruaj, Rrjepini do të pikturojë dhe Andrejevi do ta recitojë.
Propozimi u pranua me entuziazëm, por vetëm Tolstoi e kreu detyrimin e tij.
Tolstoi i tha Gorkit:
- Po të isha mbret, do të nxirrja një ligj që do t'ia ndalonte të drejtën e të shkruarit atij shkrimtari që përdor një fjali kuptimisht të gabuar ose ai që do të bënte gabim gramatikor të fishkëllehej nga lexuesi.
- Si, - u përgjigj Gorki, - po liria e të shkruarit?
- Liria për të shkruar deri sa duhet, por jo liri për të shkruar keq.

* Pas krizës që pësoi më 1880 Tolstoi vishej shumë thjesht pothuaj fare
pa kujdes.
Një herë në Tula u dha shfaqja e një drame të Tolstoit,
Tek artisti që drejtonte shfaqjen u paraqit portieri i teatrit:
- Në hyrje, - i tha, - është një fshatar si gjysmë budalla, që kërkon me
çdo kusht të hyjë në teatër dhe të asistojë në prova. Thotë se ju njeh, po mua më duket e pamundur, sepse është fjala për një fshatar injorant dhe të pagdhendur.
Kryekomiku doli te hyrja dhe u gjend ballëpërballë me Leon Tolstoin që ishte veshur me rroba dhe këpucë të bëra vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Leon Tolstoi Empty
MesazhTitulli: Re: Leon Tolstoi   Leon Tolstoi EmptyFri Feb 26, 2010 10:21 pm

*Në vitin 1891 Leon Tolstoi ishte i zënë me një punë shumë të rëndësishme. Kur shpërtheu zia e bukës, ai la çdo gjë dhe iu vu punës për organizimin e ndihmave për të uriturit. Atëherë hapi mbi dyqind mensa falas.
Një herë, duke ditur që një grua e ve e varfër fshatare vetëm nuk mund ta korrte grurin, Tolstoi shkoi vetë me drapër në dorë për të ndihmuar, duke punuar përplasi gjurin pas një rrote. Pa u ankuar fare vazhdoi punën. Dhimbja iu shtua shumë. Nga ethet i hipi temperatura e lartë. lu desh të shtrihej në shtrat për disa javë, por nuk u ankua fare.



* Më 25 shkurt 1901 Leon Tolstoi u shkishërua nga Sinodhi i shenjtë. Atë ditë të gjitha kishat e Rusisë kishin lëshuar anathema kundër këtij "armiku të zotit dhe të perandorit". Tolstoi atëherë ishte në Moskë. Atje po kalonte nëpër një rrugë kryesore. Menjëherë turma e njohu dhe e rrethoi me dashuri të madhe. Njeri prej tyre tha:
- Po ky na paska qenë djalli me fytyrë njeriu?!
Grumbulli i njerëzve e mbuloi me brohoritje dhe me thirrje: "Rroftë Tolstoi". U desh ndërhyrja e xhandarmërisë për të shpërndarë grumbullin e madh të njerëzve.


* Ditën e shkishërimit, Tolstoi kaloi para pallatit të guvernatorit të përgjithshëm të Moskës. Kur e pa shkrimtarin grupi i ushtarëve, që bënin shërbimin e rojës para portës së guvernatorit, me një lëvizje të menjë-hershme, u vu në pozicion gatitu dhe për nder armë. Tolstoi iu kthye mikut që e shoqëronte dhe i tha duke qeshur:
- Vështro more mik se si këtu te ne në Rusi, i bëjnë nderime ushtarake një krimineli të shtetit që është shkishëruar.



* Drejtori i "Gazetës zyrtare" shkruante në ditarin e tij:
"Në Rusi tani kemi dy Carë: Nikollën II dhe Leon Tolstoin.
Ky i dyti është ndoshta më i fuqishëm se i pari, sepse ndërsa Nikolla nuk mund të bëjë gjë kundër Tolstoit, ky minon çdo ditë e më shumë autoritetin e fronit të Nikollës II në Rusi".


* Shumë punëtorë shkonin ta takonin Tolstoin që të bindeshin nëse ai vërtetë merrej me punë krahu. Një këpucar erdhi për të parë në se këpucët që kishte bërë Tolstoi ishin të punuara mirë dhe i dha disa këshilla profesionale shumë të vlefshme. Një herë tjetër u paraqit te Tolstoi një njeri i varfër, i zbehtë në fytyrë e me lot në sy. Ai i tregoi se gruan e kishte të sëmurë shumë rëndë nga tuberkulozi. Në pranverë do të vdiste pa tjetër:
- E po, të lutem mjeshtër, të më shkruani një gisht letër dhe të më thoni a do të rrojë gjatë ime shoqe? E si të mos besojmë te Leon Tolstoi? Kështu të paktën ajo do të vdesë e qetë.
Tolstoi u emocionua shumë. Ai ishte gati që ta shkruante letrën, por i tha vizitorit se kështu ai do të bënte një gënjeshtër kurse ai ishte mbrojtësi i së vërtetës absolute.
I varfëri i kërkoi ndjesë. Kur u largua, Tolstoi psherëtiu i hidhëruar, duke menduar se nganjëherë gënjeshtra mund të ketë edhe anën e saj më të mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Leon Tolstoi Empty
MesazhTitulli: Re: Leon Tolstoi   Leon Tolstoi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Leon Tolstoi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum