www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Flirti dhe tradhtia bashkëshortore (3/4) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Flirti dhe tradhtia bashkëshortore (3/4) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Flirti dhe tradhtia bashkëshortore (3/4)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Flirti dhe tradhtia bashkëshortore (3/4) Empty
MesazhTitulli: Flirti dhe tradhtia bashkëshortore (3/4)   Flirti dhe tradhtia bashkëshortore (3/4) EmptyWed Jun 30, 2010 6:31 am

Nga arabishtja: Omer Berisha
Flirti dhe tradhtia bashkëshortore (3/4) Computer-fire-iStock_000001237915XSmall1

Kam problem me burrin tim, ai është shumë i egër ndaj meje, më ka rrahur disa herë për gjëra shumë të thjeshta! P.sh. ishim duke ecur bashkë dhe ai shikonte gratë e huaja, unë i thashë: ‘Ule shikimin dhe ki frikë Allahun’, ndërsa ai më rrahu aq shumë, saqë u desh t’i telefonojmë ndihmës së shpejtë



Lavd-falënderimi i takon Allahut, që na mjafton, ndërsa lavdërimi dhe paqja qoftë mbi pejgamberin e përzgjedhur, Muhamedin.



Në dy numrat e kaluar përkufizuam problemin në fjalë duke paraqitur faktorët që ndihmojnë në përhapjen e këtij problemi, si dhe treguam për disa dukuri dhe pasoja të këtij problemi. Në këtë numër do të përqendrohemi për t’ju paraqitur shembuj të njerëzve që u dogjën me zjarrin e flirtit.



Po ju sjellim disa raste dhe shembuj të bashkëshorteve, që janë sprovuar të kenë burra flirtues, këtë po e bëjmë me fjalët dhe shkronjat e vetë atyre, edhe pse për disa shprehje unë kam rezerva, por qëllimi është që të dali në pah qartësisht ajo vuajtje dhe ajo djegie nga çka po vuajnë:

A) Nuk kam besuar kurrë dhe asnjëherë se një ditë burri im do të bëhet flirtues dhe njeri i egër, që dëshiron të bëjë për vete çdo femër, e cila do t’i jepte fjalë të ëmbla dhe do t’i lejonte ta rrepte. E gjithë kjo, pasi ai ishte një burrë i drejtë, falte pesë kohët e namazit në kohën e vet dhe kujdesej të shoqërohej me njerëz që ia kujtonin vlerat dhe e largonin nga poshtërsitë. Vazhdoi ashtu jeta jonë duke shijuar ëmbëlsinë e saj me pesë fëmijët tanë, derisa burrit tim i shkoi ndërmend të hapë një biznes në një prej tregjeve më të njohur. Ajo ide na gëzoi, ah sikur të mos ishim gëzuar. Nejse, burri merrej me tregtinë, saqë fillova të befasohem me faktin se ai dëshironte të shkojë te dyqani edhe pse kishim punëtorë, madje shkonte shumë herët, më herët sesa orari i punës tjetër që kishte paradite. Kaluan ditët për të filluar jeta e problemeve dhe e kokëçarjeve. Fillova të gjej në celularin e tij letra dashurie nga femra, në praninë time nuk i përgjigjej ca thirrjeve, ndërsa kur e kishte doemos të përgjigjej dilte me shpejtësi nga shtëpia që të përgjigjet! E tëra kjo është e lehtë në krahasim me atë që burri im bëri kohëve të fundit. Vitin e kaluar ai udhëtoi jashtë shtetit dhe unë e zbulova se udhëtimin e tij e kishte aranzhuar së bashku me një femër, me qëllim që të takohen atje. Ai tani po bëhet gati të udhëtojë për së dyti. Dua të them se jeta dhe fëmijët e mi janë bërë të rënda për mua, po mendoj për divorc, sepse xhelozia nuk duron më. Deri tani këtë mendim ma ndalonte dhimbja për pesë fëmijët e mi, mirëpo tashti e mendoj seriozisht, sepse nuk kam zgjidhje tjetër.

B) Burri im e kishte njohur një femër nëpërmjet internetit dhe filloi me orë të tëra të bisedonte me te me kompjuter. Kjo e bëri dalëngadalë që të braktisë edhe namazin me xhemat. Ai tashmë është zhytur në dashuri pas saj – siç pretendon – dhe dëshiron të udhëtojë së bashku me te!

C) Unë jam një femër që jam martuar para tre vitesh, kur isha 20 vjeç. E falënderoj Allahun që jam e lumtur me bashkëshortin, e dua dhe më do. Problemi është se unë kam zemër të mirë me të gjithë, si dhe bashkëshorti është njeri me nder dhe i respekton të gjithë. Problemi filloi kur shoku i burrit – të cilin e ka shumë të afërt – nisi të flirtojë me mua, saqë arriti situata të më takojë në rrugë, të bisedojë me mua dhe më thotë t’i lajmërohem. Shkurt, unë jam e huaj në këtë vend ku jam e martuar, ndërsa gruan e këtij personi tashmë e kam mike, mirëpo nuk e di si t’ia bëj, a t’i tregoj burrit tim? A t’i tregoj gruas së tij? A ta përçmoj atë? Kam frikë se çështja do të kthehet kundër meje! Ju lutem, më ndihmoni!

Ç) Unë jam një grua 26 vjeçe, jam fetare dhe praktikante. Jam martuar para 19 muajve dhe nuk kam fëmijë. Kam problem me burrin tim, ai është shumë i egër ndaj meje, më ka rrahur disa herë për gjëra shumë të thjeshta! P.sh. ishim duke ecur bashkë dhe ai shikonte gratë e huaja, unë i thashë: ‘Ule shikimin dhe ki frikë Allahun’, ndërsa ai më rrahu aq shumë, saqë u desh t’i telefonojmë ndihmës së shpejtë. Madje një ditë prej ditësh më rrahu me egërsi, në fytyrë dhe në tërë trupin pastaj me rrobat e gjumit me nxori nga shtëpia. Nëna ime më bindi që të kthehem dhe unë u ktheva tek ai. Disa ditë më vonë zbulova se ai i shkruante letra një femre që dashuronte dhe ia thashë troç, se unë e di për këtë. Ai më tha se nuk ka asgjë në këtë dhe se nuk e dashuron atë. Për këtë ai më bojkotoi tetë muaj, nuk më fliste dhe as që mund ta shihja pa ndonjë arsye të bindshme. Jetonim në një shtëpi, por në dhoma të ndryshme, derën e mbyllte me çelës gjithmonë. U mundova shumë të bisedoj me të, por refuzonte me ashpërsi. I thashë: Haram është të më bojkotosh për kaq shumë kohë, por nuk i interesonte. Marrëdhënie nuk kemi pasur që nga martesa jonë, përveçse rrallë. Ai parapëlqen masturbimin duke shikuar filma pornografikë, siç e kishte pasur zakon për vite me radhë. Megjithëse jam munduar t’ia largoj këtë zakon, por pa sukses. Ai më urdhëron të kujdesem për shtëpinë, përndryshe do të më hedhë jashtë. Ai e paguan qiranë ndërsa harxhimet e përditshme dëshiron që unë t’i marr përsipër, edhe pse e di mirë se ai ka mundësi t’i paguajë të gjitha. Me plot siguri mund të them se unë atë njeri tashmë e urrej, sepse e ndjej se ai nuk ka rahmet ndaj meje dhe nuk e ka frikë Allahun për mua. Allahun e kam dëshmitar se jam munduar shumë që jeta jonë të shijojë lumturinë, por nuk e di cili është vendimi i saktë. Më ndihmoni, Allahu ju ndihmoftë.

D) Jam martuar para katër muajve me një djalë që ishte rritur në Evropë. Familja e tij është shumë e mirë. Para disa javëve kam zbuluar se ai mban një lidhje të ndaluar fetarisht me një evropiane, tashmë një vit. Ai nuk paska mundur të ndahej nga ajo, edhe kur u fejua e u martua. Unë me këmbëngulje menjëherë kërkova divorcin, por ai nuk dëshiron të ndahet nga unë dhe më gënjen kur më thotë se është ndarë me të. Megjithatë ai me gojën e tij më ka thënë se ende e dashuron atë vajzë, çka të bëj, a të kërkoj divorcin për shkak të tradhtisë? Apo duhet të duroj?

DH) Jetoj me një burrë tradhtar, që për detyrat bashkëshortore nuk do t’ia dijë. Ato nuk kanë ndonjë peshë apo vlerë tek ai. Te celulari i tij lexoj letra erotike skandaloze nga femrat e tij. Madje goditja më e madhe për mua është kur ato lajmërohen për të këmbyer me këtë njeri fjalë dashurie, paturpësie, erotike dhe kurvërie, ndërsa unë duroj dhe shpresoj shpërblimin tek Allahu. Lutem për të natë e ditë, që ta udhëzojë dhe ta përmirësojë. Megjithatë ai është një bashkëshort i sjellshëm, mirëpo epshit të tij ia ka lëshuar dizgjinët që të notojë në tokë e në qiell, të përqafojë gratë e shfrenuara, të mos ketë frikë nga Zoti i tokës dhe i qiellit, biseda djallëzore, flirte çmendurie, ndezje të epshit dhe ndjekje të tekave dhe shpirtit që urdhëron nga e keqja. Madje çështja ka mbërritur deri aty, saqë njëra nga ato me të cilat flirton në telefon është mësuese e Kuranit – sipas saj – dhe është e martuar me një burrë që cigaret i ndez një pas një dhe pi alkoolin. Kur ai e thërret në shtrat ajo i jep të holla, madje ai shpesh i thotë asaj: Më braktis mua dhe gjeje dikë tjetër. Ajo që ka iman të dobët padyshim do të zhytet në gjynahe dhe poshtërsi. Nejse, burrit të saj alkooli ia ka bllokuar trurin, ia ka humbur epshin, kohën, pasurinë, shëndetin, jetën, madje fenë dhe nderin. Në listën e burrit tim nuk është vetëm kjo “mësuese e Kuranit”, por ka një numër të madh grash. Një herë e zura duke biseduar me një femër, së cilës i prezantohej si profesor në universitet. Kjo më shtyu të qesh, por edhe të qaj, sepse ajo ishte një nga shoqet e mia. Që nga ajo ditë zjarri i zemrës sime nuk shuhet, në celular kam gjetur shumë letra paturpësie dhe shprehje të fëlliqura femrash, ndërsa të gjitha ato janë të martuara, madje kanë fëmijë të rritur. Disa nga ato janë mësuese në zë. Unë u sprovova me këtë burrë tradhtar, por fatkeqësia është se kam një vajzë me te, si të kërkoj divorcin?! Ai sillet mirë ndaj meje, më shpreh fjalë dashurie dhe afërsie dhe më flet për ndjenjat e tij, por thotë: Shejtani bën një pjesë të punëve të këqija, ndërsa ato gratë shejtanë bëjnë pjesën tjetër. Ai supozon se mes tij dhe atyre nuk ka asgjë përpos fjalëve, bisedave telefonike, mesazheve të shkurtra dhe mund të ndodhë ndonjë takim, por nuk e prek atë që e ka të ndaluar. Ai thotë kështu, por dija e plotë është tek Allahu. Unë po jetoj e dëshpëruar jetën time, jam midis dy skajeve të hidhura, ose ndarje me divorc, ose ndarje shpirtërore, duke qëndruar në një shtëpi me këtë tradhtar. Ai e pranon krimin para meje, i vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, qan për këtë dhe premton se nuk do ta bëjë më, por ai sërish e bën, sërish e bën, sërish e bën. Ai ma ka copëtuar zemrën, nuk po mundem t’i them asnjë fjalë të bukur, por edhe nëse ndodh t’i them ndonjë fjalë brenda meje them: O rrenacak, o dyfytyrësh, sa femra sot prej teje kanë dëgjuar të njëjtat fjalë? Tashmë, nuk po mundem ta shikoj në fytyrë dhe më duket sikur ka një mur të madh midis nesh. Oh, sa jetë e rëndë që nuk mund të përballohet.

E) U kthjella një ditë për të parë atë që nuk e kam paramenduar, as imagjinuar ndonjë ditë. Burri im, të cilin e dua pas një martese që vazhdon prej pesëmbëdhjetë vitesh kryen në telefon biseda të çuditshme... pëshpërit... zgërdhihet... shprehje të flakëruara dashurie, celularin e tij e merr kudo që lëviz... e mban nën jastëk kur fle, rri natën pa gjumë, krihet shumë, largohet nga unë pak nga pak. Kjo është bërë përditshmëria e tij, nuk është i kujdesshëm për namazet, përcjell filmat dhe satelitin... kur e shoh tërë këtë ndryshim nuk u besoj veshëve çfarë po dëgjoj, e as syve çfarë po shoh, ç’ndodhi? Kush është shkaku? Ah unë, e pavëmendshmja dhe e gjora, e kuptova se burri im dashuron një tjetër, madje lidhja e tyre kishte kaluar kufirin e bisedave me telefon!

Këto ishin disa vuajtje që po përjetojnë disa bashkëshorte të gjora, ndërsa burrat nuk shkruajnë, por me vendosmëri çështjen e përfundojnë me divorc kur e kuptojnë se gratë e tyre flirtojnë. Ndërkohë prindërit vuajnë edhe më shumë, kur kuptojnë se djemtë apo vajzat e tyre kanë rënë në këtë moçal.

Nga arabishtja: Omer B.

(revista AlbIslam nr. 83

Qershor 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Flirti dhe tradhtia bashkëshortore (3/4)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Dhjetë shkaqet për një jetë të lumtur bashkëshortore
» Big Basta dhe Vesa Luma, rikthejnë FLIRTI?!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum