www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Te tradhtosh me SMS Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Te tradhtosh me SMS Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Te tradhtosh me SMS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Te tradhtosh me SMS Empty
MesazhTitulli: Te tradhtosh me SMS   Te tradhtosh me SMS EmptyFri Jul 02, 2010 10:08 am

Te tradhtosh me SMS Thumbnail.php?file=sms_text_messaging_696594715

Partnerët, që në fillim të kohëve e kanë tradhtuar njëri-tjetrin me partnerë të tjerë. Arsyet janë nga më të ndryshmet, sikundër edhe mënyrat e tradhtisë. Por në këtë rast, duke qenë se kemi të bëjmë me një marrëdhënie, pra me një mënyrë komunikimi, mjetet e komunikimit kanë një rëndësi shumë të madhe.

Dikur një marrëdhënie e paligjshme kryhej përmes pusullave, takimeve në vende të fshehta dhe mënyrave shumë të avashta e të pasigurta të dërgimit të mesazheve. Sot në epokën e teknologjisë dhe të përhapjes së mjeteve moderne të komunikimit shpejtësia nuk është më problem e deri diku edhe konfidenca e mesazhit, megjithëse kjo e fundit është një thikë me dy presa.

Tashmë gjithçka kryhet kryesisht përmes telefonit celular, i cili është shndërruar edhe në “bashkëpunëtorin” dhe “bashkëfajtorin” e lidhjeve të fshehta. Madje ajo dridhja e lehtë e celularit që lajmëron ardhjen e një mesazhi apo e-mail-i të ri është një nga kënaqësitë më të mëdha të ndaluara që përjetojnë ata që kryejnë aktin e tradhtisë. Në momentin që perceptojmë dridhjen e lehtë, që e dimë se çfarë mesazhi përcjell, veprimi i parë që bëhet është ai i të parit rrotull dhe kur partneri mund të jetë aty pranë çohet për të marrë diçka, apo shkon në një dhomë tjetër, ne e shijojmë shumë momentin e të hapurit të shpejtë të mesazhit, leximit të tij me një frymë, gjithmonë me një sy e një vesh në gatishmëri. Ajo që lexojmë ndonjëherë është aq përfshirëse, sa vetëm një partner i kujdesshëm mund të vërë re pasi të kthehet se ndërkohë diçka ka ndodhur, sepse ngjyra e fytyrës, apo qartësia e një vështrimi nuk janë më të njëjtat me ato të mëparshmet. Por sigurisht që jo të gjithë janë të vëmendshëm dhe mbi të gjitha askush nuk e çon nëpër mend se partneri është duke e tradhtuar pikërisht në një moment kur marrëdhënia mund të duket më e sigurt dhe solide se kurrë. Kjo lloj marrëdhënie dhe kënaqësie sigurisht që nuk do të kishte ndodhur kurrë pa shpikjen e e-mail-it dhe veçanërisht të celularit, që e bën aksesin në mesazhe të menjëhershëm. Në këtë rast, një rol të madh nuk luan vetëm shpejtësia e mesazhit, por edhe anonimiteti i tij, duke qenë se gjithçka shkruhet në mungesë të pranisë së tjetrit dhe njëherazi tjetri e merr mesazhin në një kohë reale. Por fakti i mospranisë të jep më shumë guxim se zakonisht dhe “loja” bëhet më interesante. Në raste të tilla ka më shumë guxim për të shkruar edhe gjëra tronditëse, të cilat ndoshta nuk do të shkruheshin, apo pranoheshin në situata ose rrethana të tjera edhe mes dy të dashurve. Dhe mbi të gjitha nuk është fjala për mesazhet që shkëmbehen nga të dashurit “e ligjshëm”, por nga ata “të paligjshmit”, lidhja e të cilëve mbart me vete edhe rrezikun e zbulimit të marrëdhënies dhe mbi të gjitha të shembjes së marrëdhënies së “ligjshme”. Në raste të tilla celulari është një mjet që mbahet përgjatë gjithë kohës me vete, madje edhe në gjumë vendoset nën jastëk. Nëse një partner do të dijë për ndonjë marrëdhënie të paligjshme të partnerit tjetër mjafton të niset nga premisa e celularit të kudondodhur për të filluar një hetim që me siguri do të zbulojë dhe të tjera e më në fund edhe marrëdhënien e fshehtë.

Njerëzit mësojnë që edhe në gjumë të lënë një shqisë të gatshme për të perceptuar dridhjen e ziles dhe gati automatikisht ata shtypin butonat e duhur për të parë brendinë e mesazhit dhe më pas për të dhënë në mënyrë të shpejtë përgjigjen e kështu për të vazhduar pafundësisht lojën. Shpesh njerëzit e përfshirë në lidhje me “të paligjshmin” dhe celularin njëherazi, që në këtë rast është “i treti” i domosdoshëm, zhgënjehen kur u vijnë mesazhe nga persona të tjerë, ndërkohë që presin vazhdimisht prej tij/saj. Kjo varësi mund t’i bëjë shumë kollaj edhe të pakujdesshëm, duke qenë se përqendrimi maksimal është ai ndaj partnerit “të fshehtë”. Janë të shpeshta rastet e zënkave dhe madje edhe ndarjeve për shkak të pakujdesive të njerëzve që harrojnë të fshijnë mesazhet “djegëse”, të cilat faktojnë tradhtinë. Megjithatë bota nuk është aq tradhtare sa ç’mund të ketë dalë nga këto radhë, vetëm se ka një të vërtetë të madhe në këtë mes dhe ajo është lehtësia e komunikimit dhe shumëllojshmëria e tij, që në njëfarë mënyre “të shtyjnë në mëkat”. Ndonjëherë një këmbim mesazhesh me dikë që na pëlqen nis thjesht për të shuar monotoninë e një marrëdhënie të gjatë martesore, por që nëse individët nuk tregohen të kujdesshëm, kjo nisje mund të jetë edhe fillimi i fundit të vetë martesës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Te tradhtosh me SMS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum