www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme Empty
MesazhTitulli: Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme   Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme EmptySat Jul 03, 2010 2:09 am

Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme Per-ta11

Prishtinë, 2 korrik - Me rastin e incidentit që sot ndodhi në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, me ç'rast një person vdiq, kurse 11 të tjerë u plagosën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi doli me një deklaratë për opinion.
“Fillimisht, dua të shpreh keqardhjen time të thellë për ngjarjen fatale që rezultoi me humbjen e jetës së një qytetari të Republikës së Kosovës, si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës në veri të Mitrovicës. Më këtë rast, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Njëkohësisht, i ftoj organet kompetente që t'i ndriçojnë rrethanat e këtij rasti”.

Më pastaj në deklaratë, kryeministri i vendit thotë se Qeveria e Kosovës sot në mëngjes ka hapur një Qendër-zyrë për Shërbime Civile në veri të Mitrovicës, e cila do të ofrojë shërbime që janë shumë të nevojshme për të gjithë qytetarët që jetojnë në atë pjesë.

“Në këtë qendër do të punojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të autoriteteve lokale të Komunës së Mitrovicës. Qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve do të mund të pajisen me dokumente të ndryshme personale për nevojat e tyre. Kjo qendër i shërben të gjithë qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të Mitrovicës dhe nuk paraqet asnjë rrezik për askënd. Përkundrazi. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që t'i sigurojë shërbime të gjithë qytetarëve të Kosovës kudo që jetojnë ata pavarësisht përkatësisë etnike”, thuhet në këtë deklaratë.

Qeveria fton të gjithë qytetarët që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, të rrinë të qetë dhe pakënaqësitë eventuale t'i shprehin në mënyrë paqësore e demokratike, thuhet më tutje, dhe në fund shtohet: “Ritheksoj edhe njëherë se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e rendit dhe ligjit, dhe për t'iu shërbyer qytetarëve anekënd Kosovës. Jam i vendosur, nuk ka kthim prapa për asnjë milimetër”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Thaçi: Veprimet në veri – të koordinuara
» Thaçi: Do të befasoheni
» PDK: Përmbahuni nga veprimet e delikuentëve të Vetëvendosjes
» “Vetëvendosje”: Qytetarët nuk do të votojnë më për hajna
» Ligji për deputetët favorizon ligjvënësit në raport me qytetarët
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum