www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Më prit o vapë e gushtit.. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Më prit o vapë e gushtit.. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Më prit o vapë e gushtit..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
PRINCO
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
PRINCO

Numri i postimeve : 524
Data regjis. : 22/12/2009
Age : 43
Location : Mbi token e Zotit

Më prit o vapë e gushtit.. Empty
MesazhTitulli: Më prit o vapë e gushtit..   Më prit o vapë e gushtit.. EmptyMon Jul 05, 2010 6:43 am

Ju mund të thoni se jetoni të lumtur, por sapo përmendet fjala lumturi juve ju çrregullohen emocionet. Pak janë nga njerëzit që japin ndonjë definicion të qartë dhe shumë përfshirës , sepse gati të gjitha teoritë për lumturinë mbesin abstrakte dhe jashtëtokësore. Porse lumturia s’është tjetër veç se emocioni që ndihet gjatë përpjekjeve për ta arritur lumturinë. Tani mos nxitoni të klasifikoni artikullin të tillë apo të atillë, por jepni vetës rast ta lexoni deri në fund.

Edhe ju si unë mund të keni dëgjuar zëra në lidhje me muajin e shenjtë të ramazanit që tani siç dihet figuron në kalendar në një kohë shumë të nxehtë vere, Burra, gra – persona të moshuar flasin me frikë për agjërimin e muajit të shenjtë të ramazanit : ‘ sivjet s’di a do të mundemi me agjëruar’ – ‘ valla kanë thanë se sivjet do të jetë shumë nxehtë s’di qysh do t’ia bëjmë’ .
Të ndershëm besimtarë, cila nga gjërat e vlefshme arrihet lehtë dhe pa mund, e çka mund të themi për Parajsën e Zotit, pse a nuk duhet të derdhim djersë edhe ne siç bënin gjeneratat e hershme.

Pejgamberi Muhammed a,s, ka thënë : ‘Agjëroni një ditë të nxehtë në këtë botë, për një ditë kur nxehtësia do të jetë e shumë e nxehtë’
Tani ata që kanë thënë dhe menduar me frikë për ramazanin, le të ulin kokën poshtë, le ti kthehen brendësisë së tyre ta dëgjojnë tek i thërret për pendesë. Në përpjekje për të fituar faljen e Zotit le ti bashkohen fushatës : ‘ Thoni jo panikut të jo-burrave dhe kukatjeve grash – Lutuni : O Krijues Suprem mundësona ta arrijmë muajin e shenjt të ramazanit e në të Parajsën Firdews .

Le të filloj fushata tani, me përgatitjet për këtë mysafirë të nderuar.
Bashkësia Islame e Kosovës duhet që tanimë të ketë përgatitjet për të pritur dhe begatuar e gjallëruar aktivitetet në këtë muaj të Parajsës. Rreth vetës duhet ti tubojë intelektualët që tani më janë në dispozicion të ndihmesës për kauzën islame. Sigurisht që edhe profesionist të profesioneve të ndryshme janë të gatshëm vetëm se presin që tu ofrohet rasti serioz .

Aktivitetet e ramazanit duhet të jenë të ndryshme.
Më pak tribuna të ndryshme me mega-hoxhollarë, më shumë aktivitete kulturore dhe artistike të organizuara në mënyrë më profesionale dhe me serioze .
Më pak debate pas mesnate në RTK me hoxhallarë – më shumë debate tërheqëse me të rinj dhe të tjerë mysafirë dhe hoxhallarë.
Më shumë video klipe ilahish, me kualitetit të lart të videos por edhe të përmbajtjes.
Më shumë Islam, kulturë, art, modernitetet – më pak traditë jo serioze dhe jo dobiprurëse.

Le ti bashkohen kësaj fushate vëllezërit tanë të cilët agjëruan apo jo, të paktën të respektojnë këtë kohë tonën duke dëshmuar të kulturës post-moderne .

Kuvendet Komunale përkatëse të përkrahin jo vetëm moralisht por edhe materialisht aktivitetet kulturore dhe artistike që do të organizohen gjatë muajit të shenjt të ramazanit.

Ministria e arsimit duhet të ketë në konsideratë gjatë përgatitjes së planeve përkatëse për ekskursione jashtë vendit që të mos rastisin të jenë në kohë të ramazanit.

Besimtarët duhet të organizimin e udhëtimit të pushimeve që to mos jenë në kohë të ramazanit.
Kafe-baret të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e shumicës së klientëve dhe gjatë kohës së agjërimit të jenë të mbyllura ndërsa në mbrëmje të hapen pas iftari. Imamët e teravive inkurajohen që të dalin me komunitetet përkatëse pikërisht në këto kafe të cilat e respektojnë muajin e ramazanit (sigurisht kafet i paguan se cili të vetën) .

Prijësit fetar islam ftohen të i bashkohen kësaj fushate jo-formale të përpjekje për t’i bërë që të kuptojnë komuniteti se agjërimi i ramazanit nuk është diç e vështirë por përkundrazi diçka që do të i bëjë të ndihen mirë në këtë dhe tjetrën botë.

Besimtarët që do të agjërojnë këtë ramazan vendosin tani, ndihmoni ata me ligjërata, shkrime, video projekte që të mos hutohen nga rruga e Parajsës.

Eh Parajsa…..
O Zot i Madh, O Krijues Suprem të lutem unë i vogëli, krijesa e dobët e çdo herë më e dobët. Të lutem o Allah të ma mundësosh ta arrijë vapën e gushtit, e ta freskoj zemrën time të ndezur flakë me freskinë e muajit të shenjtë të Ramazanit.
E në të ta shkrijë dëshpërimin që na ofroj jeta për kaq pak kohë nga ndarja me ty .
E të notoj në detin e shpërblimeve që ofron ky muaj.
Ta ndjej edhe një herë shijen e humbur të jetës, gjallërinë e ditëve të këtij muaji të shenjtë, të iftarëve plotë hare, teravive me gumëzhim të fëmijëve dhe namaze të natës aty ku zemra rrah edhe jeta e koka jonë notojnë në kërkim të faljes dhe të kënaqësisë së ALLAHUT , MË TË MADHIT, Krijuesit, Furnizuesit, Zotit tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Më prit o vapë e gushtit..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum