www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Johakim Lev dhe fuqia gjermane Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Johakim Lev dhe fuqia gjermane Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Johakim Lev dhe fuqia gjermane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Johakim Lev dhe fuqia gjermane Empty
MesazhTitulli: Johakim Lev dhe fuqia gjermane   Johakim Lev dhe fuqia gjermane EmptyTue Jul 06, 2010 9:32 pm

Ka ardhur momenti të mos flasim më për bluzat e tij dhe të shikojmë se çfarë ka brenda trajneri më befasues i Botërorit. Kur dëgjon një orkestër të përsosur, violinistë të përkryer, që edhe pse vijnë nga rruga, të japin shijen e duhur të simfonisë, pianistë debutues pa panikun e koncertit, muzikantë që ndryshojnë instrument dhe zbulojnë një talent të pazbuluar, merita është e atij që dirigjon. Atëherë hiqni kapelen para Johakim Lëvit, drejtuesit të kësaj Gjermanie që luan dhe fiton si askush tjetër në Afrikën e Jugut. Ecën si një orë, kur topi qarkullon, shikon të gjitha ingranazhet që spostohen dhe shkojnë të kërkojnë pozicionin e duhur për orën X, aty ku akrepat e thumbojnë kundërshtarin.

Është një spektakël, ai i inskenuar ndaj Anglisë më parë dhe ndaj Argjentinës pastaj, i cili ka diçka të dhunshme. Katër gola: me kokë, me këmbë, në pozicion, në manovër. Ka ëmbëlsinë e një dhune në perfeksion dhe të thjeshtësisë, atë të krahut që rrëmben stolitë, kukullat, xhinglat e së kaluarës dhe lë pas qartësi, shkëlqim. Është e gjitha një kristal puro. Pas kësaj lëvizjeje të thjeshtë, që ka fshirë befas zbrazëtinë e Runit e Mesit, por mbi të gjitha supozimet e Kapelos dhe Maradonës, është dora e Lëvit.

Nëse Maradona lojtar e ngriti Kupën e Botës, ai as nuk arriti kurrë te Kombëtarja e të rriturve. Dhe si trajner nuk mund të thuhet se ka shkëlqyer. Në dhjetë vitet e fundit ka koleksionuar një rënie në Kategorinë III gjermane, një shkarkim në Turqi dhe një titull në Austri. E ripeshkoi Klinsman si zëvendës të tij për Botërorin 2006 dhe menjëherë qarkulluan thashethemet për modën e tij në të veshur. Edhe Klinsman e eliminoi Argjentinën në çerekfinale, por me shumë mundim, me penallti. Por shiko se ç’ndodhi të shtunën. Këtë po kërkon Maradona, mes lotëve. Por po pyet edhe Merkel, e dalë e buzëqeshur nga stadiumi. Përse këtë Gjermani të ëmbël nuk ishte përgatitur ta shijonte askush.

Lëv ka bërë me të vërtetë një lojë prestigji (për të thënë magji, të presim ndeshjen tjetër). Mori në kuvertë disa lojtarë skarcë, shikoni mirë, i ka kthyer në As dhe mbretër. Shkoi në pankinën e kopshtarëve publikë të Mynihut dhe Këlnit dhe i hoqi pluhurin Kloses e Podolskit, që aty ishin parkuar. Nëse dy lojtarë të ardhur nga një sezon i keq, inekzistent, në Botëror bëjnë çudira dhe gola, ata janë shumë të brishtë, por ai që i aktivizon, i njeh njerëzit dhe kohën. Dhe nëse Klose bën punën e tij të zakonshme, pret në mes të zonës një top për të shtyrë në rrjetë (i ndihmuar dhe nga mbrojtës mediokër), Podolski është “murinjizuar”, bën lojtarin e krahut, mbulonte lojtarët argjentinas, i furishëm dhe sakrifikues.

Basti tjetër i fituar nga Lëv është mesfusha e “ç’balakizuar”. Është bërë një mekanizëm korrekt, në të cilin ndodhin gjëra, që ne njerëzit nuk i kishim parë kurrë: Shvajnshtajger, qendror dhe i lirë në manovër, i cili bën një aksion alla Mesi për golin e 3-0, duke shfaqur një dopio driblim në zonë, të pasuar nga një asist. Khedira e Ëzil, të cilët vijnë nga hiçi dhe fitojnë gjithçka dhe të gjithë dhe pastaj Myler.

Ai, për të cilin, në mars, në Mynih, pas një miqësoreje të fituar 1-0, Maradona tha në konferencë, duke e parë të ulej në krahun e tij: “Po ky kush është? Mbledhësi i topave?”. Ja, nuk kanë kaluar as katër muaj dhe kjo Gjermani ka kaluar nga 0-1 në 4-0 ndaj Argjentinës. Si është e mundur? E thjeshtë.

Maradona ra në Olimpin e të vegjëlve, Lëvi mori mbledhësit e tij të topave dhe i vuri të studiojnë. Si Murinjo, koleksion të dhëna për të gjithë lojtarët e botës, i shpjegon Fredrishit limitet e Higuain, krijoi kurthet për Mesin e Tevezin. Për Otamendin, Demikelisi dhe mbrojtjen argjentinase nuk i është dashur të shqetësohet shumë.

Mbetej problemi psikologjik. Indoktrinoi këta djem të luanin me bindje, jo me nerva. Myler i pari çoi Romeron të hiqte topin nga rrjeta. Të tjerët në vijim. Pastaj, përpara me respekt. Asnjë hakmarrje në vështrimin e tyre. Gjermania luan si e parë. Topin, tokazi. E qarkullon dhe lojtarët në fushë kanë lëvizshmëri. Bëjnë pasime precize, lëvizje të parashikuara, kaq të llogaritura, saqë për goditjen finale mund të jetë kushdo, madje dhe Klose.

Në konferencën për shtyp Lëv lë përshtypjen e një njeriu që numrin e prestigjit, në vend që ta bënte, e pa si shikues. Thotë: “E paimagjinueshme. E jashtëzakonshme. Mbresëlënëse”. Flet për shpejtësi dhe forcë. Për klas puro dhe vullnet të denjë për kampionë. Për indikacione taktike të vëna në praktikë në perfeksion. Përshkruan një punë që është transformuar në mrekulli. Hakmarrje: “Bllokuam Mesin pa faulle”. E mbyll: “Bëmë diçka të mrekullueshme”. Është e vërtetë. Por ai që çoi veten dhe të tjerët përtej limiteve të tyre, ishte Johakim Lëv.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Johakim Lev dhe fuqia gjermane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fuqia e frikës
» FUQIA E NJE BUZEQESHJEJE
» Fuqia misterioze e Materies së Errët
» Bajerni fiton Superkupen gjermane
» Dështojnë parashikimet e profetëve gjermanë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Futboll-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum