www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të luftohet depresioni Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të luftohet depresioni Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si të luftohet depresioni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Si të luftohet depresioni Empty
MesazhTitulli: Si të luftohet depresioni   Si të luftohet depresioni EmptyWed Jul 07, 2010 9:22 pm

Si të luftohet depresioni Depresioni-490x320


Disa këshilla për t’i thënë lamtumirë asaj velloje trishtimi dhe apatie që helmon jetën. Simptomat, efektet mbi jetën e përditshme dhe fytyrat e ndryshme të këtij fenomeni. Si të diagnostikohet dhe kurat për t’i thënë lamtumirë kësaj të zeze të madhe Nëse të ndjerit keq dhe vetmia janë bërë pjesë e jetës së përditshme, apo fakti që nuk jeni kurrë në humor, këto mund të jenë pasoja të depresionit. Depresioni nuk është diçka që duhet nënvlerësuar, duke qenë se numri i rasteve të regjistruara vazhdon të rritet dhe ky fenomen është transformuar në një plagë të re të vendeve të industrializuara.

Simptomat

Entuziazmi për aktivitetet që njëherë e një kohë i konsideronte të rëndësishme, është shuar. Personi në fjalë humbet shpresën se gjërat do të përmirësohen; mendimet i shkojnë shpesh te vdekja dhe vetëvrasja. Pushtohet nga një ndjenjë faji, asgjë nuk i duket e denjë për të jetuar. Gjithashtu vërehen ndryshime në oreks dhe si pasojë rënie nga pesha. Ka nga ata persona të cilëve oreksi u pakësohet, ndërsa të tjerëve që u ndërpritet menjëherë. Mund të verifikohen të vjella, diarre, pagjumësi, lodhje etj.

Efektet

Përballja me jetën e përditshme është tepër e lodhshme dhe e mërzitshme. Depresioni mund të ndikojë në punë, në kohën e lirë, por edhe në raportet me personat që i rrethojnë këta njerëz të depresionuar. Rrezikohet përqendrimi dhe aftësia për të marrë vendime, humbet interesi për aktivitetet e ndryshme, që një herë e një kohë konsideroheshin argëtuese, përfshi këtu edhe seksin.

“Fytyrat” e ndryshme të vetë shpirtit

Depresioni sezonal lidhet me ndryshimet e kohës. Përmirësohet në verë dhe përkeqësohet në dimër, kur ditët janë më të shkurtra. Rreth 3 për qind e popullsisë në Amerikë vuan nga ky shqetësim dhe këta persona jetojnë kryesisht në Veri. Depresioni pas lindjes shfaqet kryesisht pas sjelljes në jetë të një fëmije dhe prek tri në katër nëna, por në 12 për qind të rasteve sëmundja bëhet akute. Depresioni nuk shfaqet vetëm te të rriturit, ai prek edhe fëmijët, duke ndikuar në aftësinë e tyre për të luajtur dhe për të krijuar miqësi me bashkëmoshatarët. Është shumë i ngjashëm me depresionin që prek të rriturit dhe nëse nuk kurohet, mund t’i shtyjë të vegjlit deri në vetëvrasje.

Si ta kuptojmë?
Depresioni nuk mund të diagnostikohet përmes analizave, siç ndodh me sëmundjet e tjera. Metoda e vetme për të pasur një diagnozë të saktë është konsultimi me një mjek, dëgjimi me kujdes dhe shpjegimi i simptomave për pacientët e tjerë, si dhe të informoheni për përdorimin e barnave qetësuese.

Kurat

Barnat antidepresive veprojnë duke rritur nivelin e serotoninës, një hormon i prodhuar nga truri, i cili rregullon humorin. Antidepresivi më i njohur është “Prozac”-u, por ekzistojnë dhjetëra të ngjashëm. Zakonisht njerëzit janë shumë neglizhentë ndaj efekteve anësore që sjell ky bar, duke shkaktuar probleme në stomak, dhimbje koke, pagjumësi, probleme të cilat lidhen me seksin. “Terapia ndërpersonale” fokusohet te marrëdhëniet ndërpersonale që dëmtojnë humorin. Sipas rasteve, mund të jenë të mjaftueshme disa muaj terapi. Për personat që janë rezistentë ndaj kurave farmakologjike, është vënë në përdorim një elektrodë me elektrostimulues për stimulimin e nervit të dëmtuar.

Luftojeni kështu!
Përveç terapisë dhe barnave, edhe aktiviteti fizik mund të jetë i vlefshëm për të luftuar një gjendje depresive të moderuar. Duke ecur çlirohet endorfina, që rregullon humorin. Fototerapia konsiston në një banjë me drita të kuqe. Edhe kafshët shtëpiake kanë ndikim pozitiv mbi humorin, duke u falur dashuri pa kushte, pasi këtë gjë ushqejnë ndaj zotëve të tyre. Kjo e fundit quhet “pet theraphy”. Depresioni sjell gjithmonë izolim, prandaj është shumë e rëndësishme të krijoni një rrjet kontaktesh, për shembull një grup miqsh që ju mbështesin psikologjikisht, të cilët janë zakonisht edhe familjarë. Nëse jeni tipa të mbyllur dhe e keni të vështirë të flisni me njerëz të tjerë, mund të ndiqni ndonjë kurs, duke filluar nga ai i gjimnastikës apo te gjuhët e huaja, gjë që ju ndihmon të jeni në kontakt me botën e jashtme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si të luftohet depresioni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Vapa luftohet me mëngjes të larmishëm
» Edhe meshkujt vuajnë nga depresioni kur bëhen prindër
» Depresioni
» Si të shërohemi nga depresioni
» Depresioni, si te sherohemi pa ilace
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum