www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Trendët e modës 2010 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Trendët e modës 2010 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Trendët e modës 2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Trendët e modës 2010 Empty
MesazhTitulli: Trendët e modës 2010   Trendët e modës 2010 EmptyWed Jul 07, 2010 9:34 pm

Trendët e modës 2010 Xheraldina-490x320

Nëse do e pyesni një francez për modën e kosovarëve, atëherë ai do ju thotë se ajo është një modë mikse e marrë nga vendet e ndryshme perëndimore. Por, a kanë stil kosovarët dhe çka është në trend gjatë këtij viti? Për këtë flet njëra prej kreatoreve më të njohura të modës në Kosovë, Xheraldina Rexhepi, e cila thotë se sivjet në trend janë teshat më ngjyra dhe siluetat...

Rozë: Sa flasin rrobat për karakterin e njeriut?
Nuk jam e bindur se rrobat flasin për karakter. Ato janë shumë më shpesh shprehje e asaj se si ndiheni për momentin se sa diçka që reflekton karakterin si virtyt thelbësor që është. Vetëm stili mund të jetë pasqyrim real i karakterit.

Rozë: Sa duhet të përcillet trendi?
Moda dhe trendët janë kalimtare. Ajo që mbetet është stili. Të kesh stil do të thotë të jesh vetvetja. Gjëja e parë që duhet të mbani ndërmend dhe ta respektoni është të jeni vetvetja. Vetëm si të këtillë mund të jeni të bukur. Secila nga ju ka një pjesë të bukur të karakterit si dhe të paraqitjes fizike. Dhe nëse kreacioni të cilin do të zgjidhni ia arrin që këtë ta sjellë në pah, ta ritheksojë, tek atëherë paraqitja juaj do të jetë e suksesshme.

Rozë:Sa kemi modele të mira kur stili është në pyetje - mendoj për të gjithë ata që janë pjesë e ekranit tonë?
Mendoj se numri i njerëzve publikë, të cilët kanë stil është i limituar. Në fakt, ata edhe nuk duhet detyrimisht të kenë stil, por nga fitimet e tyre duhet të paguajnë profesionistin të përkujdeset për dukjen e tyre.

Rozë: Cili është trendi për verën 2010?
Trendi i sezonit për verën 2010 është një paletë e gjerë ngjyrash dhe siluetash. Ky trend vazhdon të jetë i koncentruar te fustanet dhe aksesoret përcjellës shumë feminin.
Ato kanë ngjyra kryesisht pastele ose kombinime monokromie, ku kontrasti më i mirë është ai në mes të bardhës dhe të zezës. Ngjyrat dhe dezenët kanë femininitet të shprehur, forma të bollshme florale, dantelle si dhe lule tredimensionale.

Rozë: Si duket silueta e një femre në baze të këtij trendi?
Theksi i posaçëm në këtë sezon, sa i përket siluetës, është vendosur te kraharori. Moda për verën 2010 fokusohet në krahët e gjerë, për të cilat përdoren jastëkët e posaçëm dhe mëngët voluminoze. Ato janë interesante, të fryra, me rrudhje ose me pala në formë ujëvare. Me rrudhje dhe pala të ngjashme i jepet edhe theksi i posaçëm belit, duke i sjellë në shprehje format femërore të trupit. Për këtë arsye shumë disenjatorë nuk hezitojnë as të përdorin rripa dhe shalle dekorative në bel. Kështu sivjet në trend janë pjesët e poshtme të fustanit me forma kambane, baloni apo tulipani. Palët, palosjet, rrudhat apo drapet që këtë sezon janë shumë moderne, përdoren në të shumtën e rasteve për të tërhequr vëmendjen nga këmbët. Të punuara profesionalisht dhe me përpikëri ato e theksojnë gjoksin dhe belin. Shpeshherë përdoren për të mbuluar defektet në zonën e barkut si dhe për të ritheksuar format femërore të figurës.

Rozë: Cili është hiti i kësaj vere?
Hiti i verës 2010 janë edhe pantallonat e nxehta shumë, shumë të shkurta, si dhe çorapet me gjatësi mbi gjunjë.

Rozë: Cilat ngjyra janë në modë?
Paleta e ngjyrave për 2010-ën është e gjerë. Ajo përbëhet kryesisht prej ngjyrave shumë të hapura, pasteleve sherbete, nuancave natyrale dhe të mos harrojmë se materialet njëngjyrëshe kanë numër më të madh të përkrahësve, kënaqin çdo shije dhe janë më të lehta për përshtatje me aksesorë. Ngjyrat në modë janë: tirkiz, ngjyra e puresë se domateve, ngjyra e koraleve, ngjyrë qielli para lindjes së diellit, nuancat vjollce, ngjyra e shampanjës së kuqërremtë, nuancat e ftohta të ngjyrës së katërt, nuancat e bimëve të thara dhe ngjyra e eukaliptusit. Por, assesi mos harroni se ngjyra me moderne është ajo që e bien në pah bukurinë tuaj dhe që përshtatet me ngjyrën e syve, flokëve dhe lëkurës tuaj.

Trendët e modës 2010 Vula
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Trendët e modës 2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Jonida Maliqi, ikonë e modës
» Trendët e reja të vjeshtës
» Trendet e flokëve për vjeshtë-dimër
» Geometric Technologies CAMWorks 2010 Service Pack 2.3 for SolidWorks 2010-2011 | 912.0 mb
» Autodesk Revit Architecture 2010 Eng In the upgrade kit and training videokurs VTC (2010)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum