www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Divorci Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Divorci Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Divorci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Divorci Empty
MesazhTitulli: Divorci   Divorci EmptyTue Jul 13, 2010 2:32 am

Divorci është një sëmundje ngjitëse. E kishit menduar ndonjëherë? Me siguri që jo. Të kesh një mik, të afërt ose koleg që divorcohet, rrit në mënyrë të befasishme mundësinë që një çift të ndahet, sipas një studimi shkencor të publikuar këto ditët e fundit. Me pak fjalë, rrëfejnë autorët e kërkimit, divorci është “ngjitës”: njëlloj si një virus. I zhvilluar nga sociologë dhe psikologë të tre universiteteve të rëndësishme amerikane (Harvard, Broun dhe Universiteti i Kalifornisë), studimi ka dalë në përfundimin se divorci i një miku të ngushtë apo një të afërmi, rrit me 75 për qind mundësinë e divorcit tek ata që i njohin. Nga ana tjetër, divorci i një “mikut të mikut”, të një të njohuri, rrit mundësinë për t’u divorcuar me 33 për qind. Prezenca e fëmijëve ka një efekt moderues mbi këtë formë “kontaminimi social”, ashtu siç e përshkruajnë mjekët amerikanë: influenca e një divorci në rrethin e ngushtë të miqve reduktohet në proporcion me numrin e fëmijëve që ka në çift. Me pak fjalë, sa më shumë fëmijë të ketë, aq më i vogël është efekti të shohësh miqtë dhe kolegët të ndahen. Divorci nuk ka nevojë të ndodhë afër për të kontaminuar: edhe fundi i një martese të ndodhur mijëra kilometra larg në distancë, por nga një çift miqsh apo të afërmish, mund të të shtyjë të sillesh ndryshe. Studiuesit amerikanë i kanë bazuar këto përfundimet nga statistikat e nxjerra prej një grupi të madh personash të dy sekseve për 32 vjet. “Divorci duhet studiuar dhe kuptuar si një fenomen kolektiv që shtrihet përtej atyre që përfshihen direkt”, mbyllet përfundimi i rezultatit të kryer nga Rose Mcdermott, James Fowler dhe Nichiolas Christakis, docentë të sociologjisë dhe psikologjisë në tre universitete prestigjioze amerikane. Duke e komentuar këtë dukuri, një gazetë britanike, “Observer”, gjen një aplikim të menjëhershëm të teorisë në një grup të njohur miqsh: “Primrose Hill set”, grupi i aktorëve, këngëtarëve dhe njerëzve të famshëm, të gjithë të martuar, që jetojnë në lagjen e modës në Primrose Hill në Londër. Jude Law dhe Sadie Frost, Noel Gallagher dhe Meg Mathews, Liam Gallagher dhe Patsy Kensit, “kishin gjithçka, ishin të pasur, të bukur, të famshëm dhe miq të mirë”, shkruan e përjavshmja britanike, megjithatë sot asnjë prej tyre nuk është më çift. Liam Gallagher dhe Meg Mathews u ndanë në vitin 2001, Jude Law dhe Sadie Frost në 2003. Sigurisht është i njohur fakti se të famshmit divorcohen më shpesh. Por teoria e “divorcit ngjitës” gjen një tjetër konfirmim në sjelljen e shumë çifteve të martuara që kur dikush nga miqtë e tyre ndahet, ndërpresin çdo lloj raporti me të divorcuarit dhe në përgjithësi mendohen mirë para se të ftojnë për darkë beqarë të divorcuar. Deri tani mendoj se ky vendim ndiqej për të mos pasur një shembull të keq. Tani është e qartë: kërkojnë dëshpërimisht të evitojnë kontaminimin.

Traumat
Trauma e një divorci nuk harrohet lehtë: një ndarje nuk lë vetëm shenjë në nivel psikologjik dhe ekonomik, por sjell me vete edhe shqetësime e probleme fizike, shpesh shumë të rëndësishme. Ky është përfundimi i një studimi amerikan, realizuar nga Universiteti i Çikagos dhe i publikuar në “Journal of health and Social Behaviour”, nga i cili ka dalë se divorci ka një efekt shkatërrues mbi shëndetin e ish-bashkëshortëve, që nuk rifitohet as kur ia nisin nga e para me një partner të ri.
Specialistët thonë se gratë janë ato që preken më shumë nga sëmundjet e divorcit dhe kryesisht nga dhimbjet e kokës. Kjo dhimbje prek një ndër katër gra dhe një ndër 12 burra dhe për shumë njerëz në botë është një arsye e fortë për t‘u takuar shpesh me neurologun. Kulmin e arrin mes moshës 30-39 vjeç, por pas nuk ngelen edhe fëmijët. Njerëzve që u dhemb koka në mënyrë kronike, ashtu si specialistët, e dinë shumë mirë se këto dhimbje nuk largohen kollaj, nëse për një kohë të gjatë është abuzuar me ilaçe të llojeve të ndryshme për të gjetur qetësi. “Gratë që e përjetojnë keq divorcin, preken më shpesh nga kjo lloj sëmundje. Mesatarisht atyre u dhemb koka rreth 2 ose 3 herë në javë, por nuk përjashtohen rastet kur vuajnë nga dhimbja kronike dhe e përditshme e kokës. Burrat janë në të fortë në këtë aspekt. Ata preken më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe përqindja e vdekjeve nga infarkti te të divorcuarit është më e lartë”, shpjegojnë specialistët. Po ashtu, një tjetër shqetësim përbën edhe tensioni i lartë i gjakut për të dyja palët. Si te burrat, ashtu dhe te gratë e divorcuara, vihej re një rritje e tensionit të gjakut, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me stresin e tepërt. Sipas shkencëtarëve amerikanë, e vetmja mënyrë për të mos e dëmtuar shëndetin është ajo që të kemi një lidhje të gjatë e të lumtur. Përndryshe, një eksperiencë martesore negative dhe problematike çon në mënyrë të pakthyeshme në çrregullime psikofizike. Për shembull, për shumë vite me radhë studimet kanë treguar se ata që janë beqarë, kanë një rrezik më të vogël për t‘u sëmurur në mënyrë serioze dhe si ata, edhe personat që kanë fatin të jetojnë për gjithë jetën në krah të njerëzve të duhur. Për gjithë të tjerët këshilla e ekspertëve është: “Të punosh shumë, deri sa martesa funksionon dhe ka jetëgjatësi, me kusht që kjo të mos jetë një lidhje shkatërruese”. Christine Northan, përgjegjëse e “Relate”, organizata kryesore britanike që i dedikohet këshillimit për çifte, shpjegon se nëse njerëzit kanë një martesë të lumtur, janë më të shëndetshëm. Shumë rrallë kanë probleme me shëndetin dhe vdesin më pak nga sëmundjet e zemrës, sidomos infarkti. Kush zgjedh të martohet për herë të dytë pas një divorci, është e detyrueshme ta zgjedhë me kujdes partnerin dhe t‘u qëndrojë larg njerëzve që në çfarëdolloj mënyre të kujtojnë lidhjen e vjetër. Sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias, faktori më i rëndësishëm për “lumturinë martesore” të grave është ai që bashkëshortët të përfshihen në emocionet e tyre dhe kjo është madje edhe më e rëndësishme se sa ndarja e detyrave. Sipas shkencëtarëve amerikanë, e vetmja mënyrë për të mos e dëmtuar shëndetin është ajo që të kemi një lidhje të gjatë e të lumtur. Përndryshe, një eksperiencë martesore negative dhe problematike çon në mënyrë të pakthyeshme në çrregullime psikofizike.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Divorci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Divorci është “infektues”
» Cheryl do të përfitojë 4.5m funte nga divorci
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum