www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Vanessa Paradis: Depp eshte i mrekullueshem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Vanessa Paradis: Depp eshte i mrekullueshem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vanessa Paradis: Depp eshte i mrekullueshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Vanessa Paradis: Depp eshte i mrekullueshem Empty
MesazhTitulli: Vanessa Paradis: Depp eshte i mrekullueshem   Vanessa Paradis: Depp eshte i mrekullueshem EmptyThu Jul 15, 2010 11:38 pm

Vanessa Paradis: Depp eshte i mrekullueshem Johnnydeppandvanessapar


Është 37 vjeçe, por karriera e saj 23-vjeçare përfshin shumë sfida dhe role, madje aq shumë sa për dikë do të duhej një jetë e tërë që të përjetonte aventura. Suksesin e menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm e pati në vitin 1987 në moshën 14-vjeçare kur u shfaq si një nimfë shumë provokuese në videon e këngës ”Joe le taxi”. Me këtë këngë që u pëlqye në të gjithë botën dhe qëndroi për një kohë shumë të gjatë në vendet e para të klasifikimit europian ajo do të çelte rrugën e suksesit që pasoi me shfaqjen e saj në filmin e Jean-Claude Brisseau “Noce Blanche”. Më pas brenda një kohe shumë të shkurtër pati një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin amerikan, Lenny Kravitz, punoi me Alain Delon, Jean Paul-Belmondo dhe Daniel Auteuil, u përfshi në një fushatë të gjatë të Channel dhe mbi të gjitha theu zemrat e gjysmës së femrave të botës duke bërë për vete në mënyrë të parikthyeshme një nga meshkujt më të kërkuar dhe më të lakmuar të planetit, Johnny Depp, me të cilin ka një familje të mrekullueshme dhe dy fëmijë Lily Rose, 11 vjeç dhe Jack, 8 vjeç. Por çuditërisht, edhe pse ka qenë shumë e pasionuar pas Marylin Monroe, e cila ka luajtur shumë komedi, vetë Vanessa nuk ka marrë pjesë në asnjë film të tillë. Të paktën deri më tani. Së fundmi ka përfunduar së xhiruari një film që pritet të ketë një sukses shumë të madh “Heartbreaker” me një regjisor të ri. Për të gjithë ky është një film i përsosur për t’u shfaqur dhe shijuar në verë. Është me humor, me ritëm, ngjarjet e tij zhvillohen në vende shumë piktoreske si Maroku dhe Monako dhe hapësira është sa zbavitëse aq edhe romantike dhe që të bën të mendohesh, por pa e vrarë mendjen dhe pa u futur në të thella. Vanessa në këtë film luan rolin e Xhulietës një trashëgimtare e pasur që do të martohet me një milioner filantropist, por që në fakt gjërat janë krejt ndryshe nga sa mendohet në fillim. Në film personazhi që ajo interpreton është shumë i ekuilibruar, që mendon shumë para se të ndërmarrë një hap dhe mbi të gjitha kërkon që të ketë balancë në jetë. Po vetë Vanessa a është e tillë? Ajo thotë se e ka lënë gjithmonë veten më të lirë për të vepruar dhe nuk i ka menduar kurrë shumë gjatë gjërat. Në betejën e vazhdueshme mes zemrës dhe mendjes në shumë raste i ka dhënë prioritet të parës dhe sipas saj ka qenë thuajse gjithmonë zgjidhja e duhur, edhe pse ajo e di fort mirë se brenda saj ekziston edhe një pjesë e arsyes së fortë. Kështu për shembull, ana e saj e arsyes e ka ndihmuar që të kalojë tranzicionin e saj të vështirë nga një këngëtare dhe artiste fëmijë në një adoleshente dhe më pas të rritur, duke qenë se për të gjithçka filloi shumë hershëm. Në moshën kur ajo preku me dorë suksesin zakonisht të tjerat as që e kanë filluar dhe kjo ka bërë që për të gjërat të funksionin ndryshe. Ajo kishte shumë talente njëherazi që për fatin e saj u vunë re hershëm dhe ajo kishte një jetë të tërë përpara për të punuar, por edhe për të bërë një jetë normale në moshë shumë të re duke qenë se kishe arritur shumë dhe shumë herët. Ajo është një nga shembujt e rrallë të aktoreve, këngëtareve të famshme që në mënyrë perfekte ka ditur që të balancojë punën, famën, pasurinë dhe jetën personale. Po a e ndien se do të jetë në gjendje që edhe për shumë kohë të vazhdojë të japë në të tria këto drejtime? “Është e vështirë kur njeriu dëshiron që të ketë gjithçka nga jeta. Mua më pëlqen gjithçka që bëj dhe vështirësia qëndron kur më duhet që t’i bëj të gjitha në të njëjtën kohë. Por për sa i përket punës jo gjithmonë e kemi ne në dorë momentin kur një projekt i mirë na troket në derë. Kur kjo ndodh duhet që ta kapësh rastin në fluturim, edhe pse për këtë mund të të duhet që të heqësh dorë nga gjëra të tjera apo të bësh sakrifica të vogla e me raste edhe të mëdha. Jeta, ajo personale dhe karriera profesionale ndërtohet e gjitha në bazë të kompromiseve. Është shumë keq kur do të kesh gjithçka në jetë, sepse nuk ka iluzion më të madh se një gjë e tillë. Në jetë nuk mund të kesh kurrë gjithçka”, thotë Paradis. Karriera e saj ka qenë një karrierë me ritme të ndryshme në periudha të ndryshme. Ajo nisi gjithçka kur ishte ende një fëmijë-grua. Në videot e saj të para ka një sensualitet të rrallë dhe kjo është një nga arsyet që ajo u promovua, përveç faktit që kishte talent dhe këndonte bukur. E veçanta e Paradis është se me kalimin e kohës ajo nuk e ka humbur atë bukurinë e brishtë dhe të pafajshme fëminore, por ndërkohë i ka shtuar asaj edhe pak nga misteri i një femre të pjekur që është e mbushur me dije dhe me përvojë. Të dyja këto anë kur shfaqen në unitet përbëjnë një sharm të jashtëzakonshëm. Në pamjen e jashtme ajo është jashtëzakonisht e bukur, por përtej asaj bukurie natyrore për të cilën ajo kujdeset shumë pak qëndron një freski e jashtëzakonshme dhe një rini e entuziazëm jo fort i zakonshëm për moshën e saj. Një femër në Hollivud që ka moshën e Vanessa-s nuk do t’u kishte rezistuar ndërhyrjeve të para kirurgjikale, apo qoftë edhe vetë botox apo zmadhimit të gjoksit e zbardhjes së dhëmbëve. Paradis ndryshe nga të tëra është shumë origjinale dhe vetvetja deri në detajin më të imët të saj. Figura e saj e jashtme është ende shumë e brishtë dhe e zhdërvjellët, është figura e një femre që nuk duhet të stërmundohet për të qenë në formë, sepse për fat ka një metabolizëm dhe organizëm shumë të fortë. Ajo ka trupin e një vajzukeje të re dhe vështrimin e një gruaje që duket e kënaqur nga jeta duke qenë se i ka marrë asaj atë që ka dashur. Vanessa thotë se jeta është si një oqean që ka valë, erë të mëdha dhe herë valëza përkëdhelëse. Projektimi i saj i ardhshëm kinematografik është një projekt në të cilin do të marrë pjesë së bashku me partnerin e saj të jetës, Johnny Depp. Bëhet falë për një histori të dashurisë që ka pasur Simone de Beauvoir me shkrimtarin amerikan, Nelson Algren. “Është një histori fantastike dashurie mes një francezeje dhe një amerikan, mes dy personaliteteve shumë të fortë dhe të mprehtë. De Beauvoir ishte 39 vjeç kur e nisi këtë marrëdhënie dhe për Vanessa-n do të jetë roli i parë që do të luajë me Depp. “Nuk e di nëse do të arrij që të luaj siç duhet duke pasur Depp përballë. Ne kemi bërë këngë së bashku, por nuk kemi interpretuar kurrë”. Ndërkohë ajo ia ka dalë më së miri që ta mbajë të mbërthyer pas vetes Depp për plot 13 vjet dhe të jetë nga një marrëdhënie e tillë e gjatë shumë e kënaqur. Megjithatë, deri më tani nuk ka dashur kurrë që të punojë me të kjo edhe sepse ajo ka një admirim shumë të madh për talentin e tij dhe se e di shumë mirë që përballë Depp do të ndihej e paaftë që të bënte gjërat që dëshiron. Kjo është arsyeja përse ajo ndien njëfarë rreziku në rolin e ardhshëm përkrah aktorit të madh. “Ideja e një filmi me Depp më ka tmerruar gjithmonë dhe një nga arsyet se përse pranova më në fund këtë rol është edhe fakti që e kam marrë këtë aventurë si një sfidë personale për të hequr një frikë brenda vetes”. Sipas saj çifti flet shumë rrallë për punën dhe kur janë edhe me fëmijët e tyre as që bëhet fjalë që ta bëjnë një gjë të tillë. Momentet kur jemi bashkë janë shumë të çmuara ndaj nuk mund të harxhojë asnjë minutë duke folur për gjëra që nuk kanë të bëjnë me familjen tonë”.

Çifti u takua për herë të parë në vitin 1998 në hollin e hotelit ”Costes” në Paris kur Depp ishte ende në një marrëdhënie dashurie me modelen britanike, Kate Moss. 12 vjet më pas, Paradis thotë se pasioni i tyre vazhdon që të jetë i ndezur dhe kjo sigurisht që e ka një arsye. Sipas saj është shumë e rëndësishme që çifti të kalojë kohë bashkë, por të ketë edhe hapësirë për veten dhe për të bërë gjëra të tjera. “Fakti që ne nuk jemi çdo ditë së bashku me njëri-tjetrin luan një rol shumë të madh në mbajtjen e freskët dhe pasionante të marrëdhënies sonë. Ajo ka bërë që marrëdhënia të jetë e stabilizuar dhe nga ana tjetër, veç dashurisë ne kemi edhe shumë respekt dhe admirim për njëri-tjetrin. Ne e kuptojmë se nëse duam që marrëdhënia jonë të vazhdojë duhet që t’i japim njëri-tjetrit hapësirë, t’i japim liri që të bëjë një copë rrugë vetëm dhe kjo bëhet vetëm me besim dhe besimi është diçka që edukohet dhe forcohet hap pas hapi. Jo të gjithë janë të guximshëm për ta bërë një gjë të tillë, por unë e ndiej se jemi me fat që kemi dashuri, i japim hapësirë njëri-tjetrit dhe kemi edhe besim. Unë e quaj fat kur gjen dikë që ka besim te ty edhe kur nuk je me të, por sigurisht që gjërat nuk janë gjithmonë kaq të thjeshta. Të mbash dashurinë të zjarrtë dhe të gjallë është një nga sfidat më të vështira për një njeri. E për ta realizuar këtë gjë ka hapa që duhet të ndërmerren. Një njeri nuk ha çdo ditë të njëjtën gjellë, nuk lexon të njëjtin libër dhe nuk dëgjon të njëjtën muzikë. Kur je në çift ke nevojë edhe për një hapësirë dhe për kohë me veten tënde për të zbuluar gjëra të cilat nuk ke mundësi t’i vësh re dhe t’i zbulosh kur je vetë i dytë”. Gjëja që ajo çmon dhe admiron më shumë te Depp është sinqeriteti dhe ndershmëria e tij. ”Mund të bëj një listë të gjatë të gjërave që admiroj te Depp, por mbi të gjitha admiroj ndershmërinë. Më pëlqen shumë që ta shoh kur është i përfshirë në një punë, sepse është plotësisht i përkushtuar dhe i shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Mund të vazhdoj gjatë me atë çka më pëlqen tek ai si për shembull admirimin që kam për të si aktor, si baba dhe si të dashur, por mbi të gjitha e çmoj shumë si njeri dhe jo vetëm kur është duke më folur mua apo të ëmës, por si në njeri në botë në të gjitha llojet e situatave. Për mua është i mrekullueshëm, plotësisht i mrekullueshëm”.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Vanessa Paradis: Depp eshte i mrekullueshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Paradis ka frikë të martohet me Depp
» Johnny Depp me fytyrën më ideale
» Vanessa ka besim të plotë te Zac
» Depp dëshiron të ndihmojë Cage
» Depp dhe Jolie: Jemi familjare
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum