www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Duaja e Haxhxhit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Duaja e Haxhxhit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Duaja e Haxhxhit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sejLak
Fillestar/e
Fillestar/e
sejLak

Numri i postimeve : 22
Data regjis. : 09/11/2009

Duaja e Haxhxhit Empty
MesazhTitulli: Duaja e Haxhxhit   Duaja e Haxhxhit EmptyMon Nov 16, 2009 5:16 am

Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-rahmanir-rahim.
Elhamdulil-lahi rabbilalemin…
Lebejkell-llahumme lkebejk, lebejke la sherike leke lebejk. Innel hamde ven-niëmete leke velmulk, la sherike lek.

Zot i madhërueshëm dhe i plotëfuqishëm, Ty të falënderojmë, Ti je krijues i qiellrave dhe i tokës! Ty të falënderojmë, Ti je furnizues i qiellrave dhe i tokës! Ty të falënderojmë, Ti je mbikqyrës i qiellrave dhe i tokës! Ty të falënderojmë, Ti je edukator i qiellrave dhe i tokës! Ty të falënderojmë, Ti je dritë e qiellrave dhe i tokës! Ty të falënderojmë, Ti je ai që adhurohesh fshehurazi para se të adhurohesh haptazi. Ti je ai që adhurohesh me zemër para se të adhurohesh me gjuhë! Ty të falënderojmë, Ti je Zoti i atyre që dihen dhe nuk dihen, i atyre që merren dhe nuk merren me mend, dhe i atyre që shihen e nuk shihen.


O All-llah ky xhemat që prezanton sot në këtë dua të haxh-xhit, janë drejtuar me zemrat e tyre të sinqerta, dhe me duar të pastra e morën abdestin nga mëshira Yte që t'na pranosh lutjet me të cilat i drejtohemi madhërisë Sate, sepse Ti je i vetmi që i pranon ato.


O Zot i dashur, të lutemi që të na drejtosh në rrugë të shpëtimit për nderë të dërguarit Tëndë të dashur Muhammed Mustafas. Na fal neve o Mëshirues, na fale neve o bëmirës i përgjithshëm.


O Zot i dashur, sot në këtë ditë ne po qëndrojmë para Madhërisë sate, duke t'u lutur për gjendjen tonë, dhe për nijjetlinjtë të cilët bënë nijet që të jenë musafirët Tu, pra prano nijetin e tyre dhe bëne të mundur që të kryejnë këtë farz ashtu sic e ke parapa ty o Zot, dhe mos i kthe ndryshe në këtë vend, vetëm me haxh-xh të pranum, haxh-xhul mebrur.


Zot i Madhëruar bëre të mundur që haxhinjtë kur të qëndrojnë në qytetin e pejgamberit a.s në Medinen e nderuar, që të përjetojnë shpirtërisht dhe në zemër të ndiejnë kënaqësi duke e përkujtuar më të dashurin e All-llhut xh.sh. pejgamber alejhis-selamin.


Dhe kur të afrohen tek varri i tij duke e përshëndetur me salat dhe selam, dhe të ndiejnë afërsinë e tij i cili tërë jetën ia kushtoi ummetit të tij.


Zot i dashur, kur haxhinjtë të veshin Ihramin përkujtojau ditën e mahsherit, ditë kur do të qëndrojmë para Teje, të xhveshur nga petku i kësaj bote, dhe na bënë petkun tonë imanin dhe punët e mira ja Rabbel alemin.


Kur të e shohim Qaben, gjatë tavafit, le ta lartsojmë me fjalë madhore All-llahu ekber, dhe rotullimin rreth Qabes që do ta bëjmë le ta dijmë se cdo gjë rrotullohet rreth një cështje,e ajo është besimi në All-llahun.


Ecjen prej Safas deri në Merva, duke bërë lutje e duke e përkujtuar Hazreti Haxheren dhe birin e saj, që i la Ibrahimi a.s. në këtë vend të bekuar dhe duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të e bekon këtë vend, rruaje o Zot begatin e saj gjer në ditë të gjykimit.Dhe ujin që shpërtheu nga toka shpëtim për Ismailin a.s. dhe shpres për Hazreti Haxheren, pra Zem zemin bëre shëndet për ne sikur që i shpëtove Ismailin a.s. dhe hazreti Haxheren ja Rabbel Alemin.


Qëndrimin në Arefat të bashkuar gjithë muslimanët e botës,vend ku pas largimit të Adem a.s. dhe Hazreti Havas nga xhenneti, dhe takimi i parë i tyre në kodrinën xhebeli rahmeh, na përkujto o Zot se prej aty nisi bota njerëzore dhe gjithë njerrëzit para Teje një ditë do të dalin ja Rabbel Alemin.


Muzdelifen ku do qëndrojmë një natë në qiell të hapur dhe duke mbledhur garalecat për një luftë të madhe, pra gjuajtjen e shejtanit alejhi lan na e bënë të mundur që njëherë e përgjithmonë ta mundim ja Rabbel Alemin.

Dhe në xhemarate në Minen e bekuar , kur vërtetë do ballafaqohemi me vendin në të cilin Ibrahim a.s. sëbashku me Ismail a.s. vendosën të realizojnë një urdhër të madh të Allahut xh.ash. që baba të bënë kurban të birin dhe biri të pranon urdhrin e Allahut xh.sh. dhe vendimin e babas, ku shejtani alejhi lan mundohet t'ia kthen mendjen edhe babait, birit dhe hazrtei Haxheres, por këta duke e gjuajtur me gurrë largojnë shejtanin, dhe ne kur të e gjuajmë gjithëherë duke menduar në historinë e tyre dhe duke gjuajtur shejtanin të vrasim shejtanin tone që e kemi në shpirt dhe në gjak ja Rabbel Alemin.


Dhe në fund kur të ndahemi nga Qabeja e nderuar në Tavafin Lamtumirës le ta lusim Allahun xh.sh. që përsëri të e vizitojmë Qaben e nderuar ja Rabbel Alemin.


O Zot paranoje edhe njëherë nijetin e tyre, bëre të mundur që të e kryejnë këtë urdhër Tëndin, rruaje familjen e tyre gjatë qëndrimit të tyre në vendet e bekuara dhe kthej në familejet e tyre shëndoshë i mire dhe me haxhxh të pranum ja Rabbil Alemin.


O Allah, bëje të dime se kush jemi, cka jemi dhe pse jemi në këtë botë. Bëje të dime se kjo botë është kaluese, ndërsa bota tjetër është e përhershme dhe pa mbarim. Bëje që sytë tanë të shohin me nder, gojët tona të flasin me nder, veshët tona të ndëgjojnë me nder, këmbët tona të ecin me hapa të sigurta në rrugë të shpëtimit, në të cilën rrugë kanë qenë Pejgamberët tanë, Evlijatë, Sulehatë dhe njerrëzit e mire ja Rabbel Alemin.


O Allah jemi një popull më i vjetër në Ballkan, kemi deklaruar se jemi shqiptarë musliman, përvec Teje askujt nuk i themi aman. Na ndihmo o Allah dëshirat tona t'i realizojmë.Shpresojmë në të ardhmen që të bëhet mirë, sejcili popull, por edhe neve të jetojmë të lire, se na është lodhur dora për paqë dhe barazi duke e mbajtur të shtrirë, kështu të jetohet është vështirë.


O Allah, Ti ke dasht të jetojmë të përzier, mos lejo që dikush keq të jetoj e dikush mire, dikush rob e dikush i lire.


O Allah mbroje popullin tim, ata që për kafshatën e bukës bënë emigrim, mbroje nga cdo gjë që me fe është në kundërshtim dhe prej asaj që it hemi asimilim.


O Allah rrininë tone, të cilën e dëshirojmë pa masë, ata janë shpirti jonë,zemra jonë,gjaku jonë,gzimi jonë,dëfrimi jonë, pasuria jonë, ardhmëria jonë,arsimoj o Allah dhe bërjau fenë Islame që ta mësojnë e asnjëherë që ta mohojnë ose ta qortojnë.


O Allah rrinisë sonë largova shokët e këqinj e të pa fe, janë të rrzikshëm dhe i bëjnë alkoholist, janë të shkatërruar dhe i bëjnë të konsumojnë drogë e të bëhen tradhtarë.


O Allah, nëse besimin e kemi të dobët na e forco,nëse kemi humbur rrugën na drejto,nëse mëkate kemi shumë mos na dëno, nëse gabojmë mos na qorto,nëse nuk dijmë na mëso,nëse harrojmë na kujto,nëse jemi hidhruar na pajto,nëse jemi larguar na afro,nëse zemrat tona janë bërë gurë na butëso, nëse jemi pakicë na shumëzo,nëse sëmuremi na shëro, nëse vdesim na mëshiro dhe me ne gjithmonë qëndro. Qëndro, kur varri i yn do shkatërrohet, kur emir i yn do harrohet, kur trupi i yn në dhe do shëndrohet, kur një ditë o Allah para teje do qëndrohet, kur njerrëzit e mire do të gëzohen dhe të këqinjtë do të dëshprohen.


O Allah prej minareve tona mos e merr ezanin, prej duarve tona,prej trurëve tone mos e merr Kurânin,prej xhamiave tona mos e merr namazin,prej shkollave tona mos na e mer mësimin në gjuhën tone amnore, prej tokës në të cilën jemi lindur mos na e mer Islamin, na i siguro këmbët prej tradhtisë së njeriut dhe shejtanit.


O Allah mos na bënë si ai që thirret Elvis e baba Ahmed, nëna Hatixhe e vajza Elizabet, por na bënë prej atyre qëi dëgjojnë këshillat e hazreti Ibrahimit dhe hazreti Jakubit që iu drejtuan bijve të tyre me këto fjalë: "Bijtë tanë, Zoti ju ka zgjedhur si fe, fenë Islame dhe mos vdisni tjetër përvec si musliman!"


O Allah, na bënë këtë botë bashk me bijt tanë të jetojmë nën hijen e Kurànit dhe në botën tjetër të hyjmë në xhennet dhe të jetojmë nën hijen Arshur Rahmanit.


O Allah nëse këto lutjet tona nuk arrijnë deri tek Madhëria Yte, lejo që pranimi Yt të arrij deri tek ne! Zot, nëse gabimet tona janë të mëdha, mëshira jote ka kapluar cdo gjë.


O Allah për hire të duas që e bëjmë te Ty na kaplo me mëshirën Tënde, na i fal gabimet tona dhe vendin na e bënë në xhennet ja Rabbel Alemin.


Subhane rabbil izzeti amma jesifun ve selamun alel murselin velhamdulil-lahi rabbil alemin elfatiha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Duaja e Haxhxhit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum