www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rrefimi i vajzes se Frederik Ndocit shokon publikun ne SHBA Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rrefimi i vajzes se Frederik Ndocit shokon publikun ne SHBA Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrefimi i vajzes se Frederik Ndocit shokon publikun ne SHBA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Rrefimi i vajzes se Frederik Ndocit shokon publikun ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Rrefimi i vajzes se Frederik Ndocit shokon publikun ne SHBA   Rrefimi i vajzes se Frederik Ndocit shokon publikun ne SHBA EmptyTue Jul 27, 2010 12:03 am

Rrefimi i vajzes se Frederik Ndocit shokon publikun ne SHBA Frederikndoci

Ajo demonstron abuzimin me drogën si një profesioniste e thekur. Për amerikanët është parë si shqiptarja fatkeqe, që pas ndarjes së dy prindërve, babait këngëtar Frederik dhe nënës së saj, Dëshira ka gjetur shpëtimin tek droga. Klea Ndoci, vajza 19- vjeçare e këngëtarit Frederik Ndoci ka vendosur ta bëjë publike abuzimin e saj me drogën, që prej moshës 14-vjeçare në programin “Addicted” që është transmetuar në ekranin e TLC-së, televizionit më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Videot, ku vajza merr drogë janë klikuar me mijëra herë në youtube, në faqen online të kanalit TLC, dhe në “Discover Health”. Videoja e parë e hedhur në youtube mban datën 17 mars, ndërsa të tjera video në TLC mbajnë data të ndryshme të muajit Prill. Klea, e cila jeton në Kaliforni me nënën Dëshira dhe motrën e madhe Flodia është me profesion këngëtare. Ajo u shfaq në programin “Addicted” i ideuar për varësitë e personave të ndryshme nga drogat. Televizioni me adudiencë të madhe, pas këtij “Show”, e ndihmoi vajzën me rehabilitimin e saj, ndërsa pagoi për spitalin ku ajo u trajtua për gjashtë muaj. Tashmë prej tetë muajsh që historia e saj është bërë publike, Klea Ndoci pohon në rrjetet sociale, se po bën një jetë shumë të lumtur ndërsa ka hequr dorë përfundimisht nga droga. Por ka qenë një shokim i së ëmës së saj, Dëshira ish- gruaja e Frederik Ndocit, përfshirja në këtë program. Në një nga videot ajo së bashku me vajzën tjetër Flodia, bën një rrëfim të jetës së Kleas e varur nga droga. Dëshira shfaqet me flokë të shkurtra të zeza, me qëllimin për ta ndihmuar të bijën si të shkëputet nga droga. Në një video tjetër Klea tregon se si është ndier në vite prej abuzimit të saj me drogën. Faktin e origjinës shqiptare ajo e demonstron me një tatuazh që e pikturon “live”, pikërisht shqiponjë dy krenare në shpinë. Gjatë gjithë rrugëtimit të dhimshëm, ku rrëfen varësinë e saj ajo shoqërohet nga Kristina, në rolin e kujdestares e cila i tregon gjithçka që duhet të bëjë dhe çfarë e ardhme e pret.
Profili i Kleas në
programin “Addicted”
Është prezantuar në këtë program me një profil të sajin, ku tregohet rreth saj, varësinë dhe si është ndier gjatë viteve ku ka abuzuar me drogën. Aty thuhet se është 19 vjeçe dhe që ka qenë e varur nga amphetamina. Ka bërë një demonstrim televiziv të marrjes së drogës, që shoqërohet dhe me gjendje të rënduar emocionale. Me ndihmën e Kristinës ajo ka arritur të heqë dorë përfundimisht nga ky vetëshkatërrim, thuhet në profilin e saj. Tashmë Klea ka rifilluar punën si dikur. Ajo vazhdon merr leksione muzike që është pasioni i saj përveç të shkruarit. Ajo iu nënshtrua terapisë së përditshme intensive në një spital amerikan, dhe tashmë ka hyrë në jetën normale.
Rrëfimi i Kleas
“Gjithkush nga ne është i dëshpëruar në jetë, dhe kërkon të gjejë shpëtim në mënyra të tjera”. Kështu shprehet në profilin e saj Klea Ndoci, ndërsa tregon historinë e saj personale me abuzimin me drogën që kur ishte 14 vjeç. Ka marrë shumë reagime dhe email-e, me përshtypjet e shikuesve pasi e kanë parë të shfaqet në ekran shpeshherë në gjendje emocionale të luhatur. “U tjetërsova, madje dhe në moralin tim sa arrita në një pikë sa s’mund të bëja as gjërat më normale të jetës së përditshme, nuk flija, nuk ushqehesha, dhe s’mundja të laja as dhëmbët”. Isha aq shumë e përfshirë sa mendoja se nëse nuk do e merrja një ditë, patjetër do të vdisja. Ishte e tmerrshme ta provoje, por tani jam këtu t’u them se qenka e mundur t’i thuash stop drogës!”. Këto fjalë ajo i thotë pas rehabilitimit, shpenzimet për të cilat i pagoi televizioni që shfaqi historinë e saj. “Tani”, tregon ajo, “kam filluar të punoj normalisht full-time dhe qëllimi im është se nëse Zoti do, të realizoj ambicien time në art”.
Klea, vajza e prindërve të ndarë që kur ishte shtatë vjeç
Ajo është vajza e dytë e Frederikut pas martesën me Dëshirën, me të cilën u njoh në vitin 1982. Atëherë Frederiku kishte mbaruar dramë ndërsa gruaja kishte lënë përgjysmë studimet për Inxhinieri Mekanike, në vitin 1984 kur lindi Flodia, vajza e tyre e madhe. Në ‘90-ën lind vajza e dytë Klea. Pas kësaj ata morën fëmijët dhe nisen në Itali. Më pas u larguan në Amerikë dhe pikërisht në vitin 1997 martesa e tyre mori fund. Këngëtari, i cili jeton tashmë në Tiranë, pohoi se arsyeja e kësaj ndarjeje kishte qenë pasi kishte zbuluar se ish-bashkëshortja ishte lezbike, por Dëshira, e cila vazhdon jeton në Amerikë me dy vajzat e tyre, asnjëherë nuk ka folur në media për arsyet e saj të ndarjes. Klea ka shkëputur prej kohësh marrëdhëniet me të jatin për arsye ende të panjohura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Rrefimi i vajzes se Frederik Ndocit shokon publikun ne SHBA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Vajza e Frederik Ndocit abuzonte me drogë
» Tequila shokon fansat e saj
» Lady Gaga shokon londinezët
» Frederik Ndoci - drejt Australisë
» Frederik Ndoci bëhet sërish baba
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum