www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Me simpatiket, me shume para dhe karriere Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Me simpatiket, me shume para dhe karriere Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Me simpatiket, me shume para dhe karriere

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Me simpatiket, me shume para dhe karriere Empty
MesazhTitulli: Me simpatiket, me shume para dhe karriere   Me simpatiket, me shume para dhe karriere EmptyTue Jul 27, 2010 12:25 am

Me simpatiket, me shume para dhe karriere Girl7h“Sa rrogë të majme të jep fakti i të qenit të bukur”, shkruante që në vitin 1918, poeti i ri irlandez W. B. Yeats. Por edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull që atëherë dhe ne të gjithë do të donim që kjo të mos ishte e vërtetë, faktet kanë treguar se gjërat kanë mbetur po njësoj, ashtu si në vitin 1918. Përkundrazi, në shoqërinë e konkurseve të bukurisë, si një kusht për të ecur profesionalisht, kjo thënie është më aktuale se kurrë. Siç tregon edhe një sondazh i kohëve të fundit, të qenit i bukur nuk na siguron vetëm rroga të majme, por edhe punë të mira. Më shumë se gjysma e 200 menaxherëve të kompanive të ndryshme dhe 964 punonjës të sektorit publik të pyetur nga “Newsweek” kanë pranuar se është shumë e vështirë të marrësh në punë një kandidat jo të paraqitshëm fizikisht, edhe pse mund të jetë shumë i kualifikuar. Madje këshillat e tyre shkojnë më tej duke u sugjeruar të rinjve që janë në kërkim të punës të investojnë në aspektin e tyre fizik shumë kohë dhe para, me pak fjalë po aq sa investojnë për të pasur një CV të kualifikuar. Deri këtu asgjë e re, do thoni ju. Këto gjëra i kemi ditur dhe kuptuar prej kohësh. Një numër i madh ekonomistësh kanë studiuar atë që e përjavshmja amerikane e quan “avantazhi i të qenit i bukur”. I pari ka qenë Daniel Hamermesh, docent i ekonomisë në Universitetin e Teksasit. Në studimin e tij, “Beauty and labor market”, (“Bukuria dhe tregu i punës”) kishte treguar që në vitin 1994 se, pavarësisht kompetencave dhe pozicionit, ky “avantazh” transformohet në një shtesë të konsiderueshme rroge që ai e quan “çmimi i bukurisë”. Në vitet e fundit, kërkimet mbi këtë temë janë shtuar jashtëzakonisht shumë. Megjithatë të gjithë kanë arritur në të njëjtin përfundim, si studimi i Anne Case dhe Chrisitina Paxson se më të gjatët fitojnë më shumë, apo si ai i Sherry Gield dhe Matthew Neidell se kush i ka dhëmbët e bardhë, ka një rrogë më të lartë. Në dritën e këtyre rezultateve është e vështirë për këdo të mohojë se bukuria lidhet ngushtë me pasurinë. Por këtyre studimeve u mungojnë evidencat empirike që tregojnë se një mashkull apo femër tërheqëse e kalonte meritën për të hyrë në tregun e punës. Sondazhi i bërë nga “Newsweek” na bën që t’i besojmë. Kështu të pyeturve iu kërkua që të vonin me numra nga 1 deri tek 10 për cilësitë që merrnin më shumë në konsideratë gjatë një interviste për punë. Në përgjithësi seleksionuesit e burimeve njerëzore i kanë dhënë paraqitjes 7.1 pikë, më i ulët në krahasim me 8.9 që i jepet përvojës dhe 8.5 sigurisë. Po ashtu paraqitja e jashtme qëndronte më lart se pikët që i jepnin specialistët shkollës që kishin ndjekur personat, e cila ndalej në shifrat 6.8. Atëherë cili është përfundimi i gjithë kësaj? Të qenit simpatik jo vetëm që na bën që të fitojmë më shumë, por për të pasur një punë të mirë, vlen më shumë se sa studimet. “Ky është realiteti i ri i tregut të punës. Është më mirë të jesh mediokër por i bukur, se sa i shkëlqyer dhe i shëmtuar”, tregon një përgjegjëse e burimeve njerëzore. Por shumë njerëz, sipas asaj që shkruan “Newsweek”, kërkojnë ta gjejnë zgjidhjen. Të paktën 10 persona në 100 thonë se mund t’i nënshtroheshin një ndërhyrjeje kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e tyre të jashtme dhe për të gjetur një punë më të mirë. Por ka edhe nga ata që nuk janë fare dakord, ashtu si Deborah L. Rhode, docente e drejtësisë në Universitetin e Standfordit. “Shumë persona mendojnë se paragjykimet e bazuara mbi bukurinë janë pa pasoja, të pashmangshme apo të pakundërshtueshme. Gabohen rëndë”, shkruan në librin e dalë disa muaj më parë në SHBA, “The beauty bias”. Por duke vërejtur se Kushtetutat e të gjitha vendeve mbrojnë diskriminimin mbi bazë race, seksi, besimi, kombësie apo etnie, por jo paragjykimin për bukurinë. Rhode është e para që kërkon se diçka duhet të ndryshojë edhe në këtë drejtim. “Secili duhet të ketë vendin që i takon, mbi të gjitha në punë. Çfarë rëndësie ka nëse nuk është e bukur”, thotë ajo. Në pritje që kërkesa e saj të mirëpritet, ajo e ka të vështirë të kritikojë të gjithë ata njerëz që çdo vit bëjnë sakrifica nga më të ndryshmet, për t’u bërë të bukur. Ashtu siç tregojnë kërkimet dhe sondazhet e ndryshme, bota dhe tregu i punës ndëshkon të shëmtuarit në kohën e krizës. Të investosh për pamjen tënde, nuk është më një çështje krenarie, por mbijetese ekonomike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Me simpatiket, me shume para dhe karriere

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fergie e fokusuar në karrierë
» Del Piero: Mbrëmja më e keqe në karrierë
» Diaz dëshiron karrierë, jo fëmijë
» Kardashian do të fillojë karrierë muzikore?
» Zana Krasniqi, karrierë aktrimi në Los Angeles
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum