www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Keshtu do te shpetojme zemren Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Keshtu do te shpetojme zemren Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Keshtu do te shpetojme zemren

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Keshtu do te shpetojme zemren Empty
MesazhTitulli: Keshtu do te shpetojme zemren   Keshtu do te shpetojme zemren EmptyFri Aug 13, 2010 9:34 am

Keshtu do te shpetojme zemren HeartattackNë klasifikimin e këshillave mjekësore më pak të dëgjuara, ulja e konsumit të kripës qëndron në vend të parë. Sigurisht pa efekt, në prill kaloi direktiva e Institutit të Mjekësisë amerikane për të reduktuar konsumin e përgjithshëm nga 3.4 në 2.3 gramë në ditë. As iniciativa e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Blumberg, në janar nuk pati fat më të mirë. Pasi ndaloi përdorimin e yndyrave të patateve të skuqura nga restorantet e qytetit, kryetari i bashkisë provoi pa efekt të ftonte të gjithë sipërmarrësit dhe pronarët e kompanive të produkteve ushqimore të reduktonin me një të katërtën përdorimin e kripës brenda 2015-s. Nëse eliminimi i kripës pas 8 mijë vjetësh përdorimi duket një betejë e humbur, shkenca dhe industria kanë vendosur të bëhen aleate për të vendosur në tavolinë alternativa të besueshme të klorurit të natriumit. Revista “Nature medicine” është përqendruar në tentativa të ndryshme për të reduktuar sasinë e natriumit, duke ruajtur shijen, pasi raporti i fundit i Institutit amerikan të Mjekësisë ka llogaritur se numri i viktimave në SHBA, si pasojë e hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, është rreth 100 mijë. Në “Ryerson University” të Torontos, eksperti i teknologjive ushqimore Derick Rousseau, i ka kërkuar ndihmë nanoteknologjisë për të zgjidhur këtë problem të madh. Ajo e tija është kriporja më e vogël e krijuar ndonjëherë në botë: që konsiston në një kapsulë mikroskopike, e cila mbështjell kristalet e veçanta të kripës me proteina, lipide dhe karbohidrate. Pra, krijimi i një lloje kripe që shkrin ngadalë në gojë.

Kripa e prodhuar nga Rousseau do t’i nënshtrohet në vjeshtë “provimit” të parë nga ana e vullnetarëve. Më aventuriere duket sipërmarrja e Andrew Faircloughtw të “Sheffild Hallam University”në Britaninë e Madhe, që ka vendosur të eksplorojë Arktikun në kërkim të një alge të familjes “fucacee”, e aftë t’i japë shije ushqimit me një sasi shumë më të ulët natriumi se kripa e zakonshme. E përdorur brenda bukës dhe e nënshtruar në testet e shijes, alga ka treguar se ka një shije peshku shumë pak të kënaqshëm për të gjithë. I ftohti ishte frymëzimi edhe për një kompani private britanike e quajtur “Leather head Food Internazional”, që ka zbuluar një teknikë për të reduktuar kristalet e kripës në grimca shumë të vogla, duke i ngrirë me azot të lëngshëm. Në krahasim me 500 mikronët e një kristali të klorurit të natriumit që gjenden në kriporet e zakonshme, ai i manipuluar me azot të lëngshëm arrin përmasat e 10 mikronëve: i barabartë me një rruazë të kuqe gjaku. Në këto madhësi kripa ka një shije 25 për qind më intensive dhe ata që e kanë provuar nuk kanë mundur t’i dallojnë dot patatet e bëra me këtë lloj kripe nga ato të bëra me kripë të papërpunuar. Pa i ngrirë kristalet e kripës, rrugë të tjera parashikojnë ftohjen e mukozës së gojës. Është vënë re që një temperaturë e ulët ngre shijet me 20-30 për qind. Ky lloj eksperimenti është testuar nga disa prodhues të çamçakëzëve dhe pijeve, por ideja për të manipuluar me substanca kimike artificiale me efekt rifreskues një ushqim të tillë si kripa rrezikon largimin e konsumatorëve në vend që t’i ofrojë. Problemi i vërtetë, thotë “Nature Medicine”, është se ende nuk është e qartë se si kristalet e kripës veprojnë mbi shijet tona.

Kripa dhe shëndeti
Që kur në fillimet e viteve 1900 filloi të flitej për hipertensionin gjithçka lidhej me kripën. Hipoteza se kripa ose ndryshe kloruri i natriumit, është përgjegjësja kryesore për këtë sëmundje, mbështetet nga shumë studime që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kryer në një numër të madh shtetesh. Kështu, në çdo popullsi të studiuar përqindja e personave me hipertension ishte e lartë atje ku edhe konsumi i kripës ishte shumë i madh. Pra, nga kjo duket qartë se duke reduktuar konsumin e saj mund të ulësh edhe tensionin e lartë, përgjegjësin kryesor të sëmundjeve të zemrës apo hemorragjive cerebrale. Një tjetër analizë e bërë së fundmi tregon se nëse konsumi i përditshëm i Nacl ulet nga 10 gramë në 5 të tillë, presioni i gjakut ulet me rreth 5 mm HG. Për të gjithë ata që mendojnë se kjo është një sakrificë e madhe për një rezultat kaq të vogël, mund të kujtojnë se studimet për ndërhyrjet terapeutike tregojnë se mjaftojnë 5 mm Hg presion gjaku më pak për të zvogëluar me 20 për qind mundësinë për t‘u prekur nga iktuset apo infarktet kardiake.

Në botë, Finlanda ka reduktuar konsumin e kripës me 40 për qind, në një betejë të ashpër me ndërmarrjet e prodhimit të ushqimeve që nga vitet ‘70. Edhe Irlanda, Australia dhe Zelanda e Re kanë hartuar programe bindëse për reduktimin e natriumit në ushqime. Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria ka fiksuar objektivin për të reduktuar konsumin e natriumit me 33 për qind brenda pesë viteve, duke u kërkuar ndërmarrjeve të prodhimeve të ushqimit të zbatojnë me përpikëri vendosjen në ushqim të etiketave që tregojnë produktet të cilat përmbajnë kripë shumë, mesatarisht dhe pak kripë. Edhe në Portugali diçka po ndryshon. Një vit më parë, Ministria e Shëndetësisë aprovoi planin e saj shëndetësor “të kujdesemi për shëndetin”. “Kemi arritur një marrëveshje për të reduktuar me 20-25 për qind sasinë e kripës në bukë”, tregon një funksionar i lartë i kësaj ministrie. Por konsumatorëve nuk u mjafton. “Do t‘i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë të parashikojë një reduktim deri në 15 për qind të sasisë së kripës edhe në ushqimet e paketuara”, tregon kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve në vend.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Keshtu do te shpetojme zemren Empty
MesazhTitulli: Re: Keshtu do te shpetojme zemren   Keshtu do te shpetojme zemren EmptySun Aug 15, 2010 9:05 am

lutem te jemi mire me zemer njehere,te mos kemi ato telashe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bRuNneta
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
bRuNneta

Numri i postimeve : 14528
Data regjis. : 01/10/2009
Age : 38
Location : Kalimtare ne rrug te gjata....

Keshtu do te shpetojme zemren Empty
MesazhTitulli: Re: Keshtu do te shpetojme zemren   Keshtu do te shpetojme zemren EmptyTue Aug 17, 2010 6:42 am

shpresoj dhe un ket....se jemi te rinj te psojm kta problem em zemer...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Keshtu do te shpetojme zemren Empty
MesazhTitulli: Re: Keshtu do te shpetojme zemren   Keshtu do te shpetojme zemren Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Keshtu do te shpetojme zemren

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si te shpetojme nga era e gojes
» Ankthi, si ti shpetojme
» Si mund t'a shpetojme nje lidhje?
» Motta: Le të vazhdojmë kështu
» Mërzia rrezikon zemrën
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum