www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjembat e flakëve dhembin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjembat e flakëve dhembin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjembat e flakëve dhembin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sejLak
Fillestar/e
Fillestar/e
sejLak

Numri i postimeve : 22
Data regjis. : 09/11/2009

Gjembat e flakëve dhembin Empty
MesazhTitulli: Gjembat e flakëve dhembin   Gjembat e flakëve dhembin EmptyMon Nov 16, 2009 5:24 am

Gjembat e flakëve dhembin

Në mjediset e Pallatit të Kulturës me datë 26 nëntor 2008 u transmetua dokumentari “Gjembat e flakëve dhembin”, kushtuar genocidit komunist ndaj elitave kulturore të kombit, gjatë viteve1944-1956. Shfaqja e këtij dokumentari u realizua nga departamenti studentor në Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) në bashkëpunim me Shoqatën e të Përndjekurve Politikë antikomunistë shqiptarë. Në shfaqjen e dokumetarit të realizuar nga shkrimtari Tomorr Aliko dhe regjisori Esat Teliti, përveç studentëve të fakulteteve të ndryshme të vendit, ishin të pranishëm edhe zv.drejtori i AIITC z. Bedri Telegrafi, Këshilltari Shkencor pranë AIITC prof.dr. Shefik Osmani, historiani Sherif Delvina, studiuesit Faik Kasollja, Ali Hoxha etj.



Dokumentari në fjalë, vinte në vigjilje të festave të Nëntorit, për të sjellë në vëmendjen e moshave të reja një kohë, një sistem e një regjim që u solli fatkeqësi të mëdha shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe u pushkatuan dhe vdiqën burgjeve të komunizmit mijëra shqiptarë të pafajshëm, midis tyre edhe klerikë, politikanë dhe intelektualë të shquar. U burgosën dhe u internuan qindra e mijëra shqiptarë, të cilët patën guximin të kundërshtonin komunizmin, duke e konsideruar atë një sistem që instaloi krimin, persekutimin, luftën e egër të klasave dhe varfërinë e shqiptarëve. Krimet e komunizimit nuk duhen harruar, në mënyrë që këto drama të mos përsëriten më në jetën tonë. Zëri i të pushkatuarve, të burgosurve dhe të të persekutuarve ushton ende në memorien e shoqërisë shqiptare. Të atyre gjeneratave që iu nënshtruan këtij trajtimi çnjerëzor por edhe të atyre që e përjetuan dhe janë dëshmitarë të tij. Dokumentari përcjell mesazhin se shoqëria shqiptare duhet ndërtuar mbi themelet e humanizmit, të principeve të demokracisë dhe të lirisë së individit. Vetëm mbi këto themele shoqëria jonë do të jetë në progres. E kaluara duhet kujtuar jo për të ngjallur mllefe dhe hakmarrje, por për të vendosur shoqërinë shqiptare në tempullin e drejtësisë. Ky është mesazhi që përcjell AIITC, nëpërmjet organizmit të kësaj veprimtarie.



Fjalën e hapjes e mbajti përgjegjësi i marrëdhënie me publikun dhe atij studentor z. Eris Koliqi, i cili përmendi se përmbajtja e dokumentarit tenton të ravijëzojë gjenocidin e pashembullt komunist mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar, në atë elitë ku bënin pjesë shkencëtarë, studiues, shkrimtarë, politikanë, luftëtarë dhe pa dyshim pjesë të klerit musliman bektashi katolik dhe ortodoks.



Në emër të Institutit ai falënderoi për bashkëpunimin z. Tomor Aliko kryretar i këshillit të përgjithshëm të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë, dhe regjizorin z. Esat Teliti që mundësuan shfaqjen e këtij dokumentari. Më tej ai solli për të gjithë fjalën e figurës së rezistencës shqiptare në Kosovë Uksin Hoti, e cila thotë “Populli vuan, por me vuajtje ka vendosur të fitojë”. Kështu edhe populli shqiptar nëpër vuajtje mposhti hijen e rëndë të komunizmit. Më tej ai vuri theksin se ajo që nuk duhet të vuajë më është kujtesa jonë kombëtare, si element që siguron një të ardhme të shëndoshë për brezat e rinj, dhe që do ushqyer vazhdimisht me të vërteta, edhe nëse ato janë të hidhura, aq sa të imponojnë t’i drejtosh gishtin vehtes.



Vetëm me një ndërgjegje të pastër, kur t’i jepet haku dhe ti vihet nderi në vend çdokujt, pa dallim feje ideje apo krahine, kur t’i rehabilitojmë jo vetëm formalisht ata që u sakrifikuan për idealin e epërm, demokracinë dhe lirinë e besimit në Zot, ne mund ta quajmë veten të çliruar plotësisht nga remineshencat komuniste.



Më pas e mori fjalën z. Tomorr Aliko i cili falënderoi AIITC për organizimin e kësaj shfaqjeje dhe vlerësoi rolin që duhet të luajë rinia në mbrojtjen e idealeve të shenjta të atyre që u sakrifikuan për vendin tonë gjatë periudhës komuniste. Pas tij, regjizori Esat Teliti theksoi rëndësinë që ka një dokumentar i tillë në një periudhë, ku krimet e komunizmit kërkohen me forcë edhe nga opinioni ndërkombëtar të dënohen me forcë dhe të sensibilizohen masat për dimensionet e tij shkatërruese në shoqërinë njerëzore.



Veprimtaria vijoi me shfaqjen e dokumentarit, i cili në në morinë e fakteve fotografike të martirvëe të demokracisë, fjalës së lirë dhe besimit, la mbresa tek shikuesit e rinj dhe të moshuar.



Një përshëndetje dhe urim i veçantë, në mbyllje, z. Tomorr Aliko iu përcoll nga të pranishmit edhe për faktin se ky dokumentar, në ditët e para të dhjetorit do të shfaqet para instancave më të larta të Këshillit të Evropës në Bruksel. Studentëve të pranishëm dhe të ftuarve të tjerë në aktivitet iu dhuruan kopje nga seria e librave të xhepit, botim i AIITC gjatë vitit 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Gjembat e flakëve dhembin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum