www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty
MesazhTitulli: Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu    Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  EmptyFri Aug 13, 2010 9:37 am

Ti dua syt

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Ihash9

Me mbushen syt me lot per ty,
ti nuk i she vetem i prek
ajo jeton kujtimin ton
te pakten qesh dhe pse s’shikon.

REF: 2x
Ti dua syt edhe kur qan
shikim tend qe me se kam
merri syt e mi kur te merr malli
vetem nje sekond bota do ndali.

Vazhdon ajo te jet njesoj
ngadal me flet dhe une mendoj
kujdeset shum e di gabon
po nuk ja them ajo kupton

REF: 2x
Ti dua syt edhe kur qan
shikim tend qe me se kam
merri syt e mi kur te merr malli
vetem nje sekond bota do ndali.




Edituar për herë të fundit nga sweet_melaqja në Fri Aug 13, 2010 12:41 pm, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu    Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  EmptyFri Aug 13, 2010 9:43 am

Ermal Fejzullahu - Ndahet zemra ne dy pjesë
Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  I297011724110196


2x)
Kshtu e qajn një dashuri
njëri-tjetrit si besojn

(2x)
Kjo esht vetëm një tradhti
ksaj smundesh me i thon dashni

(refreni)(2x)
Ndahet zemra ne dy pjes
njera qan dhe tjetra vdes
ndalu pak me mendu
veshtir sot kujt me i besu

(2x)
As i lumtur as rehat
dashuri sa i pafat

(2x)
Kam gabu qe tkam dashnore
jo jo nuk shkon me zor

(refreni)(2x)
Ndahet zemra ne dy pjes
njera qan dhe tjetra vdes
ndalu pak me mendu
veshtir sot kujt me i besu

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu    Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  EmptyFri Aug 13, 2010 9:51 am

Ermal Fejzullahu - Nje Buzeqeshje
Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Smilepd

Prap kete nate ne mendje te kam
yjet dhe hena bashke me mua jane,
prap gjumi nuk me merr
kete ndjene se kisha as nje here
te deshiroje te te kem prane.
Duart ti prek te ledhatoje ,te percafoje e te shterngoje
vertete kjo shprese me mban sa te dua te tregoje.

Nje buzqeshje do ta gjej tek une apo tek ti
nje shikim do ta rrembeje ne zemer ne thellsi,
ti qesh kur te shikoje ,te afrohem une provoje
syri yt sikur me flet nje fshehtesi duhet ta kete.

Kjo nate e bukur dhe e qete
brenda ne mua po lulzon
te lutem rri dhe mos ik
e me ledhaton lehet
kur ti ne krahun tim pushon.

Nje buzqeshje do ta gjej tek une apo tek ti
nje shikim do ta rrembeje ne zemer ne thellsi,
ti qesh kur te shikoje ,te afrohem une provoje
syri yt sikur me flet nje fshehtesi duhet ta kete.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu    Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  EmptyFri Aug 13, 2010 10:00 am

Ermal Fejzullahu - Per Nje Dashuri
Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  I17206247967243

Pse me ben vuaj une
Dhe te shkrihem per nje dashuri
Dhe t’lutem dhe t’lutem per ty
Pse me ben me lote ne sy
Ndonse lotet nuk i meritoj
Kto netet e gjata si ‚ii kaloj

Ti qe sot je me tjeterkend
Dhe shume embel ti
po i buzeqesh
Gjersa une pas teje
Dua te vdes, une dua te vdes (2x)

Pse te besova aq shume
Dhe ta fala zemren time t’shkrete
Qe digjet, qe digjet tash vete
Pse me ben me lote
Ndonse lotet nuk i meritoj
Kto netet e gjata si t’i kaloj

Ti qe sot je me tjeterkend
Dhe shume embel ti
po i buzeqesh
Gjersa une pas teje
Dua te vdes, une dua te vdes (4x)


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu    Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  EmptySat Aug 14, 2010 2:13 pm

Poeti, piktori, artisti, intelektuali, strategu luftarak, komandanti i Brigadës 138 i UÇK-ës, dhe dëshmori i luftës së Kosovës, legjenda e shiptarizmit Agim Ramadani –Katana, lindi në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit, me 3 maj të vitit 1964. Rrjedhë prej një familje të arsimuar fshatare, por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombtare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan. Studimet në Poeti, piktori, artisti, intelektuali, strategu luftarak, komandanti i Brigadës 138 i UÇK-ës, dhe dëshmori i luftës së Kosovës, legjenda e shiptarizmit Agim Ramadani –Katana, lindi në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit, me 3 maj të vitit 1964. Rrjedhë prej një familje të arsimuar fshatare, por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombtare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan. Studimet në Akademinë Ushtarake – drejtimi i komunikacinit në Zagreb të Kroacisë. .


Mjeshtri i madh dhe pedagogu ynë i shquar që njeh mirë muzikën popullore Demir kRASNIQI është
fenomen i rrallë ndër këngëtarët tanë të të gjitha kohërave,i cili zë vend meritor në lëmin e muzikës dhe krijimtarisë,që me mjeshtri këndoj të gjitha zhandret e muzikës tonë,krijoi tekste origjinale këngësh,i komponoi ato dhe i nguliti
në zemrat e gjeneratave tona,si brumin më të çmueshëm të thesarit tanë
popullor.Ndër të gjitha këngët e opusit të vet dhe ato janë mijëra,Demir Krasniqi rëndësi të posaçme krijuese u ka kushtuar këngëve historike,të cilat ai i këndon me dhembje,duke përjetuar dhimbshëm rënjen e trimave tanë për çështje të mëdha,por duke ngritur heroizmin e tyre mes këngës,brezave u mbjell në gjak dashurinë ndaj këngës
ndaj atdheut dhe ndaj historisë kombëtare.
Në përmbledhjen e librit të tij"KËNGË KRISMASH LIRIE";Demir Krasniqi dominon me tematikën historike,mbi dyzet këngë kushtuar fatit që e përcolli kombin tonë,personaliteteve heroike që ranë në fushën e nderit për çështjen tanë të madhe.

si:Kasaphanja e Prapashtices,Idriz Seferit,Mulla Idriz Gjilanit,Lot Vakut,Trimat e Tupallës,Selami Hallaqit,Mustafë Hoxhës,Asllan Ajetit,Zijah Shemsiut,Behlul Klaiqit,Kadri Zekës ,Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës,Jam ushtar i Dardanisë,e shumë figura tjera të ndritura kombëtare,por ne po ndalemi të shtjellojmë më gjërsisht këngën:

AGIM RAMADANI-KATANA

(DEMIR KRASNIQI)

Poeti, piktori, artisti, intelektuali, strategu luftarak, komandanti i

Brigadës 138 i UÇK-ës, dhe dëshmori i luftës së Kosovës, legjenda e shi
ptarizmit Agim Ramadani –Katana, lindi në fshatin Zhegër të Komunës së G
jilanit, me 3 maj të vitit 1964. Rrjedhë prej një familje të arsimuar f
shatare, por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombtare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
të mesmen në Gjilan. Studimet në Akademinë Ushtarake – drejtimi i komu
nikacinit në Zagreb të Kroacisë. Për Agim Ramadanin duhet të shkruhet shumë dhe shumë,por ne
po e japim përshkrimin e jetës dhe veprës së tij me këngën e bukur që i kushtoi këngëtari ynë i shquar Demir Krasniqi.



Ndjeu Evropa,u dridh Ballkani,
Nga drangojt e shqiptarisë
Është tërmet,a është vullkani
Që çan bjeshkët përmjedis?


-Sështë tërmeti as vullkani
Është Ushtria Çlirimtare
I prinë Agim Ramadani
Thejnë kufijt n´trojet shqiptare.
Agim Ramadani
Gjoksin Titanik
Me fuqi luani
Doli ai kreshnik.

Agim Ramadani
Lufton si rrufe
Strateg ndër beteja
Diell për atdhe!


Vijnë djemnia gjithëshqiptare
Ngjiten kreshtave të Pashtrikut
Kundër forcave barbare
Dhëmbë për dhëmbë kundër armikut.



Epopeja legjendare
Tha se u ngjall ai Skënderbeu
Më 9 prill në fshatin Koshare
Përgjithmonë kufijt i theu.



Krenohu moj Zhegër
Le të këndoi Gjilani
kolosin me emër
Agim Ramadani!
Simbol i trimërisë
Piktor e poet,
Ra náltar t´lirisë
Legjendë e gjallë mbet

Agim Ramadani
O,Agim Katana
Lum që t´pat vatani
Lum që t´rriti NANA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu    Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  EmptySat Aug 14, 2010 2:14 pm

MEHMET KRILEVA

Bijë e bija nga Gollaku –

Janë t’ një fisi , janë t’ një gjaku .

Ndër shumë trima nga këto treva –

Do t’ përmendet Mehmet Krileva .

N’ atë Malësi të Gollakut –

U lind shtylla e konakut ,

Që do t’ njihet nga këto treva ,

Burrë me famë Mehmet Krileva !

Që kur ishte Mehmeti i ri –

Kishte etje për dituri ,

Në shpirt kishte atdhedashuri ,

N’ zemër kishte trimëri .

I gjithë populli n’ atë Malësi –

E pranonte me ngrohtësi .

I tillë ishte Mehmet Cakolli –

Birë i dashur i këtij trolli .

Por për famë që i dhanë këto treva –

Populli i tha : Mehmet Krileva .

Bijtë që thithin gji n’ nanë - trimen ,

Nderojnë fshatin dhe krahinën !

Përmes këngës , nëna i rrëfeu –

Herët mësoi si duhet atdheu ,

Herët mësoi si duhet miku ,

Herët mësoi si urrehet armiku !

Herët mësoi çka është pushtuesi ,

Ç’ është mizori e uzurpuesi !

Herët mësoi çka është robërimi ,

Shtypja, burgjet dhe regjimi !...

Herët mësoi çka janë përndjekjet ,

Rrahjet, vrasjet edhe djegiet ...

Qysh i njomë n’ moshën rinore –

U frymëzua n’ çështje madhore !

N’ shpirt e brente rënd mashtrimi,

Që ushtrohej nga regjimi –

Mbi shqiptarët e këtij trolli ,

Që i priste Anadolli!

Nga shqiptarët bëhej spastrimi –

N’ Kosovë bëhej kolonizimi !

N’ tokat tona brez me brez –

Vinin serbë e malazezë !

Arsimdashësi Mehmet Krileva –

Për shqiptarë kishte shumë brenga !...

Se regjimi i poshtëruar –

Shumë shqiptarë kishte varfëruar !

I ka lanë t’ pa arsimuar –

Nën robërimin e verbëruar !

Për të drejta e për shqiptarë –

Ngrehte zërin ndër të parë !

I gjithë rrethi e popullata –

E nderonte me urata !

Pse punonte për vatan –

Delegat u zgjodh n’ Gjilan .

Përfaqësimi prej gjithë rrethit –

Populli i dha besim Mehmetit !

Këtë besim me vullnet fisnik –

Gjithmonë popullit i mbet besnik .

Por, Mehmeti ishte bujarë ,

Mësues i popullit - vullnetarë ,

N’ popullatë t’ pa arsimuar –

Shkrim- leximin për t’ ua mësuar!

Çka ka thanë Azem Cakolli –

Si Mehmetin , nuk lind ma trolli !

I guximshëm , burrë i vyeshëm ,

N’ ideale i pathyeshëm !

-N’ atë botë terri kur s’ kish arsim –

Ai, na i mësoi shkrim e lexim,

Gjeografi e histori ,

Matematikë për llogari...

-Kështu na mësonte Mehmet burri,

Verës shkruanim mbi rrasa guri,

Dimrit shkruanim mbi shtresa bore,

S’ kishim lapsa , as fletore !...


Shpesh Mehmeti ka rrëfye –

Popullit tim du’ me i shërbye !

S’ dua grada , as pozitë –

Dua populli të shohë dritë !

Në muajin Prill , Dyzet e Pesë –

Një detyrë iu dha me besë ,

Që t’ merr pjesë si delegat

Me shqiptarë në Beligrat !

Përfaqësuesit e shqiptarisë –

I pret Mareshali i Jugosllavisë .

N’ atë takim – Tito i ka pritë ,

Për t’ ia shprehur pakënaqësitë !

Ia thanë Titos, ashiqare –

Gjithë problemet kosovare ,

Për veprimet antishqiptare ,

Që ushtrojnë forcat qeveritare !

Për të mirë i mbante shpresa –

Ia dorëzuan shtatë kërkesa !

N’ emër t’ popullit të Kosovës –

Ish kërkesa e vetëvendosjes !

Para Titos – ballë për ballë ,

Mehmet Krileva , mori fjalë :

“Tokat tona kosovare -

Janë të lashta toka shqiptare !...

Krajli serbë kobin na e soll –

Shpërngulë njerëzit n’ Anadoll !

Dhe me dhunë mbi tokën tonë –

Na e ka mbushë plot me kolonë !

Kështu ka bë ai regjim barbarë –

Diskriminim përmbi shqiptarë ,

Tue qitë taksa, tue qitë agrarë ,

N’ tokat tona porsi rrogëtarë !

Ne punonim si rrogëtarë ,

Kolonët rrinin si agallarë ,

N’ kafene pinin raki ,

Djersën tonë tue na e pi !


Na e kanë sjellë përherë kiametin –

Tue na e marrë krejt bereqetin !

Veç pak bukë na e linin n’ shpija –

Për t’ mos vdekur nga uria !

Kemi ardhur me ta thanë ndër sy –

Se prej jush kërkojmë drejtësi !

T’ jemi zotë në tokën tonë –

Që na i lanë stërgjyshërit tonë !

S’ do t’ punojmë ma për kolonë ,

Nga kanë ardhur , ata le t’ shkojnë !

Nga kolonët, nga kjo robëri –

Kemi mbet t’ gjithë në varfëri !

Kërkojmë shkolla për arsim –

Fëmijët tanë t’ marrin mësim !

Prej fillores e n’ fakultet –

S’ duam t’ jem analfabet !

Ne kërkojmë ta kem lirinë ,

Barazinë dhe drejtësinë ,

T’ jem të lirë, t’ jetojmë pa frikë ,

Jo, kolonët me na grabitë !

Në Kosovë, tash kur të shkojmë –

Na pret populli t’iu tregojmë !

Mezi pret populli me e ditë –

T’ ju tregojmë si na ke pritë ?!

Këto kërkesa , po s’ u shqyrtuan,

Dhe në jetë , po s’u zbatuan –

Do t’ shpërthejnë shumë pakënaqësi ,

Turbullira edhe ndasi !

Është dëshmua në histori –

Se shqiptarët s’ durojnë robëri !

Nuk duan mbretër , as krajli –

Duan t’ drejta dhe liri !”...

Shikon Tito, n’ mënyrë cinike ,

Me buzëqeshje ironike ...

Me dhelpëri diplomatike –

Premton kushte pikë pas pike !


Por metodat sllavo barbare

Dhe premtimet dhënë kosovarëve –

Delegatëve t’ Kosovës s’ shkretë ,

Shumë prej tyre iu kushtoi me jetë !

Por Mehmeti e dinte krejt –

Këto kërkesa do t’ kushtojnë shtrenjtë !

Para popullit kish dhanë betim –

T’ mbrojë kërkesat me çdo çmim !

Hiq shumë kohë nuk ka kaluar –

Këlyshët e OZNA-së e kanë helmuar !

Helmi trupin ia ka kallë –

N’ zemër t ’popullit mbet i gjallë !

Mehmet Krileva, ai atdhetar ,

Ishte guri themeltarë ...

Trasoi rrugën e lirisë –

Drejtë ditëve të pavarësisë !

N’ emër t’ popullit dhe lirisë –

Hyni n’ rrugë të pavdekësisë .

N’ ale me atdhetarë –

Ne , gjithmonë na banë krenar !

Gjilan, më 20.07.2010. Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu    Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  EmptySat Aug 14, 2010 2:15 pm

MARTESAT E DHUNSHME SHQIPTARO-SERBE
Prej kur Fuqitë´e Mëdha ia ndanë Serbisë tokat shqiptare,Serbia nuk la formë
krimi pa bërë mbi shqiptarët si:përndjekëjet,burgosjet,maltretimet,vrasëjet,masakrimet e deri
te cënimi i moralit shqiptar,i cili për shqiptarët ishte i pa durueshëm,dhe herdo-kur shqiptarët janë hakmarrur për këtë.
Se si ndodhi grabitja e dy vajzave të bukura shqiptare nga bandat çetniko-sërbe në Komunën e Dardanës,më së miri ju njeh
kënga e Demir Krasniqit,që po ju japim në vazhdim:

KËNGA E LOTË VAKUT
(Fragment)
(SELMAN VOKSHI-DEMIR KRASNIQI)

O,n´vitin nanqind e dymbdhetë
Nga Maroca dhjetra vetë,
Të gjithë çetnik të përbetuem,
Prej Koicës të frymëzueem,
Të përzier me gjandarë,
Kishin ra te guri i Bardhë,
Kishin shkue drejt sokakut,
Te shtëpitë e djemve t´Vakut,
Shpejt e shpejt i kishin djegë,
E pastaj ishin tërhjekë,
Kishin djegë krejt nji fshat,
Pa u pasë hile as hak,
Kishin shkelë gjarpërin në bisht,
Që më vonë do tú mblidhte gisht.

O;n´vitin nanqind e trembëdhjetë,
Ai Koica me shokët e vet,
E kishte thyer nji adet,
Pat vendosur për herë të parë,
Të bëhet mik,me shqiptar,
Ti grabis dy vajza t´reja,
Hej,që aspak s´ja bante feja.

O,kishin shkue menjiherë,
Në katundin KRANIDELL;
Me xhandar e oficer,
Me spiunë e kriminel,
Halit Qehajen e rrethojnë,
E kërcnojnë e keqtrajtojnë,
Njanen vajzë po ja kërkojnë,
I kanë hy n´shpi e oborr
Hej,ja kanë marrë Ajshen me zor.
O,pastaj shkojnë në Kremenatë
Me i marrë Ajshes nji kunatë,
Kishin shkue drejt sokakut,
Te shtëpia e SYLË HASKUT;
Errethojnë e keqtrajtojnë,
Krejt familjen ja trishtojnë,
-Ja Hamiden kem me marrë,
Ose gjithëve u djegim n´zjarrë!
E rrëmbejnë çikën nóborr
Hej,dhe e nisin me dasmorë!

O,ju derra ju vraftë rrufeja,
Ku po i qoni ato të reja?
O,ju derra ju djegtë mortaja,
Ju mallkon Halit Qehaja!
O,ju derra ju djegtë flaka -
Hej,ju mallkon fort KREMENATA!

O;Hamiden e Ajshen pa u njoftë fare,
Dy robnesha,dy shqiptare
Dy të reja,dy të ngrata
Në Sërbi i zuni nata!
Dy malësore por si drita,
Në Sërbi i zbardhi dita!


O,vazhdon dasma te Koica
Me lahuta e me mezhnica,
Ai Koica i Papoviqëve
Mirë se erdhët u thotë miqëve!
Mbushin gotat me shlivovicë
"Përhajr juve o Papoviqë,
Hej,na vjen mirë që u bamë miq!


O,kështu flisnin do të marrë
Që në dasëm kishin ardhë,
Që thojshin se janë shqiptarë
Kishin n´krye plisa t´bardhë,
Kishin que edhe peshqesh-
Dy.tri dhen,dy-tre desh...


I vraftë reja n´pikë të ditës
Hej"Prijatelat" e Kojicës!


O,vitet vinin edhe shkonin,
Ato t´mjera sí harronin,
N´vitin nanqin e gjashtëmbdhetë
Ishin rritë tre djem t´vërtetë,
Kishin mbushë nanumbdhjetë vjet
Te tre ishin prej Gollakut,
Te tre ishin prej nji gjakut,
Te tre ishin nipa t´Vakut,
Hej,vendit t´vet që i dalin hakut!

O,te tre djemt ishin shqiptarë,
Te tre bajshin plisa t´bardhë,
Të tre ishin djem beçarë,
Nji oxhak-kusheri t´parë
Të tre ishin të nji fisi:
Hej,Lota,Shuti e Latifi!

O,nji ditë dalin n´Bjeshkë të Madhe
Me pre thupra për livadhe
Me pre thupra me thurë gardhe
Dikur vonë djemt ishin lodhë
Ishin ulq pak për me u çlodhë,
U afrohet nji njeri
Ua sjell nji lajm të ri:
"Sod Kojica kish me ardhë,
Në shtëpi e kish nji"Sllavë"!
Të lumtë goja,o dashamirë,
Hej,për kët lajm kaq të mirë!

O a nguet o kusheri?
Ju thotë Lota djemve tri!
-Banu gati se po shkojmë
"Sllavën" §mikut" tía urojmë!
Aj Latifi,ju kish drejtue:
"A bre Lotë,fort jam untue!"
"O,Latif prit edhe pak,
Pa shtrengoe pak at bark
Hej ,se Kojica na kthen darkë!"

O,kishin shkue si petrita,
Kishin zanë mirë nja tri prita,
Kishin pritë nji kohë të gjatë,
Kishin pritë deri n´mes natë
E dikur Kojica kish dalë,
Para derës ishte ndalë,
E po i lmojke te dy faqet,
Hej,e po i dredhke pak mustaqet!...

O,nát moment tri pushkë kërcasin,
N´ball e n´fyt po ma godasin!
Pushka e parë e trimit t´Kikës,
Ishte zbrazë në ball t´Kojicës!
Dy të tjerat n´gropë të fytit,
Hej,ken t´Shutit e t´Latifit!

O,futen mrena por si era,
Për mej nxjerrë ato të mjera,
Ajshja n´derë ishte mbështetë
Mirë po i pritë vllaznit e vet:
O,ju vllazen më dëgjoni;
jU;Hamiden mos e kërkoni,
ka dy vjet që e kanë varë,
Hej e kanë varur në nji litar!

O,marrin Ajshen,shkojnë përpjetë,
Pak të lodhun,pak pa fjetë,
N´Kranidell po shkojnë të tret
Po e çojnë Ajshen n´shpi të vet!
"Dil Halit e merre çikën
O,dil Halit,se e vramë Kojicen!"

O del Haliti,burr dai-
"Ju lumtë dora,djemt e ri,
Për guxim e për trimni!
Po nga jeni djem të mi
Që luftoni nëpër Serbi?"
Të tre jemi prej Gollakut.
Të tre jemi prej nji gjakut
Të tre jemi nipa t´Vakut,
Vendit tonë i dalim hakut!
Të tre jemi të nji fisi-
Hej,Lota,Shuti dhe Latifi"..


O,thërret Haliti si vetima:
"Hej lum vendi që ka ksi trima!
O,ju trima,ju shqiptarë,
Gjithmonë qofshi faqebardhë,
Sod ju ftyrën ma paski zbardhë.
Për këtë bijë qq e paski marrë!
Për këto motra që nxorët hakun.
E nderuat krejt Gollakun!
Nderuet trimat,Skënderbeun
Nderuat kombin dhe atdheun!
Ju luftuat si kreshnik-
Unë me ju do t´baahem mik!
Cili asht prej jush i parë
Cili asht prej jush beçar,
Cili don Ajshen me marrë
Hej,mej dhanë Zoti jetë të mbarë?!"

O,atëhere djemt ishin ngushtue,
Edhe Lotës ju kanë drejtue:
"Ti ke mbushë Lotë njizet vjet,
Ti je trimi i vërtetë,
Ajshja ty po të përket,
Për ty paska qenë kysmet!"
Qesin pushkë pesë herë në ajr-
Hej,zgjate doren,o t´qoftë për hajr!".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu    Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  EmptyFri Oct 22, 2010 11:56 pm

Demir KRASNIQI:

CIGARE ! MBUSHJE !

Ç’ janë këta djem të ri –

Çantat plot rreth vetit ,

Që i anë marrë në sy

Rrugët e qytetit ?!

Janë çanta me libra,

Apo me fletore ,

Shkojnë në fakultete,

A n’ shkolla fillore ?!

Një refren prej tyre

Tingëllon si shpërpushje :

“Cigare ! Mbushje!

Cigare ! Mbushje!”

Prej një tavoline –

N’ tavolinën tjetër ,

Me t’ njëjtin refren

Si sot e si nesër !

Jo, nuk janë shkollarë këta,

Por janë djem të ri ,

Që jetojnë në vuajtje

Dhe në varfëri !

Për një kafshatë buke

Kështu çdo ditë vrapojnë ,

Se nga papunësia

N’ shkollë nuk mund të shkojnë !

Ata s’ kanë qetësi,

As s’ bëjnë gjumë rehat ,

Me çanta në krah –

Rrugëve ditë e nat’ !...

Ata deshën shkollën,

Dijen dhe arsimin ,

Por , kush t’ ua sigurojë

Familjes ushqimin ?!



Dhe njëri prej tyre

Flet realitetin –

Me mund e uri

Mbarova fakultetin...

Për mua s’u gjet punë,

As nuk u gjet çare –

Dola të shes mbushje

Dhe të shes cigare !

Gjilan, më 18.10.2010.

BËNI ME RAHMET !

Edhe në dhjetëvjetëshin e parë

Të mileniumit të ri –

Shoh njerëz të shumëvuajtur ,

Që jetojnë n’ varfëri !

Trup-zdeshur , këmbëzbathur –

Në borë e në shi ...

Çdo ditë “Luli i vocërr” –

Ringjallet përsëri !

Në çdo shesh e n’ çdo qytet

Buçet një refren –

Refren që të trishton

E zemrën ta rrëmben !

Është himni i lypsarëve ,

Që lëkund bjeshkë e gurë ,

Sepse “Luli i vocërr”

Nuk do të vdes kurrë !

“Bëni gajret vëllezër ,

Bëni gajret motra ,

Zoti ju ndihmoftë –

Thatë mos ju mbettë sofra !

Zgjatni dorën , hapni zemrat

Dhe bëni gajret ,

Zoti ju ndihmoftë –

Bëni me rahmet !”



Kudo n’ rrugë e n’ sheshe,

Në qytetet mbarë ,

Shoh mbi gjoks të nënave –

Fëmijë buzëtharë...

Me sy të përlotur

Rrinë duke shikuar –

Kush po e zgjatë dorën

Pak për t’iu ndihmuar ?!

Në shi , n’ borë e n’ akull ,

Përmbi trotuar ,

Kudo njerëz të shtrirë ,

Kudo me lypsarë ...

Dyshek kanë çimenton ,

Jastëk e kanë gurin ,

Jorgan e kanë borën ,

Shiun edhe pluhurin ...

Njëri pa një dorë ,

Tjetri pa një këmbë ,

Njëri pa një sy ,

Tjetri pa një pëllëmbë ...

Shoh shumë nëna t’ shkreta

Që e mbulojnë syrin –

Që t’ mos shohin njerëzit

Kur fëmija i kërkon gjirin !

Kështu e kalojnë ditën

Të shtrirë mbi çiment’ ,

Duke pritur ndihmën -

Kush po u jep ndi ‘i cent ?!

Dhe kur të vijë terri ,

Treten ndër sokaçe –

A t’ blejnë bukë për fëmijë ,

A të blejnë ilaçe ?!...

Gjilan, 18.10.2010.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu    Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Tekste kengesh nga Tuna
» Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…!
» Tekste kengesh nga Sabri Fejzullahu
» Tekste kengesh nga Dafina Rexhepi
» Tekste kengesh nga TROJA
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Muzikë::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Tekste(lyrics)-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum