www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin Empty
MesazhTitulli: Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin   Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin EmptyFri Aug 13, 2010 11:40 pm

Po përmendim njëzet shkaqe që kanë të bëjnë me femrën, por ndoshta edhe mashkulli merr pjesë në disa prej tyre. 1. Harresa e bërjes nijet (vendosshmërisë) e cila shkakton humbjen e shpërblimit, pasi për atë qëllim e ke lënë ngrënien, pijen dhe je larguar nga kënaqësitë, vetëm për hir të Allahut, siç ka ardhur në hadithin kudsij: "Agjërimi është i Imi dhe vetëm unë shpërblej për të." 2. Pakujdesia ndaj namazeve, vonimi i kohës së tyre dhe kryerja me përtaci. 3. Pagjumësia, e cila është prej shkaqeve më të mëdha që shkakton humbjen e ramazanit. Disa gra rrinë me motrat e tyre duke u marrë me thashetheme, e ndoshta kjo bisedë zgjat deri në kohën e syfyrit, pesë orë a më tepër duke bërë biseda të kota. 4. Shumimi i plogështisë- harresës, gjumit, dhe përtacisë. P.sh: Nëse fle natën orë të tëra, pastaj ulet pas namazit të sabahut në xhami duke e përmendur Allahun, gjoja është bërë shpirtmirë dhe e zellshme. 5. Humbja e kohës duke përgatitur ushqimin. Gruaja është e falënderuar dhe e shpërblyer për atë që ua përgatit agjëruesve, mirëpo mundet ta shkurtojë kohën e saj në kuzhinë gjatë përgatitjes së ushqimit. 6. Dëgjimi i muzikës duke agjëruar. Si ka mundësi që nuk ndien shijen e dëgjimit të Kuranit, por dëgjon muzikën e shejtanit?! 7. Shikimi i televizorit dhe filmave serial, sa që ka harruar netët e vlefshme të ramazanit. 8. Leximi i gazetave apo revistave të ndryshme, kur dihet se selefët (të parët tanë) e kanë lënë shkencën e hadithit dhe kërkimin e diturisë në muajin e ramazanit. 9. Vonimi i punëve dhe lënia e tyre pas dore. Kjo sëmundje na i ka këputur jetët edhe në muajin më të vlefshëm, madje edhe në natën e kadrit nuk shërohemi nga ajo. P.sh: Femra dëshiron që të lexojë Kuran pas namazit të sabahut, por e ndjen veten të lodhur gjatë qëndrimit natën, gjithashtu edhe pas drekës e lodhur, e pas ikindisë e zënë në kuzhinë duke përgatitur ushqimin, e përsëri natën ulet me të afërmet e saj në bisedat që ato i quajnë të ‘domosdoshme’. 10. Dalja në tregje në të cilat ka provokime të epshit dhe me këtë rast i humb të mirat të cilat i ka grumbulluar dhe vepruar gjatë ditëve të ramazanit. 11. Zbulesa, kozmetika, veshja e hollë dhe e qëndisur me fije ari ose argjendi, perçja e gjerë ku sytë janë të zbuluar, si dhe aromat e ndryshme të parfumit. Atëherë ç'mendon në pranimin e agjërimit të saj? 12. Telefoni dhe për fat të keq edhe interneti. I sheh disa motra që humbin kohë të gjatë duke biseduar biseda të kota. 13. Përgojimi dhe thashethemet. Ruaje gjuhën motër dhe mos e prish agjërimin tënd. A agjëron ajo e cila ka ngrënë mishin e njerëzve (me përgojim) dhe ka marrë nëpër këmbë nderin e tyre?! 14. Plogështia në punë duke u argumentuar se jam e lodhur. 15. Mos edukimi i fëmijëve, ku gjithë natën luajnë e ditën flenë dhe ju humb namazi. 16. Sjellja jo e mirë e disa prej motrave. Tek to vërehet hidhërimi i shpejtë dhe fyerja, e me këto vepra e humb agjërimin e saj dhe shpërblimin e tij. 17. Lakmia dhe koprracia e tepërt, si dhe mosdhënia lëmoshë në ramazan, pasi veçimi i tyre është vlera e kohës dhe u ndihmon agjëruesve në respektim më të mirë ndaj Allahut, sepse bashkimi i agjërimit dhe lëmoshës janë dy cilësi që nëse i posedon, e meriton xhenetin. 18. Namazi i teravive. Mos u çudit që ky namaz mund të jetë shkak në humbjen e ramazanit. Po i përmendim disa shkaqe: - Dalja e disa grave të zbuluara. - Hipja në veturë (taksi) dhe vetmia e saj me shoferin, i cili e ka sjellë deri në xhami. - Shoqërimi i fëmijës, i cili është në gji, gjë që u shkakton zhurmë të pranishmëve të cilët janë duke u falur. - Ulja pas faljes së dy rekateve për biseda të ndryshme të dynjasë, derisa është afruar rukuja, atëherë ngrihet dhe e bën rukunë me xhemat. - Rreshtimi i safit të grave dhe mos drejtimi i tij. - Përzierja e burrave dhe grave gjatë daljes nga xhamia. 19. Menstruacionet, nga të cilat nuk ka dyshim se gruaja lirohet nga namazi, por jo nga përmendja e Allahut, falënderimi i tij, si dhe shërbimi ndaj agjëruesve. 20. Pëlqimi i vetvetes se ajo është më e bukur dhe më e vlefshme se gratë e tjera. Nëse dëshironi ta dini shërimin nga këto atëherë, përgjigjuni këtyre pyetjeve me sinqeritet të plotë: - A lexon Kuran dhe a e bën atë hatme, të paktën një herë? - A kujdesesh në kryerjen e namazeve në qetësi, frikrespekt dhe me xhemat? - A i falë sunetet para dhe pas namazit? - A mendon gjatë përgatitjes së ushqimit ndaj familjes se po e bëj për hir të Allahut? - A ke dhënë lëmoshë dhe a e ke ushqyer të varfrit? Nëse thua po, atëherë, a meriton kjo që të lavdërohet? - A kujdesesh në kryerjen e namazit të teravive me rregullat e tij? - Sa orë fle në ramazan? - Sa kaseta dhe CD të dobishme i ke dëgjuar? - Sa orë ke ndenjur pa gjumë dhe çfarë ke vepruar gjatë këtyre orëve? - Sa minuta i ke kaluar në falënderimin e Allahut dhe madhërimin e Tij? - A je vetmuar në ndonjë vend dhe i ke ngritur duart tua në dua (lutje)? - A ke prezantuar në ndonjë ligjëratë, në të cilën ka këshilla fetare, çështje të fikut dhe thirrje në rrugë të Allahut? - A mundohesh ta respektosh burrin tënd dhe t'i ruash fëmijët në këtë muaj? - A e ke pastruar shtëpinë tënde prej gjërave të urryera dhe, a e ke pastruar pasurinë tënde prej kamatës dhe harameve të ndryshme? Ende vazhdon në jetë e hapur dera e pendimit, ndaj pendohu sa më herët se më vonë nuk të bëjë dobi pendimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Eh … Përmallimi për Ramazanin
» Ranocchia: Juventusi do të humbë
» Interi rrezikon të humbë kreun
» Nora humbë linjat perfektë
» Sekretet te bejne mire ?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum