www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 1:39 pm

FJALA JUAJ

Në kujtesë do mbetet
ajo fjalë
që vjen maleve
me flakën e kushtrimit
heu
kush është trim
se ora ka ardhë
ujkun e çalë
ta heqim zvarrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 3:10 pm

Ty që po vjen

Në këtë botë
erdhëm njëlloj
me rregullat e ngurta
të natyrës

A lejon natyra
pamjet me dy fytyra

Njëri maskë
laraskë
në atë degë të fatit
që çukit
kokrrat e inatit

Me kurriz për murriz
tjetri kruan
unazat e shekullit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 3:10 pm

LAMTUMIRË

Tërë kohën u rropate
për këtë jetë bajate
ndërtoje kulla prej letre
rrokaqiej e pallate

Atë që bëje ditën
rrënoheshin brenda nate

Falë të qoftë
o miku im
ky mashtrim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 3:11 pm

MORT

Të etur për gjak
këta barbarë
edhe në ëndrrat e tyre
hapnin varr

Po nga varri i tyre
s’ do mbijë as fije bari
vetëm ndonjë gjethe ançari
mund ta sjell
era nga shkretëtira :haha:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 3:12 pm

KËNGË NË DARDANË

(Metush Krasniqit)

Në Dajkoc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë
përjetësie

Këndon bilbili
maje lisit
për një legjendë
që e lindi fisi

Këndojnë në kor
shkëmbi
e lumi
duke rënë
nëpër fushë
për shqiponjen e Krasniqes
në qiellin e kuq
të Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 3:12 pm

KOSOVËS

Kosovë
copë fushe e Edenit
me përmasa ëndrre
me qiellin
përplot shqiponja
që ngrejnë qerdhe
nëpër zemrat tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 3:13 pm

PËR TY O DRITË

Flakadan lirie
që n driconte nëpër zemrat tona
me shekuj

Shekull pagjumësie
është ky
c’ të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura

Tokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 3:14 pm

AS NË JETË AS NË VARR

Më humbi shoku i shpirtit
e zhdukën pa gjurmë
këlyshët e ferrit

S’ është askund
as në jetë
as ndër varre.
s’është më hija e tij

Ai s’është askund
se është gjithkund
duke u dhënë shpirt
gurit e drurit
6 orë më parë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 3:18 pm

ELDORADO

Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
ne bebëz
ku bënë vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.

Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado është

ëndrra jonë shekullore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySat Aug 14, 2010 3:19 pm

NË PREKAZ
ZË FILL LIRIA


Kosovë zemra e Dardanisë
shumë pushtues tú janë vardisë
saherë ata janë dalldisë
grusht të rëndë kanë marrë n´Drenicë

Edhe tash-një shekull pas
iu bë varri në Prekaz
në Prekaz u mund robëria
në Prekaz zë fill Liria
Jasharajt matën trimërinë
pa pushtues e bënë Shqipërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 4:25 am

Më e moçme se hëna është Arbëria
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.

Ëndërrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.

Deri sa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netve me hënë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 4:26 am

POEZI PËR KOSOVËN

Shaban Cakolli



MOJ KOSOVË MOJ PLAGË E VJETËR

Shkelë ndër thundër plotë gjashtë shekuj
turku e greku,të pabesë
ta prunë serbin e ta bënë pjesë
atë barbarin kriminel
që Karpateve për bukë ka bredhë
e ngulitën në toka t´Shqipërisë
me naj veshur rrobat e zisë
mori hov si gjarpër krajli
i thotë shqipes:Ja ku është varri
unë jam sërb e kam pushtet
s´ta lë nderin që të përket
por shqiptari e ka pasur traditë
mos me u mposhtur kurrë nga hordhitë
gjak ndër denj e zjarr në gji
s´ka pranuar kurrë me u josh n´robëri
nuk ja njohim pushtimin bushtrës
me ta flasim për grykë të pushkës
me gjak tonin njomëm këtë dhe
nuk i lëmë këtu sërbit fole
Se Kosova zemër madhe
ka traditë në dasma e varre
shqip jetojmë e vdesim shqip
si nënshtrohemi të pabesëve t´lig
su nënshtruam kurrë nën serb
fyta-fytas plot njëqind vjet
na kanë vra në prag të shpisë
jo qyqarë por në log të burrërisë
brez pas brezi,djalë pas djali
për liri s´na trembi varri.
Skënderbeu dhe Adem Jashari
kanë bërë shumë këtu mos jetë barbari.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 4:27 am

SA TË DUA KOSOVË


Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha Shqiponjë
në çerdhe tjetër s´isha hy.

Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre,isha përplasur
shpirtin tim për të ushqyar.

Foleja ime,larg mendje mos me qit
ne çerdhen tënde,mungon zogu yt
Nuk të harroi,po të përbehem
Më ndriço shtegun,që të mund të kthehem.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 4:27 am

KOSOVËS

Kosovë
copë fushe e Edenit
me përmasa ëndrre
me qiellin
përplot shqiponja
që ngrejnë qerdhe
nëpër zemrat tona

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 4:28 am

RRUGË ME GJAK E DRITË LIRIE
Tokën tonë dhuratë prej Zotit
Kanë plagosur e vrarë motit
Kanë bërë gjak e kanë bërë vare

Mbi ty nënë,o hallemadhe


Ti nga zemra nxore prushin
Rrasht për rrasht,luftë me pushtuesin
Bëre rrugë t´gjatë çlirimtare
Jetë o vdekje për tokë shqiptare.

Shumë vigaj qëndrojnë krenar

Bijët më t´mirë
Tkombit shqiptar
Fyt n´këtë shekull
Me pushtuesin
Ne e njohëm bacë Metushin,

Bardhoshin,Kadriun;Jusufin
Rexhepin,Nuhiun,Bajramin,Zahirin
Edmondin,Tahirin


Fytas në shekuj me Sërbi
Drenica hyn n´histori
O Drenicë,kështjellë e lashtë
Bëre luftën,rash për rrasht
Çerdhe trimash në Prekaz

Në Prekaz u mund robëria
Në Prekaz,zë fill historia
Jasharajt matën trimërinë
Pa pushtues e bënë Shqipërinë.
Mic Sokoli i Besianës
Zahiri ky trim i nënës

Hajredinajt roje Gllogjanit
Në Kosharë Agim Ramadani
Prag me prag e mbrojnë me gjak
Flamujt në kulla i ngrisin lart

Qojnë mesazh trimat prej malit
Asnjë pëllëmbë si lëmë barbarit
Shtëpi për shtëpi,tym për tym
Kanë lindë nënat nga një trim
Se lëmë vendin nën pushtim.

Kur Kosova thirri kushtrimin

Trimat tanë kanë lënë mërgimin

Vjen Fehmiu,tok me Xhevën
Në Kosovë me sjellë pranverën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 4:30 am

BOTA E MASKAVE

Është bërë bota
si laraska
krijon fytyra
me dy maska
një dje,
tjetër sot,
nesër duket
si robot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 12:04 pm

ATY KU S’ISHIM

Secili jeton të veten

pjesën e vet secili

e merr nga dega e tij

dhe ecjen dhe biografinë

e vuajtjes

prandaj uroj të kenë vreshtat rrush

e të bëjnë kumbullat kumbulla

plot degën fiku

dhe plot këngën plot dhembjen

koha e vargut

le të na e duan

së paku gjurmën

atë që bëmë njeherë

për të mirën e tjetrit

e vetëdijën e gjërave

dhe s’prish punë jetuam

sipas qëllimit të parë e të mirë

apo s’jetuam ashtu si e pamë ëndrrën

për ideale të larta, pse na e morën dardhën

në degën që s’arritem as ta prekim,

sepse ishte në pyetje atdheu,

i mi që më kërciste nervat

nëpër të vërtetën e thënë

i tyre që po ia shtrydhnin

tamblin e nënës,po ia hanin

deri në palcë kuptimin e tyre

sikur rendin etshëm zulutë

sepse pjesën e vet secili e merr

nga dega e tij,dhe shkon

i fryen ashtit dhe vetmisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 12:04 pm

I PENDUAR
Çdo lot që kaderdhur,nëna për mua
janë ngri ndër shkrepa,ndër mal e gurë
vështirë me pritë,ndonjëherë me u gëzua
se loti i nënës s´të len të qetë kurrë.

Samale e fusha,i kam kaptue
aq larg Vendlindjes,aqlarg shtëpisë
me pas ditë k´shtu që kam me u pendue
një hap jasht portës,se kisha nisë.

Veq zemra e nënës mund me kuptue
sa është rrëpatë,dej n´rritje t´djalit
en´ditë të pleqërisë,pranë mos me i qëllue
ndoshta s´mund ja gjejë,as gurët e varrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 12:05 pm

DHËMBJE

Zemrat mbeten pa dashuri
tokat prehen në thatësi.

Plot bar të egër
arat janë mbushur
Pleqtë kujtojnë me mall kohën e shkuar
Fëmijët humbin shtatin
duke pritur atin të takojnë.

Pullazet e vjetra
më nuk e mbajnë pikën
Trojet pa zot
bëjnë jetën bashkë me frikën:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 12:06 pm

MALLI PËR JU
Se
ç´jam duke bërë,një jetë të vështirë
n´kto dhena t´huaja,këtu n´misir
n´vetmi duke u errë,n´vetmi duke u gdhirë
ndërmend ju kam,onjerëzit e mij të mirë.

Eh se ç´më dogji ky malli juaj
zemrën ma shkoqi,kjo tokë e huaj
si trung me zgavërr,jam mbetë
n´këtë strehë
se mendje dhe zemër i kam në Atdhe.

N´këtë tokë të huaj,dielli s´po nxehë
jam plakur e moshuar,e vie duke u zbehë
më ndihmoni të kthehem,të vdes në fole.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 12:07 pm

ZI E JETËS

Unë pjellë e jote
larg qerdhes kam mbetë
po rroj me mote
i vdekur për jetë.

I shtrirë,si kufomë
ndëgjoj tretjen e shpirtit
e malli në zemër gufon

Rinia më vyshket,tue pritur.



Guri pëlcet nga vapa
e zemra ime acar
as në gjumë,as me barëra

s´mund e shuaj,këtë mall.

E dijë shtegun,që më sjell te ti
fort jam tue u përpjekur,por s´mund të vij
andaj përditë,e kërkoj vdekjen
të kthehem lule e paprekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 12:08 pm

UNË JAM SHUMË LARG

Endem rrëpatem
natën nuk bëjë gjumë
tue mendua për ty
se të dua shumë.

Zemra më dëfton
se ne jemi bashkë
Çdo qast ma kujton
se duhetme t´dashtë


Unë jam larg
shumë larg jam
por në zemrën tënde
nuk e di ku jam.

Ti në zemrën time
qëndron natë e ditë
dashuria jote
më shkon në qdo ind.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli EmptySun Aug 15, 2010 12:09 pm

MALLI PËR KROIN E FSHATIT

Ngjiten vashat shpatit
shkojne te kroi i fshatit
te buta si delet
i zbukurojne belet
kur ngjesin kordelet
Qafat me rruzare
kostumet shqiptare
qendisur me rreze

i hedhin mbi breze.

rrjedh kroi i fshatit
uje te poshte nga fushat
per tí çmendur çunat
per ti joshur çupat.
Tani me zgjon etjen
ne kete toke mergimi
malli me djeg shtatit
per kroin e fshatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty
MesazhTitulli: Re: "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli   "KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli
» "AGSHOLI"Shaban Cakolli
» "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI
» CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli
» Qka mendoni per Shaban Cakollin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum