www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Pendimi në Ramazan  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Pendimi në Ramazan  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pendimi në Ramazan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Pendimi në Ramazan  Empty
MesazhTitulli: Pendimi në Ramazan    Pendimi në Ramazan  EmptyMon Aug 16, 2010 10:22 am

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Falenderimi I takon All-llahut që na solli në dritë, i hapi dyert e pendimit për robërit e tij. Salavatet dhe përshëndetjet e përzëmërta qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut Muhammed salall-llahu alejhi ve selem dhe më pas:

Pendimi në Ramazan ....

Të nderuarë: Unë ju përgëzoj me ardhjen e këtij muaji të bekuar, muajin e pendimit, faljes dhe shpëtimit nga zjarri I Xhehennemit ... muajin e mirësive dhe bekimeve ... muajin e bujarisë dhe bëmirësisë ... Dhe unë I them vetes time, juve, dhe çdo mëkatari :

O ti, i cilii nuk të mjaftoi mëkati në muajin Rexheb,
Derisa ti akoma vazhdove me mëkatim ndaj Zotit tënd edhe në muajin Sha’ban,
Pas këtyre, erdhi muaji i durimit,
Pra, mos e shëndro edhe këtë muaj, në një muaj të padëgjueshmërisë dhe mëkatimit,
Lexoje Librin (Kur’anin) dhe lartësohu me atë me këmbëngulje,
Ngase me të vërtetë është muaj i adhurimit dhe Kur'anit.

Eja … pra eja … nxito … o kërkues i të mirës ...

I Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Kur hyn nata e parë e muajit Ramazan, lidhen shejtanët dhe xhinët rebelë, mbyllen dyert e Zjarrit dhe nuk qëndron hapur asnjë prej tyre, dhe hapen dyert e Xhennetit e nuk qëndron mbyllur asnjë prej tyre. Një thirrës thërret: "O kërkues i të mirës, afrohu (kryerjes së të mirave)! O kërkues i së keqes, ndalu (nga kryerja e të këqijave)! All-llahu (në këtë muaj) liron nga Zjarri prej robërve të Tij, dhe kjo për çdo natë.” (Tirmidhiu, hasen).

Po, Ramazani erdhi ... Andaj, afrohu afër Zotit tënd Bujarit, të Cilin ti e kundërshtove, afrohu duke iu lutur, i devotshëm, I penduar, duke lotuar, dhe thuaj:

O Zot i gjithësisë, unë u pendova dhe po kthehem tek Ti
O Ti që jep të mira, më jep udhëzimin
Sepse po nuk patëm udhëzim, asgjë nuk na bën dobi
Lëshimet e mija pranoi me falje, butësi dhe mëshirë
Sepse askush përvëç Teje kaq bukur nuk vepron.

Nëse nuk të falen mëkatet në këtë muaj, nëse në këtë muaj nuk të lotojnë sytë, nëse zemra jote para Zotit tënd nuk përulet në këtë muaj, vallë kur do të ndodh kjo gjë?!

O Njeri, është All-llahu që të këshillonë, paralajmëronë, qortonë:

“O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është Bujar e i Urtë?” (El Infitar 6)

Po, o ti njeri, çka të mashtroi që të kalosh kufijtë që i ka caktuar All-llahu dhe të mëkatosh ndaj Tij?!
Vallë i injoron dhuntitë ndaj Tij?! Ose ke haruar kontrollin dhe Madhërinë e Tij?!
Mos shiko sasinë e mëkatit, por shiko Madhërinë e Atij që je duke i bërë mëkat.
Mos e bëni All-llahun më të lehtin në kërkim.

Lajm i mirë...

Ja pra, jam duke të njoftuar me lajme të mira nga Zoti yt i bekuar, All-llahu i Plotfuqishëm dhe i Dërguari i tij, salall-llahu alejhi ve selem:

Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!” (Ez Zumer 53)

Andaj, pendohu vëllau im dhe ti motra ime, nëse do të dëshiroje këtë fitim të madh (All-llahu I shëndrron mëkatet e tua në vepra të mira).

Pastaj dëgjo se çfarë i dashuri salall-llahu alejhi ve selem ka thënë duke inkurajuar pendimin: : “Zoti gëzohet me pendimin e besimtarit më shumë seç gëzohet një njeri, i cili është në shkretëtirë me devenë e tij e cila mban ushqimin dhe ujin. Teksa shtrihet për të flerë, deveja i largohet dhe kur zgjohet nuk e gjen. Pasi e kërkon dhe nuk e gjen, kthehet i lodhur dhe i etur tek vendi ku fjeti dhe shtrihet duke pritur që të vdesë. Vendos kokën në krahun e tij dhe e zë gjumi. Kur zgjohet shikon devenë e tij, me ushqimin dhe ujin sipër. Nga gëzimi thërret: O Zot, ti je robi im dhe unë jam zoti yt. Zoti gëzohet me pendimin e besimtarit, më shumë se ç’u gëzua ky me gjetjen e devesë.” (Buhariu dhe Muslimi)

All-llahu Mëshiruesi, Falësi thotë: “O biri i Ademit! Nëse më lutesh dhe shpreson në Mua, t’i fali mëkatet që i ke bërë dhe nuk më intereson asgjë më tepër. O biri i Ademit, nëse mëkatet tuaja arrinë kupën e qiellit, e pastaj kërkon falje, t’i fali mëkatet dhe nuk më intereson asgjë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kur i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve sel-lem, e pa një grua duke e kërkuar fëmiun e sajë në mesin e njerëzve të zënë rob, dhe kur e pa e përqafoi dhe e shtrëngoi për gjoksi, dhe ai salall-llahu alejhi ve selem tha:
“A mendoni se kjo mundet ta hedh fëmiun e saj në zjarr? Thanë: Jo. Tha: “All-llahu është edhe më i mëshirshëm se kjo grua ndaj fëmiut të sajë”.

All-llahu Ekber ... Vallë a duhet të izolohemi nga pendimi pas kësaj merite? Vallë a duhet ta vonojnë pendimin pas kësaj bujarie? O All-llah Ti je larg dhe mbi çdo mungesë dhe të metë, e sa i Mëshirshëm që je, sa i Butë që je, sa Bujarë që je.

Bëhu i realtë me vetveten ...

Çfarë të pengon dhe ndalon nga pendimi, në pasimin e drejtësisë, në rrugën e përmirësimit ?
Mund të thuash: familja, shoqëria, miqtë !
Ose .. Kam frikë se nëse pendohem, mund që përsëri të rikthehem në mëkatim ! Mëkatet e mia janë shumë si ka mundësi që All-llahu të më falë ! Unë kam frikë për familjen dhe pasurinë time !

Ndërsa unë të them: A mendon se do t’ia thoshe këto Zotit të Gjithësisë, ditën kur do ta takosh ?
Jo pasha Madhërinë e All-llahut ... Por këto janë vetëm arsye dhe pengesa të imagjinuara që mund të thyhen vetëm nga ai që i frikësohet All-llahut të Gjithëfuqishëm.

Në qoftë se shpirtrat janë të mëdhenj
Lodhen trupat në arritjen e dëshirave dhe qëllimeve të tyre.

Pra, bëhu krenarë me dinin (fenë) tënd. Bëhu i vendosur për të bërë punë të mira dhe për të vazhduar në këto të mira. Mbështetu në All-llahun, e pastaj kujto mëshirën e All-llahut dhe gjerësinë e Faljes së Tij..

Vëllau im / motra ime .... Nëse meleku i vdekjes vjen tani tek ju, në këtë moment, a jeni dakord që të takoni Zotin tuaj në këtë situatë, në këtë gjendje?

Vëllau im / motra ime ... Mos ikni prej vetvetes suaj dhe llogaritjes së tij, në qoftë se ju nuk e llogaritni tani , nesër në varr do të pendoheni, kur pendimi dhe keqardhja janë të padobishme.

Lindje e re ...

Dije se pendimi nuk është vetëm për këtë muaj, por në të gjithë muajt, dhe kush e di? Ndoshta lindja juaj e re do të jetë në muajin e mirësisë dhe bekimit. Njeriu mund të lind dy herë: në ditën kur ai del nga errësira e barkut të nënës së tij, apo ditën kur del nga errësira e mëkatit për në dritën e bindjes, kështu që bëhu ai.

Shoqërohu me njerëz të mirë të cilët të bëjnë dobi edhe pas vdekjes tënde, duke u lutur për ty. Rri dhe shoqërohu me ta. Duro me ta deri në momentin kur do të udhëtosh tek Zoti yt, atëherë kur do të thuhet:

“(u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.” (Er Rad 24)

Një ngjarje dhe një situatë ...

Ishte me njerëz të mirë ... pastaj I braktisi ata ... filloi të dobësohet, të jetë I pakujdesshëm dhe neglizhent me çështjet e dinit ... (All-llahu na ruajtë) ... Dhe një ditë prej ditëve ai po udhëtonte për në piknik ... Dhe në rrugë makina e tij u rrëzua ... Më pas ishte dhoma e intervenimit .... Pastaj vdekja ...

Erdhi lajmi pikëllues ... Falëm namazin e xhenazes së tij ... E bartëm atë tek varrezat... Vendosëm atë në varr ... Në dhe ... Ai nuk do të kthehet më ... .. Sytë po lotojnë .... Zemra pikëllohet dhe brengoset ... në atë moment njëri nga njerëzit e mirë (e llogaris si njeri të tillë, e All-llahu është llogaritësi dhe nuk e pastrojë para All-llahut askënd), ai ishte shoku i tij i parë ... ai u ul afër varrit të tij duke lëvizur kokën dhe lutej për atë.

Në atë kohë unë e kuptova se prej cilit nga miqtë tuaj do të përfitoni edhe pas vdekjes suaj.

Vëllau im/motra ime mos u bë prej tyre që All-llahu tha për ata:

“Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.” (El Furkan 27-29)

Para se të mbyllen dyert...

Tani, para se të mbyllen dyert përcakto rrugën në të cilën do të ecësh dhe metodën e cila do të udhëheqë në jetën e kësaj bote dhe botës tjetër. Sa gëzim dhe lumturi, që e kaplon zemrën e besimtarit kur kthehet te All-llahu me pendim dhe futet në karavanin e njerëzve të mirë dhe të drejtë … Unë betohem në All-llahun se është lumturi që askush nuk e ka shijuar atë, përveç atyre që e kanë provuar më parë.

Vëlla/motër … nëse ke vendosur të pendohesh dhe të kthehesh … të nënshtrohesh dhe përulesh … dije se pendimi i ka disa kushte të domosdoshme:

1 - Duke shprehur keqardhje për atë që ke bërë.
2 - Largim nga mëkati.
3 – Vendos që të mos kthehesh në mëkatim, dhe në qoftë se kthehesh ripërtrije pendimin.
4 - Pendohu para se të të vjen garagara në fytë dhe para se të lind dielli nga perëndimi.

Dhe lutja jonë e fundit: Falenderimi i takon Zotit të botërave (njerëzve, xhinëve dhe gjithçka që ekziston) ...


Shkruar nga: Ibrahim bin Hamd El Mensur
Përktheu: Ummu Muhlisa
Kur'an dhe Sunnet © 2002-2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Pendimi në Ramazan  Empty
MesazhTitulli: Re: Pendimi në Ramazan    Pendimi në Ramazan  EmptyWed Aug 18, 2010 5:25 am

Amin zot falnaj mekatet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Pendimi në Ramazan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Pendimi, profesioni i jetës
» 25 këshilla për Ramazan
» Përmallimi për Ramazan
» GËNJESHTRA NË RAMAZAN
» Një pikë loti në Ramazan
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum