www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


AGJËRIMI I MIRËFILLTË, VEÇORIA E MUSLIMANËVE  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


AGJËRIMI I MIRËFILLTË, VEÇORIA E MUSLIMANËVE  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AGJËRIMI I MIRËFILLTË, VEÇORIA E MUSLIMANËVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

AGJËRIMI I MIRËFILLTË, VEÇORIA E MUSLIMANËVE  Empty
MesazhTitulli: AGJËRIMI I MIRËFILLTË, VEÇORIA E MUSLIMANËVE    AGJËRIMI I MIRËFILLTË, VEÇORIA E MUSLIMANËVE  EmptyWed Aug 18, 2010 6:11 am

Allahu ka thënë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni.

Agjërimi është disa ditë, por nëse ndonjëri prej jush është sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që s’mund të agjërojnë duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.
Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues. Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë juve. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve dhe që ta madhëroni Allahun, për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë”. (Bekare 183-185)
Fjalët e mësipërme të përkthyera nga fjalët e Allahut shpjegojnë na shpjegojnë me imtësi neve shumë gjëra të rëndësishme dhe njëkohësisht interesante lidhur me agjërimin. Le të shohim më poshtë komentin e dijetarëve të tefsirit lidhur me mësimet që përfitojmë nga rreshtat që lexuam.

“O besimtarë!” Kush po thërret me këtë emër? Allahu. Kë po thërret? Agjëruesit. A mund të na gëzojë dikush me një lëvdatë më të mirë se kjo. A ka garanci më të fortë, sesa kur Allahu të drejtohet me këtë emër: besimtar. Padyshim se kjo i gëzon shumë muslimanët dhe ua shton shpresat në faljen e Allahut dhe fitimin e xhenetit më të lartë.
“Ju është urdhëruar agjërimi” - ju është bërë farz, pra e keni detyrë të agjëroni. Për detyrimin e agjërimit, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Islami është i ndërtuar mbi pesë: dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, haxhillëku dhe agjërimi i Ramazanit”.
“ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush” - kush ishin ata para nesh? Disa thanë: Ithtarët e Librit; të tjerë: të krishterët; të tretë: të gjithë njerëzit. Por ky mendimi i fundit nuk vlen pasi dihet se agjërimi për shumë prej atyre që ishin para nesh ishte vetëm abstenim nga të folurit. Prandaj themi se në këtë ajet kihet si qëllim të krishterët pasi ata janë më afër se të tjerët,[1] dhe një gjë të tillë e mësojmë nga fjala e sahabiut Dagfel ibën Handhale, radijallahu anhu: “Të krishterët kishin detyrë të agjërojnë muajin e Ramazanit, por u ishte sëmurë mbreti i tyre dhe ata thanë: Nëse Zoti e shëron neve do të shtojmë dhjetë ditë. Pastaj patën një mbret tjetër, i cili pati një sëmundje të gojës dhe thanë: Nëse Zoti do ta shërojë ne do të shtojmë shtatë ditë. Në fund erdhi një mbret tjetër dhe tha: Pse t’i lëmë këto tre ditë, le t’i plotësojmë këto në pesëdhjetë ndërsa agjërimin po e bëjmë në pranverë”.[2] Kurtubiu thotë: “Allahu e bëri agjërimin e Ramazanit për popullin e Musait dhe të Isait, por ata bënë shtrembërime”[3], gjithashtu thotë: “Prandaj është mekruh (e urryer) të agjërohet dita e dyshimtë[4], sepse të krishterët para këtyre tridhjetë ditëve agjëronin një ditë më tepër dhe pas atyre një ditë tjetër, derisa kjo vazhdoi më tej duke shtuar edhe shumë ditë të tjera për të arritur në pesëdhjetë ditë”.[5]
“ashtu si u ishte urdhëruar atyre” – ku qëndron qëllimi i këtij krahasimi? Sipas komentuesve të Kuranit mësojmë se qëllimi mund të jetë si vijon:
a. krahasim me kohën e agjërimit, pra, ngjasim me krishterët, të cilët gjithashtu e kishin detyrë agjërimin e muajit Ramazan, por kur ata i shtuan ditët dhe agjërimi u vinte në nxehtësinë e madhe të verës, ata ia ndryshuan kohën duke e bërë në pranverë.
b. ngjasim me numrin e ditëve të agjërimit: tre ditë brenda një muaji, siç ishte detyrim në fillim të Islamit, dita e Ashurasë siç ishte detyrim për muslimanët pasi erdhën në Medinë, ose agjërimi i një muaji siç ishte detyrë për të krishterët në fillim.
c. ngjasim me formën e agjërimit. Shumica e popujve të mëparshëm agjëronin duke mos folur fare ndërsa në Sheriat jemi urdhëruar të agjërojmë vetëm nga gënjeshtrat[6], siç mund të lexoni te rubrika e hadithit në këtë numër të AlbIslamit.
d. ngjasim me formën e urdhërimit d.m.th. edhe ata që ishin para jush ishin të detyruar të agjërojnë dhe e kishin farz sikurse edhe ju që e keni farz.
“që të mund të ruheni” – Sikurse çdo adhurim edhe agjërimi bëhet për të mirën tonë, pra, agjërimi na ndihmon të ruhemi nga çdo e keqe: të ruhemi nga rënia në gjynahe, sepse çdoherë kur njeriu ha më pak edhe epshi i tij dobësohet, ndërsa kur epshi dobësohet, edhe gjynahet pakësohen. Gjithashtu me agjërim të sinqertë ruhemi të mos bëjmë të njëjtin gabim sikurse e kanë bërë të krishterët me agjërimin, ndonëse sivjet jemi të sprovuar të agjërojmë në mes të verës, sërish jemi të kënaqur me atë çfarë vendos Allahu, sepse Ai është i Mëshirshëm me besimtarët dhe vendos vetëm atë që është e mirë për ne.
“Agjërimi është disa ditë” – Me këtë fjali Allahu inkurajon besimtarët duke ua përkujtuar se agjërimi nuk është detyrim i rëndë, pasi është i caktuar vetëm disa ditë, pra, vetëm në ditët e muajit Ramazan.
“por, nëse ndonjëri prej jush është sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas” – meqë sëmundja dhe udhëtimi kanë vështirësitë përkatëse Allahu e ka marrë këtë në konsideratë dhe e ka lejuar që personi i sëmurë, apo ai që është në udhëtim të mos agjërojë, derisa të shërohet përkatësisht të kthehet në vendin e tij dhe ato ditë që nuk i ka agjëruar t’i kompensojë më vonë.
I sëmuri mund të ketë dy gjendje:
a. Të mos ketë mundësi të agjërojë assesi. Ky e ka farz të hajë dhe të mos agjërojë.
b. Të ketë mundësi të agjërojë, por me dëmtim dhe vështirësi. Është e pëlqyer që ky person të mos agjërojë, ndërsa vetëm injoranti agjëron në kësi rastesh.[7]
“duke udhëtuar” – udhëtim gjuhësisht d.m.th. rruga për të shkuar në një vend të largët; rruga për të shkuar e për t’u kthyer nga një vend[8]. Gjithashtu Ibnul Arabiu thotë: “Me fjalën udhëtim nënkuptojmë daljen ku do të përjetohet një mund dhe do të përshkohet një largësi, por me Sheriat nuk është e caktuar saktë, por ka aludime sikurse hadithi: “Asnjë gruaje që beson Allahun dhe Ditën e Fundit nuk i lejohet të udhëtojë në një largësi prej një nate e një dite, përveçse në shoqërinë e një anëtari të familjes”.[9] Nga këtu shohim gabimin e atyre që shkurtojnë namazin apo prishin agjërimin për çdo shëtitje të shkurtër dhe argumentohen me fjalët: “Unë këtu ndjehem si udhëtar” argument i cili nuk ka asnjë mbështetje në citatet fetare.
“le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas” - Kompensimi i agjërimit nuk kërkohet menjëherë, por mundet edhe më vonë, siç shihet qartë nga hadithi i nënës Ajshe: “Më ndodhte të më mbeste borxh agjërimi i Ramazanit dhe arrija ta kompensoja në muajin Shaban.”, pra, lejohet vonimi i kompensimit të Ramazanit në përgjithësi, me arsye apo pa të, mirëpo nuk lejohet të vonohet më larg se muaji Shaban.
“Ata që mund të agjërojnë, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi” – ky ajet na mëson një prej etapave sesi u bë farz agjërimi për besimtarët. Agjërimi u bë farz në vitin e dytë të hixhretit, ndërsa Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ndërroi jetë pasi kishte agjëruar nëntë Ramazane. Arritja deri në farz pati tre etapa:
1. Agjërimi i ditës së Ashurasë. Këtë e mësojmë nga fjalët e nënës Ajshe, radijallahu anha: “Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte urdhëruar të agjërojë ditën e Ashurasë, por kur u bë farz Ramazani atëherë mbeti që kush dëshiron mund ta agjërojë (ditën e Ashurasë) e kush dëshiron mund të hajë”. (Buhariu)
2. Etapa e zgjedhjes mes agjërimit dhe shpagimit. Këtë e mësojmë nga ajeti që po komentojmë: “…ata që mund të agjërojnë, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.” (Bekare 184). Pra, ky ajet i la besimtarët që të zgjedhin mes agjërimit dhe shpagimit, mirëpo ky ajet është i shfuqizuar sipas mendimit të shumicës së komentuesve të Kuranit, ndërsa mbetet në fuqi – siç thotë Ibën Abasi[10] – vetëm për besimtarët e moshuar, të cilët nuk mund të agjërojnë dhe janë të detyruar të bëjnë shpagimin.
3. Etapa kur u bë farz për të gjithë. Këtë e mësojmë nga ajeti që vijon: “Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!”. Këtu pra, erdhi urdhri i prerë nga Allahu, që të gjithë besimtarët të agjërojnë.
“E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të” – pra, nëse ndonjëri zgjidhte të shpaguajë dhe jo të agjërojë, ai detyrohej që ta bëjë shpagimin duke e ushqyer nga një të varfër për çdo ditë agjërimi, por nëse dëshironte të shtojë dhe të ushqejë me shumë se një të varfër, kjo ishte edhe më mirë për të.
“Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini” – ky ajet edhe një herë aludon në etapën e dytë të agjërimit, duke i lënë besimtarët që të zgjedhin mes agjërimit dhe shpagimit, por duke ua bërë me dije se agjërimi është më i mirë dhe më i dobishëm sesa shpagimi. Me këtë Allahu i përgatiste besimtarët që pastaj t’u thotë:
“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani” – Ramazani apo në origjinal Ramadani është muaji i nëntë hënor, që pason muajin Shaban dhe i paraprin muajit Sheval. Ramadan vjen nga fjala Ramdaë, që d.m.th. nxehtësi e madhe. U quajt me këtë emër, sepse agjërimi i parë u ligjërua në verë, pra, në të nxehtin më të madh, mirëpo dijetarë të tjerë thonë se u quajt me këtë emër, sepse në këtë muaj digjen gjynahet. Ky i fundit, duhet të jetë mendimi më i vërtetë.
Madhështia e këtij muaji rritet për shkak të madhështisë së fjalës së Allahut, e cila zbriti në këtë muaj. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Fletushkat e Ibrahimit zbritën në natën e parë të Ramazanit, Teurati në ditën e gjashtë të Ramazanit, Inxhili në ditën e trembëdhjetë të Ramazanit, ndërsa Furkani (Dalluesi) në ditën e njëzet e katërt të Ramazanit”.[11]
Ibën Abasin e kanë pyetur rreth këtyre ajeteve: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani”; “Ne e kemi zbritur atë në natën e Kadrit”; “Ne e kemi zbritur atë në një natë të begatë”, ndërsa ne e dimë se ai ka zbritur gjatë gjithë muajve, Allahu ka thënë: “Ky është Kuran që e kemi ndarë pjesë-pjesë”. Ibën Abasi u përgjigj: Kurani u zbrit përnjëherë në natën e Kadrit në Ramazan nga Leuhi Mahfudh në Bejtul Ize të qiellit të dynjasë, pastaj Xhibrili ia solli pjesë-pjesë Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, brenda njëzet e tre viteve.[12]
“që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues” – sado lart të arrijnë sukseset e njeriut, ai sërish ka nevojë për udhërrëfyes të qartë si Kurani, sepse aty ka porosi të drejtpërdrejta, si duhet ndjekur rruga e drejtë dhe nëpërmjet tij mund t’i bëjmë ballë dyshimeve të shumta që mund të përhapen, sepse Kurani është dallues i të mirës edhe nëse të tjerët mundohen ta paraqesin si të keqe dhe dallues i të keqes edhe nëse dikush mundohet ta paraqesë si të mirë.
“Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” – ky është ajeti me të cilin Allahu e shfuqizoi ajetin e sipërpërmendur: “Ata që mund të agjërojnë, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi”. Pas këtij ajeti tashmë agjërimi u bë detyrë për çdo musliman. “kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj” d.m.th. kushdo nga ju që është në vendin e tij e nuk është në udhëtim.[13]
“Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar” – pasi urdhëroi të agjërohet Ramazani detyrimisht, sërish theksoi lehtësimin për të sëmurin dhe për udhëtarin, që të mos mendohet se edhe lehtësimi i sipërpërmendur është i shfuqizuar.[14]
“Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë” – Ky ajet njëherësh është edhe rregull i pathyeshëm në dinin e Allahut të Lartësuar. Kjo theksohet edhe nga shumë argumente të tjera, sikurse ajeti: “...dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj”. (Haxh 78); hadithi: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni e mos i bëni të ftohen (largohen)”[15] etj. “t’jua lehtësojë” d.m.th. hani kur jeni në udhëtim, kurse “jo që t’jua vështirësojë” d.m.th. nuk ju detyron të agjëroni gjatë udhëtimit. Por, kuptimi më i drejtë është: Cila t’ju vijë më lehtë, atë bëjeni qoftë agjërimi, apo mos-agjërimi.[16]
“Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve” – këto fjalë kanë si qëllim ditët e agjërimit dhe jo plotësimi i ditëve të muajit duke i bërë tridhjetë, siç thonë disa dijetarë dhe argumentohen me hadithin: “Dy muajt e festave nuk cungohen, Ramazani dhe Dhul Hixhe”[17]. Mirëpo shumica e dijetarëve këtë hadith e kanë interpretuar, se kuptimi i tij është: Këto dy muaj edhe nëse ndodh të kenë 29 ditë e jo 30, ato mbesin të plota në sevape dhe shlyerjen e gjynaheve.[18]
“dhe që ta madhëroni Allahun, për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë” – kështu Allahu na nxit që në fund të Ramazanit ta madhërojmë Atë duke thënë tekbiret.[19] Forma e tyre është kjo: Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilahe ilallah Allahu Ekber. Allahu Ekber ue lilahil hamd. Recitimi i tyre – sipas mendimit më të vërtetë – fillon që nga dalja për të shkuar në namazin e Bajramit. Këtë madhërim duhet ta bëjmë, sepse Ai na drejtoi në rrugë të drejtë e nuk na la ta humbim rrugën e vërtetë, ashtu si krishterët që e humbën, duke i ndryshuar ditët dhe kohën e Ramazanit.[20]
“e që ta falënderoni Atë” – duke i thënë tekbiret dhe duke përmendur Allahun ne bëjmë falënderimin ndaj Allahut për udhëzimin që na ka falur dhe na ka shpëtuar nga rruga e shtrembër. Kështu falënderohet Allahu dhe jo sikurse vepronin injorantët e hershëm, të cilët krenoheshin me baballarët e tyre, mburreshin me prejardhjen e tyre dhe numëronin lëvdatat për veten[21], ndërsa nuk u kujtohej ta përmendin dhe ta madhërojnë Atë që u solli çdo mirësi. Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm Allahut.



Shkroi: Omer BERISHA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

AGJËRIMI I MIRËFILLTË, VEÇORIA E MUSLIMANËVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Agjërimi shkak i Islamit të tij
» 10 semundje qe sheron Agjerimi
» Agjërimi dhe temperaturat e larta
» Shërbimet e spiunazhesh të Amerikës përgatitin masakër ndaj muslimanëve në Somali
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum