www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  Empty
MesazhTitulli: Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit    Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  EmptyWed Aug 18, 2010 10:40 pm

Gratë që kanë një moshë më të vogël se 50 vjeç, mund të ulin rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit, duke pirë tre filxhanë çaj në ditë. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh të “Moffitt Cancer Centre” të Tampa (Florida) të botuara në të përditshmen britanike “Daily Telegraph”. Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët kanë studiuar historitë e mbi 5 mijë grave me moshë nga 20 deri 74 vjeç, që kanë patur kancer të gjirit.
Këto histori janë krahasuar më pas me ato të një grupi tjetër grash që nuk kanë patur ndonjëherë këto lloj tumoresh. Nga rezultatet e arritura, ka rezultuar se gratë e moshës më të vogël se 50 vjeç, që kanë pirë çdo ditë kanë patur 37% probabilitet më pak për të shfaqur kancer të gjirit. Ndërkohë nuk është vënë re asnjë avantazh për gratë më të moshuara. Sipas shkencëtarëve, efektet anti-kancerogjene të çajit kanë një efekt më të madh në tipet e tumoreve, që tentojnë të zhvillohen te gratë më të reja. “Duke qenë se çaji është një nga pijet më të konsumuara në botë, përfaqëson një kandidat ideal për parandalimin e kancerit të gjirit”, kanë përfunduar shkencëtarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  Empty
MesazhTitulli: Re: Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit    Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  EmptyWed Aug 18, 2010 10:41 pm

Sëmundjet e gjirit

Për fillim, çka janë gjinjtë, si zhvillohen dhe karakteristikat e tyre anatomike?
Gjinjtë janë gjëndrra qumshti, çifte, të vendosura në muskujt e krahërorit në mes të brinjës së tretë dhe të gjashtë. Deri në moshën 8-10 vjeçare zhvillimi i tyre është i njëjtë si te djemtë ashtu edhe te vajzat. Pas kësaj kohe, për shkak të veprimit të hormoneve, të cilat prodhohen në vezore, te femrat vazhdojnë dhe zhvillohen ndërsa te meshkujt pushojnë së zhvilluari. Zhvillimi i tyre është nën veprimin e hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Në gjinj vazhdimisht kanë veprim hormonet seksuale për çka edhe madhësia, fryerja dhe konzistenca e tyre ndryshon gjatë fazave të ciklit menstrual.

Madhësia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca, konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorët trashëgues. Gjinjtë tepër të mëdhenj, hipertrofik (macromasthia) mund të arrijnë peshë nga 5-10 kg e më shumë. Mund të jetë i rritur vetëm njëri gji, por zakonisht janë të dyja. Te disa gra kjo ndodh pas dhënies gji për një periudhë të gjatë dhe shumë lindjeve të cilat shkaktojnë lëshimin-ptozën e tyre.

Çfarë funksioni kanë gjinjtë? A ka sëmundje të gjinjve, nëse po atëherë cilat janë sëmundjet më të shpeshta?

Gjinjtë janë gjëndrra qumështi dhe ky është funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirëpo, pos këtij funksioni, ato paraqesin një ndryshim anatomik që e karakterizon bukurinë e femrës.

Si çdo organ i organizmit të njeriut që mund t'i nënshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtë e kanë këtë mundësi. Sëmundjet e gjinjve ndahen në: sëmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.

Çka janë sëmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janë shenjat e pezmatimit të gjinjve?

Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta përfshijë tërë indin e gjirit (mastitis) ose thelbin e gjirit (thelitis). Në mbi 90% të rasteve shkaktarët e infeksionit vijnë nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së lehonisë. Shkaktar më të shpeshtë janë: stafilokoket dhe streptokokët. Këto pezmatime paraqiten në fund të javës së parë të lehonisë. Shkaktarët e infeksioneve futen nga jashtë nëpërmes ragadeve (çarjeve) për shkak të higjienës jo të duhur të gjinjve.

Shenjë e parë është dhembja e lokalizuar në gjirin të cilin e ka kapluar inflamacioni dhe atë në vendin ku ndodhet ky pezmatim. Më vonë pos dhimbjeve, fillojnë të paraqiten edhe shenjat tjera lokale të inflamacionit si: skuqja e gjirit, tërheqje e lëkurës së vendit të inflamuar dhe ënjtje. Nëse nuk fillohet mjekimi menjëhere, pezmatimi avanson dhe kalon në proces qelbëzues ose apsces. Nga shenjat e përgjithshme lehona ka ethe-temperaturë të lartë dhe gjendje të përgjithshme të rëndë.

Çka duhet të bëjë lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jipet fëmiut gji gjatë kësaj gjendjeje?

Që në fillim duhet t'i paraqitet mjekut më të afërt, i cili do t'i përshkruajë barërat përkatëse. Derisa të mos është paraqitur te mjeku, ajo mund të përdorë fasha të ftofta dhe ndonjë bar simptopatik (për temperaturë dhe dhimbje), pastaj mjeku i përshkruan terapinë përkatëse me antibiotikë. Nëse ka ardhur deri te formimi i qelbit (apsces) atëherë duhet të bëhet një prerje dhe të largohet qelbi, por për këtë vendos mjeku përkatës.

Nuk mund t'i jipet gji foshnjes gjatë në këtë gjendje por laktacioni (moshumbja e qumshtit) mbahet duke e mjelur gjiun deri sa ai të mjekohet e pastaj mund të vazhdohet me dhënien gji edhe me gjiun që ka qenë i sëmurë.

Si të parandalohen proceset pezmatuese?

Duhet t'i kushtohet rëndësi higjienës së gjinjve në përgjithësi dhe në periudhën e laktacionit (dhënies gji) në veçanti, të mos futen mjete të ndryshme në gji ose para të pastrohen duart para dhënies gji fëmijës. Mundësisht, thithat të pastrohen para dhe pas dhënies gji foshnjes. Në rastet me ragade (çarje) mirë është që pas dhënies gji thithat të lyhen me një yndyrë me antibiotikë psh. hidrokortizon. Nëse lehona ka shumë qumësht dhe foshnja nuk mund ta thithë gjithë sasinë atëhere duhet që pjesa e mbetur të mjelet dhe të largohet.

Çka është Mastopatia dhe me çka manifestohet kjo sëmundje?

Kjo është një sëmundje e gjinjve e cila ka shumë emra si: fibrosa cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me një hiperplazion (rritje) të gjinjve, e cila mund të përcillet me formimin ose jo të cistave në parenkimin e gjinjve. Nuk është sëmundje malinje. Kjo është sëmundje kronike dhe gati 50% e femrave vuajnë nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe të pamartuara prej fëmijërisë e deri në pleqëri. Më e shpeshtë është nga mosha 20 deri në fillim të viteve 60-ta të jetës së femrës.

Sëmundja manifestohet me dhembje dhe fryerje në njërën ose në të dy gjinjtë. Ankesat janë të lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditë para menstruacioneve ose gjatë gjakderdhjeve menstruale. Në disa raste edhe gjatë ovulacionit. Kur fillojnë menstruacionet, pengesat shpejt pushojnë e ndodh të vazhdojnë deri të kryhen menstruacionet. Gratë vetë palpojnë (prekin) formacione-nyje të forta sidomos në 1/4 e jashtme të gjinjve. Mendohet se shkaktohet nën veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femrore).

Si mjekohet kjo sëmundje dhe a mund të kalon në sëmundje serioze malinje?

Mjekim specifik nuk ka. Jipet terapi simptomatike. Mendohet se dhënia e preparateve me progesteron ka veprim të mirë. Kohët e fundit nga studimet që janë bërë është ardhur në përfundim se disa lloje ushqimesh si përdorimi i tepërt i kafesë, çajit të rusit ose indisë, çokollates si dhe streset, lujanë rol me rëndësi në paraqitjen gjegjësisht mosparaqitjen e kësaj sëmundje.

Duhet pasur kujdes nga se afër 6% të këtyre grave me këtë patologji mund të kalojë në karcinom si dhe kujdesi i kësaj moshe (40-60 vj) nga se në këtë moshë paraqitet më së shpeshti karcinomi i gjinjve.

A janë të shpeshtë tumorët e gjinjve te femrat dhe a duhet të mjekohen tumorët benjinjë dhe si?

Një femër, ndër 5 gra preket nga një tumor i gjinjve, prej të cilëve 2/3 e rasteve janë beninje.

Duhet të mjekohen patjetër nëse diagnostifikohet ndonjë formë e tyre si formacionet cistike, ato duhet të operohen ngase në të kundertën mund të kalojnë në tumorë malinjë.

Po tumorët malinjë a janë të shpeshtë te femrat?

Nga të gjitha sëmundjet malinje (ose me zë të keq) te femrat, së bashku me karcinomin e qafës së mitrës karcinomi i gjinjve është ndër më të shpeshtit. Statistikat ndryshojnë nga vendi në vend, kështu në Japoni vdekshmëria nga karcinomi i gjirit është 4 në 100.000, në SHBA 26. Në Evropë vdekshmëri më të lartë ka Britania e Madhe, Danimarka 32-40 në 100.000 gra.

Gjatë jetës, 2-3% të grave sëmuren nga karcinomi i gjirit. Nga të gjitha sëmundjet malinje 20-25% të tyre i takon karcinomes së gjirit, ndërsa nga numri i vdekjeve nga sëmundjet malinje deri në 20% të grave vdesin nga karcinomi i gjirit.

Sipas të dhënave më të reja, afër 6% e popullatës së femrave janë të përfshira nga kjo sëmundje si dhe me një tendencë rritjeje edhe në 1% brenda vitit. Mirëpo kjo sëmundje sot falë mundësive diagnostikuese, disiplinës dhe edukatës shëndetësore të vetë grave mund te zbulohet shume heret.

Në cilën moshë mund të sëmuret femra nga karcinomi i gjirit si dhe a mund të sëmuren edhe meshkujt nga kjo sëmundje?

Nga karcinomi i gjirit femra mund të sëmuret nga rinia e hershme e deri në fund të jetës së saj. Mosha më e shpeshtë kur sëmuren femrat është nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare. Sëmurën edhe mashkujt, por sëmundja te burrat është mjaft e rrallë. Marrëdhëniet e paraqitjes së karcinomit të gjirit të burrat dhe gratë është 99:1 në favor të grave.

A dihet shkaktari i paraqitjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe cilët janë faktorët të cilët e ndihmojnë paraqitjen e kësaj sëmundjeje?

Etilogjia (shkaku) e sëmundjes nuk dihet. Mirëpo ka mjaft studime që flasin për disa faktorë të cilët e favorizojnë si dhe disa të tjerë të cilët e mbrojnë femrën nga paraqitja e kësaj sëmundje të rrezikshme.
Faktorë kyqë janë hormonet seksuale të vezoreve sidomos estrogjenet. Kështu femrat të cilat nuk kanë lindur ose kanë pak lindje janë të favorizuara në paraqitjen e kësaj sëmundjeje. Sëmundja më e shpeshtë është te ato gra të cilat menopauza (menstruacioni i fundit) është e vonshme dhe gratë, të cilat kanë gjakderdhje të rregullta menstruale deri pas moshës 55 vjeçare, sëmuren nga karcinomi i gjirit 2 herë më shpesh se te ato, të cilat menstruacionet u pushojnë para moshës 45 vjeçe.

Mënyra e ushqyeshmërisë, sidomos ushqimi i pasur me yndyrëra, dhe gratë me peshë të shtuar (majme) sëmuren më shpesh nga karcinomi i gjirit se femrat me peshë normale. Edhe femrat, të cilat ngelin shtatzënë për herë të parë pas moshës 30 vjeçare, më shumë mund të paraqitet kjo sëmundje se te ato që fare nuk kanë lindur dhe ky rrezik vjen duke u rritur sa më në moshë të shtyrë të jetë shtatzënia a parë. Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj sëmundjeje.

Po duhani a ka ndikim në paraqitjen e karcinomit të gjirit?

Një kohë të gjatë janë duke u bërë studime në këtë drejtim. Te kafshët është vërtetuar se materjet kimike të cilat i përmban duhani me siguri shkaktojnë karcinomin e gjirit. Kohët e fundit në Amerikë është shpallë një studim për karcinomin e gjirit dhe duhanin. Nga ky studim është ardhur në përfundim se gratë, të cilat pinë duhan aftësia mbrojtëse e një gjeni, i cili ka ndikim në paraqitjen e karcinomit të gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropianë haset në mbi 50%. Janë të rrezikuara sidomos, ato femra që fillojnë të pinë duhan heret, si dhe ato, të cilat pinë më shumë se një pako brenda ditës.

A ka faktorë të cilët e mbrojnë gruan nga paraqitja e karcinomit të gjirit, cilët janë?

Rrezik më të vogël të paraqitjes së karcinomit së gjirit kanë ato femra të cilave u janë larguar vezoret para moshës 40 vjeçare. Rrezik më të vogël nga paraqitja e karcinomit t ë gjirit te femrat janë edhe menstruacionet e rralla për shkak të shtatzënive, dhënies gji një kohë të gjatë si dhe te ato femra, të cilat ngelin pa menstruacione heret. Edhe shtatzënitë e shpeshta e zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e karcinomit të gjirit te femrat. Ka edhe disa të dhëna se shtatzënia para moshës 25 vjeçe e zvogëlon mundësinë e paraqitjes së karcinomit të gjirit. Gratë, të cilat kanë lindur para moshes 18 vjeçare kanë vetëm 1/3 e rrezikut për tu sëmurë nga kjo sëmundje, në krahasim me gratë, të cilat për herë të parë kanë lindur pas moshës 35 vjeçare.

A është karcinomit i gjirit sëmundje ngjitëse apo trashëguese?

Jo, dhe nuk ka frikë se kjo sëmundje mund t'i ngjitet personave të cilët e rrethojnë ose kujdesen për të sëmurën.

Nuk mund të thuhet me siguri se a është sëmundja trashëguese apo jo. Mirëpo, ka të dhëna se sëmundja është paraqitur te disa gjenerata të gruas së sëmurë si gjyshja, nëna, e bija, motra.

Incidenca e paraqitjes së karcinomit të gjirit është 2-3 herë më e shpeshtë te gratë të cilat në familje (gjyshja, nëna, motra) kanë pasur të sëmurë me karcinom të gjirit, në krahasim me ato gra, të cilat në anamnezën familjare nuk kanë pasur të sëmurë me këtë sëmundje.

Cila pjesë e gjirit është më e rrezikuar nga paraqitja e kësaj sëmundje?

Nëse gjirin e ndajmë në katër pjese atëherë në 1/4 e jashtme të sipërme në afër 48 të rasteve paraqitet më shpesh karcinomi i gjirit, pastaj vjen 1/4 e sipërme e brendshme me 15%, 1/4 e poshmte e jashtme me 11% dhe më pak karcinomi i gjirit lokalizohet në 1/4 e poshtme të brendshme 6%. Përreth thithit-areoles në 17% dhe multifolikular-në shumë vende 3%.

Cilat janë shenjat e paraqitjes së karcinomit të gjirit?

Faza e fillimit të paraqitjes së karcinomit të gjirit nuk ka ndonjë shenjë karakteristike. Shpesh ndodh që gruaja vetë të zbulojë, prek disa ndryshime në gjinj në formë të formacioneve të forta nyjesh. Këto zbulohen zakonisht gjatë larjes së trupit. Mirëpo janë bërë studime edhe te popujt më të ngritur në kuptim të edukatës shëndetësore, dhe se nga koha e prekjes së këtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku së paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynë kjo është edhe më e vonuar për shkak të edukimit shëndetësor të pamjaftuar. Në fillim këto nyje, të cilat preken janë të veçuara dhe të lira por me kalimin e kohës këto bashkohen me indin për rreth dhe më nuk janë të lira. Në disa raste hasen ndryshime në thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lëkures së gjirit. Në disa raste paraqitet rrjedhje e lëngut të përzier me gjak nga gjiri.

A përhapet sëmundja edhe në organe tjera?

Po. Në fillim procesi i karcinomit të gjirit përhapet në tërë gjirin në drejtim të krahërorit dhe lëkurës ashtu që lëkura e gjirit merr një dukje si lëvorja e portokallit. Sëmundja mund të përhapet edhe me anë të gjakut në organe tjera si: vezore deri në 30% të rasteve, unaza të boshtit kurrizor, mushkëri, mëlçi, tru, etj.

Si caktohet diagnoza e kancerit të gjirit?

Për diagnozë të karcinomit të gjirit duhet të merret anamneza mirë, ajo familjare dhe personale, të vështrohen gjinjtë, preken-palpohen. Nga analizat duhet të bëhet: kontrolli me ultratingull sidomos te femrat e reja, mamografia-kontrolli me rëntgen dhe analiza citologjike e aspiratit të marrur me gjilpërë.

Kur duhet të bëhen kontrollet me ultratingull dhe me rëntgen ose mamografi?

Më së miri është që kontrolli me ultratingull ose me rëntgen-mamografi duhet të bëhet në fazën e parë të ciklit menstrual, pra menjëherë pas menstruacioneve gjegjësishtë nga dita e 4 deri në ditën e 10 të ciklit menstrual.

A ka mjekim?

Po, ekziston mjekimi, i cili kryhet në institucione të specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NESE ZBULOHET ME KOHE ATËHERE KOHËZGJATJA E JETËS MUND TË ARRIHET DERI NË 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugë operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Mjekimi pesëvjeçar është në 80-90% të rasteve të zbuluara heret, ku gjëndrrat limfatike regjionale nuk janë prekur.

(Teksti është marrë nga nje reviste per momentin sme kujtohet emri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  Empty
MesazhTitulli: Re: Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit    Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  EmptyWed Aug 18, 2010 10:41 pm

Mjekimi i kancerit të gjirit
Ekziston mjekimi, dhe ky mjekim kryhet në institucione të specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NËSE KANCERI I GJIRIT ZBULOHET ME KOHË ATËHERE KOHËZGJATJA E JETËS MUND TË ARRIHET DERI NË 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugë operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Ndërsa mjekimi pesëvjeçar ose kohëzgjatja e jetës është në 80-90% të rasteve të zbuluara heret, ku gjëndrrat limfatike regjionale nuk janë prekur.

Grupi i të rrezikuarave për paraqitjen e kancerit të gjirit
Në këtë grup bëjnë pjesë:
gratë – femrat më të vjetra se 50 vjet
gratë – femrat që kanë në familje ndonjë të sëmurë me kancer të gjirit si: nëna, motra, e bija, gjyshja
gratë – femrat e operuara nga kanceri i gjirit ose i ndonjë organi tjetër
gratë – femrat që nuk kanë lindur
ato të cilat lindjen e parë e kanë pasur pas moshës 30 vjeqare
gratë të cilat nuk i kanë dhënë gji fëmijëve
gratë – femrat të cilat menarkën (menstruacionin e parë) e kanë fituar heret
gratë – femrat të cilat menopauzën (menstruacionin e fundit) e kanë pasur vonë
gratë – femrat të cilat kanë pasur ndonjë sëmundje të gjirit qofshin edhe ato benjinje qofshin edhe ato sëmundjeve fibrokistike.
ushqimi i pasur me yndyrëra, dhe gratë me peshë të shtuar (majme)
disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj sëmundjeje.
Incidenca e kancerit të gjirit
Nëse merren 1000 gra të grupit të rrezikuar dhe bëhen kontrolla ose vizita të rregullta, në këtë grup mundet të zbulohen 24 kancere të gjirit, ndërsa në 1000 gra të grupit jo të rrezikuar, zbulohen 7-8 kancere të gjirit.

Zbulimi i kancerit gjatë shtatzënisë
Edhe pse paraqitja e kancerit të gjirit gjatë shtatzënisë është i rrallë, në rast se diagnostikohet atëhere shtatzënia duhet të ndërpritet dhe fillohet mjekimi i specializuar.

Gjakderdhjet nga gjiri
Gjakderdhja nga gjiri rrallë është shenjë funksionale ose fiziologjike, më shpesh është shenjë e pezmatimeve, mastopative proliferimeve e në disa raste edhe shenjë i kancerit të gjirit. Në 50% të grave të cilat kanë gjakderdhje mund të zbulohet kanceri i gjirit. Për këtë gjë duhet të lypset kontrolli i mjekut ku duhet të vihet diagnoza përfundimtere.

Vetkontrolli i gjinjve
Çdo femër duhet rregullisht ta bëjë vetkontrollin e gjinjve. Këtë punë femra duhet ta kryejë ashtu që fillimisht zhvishet deri në bel në pozitë të shtrirë ose qëndron në këmbë e më së miri para pasqyres.

Vetkontrolli fillohet me:

veprimin e parë - femra së pari qëndron para pasqyres me duar të lëshuara për rreth trupit-vitheve dhe shikon ndryshimet në madhësi, formë, simetri ose ndonjë veçori që mund të vështrojë,

veprimi i dytë - i ngrit duart lartë mbi kokë dhe tani poashtu i vështron të njëjtat ndryshime,

veprimi i tretë - femra e shtrirë me një jastëk të vogël nën shpatullën e majtë. Shuplaka e majtë ngritet dhe vendoset pas kokës. Me gishta të shtrirë të dorës së djathtë kontrollohet gjiri i majtë së pari gjysma e gjirit të majtë. Në fillim 1/4 e brendshme e sipërme e pastaj 1/4 brendshme e poshtme,

veprimi i katërt - tani gruaja e lëshon dorën e majtë përreth trupit dhe e vazhdon kontrollin e gjysmës së jashtme të gjiut. Në fillim 1/4 e sipërme të jashtme e pastaj 1/4 e poshtme të jashtme.

veprimi i pestë - në fund e kontrollon edhe regjionin e nënsqetullës. Pasi e kryen kontrollin e gjirit të majtë, të njëjtat veprime i kryen me gjirin e anës së djathtë. Vendosja e jastëkut nën shpatull ndihmon që indi i gjirit të jetë i tërhequr në tërë gjirin njëlloj gjë e cila mundëson kontrollin më të lehtë dhe më të mirë të gjirit. Të gjitha ndryshimet që femra i has gjatë vetkontrollit duhet të janë si një vërejtje se ajo duhet të kërkojë këshilla dhe ndihmën e mjekut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  Empty
MesazhTitulli: Re: Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit    Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Migrena i mbron grate nga kanceri i gjirit
» Mbretërit mposhtin Mallorcan
» Karotenoidet dhe kanceri i gjirit
» Ushqimi që mbron nga kanceri i gjirit
» Kaça mbron nga kanceri i gjirit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum