Si te mbajme dhembet e paster me kura popullore
--------------------------------------------------------------------------------
Pasta e dhëmbëve, fijet pastruese dhe furça e dhëmbëve nuk janë instrumentat e vetëm për të patur dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Dhe ushqimet kanë një rol të rëndësishëm për të luftuar kariesin, për të patur një frymëmarrje sa më të këndëshme dhe për të larguar gurëzat. Dieta është e nevojshme për të eleminuar grumbullimin e gurëzave dhe pllakëzave mbi dhëmbë. Disa ushqime në veçanti, ato të pasura me fibra, vitamina dhe kripëra minerale, mund të kontribuojnë në higjenën e gojës duke ndaluar formimin e kariesit, duke e bërë smaltin më të bardhë dhe duke lehtësuar frymëmarrjen.
Një gojë e freskët dhe e shëndetshme
Mjaft më me erën e rëndë, njollat e errëta në dhëmbë, gurëzat bezdisëse. Ushqimet që vendos në tavolinë çdo ditë mund të të dhurojnë një buzëqeshje të shkëlqyer. Ja çfarë duhet të zgjedhësh. Në qoftë se Dëshiron të kesh dhëmbë shumë të bardhë…
Vendos në tavolinë ushqime që favorizojnë vetdetersionin, psh lëri rrugë të lirë sherebelës. Përdor gjethet e freskëta që funksionojnë si një furçë natyrale. Sipërfaqja e tyre e ashpër funksionon njëlloj si një makinë fshirëse. Për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të pastruar në thellësi, është e nevojshme që ta lëvizim gjethen me gishtin tregues mbi dhëmbë dhe mishëra. Të përkryera janë dhe sallatrat, mollët, portokallet, finokët që janë të pasur me fibra dhe përbëjnë një element zbardhues mbi dhëmbët tuaj. Pi të paktën 2 litra ujë në ditë dhe mbaje në gojë si të ishe duke bërë një shplarje: kështu pastron dhëmbët dhe rimineralizon smaltin. Në të vërtetë në ujë ka gjurmë fluori, një substancë që bllokon aktivitetin e bakterieve që favorizojnë kariesin, për këtë arsye herë pas here ha ndonjë kivi apo sallatë me domate që janë njëlloj të pasura me këto minerale.
Mos i përjashto nga Dieta qumështin, djathërat e freskët dhe thjerrëzat; përmbajnë fosfor, një komponent i rëndësishëm i smaltit që ndikon në rimineralizimin e dhëmbëve. Në qoftë se je e pangopur me pije të gazuara apo me bazë cola, ngushëllohu duke menduar që përmbajnë acid ortofosforik që funksionon si zbardhues. Herë pas here pi një limonadë limoni: është e pasur me acid citrik i dobishëm për një efekt të lehtë gërryes.
Përtyp çimçakiza pa sheqer apo fletë sallate: ndihmojnë në stimulimin e komponentëve të pështymës që përmbajnë substanca dizinfektuese dhe me efekt gërryrës të lehtë, të afta për të hequr njollat e dhëmbëve.
Kundër kariesit
Arrat dhe drithërat ekuilibrojnë pehashin e pështymës duke forcuar kalciumin e dhëmbëve. Përdor mjaltin në vend të sheqerit; përmban vitamina dhe kripëra minerale të çmuara për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve. Thuaji po perimeve: kanë një rol të rëndësishëm veçanërisht në se konsumohen të njoma për veprimin e tyre detergjent mbi sipërfaqen e dhëmbëve. E njëjta gjë vlen dhe për frutat e freskëta. Qumështi dhe kosi janë një burim kalciumi, fosfori dhe kripërash të tjera minerale që janë përbërës të dhëmbëve. Mund t i konsumosh shpesh duke i përdorur të skremuar, më pak të pasur me yndyrëra dhe kalori. Drithërat dhe zarzavatet bishtajore janë të pasura me zink, ndërsa toni, merluci dhe salmoni përmbajnë selen, dy elemente që të ndihmojnë të kesh dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Përdor në gatimet e tua vajin e ullirit. Është i pasur me vitaminë E që ka një rol mbrojtës për mukozën e gojës dhe pengon zhvillimin e bakterieve përgjegjës për shkaktimin e kariesit.
Frymëmarrje të këndshme
Pi shumë lëngje gjatë ditës. Shpërqëndrimi në të vërtetë shkakton alitozë, goja thahet dhe pështyma bëhet acide. Përdor në gatim trumzën, është nga barërat aromatikë më të pasur me vitaminë C, substancë që ndihmon në shkatërrimin e bakterieve përgjegjës për erën e rëndë. Dhe mentja është e përkryer: riaktivizon funksionimin e aparatit gastrik dhe të mëlçisë. Gjethet e saj përmbajnë mentol, një acid i spikatur për veprimin e tij kundër tharjes së gojës. Për recetat e tua përdor majdanoz me shumicë, është i pasur me potas, vitaminë C, A dhe E që ndikojnë në një shëndet të mirë të gojës. Përveç kësaj, përmban substanca me aromë të mirë. Përtyp jamball. Glicirizina që ai përmban pengon formimin e pllakave dhe reagon kundër streptokokut, bakterit që krijon karies. Vendos në tavolinë lakrat, por dhe rrepat që janë të pasura me vitaminë K që eviton trejen jonormale shpesh e përgjegjshme për erën e pakëndshme të gojës.
Forco mishrat e dhëmbëve
Pi sa më shumë lëng limoni dhe portokalli, përmbajnë vitaminë C që riaktivizon qarkullimin, kështu oksigjenon mbetjet e mukozave orale duke siguruar një funksionim më të mirë të mishrave të dhëmbëve. Dhe jo vetëm kaq, vitamina C aktivizon vitaminat e mukozës duke krijuar një gjendje mbrojtëse që riparon agresionin e bakterieve. Ha të paktën dy apo tre herë në javë mish ose peshk, përmbajnë një sasi të konsiderueshme proteinash në gjëndje të largojnë mbeturinat ushqimore. Mos harro të përfshish në dietën tënde karrotat, mollët dhe dardhat: janë ushqime të pasura me fibra dhe ujë. Veçantia e tyre? Stimulojnë aktivitetin e detersimit, i padiskutueshëm për të mbajtur gjithmonë të freskët dhe të pastër mishrat e dhëmbëve. Ha herë pas herë një banane, përmban cilitol, një lloj sheqeri që ndalon formimin e pllakëzave bakteriale. Rezultati: në ndryshim me sakarozën nuk Dëmton shëndetin e mishrave të dhëmbëve. Në mëngjes duhet të hash kos të bërë nga qumështi i lopës ose i dhisë. Laktobacilet që përmban mbajnë nën kontrroll bakteriet e gojës.
Këshilla
12 rregulla për buzëqeshje perfekte
1. Evito ushqime si hudhrat dhe qepët që mbajnë erë të rëndë
2. Konsumo me rregull djathrat me yndyrë. Një tejkalim mund të provokojë vështirësi në tretje dhe për pasojë një erë të rëndë.
3. Përpiqu ta mbash gojën e njomë. Pështyma eleminon bakteriet. Pra pi shumë ujë dhe elemino pijet alkolike.
4. Përtyp herë pas here gjethe sherebeli, sallate apo lëkurën e një portokalli: do ta kesh frymëmarrjen më të freskët.
5. Pas ëmbëlsirave pi një lëng të përgatitur nga gjethet e mentes dhe të ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Ka një efekt rifreskues. (Ziej dhjetë gjethe menteje në një enë me ujë për 5 minuta). Mund të përdorësh dhe një mollë të grirë, të përzier me lëng limoni dhe të ëmbëlsuar me një lugë sheqer.
6. Në qoftë se i ke dhëmbët e dobët, në mëngjes pi një gotë me qumësht për të forcuar kalciumin.
7. Pi një gotë me lëng të freskët sallate 2-3 herë në ditë: pastron frymëmarrjen, parandalon gripin dhe forcon imunitetin.
8. Pastro dhëmbët me pak ujë të oksigjenuar të përzier me pak ujë. Ky mikrolavazh ka një funksion efikas antibakterial.
9. Pasi i keni pastruar dhëmbët, shplajeni gojën me një përzierje borziloku dhe Dëllinje. (Përziej në një gjysmë litri me ujë të ngrohtë 30 g borzilok dhe 30 g Dëllinjë. Përzierjen ruaje në një vend të freskët).
10. Në qoftë se je jashtë shtëpisë dhe nuk ke mundësi t i lash dhëmbët, pas të ngrënit shplaje gojën dhe përtyp ndonjë karrotë.
11. Për të ndihmuar tretjen çdo ditë pi qumësht dhe kos të athtësuar.
12. Në qoftë se do të freskosh frymëmarrjen, pas çdo ngrënie përtyp finok ose disa gjethe majdanozi të freskët pasi t i keni larë dhe tharë.
Ja vitaminat dhe mineralet që të shpëtojnë dhëmbët
Hijeshia dhe buzëqeshja jote varen shumë nga shëndeti i dhëmbëve dhe i mishrave të tyre. Por mos harro që jo vetëm një higjenë e keqe e gojës, por dhe një ushqim i keq mund të shkaktojë shqetësime si kariesin, dobësim të dhëmbeve, inflamacione. Në veçanti bëj kujdes nga mungesa e vitaminave dhe kripërave minerale. Shiko se cilat nga këto nuk duhet të mungojnë kurrë dhe ushqimet se ku mund t i gjesh.
Vitamina A
Ndihmon për të mbajtur fluide mukozën e gojës. Është e pranishme tek perimet, tek fruta si kajsia dhe pjepri dhe tek karrotat, patatet e ëmbla dhe tek spinaqi.
Vitamina C
Forcon mishrat e dhëmbëve dhe kontribuon në një qarkullim të mirë pas Dëmtimit të dhëmbëve. Burime të mira të vitaminës C janë dhe perimet dhe frutat e freskëta, në veçanti agrumet, domatet dhe specat.
Vitamina D
Influencon në rritjen dhe shëndetin e dhëmbëve. Është me shumicë tek qumështi, por dhe tek vaji i peshkut. Mungesa e saj provokon dobësim të dhëmbëve.
Vitamina E
Mbron nga "rrënjët e lira" pra nga plakja, indet dhe mukozat e gojës. Gjendet tek vaji i sojës dhe perimet me fletë të gjelbra si spinaqi.
Vitamina K
Është e nevojshme për mpiksjen e gjakut për të evituar kështu gjakrrjedhjen në mishrat e dhëmbëve. Për ta gjetur mjafton të hash rrepa, lakra dhe spinaq.
Kalciumi
Forcon kockat dhe dhëmbët. Merr pjesë në mpiksjen e gjakut dhe kontraktimeve muskulare. Gjendet me shumicë tek qumështi, kosi, djathërat e freskët dhe salmoni.
Fosfori
Është një përbërës shumë i rëndësishëm i indit kockor, i smaltit dhe i sementit të dhëmbëve. Gjendet pothuajse tek të gjitha ushqimet, por në mënyrë të bollshme tek mishi, peshku, frutat e thata dhe drithërat.
Magnezi
Së bashku me kalciumin dhe fosforin është një nga tre elementet më të rëndëishëm për shëndetin e dhëmbëve. Gjendet në sasi të mëdha tek frutat e freskëta tek peshku dhe tek të gjithë drithërat