www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NJË MONOGRAFI PËR SHKOLLAT Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NJË MONOGRAFI PËR SHKOLLAT Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NJË MONOGRAFI PËR SHKOLLAT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NJË MONOGRAFI PËR SHKOLLAT Empty
MesazhTitulli: NJË MONOGRAFI PËR SHKOLLAT   NJË MONOGRAFI PËR SHKOLLAT EmptySun Aug 22, 2010 8:36 am

Mr.sc.Xhavit Kryeziu

GJIMNAZI
"ISMAIL QEMALI" I
KAMENICËS
(1964-2007)
I



Shkruan:Shaban Cakolli




Të shkruash për Xhavit Kadri Kryeziun,do të thotë të sjellish para lexuesëve
njeriun e idealeve të fuqishme me një pregaditje profesionale,me aftësi të
filluara nga vendlindja e tij Rogana e Dardanës,e cila nga gjiri i vet
nxori njerëz të dijes,që shkëlqyan në fushën e arsimit,shkencës dhe kulturës.
Xhaviti shquhej ndër të veqantit e këtij rrethi,mendimtar i veshur me dashuri
në fushën e gjuhësisë dhe kulturës sonë kombëtare.Pedagog i shquar i cili me tërë qenien
shpirtërore dhe mendore u vu në shërbim të përhapjes së dritës së diturisë,duke formuar
njerëz të dijes ,duke i pajisur ata me njohuri të gjëra.I lindur më 1943, i gjendur në dety-
rën e mësimdhënësit nga viti 1965 në procesin edukativo arsimor ka përcjellur nëpër shumë
breza dritë dhe dituri.Edhe unë pata fatin të jem nxënës i tij në shkollen e mesme,dhe
sot krenohem me këtë.Ai ishte ligjëruesi shpirtëror,që jipte gjithçka nga vetja,që zgjidhte
gjitha metodat ligjerimi i tij të bëhej i kuptueshëm për çdo nxënës.Ishte profesori im i gjuhës shqipe,
dhe vet ligjërimi i tij shpirtëror më bëri të e dua më së tepërmi atë
lëndë,në të cilën më vonë edhe e gjeta vetën.Puna e tij me përkushtim,njeri i paepur,i veshur në dashuri
për të edukuar brezat e ka rinuar atë.Ne ishim nxënës të tij,por sot ai duket më i rinuar se ne.Puna e tij
,dashuria e tij ndaj nesh,që të na nxjerr nga errësira na frymëzon dhe nxitë të ushqejmë gjithnjë
dashuri dhe rrespekt ndaj tij.

Ai i nxitur nga dëshira e arsimimit,vitin 2009 po merr mbi supe një
barrë të rëndë,të botoi librin me të dhëna përGjimnazin"ISMAIL QEMALI" të Dardanës nga vitet 1964-2007.
Ky gjimnaz në rrugën e zhvillimit dhe afirmimit të tij,si institucion shumë i rëndësishëm i
diturisë,ne kuadrin e sistemit të arsimit tonë,është ballafaquar me shumë vështërsi e pengesa,forma të
furtunave të dhunës,duke u bërë ballë me një qëndresë të paparë.Pavaresisht pengesave ky gjimnaz ka shenuar
shumë arritje,për të cilat lexuesi ynë nuk ka qenë në njohuri,ose aty-këtu është informuar me ndonjë artikull
të shkurtër gazetaresk.Xhavit Kryeziu shpalosi dëshirën të bëjë këtë punë të mundimshme,por të
hedh dritë në historikun e këtij institucioni të shejtë të diturisë.
Ai hartoj një monografi rreth këtij institucioni,duke e emërtuar;GJIMNAZI
"ISMAIL QEMALI"IKAMENICËS(1964-2007).Vet shifrimi pjesa e parë e kësaj monografie,na lë të kuptojmë
se historiku i kësaj monografie do të vazhdoi,dhe do të ndriqohen edhe
gjëra që nuk janë thënë ende.Lexuesi në këtë monografi do të njeh të dhëna të shumëta për këtë vatër që nga filimi
i punës të saj 1964-2007,sidomos për mësimin në gjuhën shqipe.Libri është i ndarë në dhjetë
kapituj,kapitujt secili në vete flasin për veprimtarinë,rrugën e zhvillimit,të arriturat e kësaj vatre krenare.
Në këtë periudhë në këtë vatër janë arritur rezultate të konsiderueshme
në procesin edukativo-arsimor,si dhe fushat e veprimtarive kulturë,art,
sport etj....Kjo vatër del shembull i rezultateve të arsimimit,me të cilën krenohemi nëpër breza.Sa janë të rëndësishme
të arriturat,po aq të rëndësishme janë publikimet e ngecjeve gjatë pengesave dhe barierave që solli rexhimi atë kohë,nga se
vlerat e arritura me aq shumë mund,duhet të ruhen,kultivohen dhe afirmohen tek brezat.Po autori
flet më shumë se sa emërtimin që i ka dhënë librit,ai hedh dritë mbi rrugën e zhvillimit të shkolles teknike nga ajo kohe,shkollës së
mjeksisë etj....Autori Xhavit Kryeziu na jep njohuri edhe rreth filleve të shkollave fillore shqipe në Kosovë kalimthazi,dhe gjërësisht
dhe gjërë e gjatë për fillet e arsimit fillor dhe të mesëm në 76 fshatra të komunës të Dardanës.Emërtimi i mësuesëve të parë,pastaj gjithë mësuesëve
të këtyre shkollave,evidentimi i gjithë nxënësve të cilët kanë kaluar
në bankat shkollore të këtyre vatrave,puna dhe angazhimi i tyre,gatishmëria për të bërë sakrifica për dritë e dituri,i japin vulën e një libri
të pasur arsimoro-historiko kombëtarë.Rëndësia e librit bëhet edhe më e madhe,kur autori hedh dritë mbi të përndjekurit,të burgosurit,të zhdukurit,
të vrarit në pabesi,të vrarit në aradhën e UÇK-së në këtë komunë,të
burgosurit politik,planet dhe programet mësimore të këtyre shkollave,helmimet e nxënësve,shtëpitë shkolla,kohen kur
pushtuesi synonte krimin kulturor mbi vatrat tona....Xhavit Kryeziu paraqet edhe veprimtarinë kulturore ,krijuese dhe sportive,numri i krijuesëve
dhe sportistëve të kësaj komune nuk është aspak i vogël.....Dardana nga gjiri i vet ka nxjerrur njerëz të dijes që kanë shëndritur dhe nderuar
arsimin,shkencën dhe kulturën tonë kombëtare.Nga gjiri i kësaj vatre të diturisë kanë dalur njerëz
të ndritur me tituj D.r,Mr..etj.Ne po permendim disa prej tyre:Mr.art.Adem Xhevat Dërmaku,
Mr.Afrim I.Morina,Mr.Adhurim Haki Rasimi,Mr.art-pikturë Ahmet Ramiz Ibrahimi,Mr,i shkencave econom.Arben Fadil Dërmaku,
Dr i shkencave juridike Azem R.Hajdari;Mr i artit Avni Xh.Behluli,
Mr i shkencave Azem Duraku,Mr.Xhavit Kadri Kryeziu,Dr.i shkencave te filologjise Bahtijar I.Kryeziu,Dr,i albanologjisë Bajram Kosumi,Mr,i kultures
fizike Besnik Sadik Geci,Dr,i shkencave Emrush Sh.Kryeziu,Dr i shkencave te letersisë Faik I.Shkodra,Mr,i arit grafik Fatmir B,Dermaku,Mr i shkencave
juridike Fejzullah H. Hasani,Dr.sc.Femi Azem Cakolli,Mr.sc.Hafiz R.Leka,Mr.sc Halil Bajrami,
Mr.sc. Hasan.s.Hoti,Mr.sc. Hilmi Xh.Dermaku,Dr,sc.Hysen R.Ismajli,madje nder keta tituj une po permendi edhe Skender Cakollin,Fehmi dhe Fejzullah
Krasniqin,që autorit mund të i ken shpëtuar,ose nuk ka pasur të dhëna për ta,Dr.sc.Hysen Z.Matoshi,Mr.sc. IBRAHIM DESTAN RRUDHANI,Mr.sc.ISA MUSA KALLABA,
Mr.sc.JETON DUBOVA,Mr,sc.Mevlan Bixhaku,Mr.sc.Muhamet R.Rexha,Mr.kardiolog Nehat R.Rexhepaj,
Mr.sc.Ramadan Duraku,Dr.sc.Ramush Isuf Mavriqi,Dr.sc.Rashit Maliqi,
Mr.sc.Raif Sh.Ramabaja,Mr.sc. Refik Nevzad Kryeziu,Dr.Rexhep I.MUNISHI,
Dr.sc.Sabile Keçmezi Basha,Dr.sc.Sabit H.Dermaku,Mr.sc.Safete Veli Maliqi-Qormemeti,Mr.sc.Selatin K.Qehaja,Mr.sc.Selver Hoda,Mr.sc.Sevdai J.Kastrati,
Mr.sc.Skender N.Sylaj,Dr.sc. Tefik I.Basha,Dr,sc.Tefik R.Gashi,Mr.VALBONA BEGZAD DERMAKU,Mr.sc.
VISAR XHEMAIL BAXHUKU,Mr.sc. Xhevdet M.Thaqi,Mr.Zekë Jusufi,Dr.sc.Zeqir
R.Demi,etj....Ky numer Dr,Mr,artistesh e krijuesish kanë dalur nga gjiri i kësaj vatre të diturisë GJIMNAZI "ISMAIL QEMALI".Kjo do të thotë shumë nga se sa ka
sot në Dardanë Dr dhe Mr,në disa shkolla nuk ka as nxënës.Ky libër ka 387 faqe dhe shquhet një libër plot dritë.Xhavit Kryeziu ka të botuar tri libra,dhe dy të
tjera me bashkëautorë,gjithsejt pesë libra,them kështu nëse nuk është bërë ndonjë ndryshim prej kohës kur nuk jemi pa.
Ne i urojmë shëndet,suksese dhe edhe shumë botime tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

NJË MONOGRAFI PËR SHKOLLAT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» MONOGRAFI PËR GJIMNAZIN "I QEMAILI" KAMENICË
» SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI
» Shkollat britanike ndaluan funde të shkurtëra dhe xhaketa
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum