www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT  Empty
MesazhTitulli: VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT    VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT  EmptySat Aug 21, 2010 8:17 am

Vdekja mund t’ju vijë në çdo çast. Kushedi ndoshta ky është momenti. Ose mund të jetë shumë më afër se sa e keni menduar ndonjëherë. Këto rreshta mund të jenë mundësia e fundit, përkujtesa e fundit, paralajmërimi i fundit para se t’ju vijë vdekja. Ndërsa po lexoni këto rreshta, kurrë s’mund ta dini nëse do të jeni gjallë në orën që pason.

Qoftë edhe nëse vërtetohet se është ashtu asgjë s’mund t’ju garantojë se do të jetoni edhe një orë tjetër. A është e sigurt se do të jeni gjallë pas edhe një çasti të vetëm e lëre më një orë.

"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë."

A e mendon ndokush nga të gjallët se mund ta mohojë vdekjen, assesi jo, vdekja është argument i qartë. Pa dyshim që vdekja do ta takojë çdonjërin nga njerëzit, padyshim që vdekja i prek edhe të gjallët, por më e vështira është se si njerëzit logjikojnë për atë. Të gjithë e dimë se vdekja është hak, por duke u zhytur në larminë e kësaj bote, shpesh edhe mendja nuk funksionon si duhet. Padyshim që fjala e Allahut subhanehu ue teala ngadhënjen gjithmonë dhe të gjithë neve e shohim se e vërteta nga dita në ditë po ngadhënjen gjithnjë e më shumë. Por a marrim mësimin e duhur; ne flasim dhe nuk heshtim dhe themi atë që nuk duhet thënë. Kur njerëzit mblidhen për të përcjellë të vdekurin, atëherë ndoshta fillojnë të mendojnë pak, se vallë edhe sa ditë do të kenë ngelur nga kënaqësia e kësaj bote. Por kjo nuk ndodh as edhe me zemër, pasi në përcjelljen e fundit ata nuk i ulin kokat dhe nuk i ndalin bisedat e kota. Në fytyrat e tyre përvijohet buzëqeshja, edhe pse do të duhej të ishin të lagura nga lotët e mallëngjimit.

Vallë përcjellja e të vdekurit duhet të kthehet në shprehi, që vetëm sa duhet të prezantohemi sa për sy e faqe, ku do të takohemi me njerëzit që nuk i kemi parë për një kohë të gjatë, apo duhet të prezantohemi për të përkujtuar veten, se vdekja është argument i qartë, duke menduar kështu edhe fundin e kësaj jete, kur edhe ne do të hyjmë në varrin e errët. Vdekja na përkujton se sa të paaftë jemi. Duke parë të vdekurin ne mësojmë se nuk kemi asgjë në duart tona, i vdekuri nuk lëviz më, i shtangen krahët, këmbët, nuk mund të ecë më, sikurse ecim ne, derisa e kemi dërguar atë në varr.

Vallë, pse nuk e kapni për krahësh, por e keni shtrirë dhe ai po ju paraprin juve! A nuk mendoni tani, a thua ende nuk e keni kuptuar argumentin e qartë, argument që Krijuesi i qiejve dhe i tokës e ç’ka në mes tyre, që e përcaktoi dhe inspiroi, duke e quajtur vdekjen argument të qartë, që ju ta shihni! Që ju ta përjetoni! Që ju të mos i paraprini këtij argumenti!

Nga çasti në çast neve jemi edhe më injorantë ndaj vdekjes, në oborrin e xhamisë mblidhen njerëz që janë nisur për të përcjellë të vdekurin në varr, e as që kanë marrë abdes e as që i falin namazin e xhenazes të vdekurit.

Vallë çfarë njerëz mund të jenë këta, a thua nuk e shohin se atyre po ju paraprin një i vdekur, të cilin po e bartin ndër duar. Vallë pse o njeri nuk logjikon. Pse o njeri nuk arrin të nxjerrësh një mesazh nga ai që po bart mbi supet e tua. Pse nuk largohesh së paku për një çast nga kjo botë, para se të vijë një ditë kur do të shtangesh! Pse nuk i përjeton argumentet, e të marrësh mësim prej tyre, para se të bëhesh argument për të tjerët! Pse nuk largohesh prej atij që urdhëron të keqen e të ndalon të mirën. Armikun e merrni për mik, ndërsa mikun e bëni armik! Mjerë për njerëzit që nuk logjikojnë!

I vdekuri, sado që do të dëshironte të ngrihej e të na jepte porosinë e vet, për ne përsëri do të ishte e vështirë që ta merrnim mesazhin e tij. Por ai nuk do të kthehet, se po të ndodhte ashtu me të dy duart do ta kapte Kuranin, e të mos e lëshonte më kurrë! Çdo lëvizje që do të bënte ai do ta madhëronte Allahun, me ballë në sexhde do të binte që kurrë të mos çohej. Do të dëshironte që gjithçka që ka, ta jepte në rrugën e Allahut. Sigurisht që do ta flijonte edhe dynjanë për ta fituar ahiretin; vetëm e vetëm falënderues, mirënjohës e besimtar i devotshëm do të ishte.

Mirëpo kur argumentet e Allahut subhanehu ue teala do të shfaqen për sytë e njerëzve haptazi, nuk ka më kthim mbrapa! Ose të shpërblyer; ose të ndëshkuar!
E për argumentet e qarta parashenja nuk ka! Janë të befasishme, e një prej tyre është edhe vdekja. Prandaj t’i lutemi Allahut që të na udhëzojë, që argumentet t'i shohim para se të bëhemi argument për të tjerët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT  Empty
MesazhTitulli: Re: VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT    VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT  EmptySat Aug 21, 2010 8:25 am

te pershendes znj.jetta,
vertete vdekja argument i pashmangshem,por e lusim te madhin zot te na fal edhe disa qaste,te mos na mbetet jeta pa e shijuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

VDEKJA, ARGUMENT PËR TË GJALLËT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» ''Vdekja''
»  28-vjeçari shpëton nga vdekja për 1 milimeter
» NDARËSI I SHOQËRIVE DHE BASHKËSIVE - VDEKJA
» Rrethimi i Trete i Krujes - Vdekja e Skenderbeut
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum