www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Victor Hygo   Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Victor Hygo   Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Victor Hygo

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyWed Aug 25, 2010 9:54 am

Victor Marie Hugo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Jeta e hershme

Vitet e para te jetes i kaloi ne shume vende te ndryshme i detyruar me familjen per shkak te punes se babait i cili ishte nje gjeneral ne fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetesh ne Korsike; 2 ne Paris dhe disa vjet ne Italine Jugore ai nisi shkollen ne Spanje dhe me vone e vazhdoi ne Paris. Publikimi i tij i pare ishte nje vellim i "Odet" te cilen e publikoi vetem kur ishte 20 vjecar, nje veper nen influencen e shkolles klasike. Ne letersine franceze tashme kishte filluar te perhapej romanticizmi, ku Hygoi bazaur ne kete botoi pjesen e dyte te "Odet". Gjate viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shume vepra te cilat ia rriten shume reputacionin, dhe me pak prej ketyre arritjeve ai u be pjesetar i akademise franceze ne moshen 39 vjecare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´ámuse" nga e cila Verdi mori subjektin per operen e tij Rigo, paten nje sukses te madh. Gjate viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si perkrahes i monarkise se Lui Filipit me ide te zjarrta napoleoniane. Me vone ai shfaq dhe mbeshtet Lui Napoleonin si president, por nuk perkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij debimin nga franca. Megjithate vitet e mergimit ishin shume te frytshme, gjate kesaj kohe shkroi dhe romanin "Te mjeret" e cila e beri te njohur edhe jasht frances "Punetoret e detit", "Njeriu qe qesh" etj. Me renien e perandorise Hygoi u kthye ne Paris dhe beri nje tentative pa sukses pjeserisht ne pjesen politike te Frances. Vitet ne vazhdim e deri ne vdekje i kaloi ne Paris. Ne vitin 1881 u emerua senator i perhershem. Vdiq me 22 maj 1885 dhe u varros me nje ceremoni madheshtore ne Paris. Viktor Hygo eshte konsideruar si nderi i letersise franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vleresua ne rradhe te pare si poet, por edhe ketu ai i theu rregullat kryesore, thelbesore ne te cilat bazohej letersia franceze e asaj kohe. Stili i tij epik dhe lirika e tij jane te paarritshme. Ai do te ngelet perhere nje nga shkrimtaret me te ndritur e te lavdishem te Frances. Jashte Frances Viktor Hygo njihet kryesisht per prozat e tij teresisht romantike, ai dashuronte antitezen, dhe kjo e conte ate ne ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij jane te gjalla dhe shume te goditura, shpesh here romanet e tij jane me detaje teknike dhe me pershkrime te tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i mases dhe kjo duket e qarte ne idete e tij te egzagjuara, si dhe mungesen e humorit ne te gjithe veprat (perafersisht). Ne kete aspekt ai nuk ishte kurre lider ne politike. Rradhitet ne nje nga shkrimtaret qe te prek shpirtin kur lexon veprat e tij. Ai diti te qendronte larg nga modelet melankolike dhe te vetmuara qe karakterizonin poetet e kohes, duke ditur te pranoje peripecite jo gjithmone te lumtura te jetes se tije per ti bere eksperienca thelbesore dhe te mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human. Shkrimet e tij harriten te mbulonin te gjitha gjinite letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus ne te gjithe Europen. Biografia Gjate rinise se tij ndoqi te atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrise se Bonapartit, qe guxonte te merrte me vete ne spostimet e tija, te shoqen Sofia Trébucher, dhe te bijte Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe nje rol deciziv per kapjen e Fra Diavolo ne Itali per kete u emerua Guvernator i Avellinos; me tej u dallua eshe ne Spanje, ku Bonaparti i dha graden e gjeneralit. Ne periudhen nga 1815 deri ne 1818 Viktori frekuentoi per nje periudhe, per te plotesuar deshiren e atit, Politeknikun e Parisit, por shume shpejt i la studimet teknike per t’iu dedikuar letersise drejt se ciles e shtyu e ema. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sebashku me vellain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi me pas Odet dhe poezi te ndryshme (1822) dhe shume shkrime te tjera deri tek Odet dhe balada, qe i vleu nje rent prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII. Ne 1823 u martua me Adele Foucher nje shoqe femijerie; dasma u kremtua ne kishen e Saint-Sulpice (ne te njejten kishe ku u pakezuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Ne te njejten periudhe nisi te frekuentoje rrethin e romantikeve te parisit mes te cileve edhe ate te Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden kater femije: Leopoldine, Charles, François-Victor e Adèle. Zbulimi, mbas disa vjetesh, e trdhetise se te shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta coje te beje nje jete te lire; e dashura e tij per gati 50 vjet u be Juliette Drouet, nje aktore teatri te cilen e njohu gjate provave te Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qendroi gjithmone prane pavaresishte tradhetive te shumta te Viktorit. Babai i Romanticizmit Ne 1827 shkruan dramen historike per teatrin Kromuell, ai qe u konsiderua si manifestimi i teorive te reja romantike, ndersa ne 1830 u prezantue Hernani ne Komedine Franceze; prenzantimi u nderpre nga perplasjet mes mbeshtetesve te Hygos me disa horra. Puna megjithate iu njohe nga shefi i shkolles se re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Ne 1841, Hygo bente pjese ne Akademine Franceze, ndersa ne 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati nje sukses te menjehershem dhe te gjere. Ne 1843 mbytet e bija Leopoldine dhe dhendri; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar ne gazeten Siecle ( shekulli ). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punes teatrale “I Burgravi” ne 1845, i shkaktoi nje depresion te madh qe do ta mbaje large botes letrare per 10 vjet. Ne te njejtin vit emerohet Par i Frances nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Ne 1848 Hygo bene pjese si deputet ne Asamblene Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell ne pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi te sillet ne menyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kunder varferise dhe shtypjes qe behen nderkohe gjithnje e me pak te tolerueshme. Mergimi Keto kontraste e cuan Hygoin te arratiset ne ishullin Guernsey, duke e shtrenguar keshtu te jetoje ne mergim per 15 vjet. Por, Hygo, gjate mergimit nuk pushoi kurre se konsideruar nga francezet si Babai i atdheut ne mergim. Mbyllet keshtu per te nje periudhe e lumtur, edhe pse me kntraste te forta, dhe po hapej nje tjeter ne te cilen do te merrte forem figura mitike e tij ne poetike qe duhej me pas ti dorezohej tradites historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e tij me personale, satira “Napoleone on i pettit” ( Napoleoni i vogel) 1852 dhe vargjet “Chatimente” (Ndeshkimet) 1853 qe evidentuan ne menyre te shenjuar dhe polemike veprimet e Napoleonit III. Me inspirim humanitar ishin veprat Les contemplations (“ Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve” Hygo pershkoi historine e njerezimit nga Gjeneza ne shekullin e XIX, veper qe u publiku ne tre pjese: pjesa e pare ne 1859, e dyta ne 1877 dhe e treta ne 1883. Shkroi ne te njejten periudhe veprat e tij me te njohura qe do perconin famen e tij ne te gjithe Europen si “Te mjeret” (1862), “Punetoret e detit” (1866), dhe “Njeriu qe qesh” (1863). Gjate kesaj periudhe nuk iu kursyen fatekeqesite: ne 1855 vdes vellai i tij Abel, ne 1863 vajza e tij Adele cmendet dhe arratiset ne Kanada, ne 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa niper, por ne te gjitha keto fatkeqesi do te kete gjithmone prane besniken Zhuliet. Impenjimi anti-monarkik e coi ne nje publikim te ri dhe shume me te mbyllur publicistik ne favor te ideve demokratike. Me mergimin impenjimi i tij anti-napoleon (Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri ne vepren e tij Napolé on le petit ( Napoleoni i vogel), 1852. ne librin Les châ timents (ndeshkimet), 1853 dhunes verbale i pergjigjet dhuna e diktatorit; ajo ishte e vazhdueshme ne Les contemplations (“ Mendimet”), 1856 ne te cilen shkrimi behet kozmologji morale qe vesh cdo fat njerezor, shprehje e jetes se brendeshme dhe e rikuperimit te memories ne nje dimension mitik. Te vitit 1862 jane romanet “Te mjeret”. Ne 1866 i pason “Punetoret e detit”, veper e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet proletare behen gjithnje e me shume kusht romantesk, shkrimtari gjendet gjithnje e me shume ne prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra) dhe me fatalitetin e gjithepranishem te zemres njerezore. Rikthimi ne atdhe Rikthimi i tij ne atdhe ndodh ne 5 shtator 1870, pas mposhtjes se Napoleonit te III. U prit nga nje turme brohoritese dhe entuziaste qe kishte ardhur per te pershendetur rikthimin e tij ne Paris. Shtepia e tij behet serisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetesine duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873); shkroi poezi tetjera, disa ne lidhje me jeten e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi te tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye serisht te beje pjese ne Senat ne 1876. Ne 1878 goditet nga nje kongjestion celebral por kjo nuk e pengoi – pavaresisht se semundja e detyroi te pakesonte aktivitetin e tij – te coje deri ne fund “Torquemada” (1882), nje veper mbi fanatizmin e inkuizicionit qe kishte nisur disa kohe me pare. 80 njetori i tij u festua nga nje turme festuesish qe vendoste lule perpara shtepise se tij; disa muaj me vone do te goditej nga nje zi e re, me vdekjen e besnikes se tij Zhuliet. Hygo qendroi per ta qare i vetem deri ne 22 mars 1885, pra deri ne vdekje ne shtepine e tij ne Paris. Trupi i tij u vendos per nje nate nen Harkun e Triumfit dhe u shoqerua nga 12 poet. Ne ceremonine e tij te varrimit moren pjese persona te ardhur nga cdo cep i Frances
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyWed Aug 25, 2010 9:54 am

Njeriu qe qesh

Njeriu qe qesh eshte nje roman i Viktor Hygos, i publikuar ne prill te 1869 me titullin francez L'Homme qui Rit. Nje nga veprat me pak te njohura te Hygos. Gjeneza Hygo shkroi “Njeriu qe qesh” ne me shume se 15 muaj ndersa jetonte ne Guernsey, mbasi ishte debuar nga Franca per shkak te diskutimeve dhe kundershtimeve me permbajtje politike te romaneve te tij. Titulli origjinal i librit ishte “Me urdher te mbretit”, por nje mik i sygjeroi “Njeriu qe qesh”. Romani eshte i nje ambienti anglez. Gjate gjithe vepres, Hygo trgon nje sens te forte kritik perkundrejt gjuhes dhe zakoneve angleze, mirepo naratori tentoi te bente nje loje fjalesh mes nje emri gjeografik anglez, Chatham, dhe shprehjes franceze “je t’aime”. Hygo synonte tu jepte emra anglez personazheve te romanit, por sforcot e tij jane per me shume rezultate te vakta: protagonisti quhet Guinplein, nje emer qe te ngjaj si galez. Ne fakt, mire qe “gwyn” do te thote “i bardhe”, “plaine” nuk eshte absolutisht nje fjale galeze. Gjithcka eshte e madhe ne Angli, edhe ajo qe nuk shkon, edhe oligarkia. Aristokracia angleze eshte aristokracia ne kuptimin absolut te fjales. Nuk ka pasur feudalitet me fisnik, me e tmerrshme dhe me i gjalle, me aktiv. Ta pranojme, ky feudalitet ne kohen e vet ishte i nevojshem. Nese dikush do te studioje fenomenin e Zoterinjeve, duhet ta studioje ne Angli, ashtu sic do te studioje ne France ate te Monarkise. Ky liber duhet te titullohej “Aristokracia”. Tjetri mund te quhej “Monarkia”. Dhe nese autorit do ti lejohet te perfundoje punene e tij, keta dy libra do ti pasoje nje i trete i titulluar: “Republika”. Historia (subjekti) Tashme Viktor Hygo (1802-1885), ne romanticizem te plote, kisht filluar te fiksonte prototipin e kllounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe te Guinpleinit, respektivisht protagonista te veprave Le roi s’amuse ( Mbreti defrehet ) dhe L’homme qui rit ( Njeriu qe qesh ). Ky roman i fundit ( 1869 ), ne vecanti, eshte nje veper pak e njohur e Viktor Hygos, ne te cilen shfaqen opinionet dhe angazhimi i tij politik. Ne kete veper Hygo e vendos njeriun perkundrejt shoqerise shfrytezuese, dhe zhvillon pikepamjet e tij demokratike mbi te kaluaren dhe mbi epoken e tij. Ne pjesen e pare te romanit qe perben nje te treten e te gjithe vepres, fabula nuk e kapercen pikelidhjen: Guinpleni i braktisur shpeton vogelushen Dea dhe se bashku me te gjen strehe tek endacaku filizof, Ursusi. Personazhi i pare i denje per tu permendur qe hasim eshte nje shites ambulant me emrin Ursus. Shoku i tij i vetem eshte Homo, nje ujk i zbutur. Ursus jeton ne nje karvan, me te cilen spostohet nga panairi ne panair per ti shitur njerezve kurat e tij popullore. Ngjarja zhvillohet ne nje breg deti diku ne kontinentin europian: eshte nata e 29 janarit 1690. nje grup njerezish, identiteti i te cileve nuk na tregohet, pergatitet per tu nisur me anije. Para se te nisen, ata braktisin ne breg nje femije 10 vjec Femija, i deshperuar, i uritur dhe kembezbathur, endet neper stuhi derisa harrin nje forca, ku gjen kufomen e nje te varuri. Me tutje, zbulon te mbuluar me bore nje grua te vdekur nga i ftohti, qe mban ne krahe nje te porsalindur akoma te gjalle. Me ne fund strehoet ne nje karvan, qe zbulohet qe eshte ajo e Ursusit. Aty meson qe vogelushja eshte e verber. Ne pjesen e dyte, pjesa me e gjere e romanit, paraqitet Anglia aristokratike e fillimit te shek. XVIII – te, perkundrejt se ciles qendron si misherim i nje parimi moral me te vertet fisnik qe rrojne mes njerezve te mjere, heronjte kryesore: Guinpleni, Dea dhe Ursusi. Njgjarja spostohet perpara me 15 vjete. Takojme dukeshen Xhoziane, qe, e merzitur nga jeta e oborrit, meson se i vetmi sherim nga cdo merzitje eshte “Guinplein”, edhe pse nuk e di se cfare apo kush eshte ky Guinpleini. Femija i mesiperm, tashme, eshtebere nje burre 25 vjecar. Emri i tij zbulohet te jete tamam Guinplein. Nga femijeria e tij, na thote naratori, ka fytyren dhe buzet e shperfytyruara – gati sa formon nje ngerdheshje te frikshme. Jetimja e verber, me emrin Dea, eshte tashme 15 vjece. Ursus dhe cifti i te rinjeve jetojne me spektakole te vogla qe i prezantojne ne dite festash. Dukesha Xhoziane, duke marre pjese ne nje prezantim teatral, dashurohet me Guinplenin. Zhvillimi i subjektit kushtezohet, nga nje ane, dashurise se dlire te Guinplenit per Dean dhe pasionit te ulet qe ushqen ndaj Guinplenit bukuroshja demoniake, aristokratia Xhoziane, dhe nga ana tjeter, prej zbulimit te sekretit te origjines se Guinplenit, hyrjes se tij ne dhomen e Lordeve dhe fjalimin demaskues qe ai mban ne parlament. Gjete nje performance, nje nenpunes i shtetit e urdheron Guinplenin ta ndjeki ne nje burg ku po torturohet per vdekje nje burre me emrin Hardkuanoni. Ai e njohu aktorin, qe ai vete, 23 vjete me pare, e kishte shperfytyruar per ta bere nje palaco. Ne vitin 1682, gjate mbreterimit te Jakut te II, nje nga armiqt e mbretit ishte Lord Klencarli. Mbreti urdheroi vrasjen e fisnikut. Me vdekjen e tij, biri i tij, Fermen, trashegimtar i tokave te tij, iu dorezua, me ndihmen e Hardkuanoni, bandes se Kompracikos, tregetareve te femijeve. I malavitosi, ne 1690, me ne fund e kishin braktisur femijen, Fermen/Guinplein, gjate nje stuhie. I shperfytyruari rifitoi titullin e tij fisnik, por, mbasi beri nje fjalim ne Dhomen e Lordeve ne te cilen denoncon indiferencen e qeverise mbi kushtet ne te cilat jeton populli anglez, perqeshet per shkak te ngerdheshjes se tij te pavullnetshme. Heroi romantik qe ka sfiduar ne emer te popullit turmen e aristokrateve qe gajasen se qeshuri, mbetet i vetmuar. Ne bresherine e talljeve dhe fyerjeve, ai ndien prapa shpines se vet mbeshtetjen e miliona njerezve, dhe kjo i jep force qe te vazhdoje. Por, vetem demaskimi me fjale del i pamjaftueshem per te ndrequr rendin shoqeror, dhe Guinpleni deshton ne orvajtjen e tij per ti bere aristokratet te kuptojne te verteten. Megjithate, fjalimi i tij pershkohet nga nje optimizem social, i dreitohet te ardhmes. Vendos te kthehet tek Ursus dhe Dea. Guinpleini u bashkua me te dashurit e tij nderkohe qe keta gjenden mbi nje varke, ne pritje per tu nisur per ne kontinent. Kur Dea ndjen prezencen e te dashurit, vdes. I riu e “harrin”, duke u hedhur nga anija per tu mbytur ne det. “Ursus, ankohej, oh i mjeri une!, qe nuk kam qare kurre. Serbatori i i loteve ishte plote. Nje rezerve e tille, i cili eshte mbledhur, pike per pike, dhimbje mbas dhimbjeje, gjate gjithe egzistences se gjate, nuk boshatiset ne nje cast. Ursus Renkoi gjate. Loti i pare eshte nje shpim. Qau mbi Guinplenin, mbi Dean, mbi veten e tij, Ursusi, mbi Homon. Qau per te gjithe ate per te cilen kishte qeshur. Pagoi edhe per te prapambeturit. E drejta e nje njeriu per te derdhur lote nuk jepet me recete”. Finalja tragjike e romanit nuk e pakeson besimin ne clirimin e ardhshem te njerezve te shtypur, sepse ne anene e heronjeve mbetet forca e pathyeshme e drejtesise morale. Demokratizimi i flaket i Hygoit qe shihte tek populli burimin e te gjitha forcave te gjalla dhe krijuese te kombit, urrejtja e tij per te gjithe shtypesit e popullit, - te gjitha keto percaktojne pathosin ideologjik dhe vleren artistike te romanit “Njeriu qe qesh”. Personazhet Secili nga heronjte e romanit eshte nje figure, rendesia dhe kuptimi i se ciles del ne pah jo vetem nga fjalet dhe veprimet e veta por, edhe nga pershkrimet e autorit qe i prijne ose i shoqerojne veprimet. Figurat e paraqitura ne roman, kane pak vecanti konkrete te shek XVIII. Forcen bindese artistike ua jep atyre jo aq perputhja me epoken e dhene sesa vertetesia e pergjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve te dhene ndihmojne ne zhvillimin e veprimit dhe e nderlikojne intrigen e romanit. Ata i nevojiten autorit per te vene ne dukje edhe me teper me ane te kontrastit mes tyre fisnikerine e shpirterore, pastertine morale dhe humanizmin e larte te heronjeve te tij pozitive.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyWed Aug 25, 2010 9:55 am

Portreti i Guinpleinit

Njeriu qe qesh tregon historine e nje jetimi te vogel i shperfytyruar nga ngerdheshjen e perjeteshme, Guinpleinit, qe jeton duke u endur nga panairi ne panair se bashku me besnikun Ursus, dhe nje vogelushe te verber, Dea, dhe me qenin Homo. Guinplein eshte nje klloun qe i bene per te qeshur te gjithe, sapo e shikon, per shkak te pamjes se tij monstruoze: goja e stermadhe qe hapet deri tek veshet qe pervishen deri tek sy, hunda e patrajtshme, te krijuar per te kercyer mbi te syzet e nje gaztori dhe nje fytyre qe s’mund ta shihje pa qeshur. Syte, si dy te cara te ngushta, nje vrime e hapur ne vend te gojes, nje xhunge e sheshte me dy bira ne vend te flegrave te fytyres, shkurt, dicka qe ishte si nje misherim i te qeshurit . Natyra e ka mbushur Guinplenin me dhuntite e saj. Por, a ishte vetem veper e natyres? A mos e kish ndihmuar ndokush? Ndoshta ka pesuar nje operacio i sapo lindur, qe i ka zhdukur pergjithmone tiparet e tij. Ai eshte tashme “ un don fait par la providence à la tristesse des hommes ” ( nje dhurate e ber nga hyjnite per trishtimin e njerezve ). Natyra nuk mund te krijonte vete nje veper aq te persosur arti. Ne tiparet e tij dallohej shenjat e nje pune prej mjeshtri. Ai ishte trup hedhur, i beshem, i zhdervjellet dhe aspak i shemtuar po ta leme menjane fytyren. Kjo e forconte edhe me teper mendimin se dukja e Guinpenit ishte me shume nje pjelle e duarve te njeriut, sesa nje veper e natyres. Guinpleni i hijshem nga shtati, kishte qene mbase, edhe i hijshem nga fytyra. Kur kishte lindur kishte qene nje femije si te gjithe femijet. Trupin nuk ia kishin prekur, por i kishin ndryshuar vetem fytyren. As dhembet nuk ia kishin shkulur sepse ata nevojiten per te qeshur. Guinplenit i ishte care goja, prishur buzet, zbuluar mishin e dhembeve, zmadhuar veshet, thyer kercat, crregulluar vetullat dhe faqet, zmadhuar muskujt e mollezave; pastaj i kishin rrafshuar qepjet dhe shenjat e plageve, e kishin vene lekuren mbi muskulat e zhveshur, duke e mbajtur gojen gjithnje te capelyer, keshtu nga duart e nje skulptori te zote kishte dale ajo maske: Guinpleni. Cfaredolloj emocioni qe ka ne zemer, ne fytyren e tij mbete ngerdheshja e te qeshures dhe, madje, nese do te mundohet te fshije ngerdheshjen nga fytyra, i sjell nje lodhje dhe dhimbje therese. Ne realitet qesh vetem fytyra e tij, por jo mendimi i tij. Turma qesh kur e shikon, por, pas momentit te pare, heq shikimin me neveri. Guinpleini, protagonisti, eshte nje antihero, simbol i dualizmit human. Mizorisht i shperfytyruar qe femije eshte denuar te mbaje ne buze nje ngerdheshje te perjetshme ne kontrast me zymtesine e gjendjes se tij te brendeshme: gjithmon ne dyzim mes pastertise se ndjenjave dhe cinizmit te nevojshem per te mbijetuar ne nje ambient te pashpirte qe nuk kursen asgje. Paperkulshmeria, duhet te perballet me fatin e tij, ne zbulimin te origjines se padyshimte qe shpalosen pak nga pak ne nje klime sekretesh e misteresh. Guinpleni paraqitet gjate gjithe romanit, si shprehes i protestes dhe i aspirates per drejtesi shoqerore. Duke ndare vuajtjet dhe mjerimin e popullit, ai pasqyron mendimet dhe deshirat e tij, madheshtine dhe forcen e tij morale. Ne kete figure Hygo ka shprehur me qarte simatite demokratike te tij. Ai pasqyron ne shkallen me te larte deshiren e autorit per te bere pergjithesime sociale dhe morale, gje qe i jep figures se Guinplenit vleren e nje figure simbolike. Guinpleni u rrit mes mjerimit te popullit te thjeshte duke pire deri ne funde kupen e poshterimeve dhe te turpit qe peson nje palaco. Ai eshte viktime e despotizmit dhe e padrejtesise. Pamja e tij e shemtuar eshte vetem nje dukje e jashtme qe fsheh nje fisnikeri te madhe shpirti dhe nje madheshti morale te pashtershme.Guinpleni mbeshtetet kryesisht ne forcen e ndikimit moral, thirrjet e tij per te shkateruar dhunen dhe despotizmin, demaskimet qe i bene sistemit te keq shoqeror dhe njerezve qe jane ne fuqi bene qe kjo figure te fitoje simpatine e lexuesit. Duke e bere Guinplenin symbol te vuajtjeve te popullit, Hygoi shpall me ane te tij, besimin e patundur ne nje te ardhme sa me te mire te njerezimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyWed Aug 25, 2010 9:56 am

Portreti i Deas

Dea tashme ishte 16 vjece. Ajo ishte e zbehte, me floke te zeza, me shtat te hedhur, te hajthet dhe aq te holle, sa dukej sikur po keputej ne mes, e bukur si hyjneshe, me syte plote drite por, e verber. Verbesia i kishte bere te palevizshem pergjithmone bebezat e asaj femije, e cila tani ishte grua. Ne fytyren e saj, qe nuk mund te pershkrohej nga drita, kendet e buzeve te varura me trishtim shprehnin nje deluzion te hidhur. Syte e saj, te medhenje e te shkelqyer, kishin nje veti te cuditeshme: ishin te shuar per te por, shndrinin per te tjeret. Pishtare te mistershem, te ndezur, qe ndriconin vetem boten e jashtme! Leshonte drite ajo qe s’kish per vete. Syte e saj vezullonin. Ajo roberesh e erresires kthjellonte ambjentin e ngrysur ku jetonte. Nga fundi i terit te saj te pasherueshem, qe prapa atij muri te zi qe quhej verberi, ajo shndrinte. Nuk e shihte diellin tone, por tek ajo shihej shpirti i saj. Veshtrimi i saj i vdekur kishte nje palevizshmeri qiellore. Ajo ishte misherim i nates dhe ndrinte si yll, ndrinte ne ate erresire te dendur qe e rrethonte nga cdo ane. Ursusi e kishte pakezuar me emrin dea dhe ajo padyshim qe shembellente me nje perendeshe. Ajo vogelushe perfaqesonte boten qiellore. Ligeshtia e saj eshte ne te vertet plotefuqi. Ngjashmeria dhe uniteti i te dy figuarave Te dy keta personazhe edhe pse ne dukje te kundert ne thelbet e tyre ishin te njejte. Ne te dy ishte misheruar mjerimi njerezor. Dukej sikur kishin ardhur ne kete dhe nga bota e hijeve: ai nga pjesa ku mbreteron tmerri, dhe ajo nga pjesa ku mbreteron erresira. Kete terr Dea e kishte brenda ne veten e saj, kurse Guinpeni ne fytyren e tij. Dea kishte dicka si fantazem, kurse Guinpleni dicka si hije. Dea rrethohej nga nje hon i zi, Guinpleni dicka edhe me te tmerrshme. Per Guinplenin qe kishte sy ekzistonte edhe mundesia per tu krahasuar me te tjeret. Te kesh sy ne te cilet nuk pasqyrohet bota e jashtme, eshte nje fatekeqesi shume e rende, por jo aq e madhe sa te jesh enigma e vetvetes. Dea kish nje tis mbi syte e saj, Guinpleni kish nje maske: fytyren e tij. Te dy ishin te vetmuar. Vetmia e Deas ishte e trishtuar: ajo nuk shihte asgje. Vetmia e Guinplenit ishte ogurzeze: ai shihte gjithcka. Mbi ta rendonte denimi i kobshem i fatit, dhe fati nuk e kish shnderruar kurre me aq mjeshteri jeten e dy qenieve njerezore te pafajshme ne nje vuajteje te paprere, ne nje torture te sketershme. Dhe, megjithate, ata ishin ne parajse: duheshin. I endur me kontraste, figura e Guinplenit vihet perkundrejt figures se Deas dhe njekohesisht eshte i lidhur me te ne menyre te pazgjidhshme. Nga njera ane kemi nje shemtim te dukshem, nga ana tjeter nje bukuri te natyrshme dhe te verber. Te dy jane misherim i vetive pozitive qe karakterizojne njerezit e popullit: pasterti morale, pasuri shpirterore, dliresi ndnjenjash, aftesi per te dashuruar dhe vetemohim. Fatet e tyre jane te pandashem nga njeri – tjetri. Ai eshte syte e saj, dhe ajo fytyre e tije.


Pasqyrimi i “Drites dhe i Erresires”

Kontrasti i madh ndermjet Guinplenit dhe Deas, i jep nje karakter edhe me ogurzi sfondit te pergjithshem social mbi te cilin zhvillohet veprimi i romanit, dhe ndan edhe me shume driten nga erresira. Pasqyrimi i drites dhe i erresires vihet re fare qarte ne pershkrimet qe autori u bene heronjeve te tij. Tek Dea kjo antiteze paraqitet ne faktin qe drita rezellin ne gjthe qenien e saj ajo krahasohet me nje hyjni. Po te shohesh Dean te duket se mbi te karene e gjthe drita e botes aq sa te bene te mendosh se erresira nuk ka te beje fare me te. Por, fati nuk mund te jete gjithmone i mire. Erresira mbulon brendesine e Deas sepse ajo nuk munde te shohi ate cka eshte bota. Bota per te eshte shume e kufizuar. Syte e saj shndrijne ne menyre te habiteshme per te tjeret, por jan te verber per te. Tek Guinpleni kjo antiteze paraqitet ne faktin se pamja e tij ngjane me ate te nje hijeje por, shpirti i tij eshte i mbushur plote me dashuri, dhembshuri dhe force morale te cilat ndrijne me teper se kudo. Kete antiteze atori e paraqet thuajse ne cdo personazh te tij. Tek aristokratet do te veme re se drita shkelqen mbi pamjen e tyre te jashtme dhe pasurine e tyre dhe erresira mbulon shpirti ngurtesine e tyre. Drita qe qendron mbi ta eshte e dobet dhe e vaket, ndersa erresira e thelle dhe e frikshme. Ndryshe nga personazhet kryesore keta jane te denuar dyfish sepse erresira eshte me dominuese se kudo. Me kete antiteze te goditur Hygo sjell tek ne shume te qarte dhe mjaft te goditur fatet njerezore. Nese zoti eshte treguar i mire ne dicka, ka marre diku tjeter. Sfondi historiko – shoqeror Historia zhvillohet ne shoqerine angleze te shekullit te XVIII, ne kohen e mbretermit te mbreteresh Anes. Rendi shoqeror ishte ai feudal dhe madje oligarkik, sic do te shprehej autori: “asgjekundi nuk ka pasur feudalizem me te shkelqyer, me mizor dhe me te qendrueshem se sa ne Angli”. Shoqeria angleze e asaj kohe ishte e ndare ne kasta dhe ndiqte verberisht feudalizmin e lashte. Hygoi e kthen vemendjen nga e kaluara historike dhe e pershkruan me ngjyra aspak terheqese aristokracine angleze te shek XVII – XVIII. Oligarkia angleze u formua ne baze te kompromisit klasor te borgjezise dhe aristokracise. Hygoi nuk e kuptonte aspak kete lloj kompromisi, ketu behet fjale per “Revolucionin e lavdishem”. Mireqenia ekonomike e oligarkise aristokratike ishte e lidhur ngushte me lulezimin e borgjezise industriale dhe tregetare. Te dyja keto shtresa ishin te interesuara per shtypjen e masave te medha punonjese. Autori thekson mjerimin e pafund dhe diskriminimin c’njerezor qe u behej masave te popullsise. Popullsia angleze e asaj kohe ishte e renduar nga zgjedha e taksave tepre te larta, qe justifikoheshin me “nevojat e shtetit”. Varferise se skajshme i shtohej edhe percmimi dhe dhuna verbale dhe psikologjike qe ushtrohej ndaj kesaj pjese te popullsise. Per ta vene akoma me shume ne dukje gjendjen ne te cilen ndodhej shtresa e ulet e shoqerise angleze te asaj kohe, Hygo perdore antitezen duke pershkruar me nje kolorit te forte mjerimin ne te cilin jetojne personazhet qendrore te tij duke u vene perballe luksin e pafund te aristokracise. Duke dashur te shohe ne romanin “Njeriu qe qesh” vetem nje ane te realitetit politik, dhe pikerisht shtypjen e popullit nga aristokracia, Hygoi ka lene jashte gjithcka qe pengonte theksimin e problemit qendror te romanit. Ne roman permenden ngjarje qe kane ndodhur nje ose dy vjet para se te dilte vepra e Hygoit. Ai ve ne loje institucione te tilla sic ishin Gjykata Kishtare dhe ligjet te cilat mbronin interesat e klasave te larta. Ai lavderon revolucionin e shek XVII i cili shkaterroi absolutizmin dhe vendosi republiken ne Angli. Dhe nga ana tjeter flet me sarkazem per rendin feudal, qe u rikthye ne pushtet pas “Revolucionit te Lavdishem”. Te keqen e sistemit oligarkik anglez, Hygo e shikon ne sundimin e aristokracise feudale parazitare, qe gllaberonte pjesen me te madhe te te ardhurave kombetare. Kritika e Hygoit ne kete drejtim eshte e njeanshme sepse nuk permend forcen e re sociale qe u shfaq ne shek XVIII, borgjezine. Demaskimi i pameshirshem qe i bene parazitizmit, shpirtit grabitqar dhe amoralizmit te aristokracise angleze, perben padyshim anen me te forte te vepres dhe ruan edhe sot mprehtesine e vet sociale dhe politike. Per Hygoin, per nga vete natyra e saj shoqerore, aristokracia eshte armike e popullit. Megjithate Hygo, nuk eshte ne gjendje te shohe zhvillimin e vertete historik, te kuptoje natyren social – ekonomike te rendit shoqeror anglez, i cili, megjithe ngurtesine dhe dashurine per trditat feudale, prapeseprap nuk ka mbetur i pandryshuar gjate 150 vjeteve. Hygoi nuk ka pare ne historine e Anglise ato procese qe e shnderruan ate qysh ne shekullin e XVIII ne nje shtet borgjez me nje aristokraci borgjeze ne krye, dhe ne shekullin e XIX e bene ate fuqine me te madhe kapitaliste. Cdo sistem ka anet pozitive dhe negative, dhe per ta vleresuar nje sistem politik duhet qe te vihen ne balance te gjithe aspektet per te pare se nga anon peshorja. Gjithsesi vepra e Hygoit sjell ne fokusin tone dhe analizohet mjeshterisht probleme mjaft te mprehta dhe egzistuese ne te gjitha koherat sic jane varferia dhe diskriminimi i qenieve njerezore ne te gjitha aspektet e tij. Ky fakt i jep vepres se Hygoit jo vetem vlera letrare por edhe sociale. Romantizmi ne vepren e Hygoit Romanticizmi ishte nje levizje komplekse shpirterore dhe kulturore qe prodhoi nje rinovim te thelle ne letersi, ne art dhe ne mendim, ne politike dhe ne zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmerise qe u verifikua ne Europe ne fund te shekullit te XVII. Mes poeteve te rinje te perfshire ne rrymen e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, qe atehere ishte 25 vjec. Ne publikimet e tija lirike, dicka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinise dhe i theksimit te romanticizmit, idhull i gjenerates se re ne vargjet e tij shpreh brendesine e shpirtit. “Njeriu qe qesh”: nje nder librat me te bukur qe kam lexuar. Ne veper munda te vihet re pastertia ne pershkrimin e atyre qe jane sjelljet dhe karakteristikat tipike e races njerezore, ato jane realiteti qe Hygoi harrin ti beje te pavdekshme me fjale te thjeshta. Ne “Njeriu qe qesh” autori ka vene ne dukje kontradiktat e forta te botes qe ka pasione qe shpesh shkojne ne kahe te kunderta dhe kurre paralelisht. Dashuria e paster dhe e dlire, lakmia per prestigj, luksi si hobi: te gjitha keto pasione jane mbledhur ne te njejten shoqeri qe diferencon per dukje dhe qe nuk harrin te shikoj me tutje, por vetem te qeshe me fatekeqesin. Ne kete liber kuptova qe njeriu fshihet o mbas se keqes, ose vdes per dashurine. Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga embelsia dhe ndjeshmeria e personazheve qendrore qe me lidhin drejt per drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore ne cdo veprim, mendim dhe fjale. Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht ne trajtimin metafizik te rendit shoqeror anglez si ne te kaluaren ashtu edhe ne te tashmen.Romantizmi i Hygoit shfaqet ne menyren e trajtimit te materialit historik konkret. Ai behet mbrojtes i madh i te drejtave te njerzve dhe shpreh “revolten e shpirtit” per shtypjen e padurueshme te popullit te thjeshte. Hygoi shume mire mund te prezantoje vete esencen e Romantizmit, duke u bere metafora e gjalle. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumellojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, pervecse domethenese, “perfaqeson nje sinteze fatesh te ketij shekulli, mbi te gjitha te kontrdiktave te tij dhe te ambivalencave te tij, dhe te problemeve qe perbene dhe ndertuan kete pasuri te cmuar. Hygo radhitet ne radhet e “romantiques militants” (militantet romantike), qe mblidhen per ti dhene jete perqendrimeve te rendesishme te nje shpirti revolucionar qe do te shfaqet thelbesor per te kanalizuar dhe per te bere efikase dhe ndertuese forcen e pabesueshme dhe te jashtezakonshme shtytese te Romantizmit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyWed Aug 25, 2010 9:56 am

Poezia "Vajtim per bijen"
Nga Viktor Hygo
Perkthyer nga Fan Noli

Tani qe shkova nga Parisi i veshtire
Mermer, tavane, truall, mjegull nuke shoh,
Tani jam nene lisa, nene deg' i shtrire
Dhe bukuri' e qiellit mendjen po ma ngroh

Tani nga zia qe me cthurri si germadhe
I zbet' i gjalle dal,
Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
Dhe qetesi me fal

Tani me valat det' i gjere me gostit,
Me prek i qeti, madheshtori horizont;
Tani te thellat te verteta po nxonit
Dhe lulet e lendines syri m'i gezon

Tani o Perendi, po gjenj fuqine sterre
Te shoh me syt'e zes
Te shkretin gur ne te cilin vajz' e mjere
Fle gjumin pa mengjes

Nga pamjet perendore mendja m'u ndricua,
Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,
Shoh vogeline time dhe cudit' e tua,
Mbleth mendjen, di qe je i madh i pambaruar.

Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
Te sjell perunjesisht
Zemren qe ma ke mbushur me lavdi, dhe sot
Ma theve plotesisht.

Ja ku te vinj, o Zot, dhe prokllamonj qe je
I mir'i embel'i dhempshur, Perendi i Jetes,
I vetem qe di se c'ben edhe perse.
Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.

Te thom varri, kur te vdekurit mbulon,
Porten e qiellit hap,
Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
Perpjete nis me vrap.

Je i pasosur, absollut dhe i vertete,
Ti vetem, At i larte, e pranonj mi gju;
Pranonj qe esht' e mire, esht' e drejte
Qe zemra m'u pergjak, se Zoti e deshi ashtu.

Me s'kundershtonj per asnje gje qe po me ther,
Se ashtu deshe Ti;
Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
Shkon ne perjetesi

S'po shohim kurr' asgje pervecse nga nje ane,
Tjatrr'ane mbytet ne myster e ne furtune;
Njeriu vuan nene zgjedh' e s'e di shkakne,
Cdo gje i fluturon, asgje s'i hyn ne pune.

O Zot, perhere na rrethon me shkretetine
Me pranga dhe me fre;
S'ke dashur kurre te na japesh sigurine
Dhe gazin permbi dhe.

Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
S'na dhe asgje ne jeten rrot' edhe rodhan
Qe te qendronje dhe te thoni, mor aman:
Kamnje shtepi, nje are dhe nje dashuri.

Cdo gje e shohim per nje cast te kufizuar
Dhe mplakemi pa shtek;
keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
Pranonj edhe s'me prek.

Kjo bot'o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
Perbehet me vajtime edhe me krentime;
Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
Te miret hipin dhe te liqte zhyten ne mundime,

E di, o Zot, ke pune shume dhe s'ke nge
Per ne te behesh vrer;
Per nenen vdekj'e foshnjes djek si nje rrufe,
Po ty s'te ben qeder.

E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
Krijesa eshte rrot' e madhe si potere
Dhe sillet rrotull duke shtypur udhes llomen.

Se ditet e muajt, valat, syte qe vajtojne
Kalojne pa pushim,
Se bari do te mbije, foshnjat do te shkojne,
E di, o Zoti im.

Ne qiellin tent persiper reve te veshtira,
Ne kaltersiren e patundur madheshtore
Po mbrun e po gatit kush e di c'miresira
Ku hyn si pjes'e duhur dhembja njerezore.

Per planet e panumerta qe po permban
Te duhet pa dyshim
Te mbytesh bukurit' e dheut ne tufan,
Ne zi dhe ne mjerim.

Kanunet qe hartojne fatin njerezor
Nuke tronditen, nuk zbuten asnje here,
Se s'munt. o Zot, ta cthuresh rendin boteror
I shtyre nga meshira per njerin' e mjere.

O Zot i madh, te lutem hith nje sy mi mua,
Sheroje shpirtin tim;
I embel, i perunjur posi foshnj' e grua
Te vinj me adhurim.

Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
Natyren kam shpjeguar plot me aresye,
Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.

Detyren time e mbarova beserisht,
Perballa zemerim,
Pra nuke prisnja me te drejt' e natyrisht
Nga Ti kete cperblim.

Nuk e parashikonja kurre qe dhe Ti
Me krahun tend te me goditje mun mi koke
Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
Te ma varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.

Me zemren te plagosur kaqe rend'u drodha
Te nema me furi
Si foshnje edhe kunder teje nofta hodha
Nje gur ne det te zi.

Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
Se ne budrum ku eshte nuk cquan,
S'te sheh e s'te perfill e s'te kerkon meshire.

Njeriu, qe fundoset thelle ne gremine,
Ne pis'e ne katran,
Nuk esht'e mundur te gezonje qetesine
Te yjve ne mejdan.

Sot une, qe, si nene isha i dobesuar,
Ne kembe te perunjem nen qiell te lire,
Nga hidherimi' i eger ndjej qe jam ndricuar
Duke shikuar gjithesine ca me mire

O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi,
Kur murmurit e shaj;
Pra hesht, s'mallkonj e s'akuzonj, po nen liri
Te cirrem e te qaj.

Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?

Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere lerme dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di se jam ketu?

Me ler t'i unjem mbremane mbi varr t'i flas
Kur bota rreth pushon,
Se nofta engjelli ne qiell, kur te bertas,
Cel syt' e me degjon.

Ajme, per kohen e kaluar kam zili;
Tani asgje ne bote ngushellim s'me sjell;
Perhere ate cast me sy e shoh tani
Kur hapi krahet edhe fluturoi ne qiell.

Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
C'te qava, o cast, me kot!
Bertita: O Zot, qeparthi e kisha dhe tani
S'e kam! Dhe qaj me lot.

Zot, mos u zemero, faqen ma dhe per hall,
Syrin ma dhe per lot.
Po force dhe takat s'mi dhe perball
Zullumet bot e bot.

Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
o Zot, se fati na permbyti n'erresire,
Na thuri me andrralla, helm e hidherim,
Po nje mengjes na zbardh me hir edhe meshire.

Nje foshnje lint, nje kok' e dashur dhe e shtrenjte,
E vogel, gas perhap,
E bukur sa beson qe dot' e saj e shenjte
Porten e qiellit hap.

E pashe lulen qe Imzot ne kopsht me mbolli,
u rrit me hir, me embelsi dhe kthjellesi,
E dashura nga nata ne mengjes na solli,
Na driti si nje diell zemer dhe shtepi.

Vazhdoi me vjete si i vetemi gezim
Qe munda t'enderronj;
Tani, o Zot i madh, kupto, se c'hidherim
Po ndjej qe s'e shikonj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyWed Aug 25, 2010 9:56 am

Poezia "Vajtim per bijen"
Nga Viktor Hygo
Perkthyer nga Fan Noli

Tani qe shkova nga Parisi i veshtire
Mermer, tavane, truall, mjegull nuke shoh,
Tani jam nene lisa, nene deg' i shtrire
Dhe bukuri' e qiellit mendjen po ma ngroh

Tani nga zia qe me cthurri si germadhe
I zbet' i gjalle dal,
Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
Dhe qetesi me fal

Tani me valat det' i gjere me gostit,
Me prek i qeti, madheshtori horizont;
Tani te thellat te verteta po nxonit
Dhe lulet e lendines syri m'i gezon

Tani o Perendi, po gjenj fuqine sterre
Te shoh me syt'e zes
Te shkretin gur ne te cilin vajz' e mjere
Fle gjumin pa mengjes

Nga pamjet perendore mendja m'u ndricua,
Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,
Shoh vogeline time dhe cudit' e tua,
Mbleth mendjen, di qe je i madh i pambaruar.

Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
Te sjell perunjesisht
Zemren qe ma ke mbushur me lavdi, dhe sot
Ma theve plotesisht.

Ja ku te vinj, o Zot, dhe prokllamonj qe je
I mir'i embel'i dhempshur, Perendi i Jetes,
I vetem qe di se c'ben edhe perse.
Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.

Te thom varri, kur te vdekurit mbulon,
Porten e qiellit hap,
Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
Perpjete nis me vrap.

Je i pasosur, absollut dhe i vertete,
Ti vetem, At i larte, e pranonj mi gju;
Pranonj qe esht' e mire, esht' e drejte
Qe zemra m'u pergjak, se Zoti e deshi ashtu.

Me s'kundershtonj per asnje gje qe po me ther,
Se ashtu deshe Ti;
Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
Shkon ne perjetesi

S'po shohim kurr' asgje pervecse nga nje ane,
Tjatrr'ane mbytet ne myster e ne furtune;
Njeriu vuan nene zgjedh' e s'e di shkakne,
Cdo gje i fluturon, asgje s'i hyn ne pune.

O Zot, perhere na rrethon me shkretetine
Me pranga dhe me fre;
S'ke dashur kurre te na japesh sigurine
Dhe gazin permbi dhe.

Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
S'na dhe asgje ne jeten rrot' edhe rodhan
Qe te qendronje dhe te thoni, mor aman:
Kamnje shtepi, nje are dhe nje dashuri.

Cdo gje e shohim per nje cast te kufizuar
Dhe mplakemi pa shtek;
keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
Pranonj edhe s'me prek.

Kjo bot'o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
Perbehet me vajtime edhe me krentime;
Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
Te miret hipin dhe te liqte zhyten ne mundime,

E di, o Zot, ke pune shume dhe s'ke nge
Per ne te behesh vrer;
Per nenen vdekj'e foshnjes djek si nje rrufe,
Po ty s'te ben qeder.

E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
Krijesa eshte rrot' e madhe si potere
Dhe sillet rrotull duke shtypur udhes llomen.

Se ditet e muajt, valat, syte qe vajtojne
Kalojne pa pushim,
Se bari do te mbije, foshnjat do te shkojne,
E di, o Zoti im.

Ne qiellin tent persiper reve te veshtira,
Ne kaltersiren e patundur madheshtore
Po mbrun e po gatit kush e di c'miresira
Ku hyn si pjes'e duhur dhembja njerezore.

Per planet e panumerta qe po permban
Te duhet pa dyshim
Te mbytesh bukurit' e dheut ne tufan,
Ne zi dhe ne mjerim.

Kanunet qe hartojne fatin njerezor
Nuke tronditen, nuk zbuten asnje here,
Se s'munt. o Zot, ta cthuresh rendin boteror
I shtyre nga meshira per njerin' e mjere.

O Zot i madh, te lutem hith nje sy mi mua,
Sheroje shpirtin tim;
I embel, i perunjur posi foshnj' e grua
Te vinj me adhurim.

Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
Natyren kam shpjeguar plot me aresye,
Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.

Detyren time e mbarova beserisht,
Perballa zemerim,
Pra nuke prisnja me te drejt' e natyrisht
Nga Ti kete cperblim.

Nuk e parashikonja kurre qe dhe Ti
Me krahun tend te me goditje mun mi koke
Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
Te ma varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.

Me zemren te plagosur kaqe rend'u drodha
Te nema me furi
Si foshnje edhe kunder teje nofta hodha
Nje gur ne det te zi.

Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
Se ne budrum ku eshte nuk cquan,
S'te sheh e s'te perfill e s'te kerkon meshire.

Njeriu, qe fundoset thelle ne gremine,
Ne pis'e ne katran,
Nuk esht'e mundur te gezonje qetesine
Te yjve ne mejdan.

Sot une, qe, si nene isha i dobesuar,
Ne kembe te perunjem nen qiell te lire,
Nga hidherimi' i eger ndjej qe jam ndricuar
Duke shikuar gjithesine ca me mire

O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi,
Kur murmurit e shaj;
Pra hesht, s'mallkonj e s'akuzonj, po nen liri
Te cirrem e te qaj.

Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?

Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere lerme dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di se jam ketu?

Me ler t'i unjem mbremane mbi varr t'i flas
Kur bota rreth pushon,
Se nofta engjelli ne qiell, kur te bertas,
Cel syt' e me degjon.

Ajme, per kohen e kaluar kam zili;
Tani asgje ne bote ngushellim s'me sjell;
Perhere ate cast me sy e shoh tani
Kur hapi krahet edhe fluturoi ne qiell.

Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
C'te qava, o cast, me kot!
Bertita: O Zot, qeparthi e kisha dhe tani
S'e kam! Dhe qaj me lot.

Zot, mos u zemero, faqen ma dhe per hall,
Syrin ma dhe per lot.
Po force dhe takat s'mi dhe perball
Zullumet bot e bot.

Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
o Zot, se fati na permbyti n'erresire,
Na thuri me andrralla, helm e hidherim,
Po nje mengjes na zbardh me hir edhe meshire.

Nje foshnje lint, nje kok' e dashur dhe e shtrenjte,
E vogel, gas perhap,
E bukur sa beson qe dot' e saj e shenjte
Porten e qiellit hap.

E pashe lulen qe Imzot ne kopsht me mbolli,
u rrit me hir, me embelsi dhe kthjellesi,
E dashura nga nata ne mengjes na solli,
Na driti si nje diell zemer dhe shtepi.

Vazhdoi me vjete si i vetemi gezim
Qe munda t'enderronj;
Tani, o Zot i madh, kupto, se c'hidherim
Po ndjej qe s'e shikonj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyWed Aug 25, 2010 9:57 am

DASHURIA E VIKTOR HYGO ME ZHYLJETE DRUE


Pergatitur nga Simbad Detari


… Ish ne fillim te vitit 1833 qe Victor Hygo morri pjese ne provat e pjeses teatrale "Lucrèce Borgia" dhe qe pikerisht aty qe ai pa per here te pare nje aktore te re dhe mjaft te hijeshme e cila luante rolin e princeshes Negroni. Ajo ishte nje femer magjepsese dhe quhej Juliette Drouet. Dhe ja, qysh ne takimin e pare, Hygo bie ne dashuri te çmendur pas saj. Ishte koha kur ai, sa ish ndare nga gruaja e tij Adèle Hygo e kish kaluar gjashte muaj larg botes, i "arratisur" dhe i mbyllur pa takuar njeri, per te perfunduar romanin "Shen Meria e Parisit" e, ja ai hidhet ne "sulm" duke i shprehur aktores se re, ndenjat e tij te zjarrta. Juliette Drouet, edhe pse Hugo ish i martuar, prishet me te dashurin e saj, princin Anatole Demidoff ( mjaft i pasur ) pranon te behet e dashura e tij e lidhet ngushte me te, duke i qendruar atij besnike per 50 vjet me rradhe, nderkohe qe Hugo ne kete drejtim, nuk u tregua edhe aq "shembellor"…

Victor Hygo ( 1802 - 1885 )

Por kur Juliette Drouet do vdiste, Victor Hugo do t'i dedikonte asaj epitafin : " Mbi varrin tim do te vihet si nje lavdi e madhe, kujtimi i thelle, i adhuruar, i perkushtuar nga nje dashuri e cila pat qene ne fillim nje gabim e qe me pas u kthye ne nje virtut". Ndersa kur vdiq Adèle, e shoqja e tij zyrtare, ai shkrojti mbi varrin e saj, fjalet: "Adèle, gruaja e Victor Hygo". E dashura eternele e Hugo- it, Juliette Drouet, vdiq me 11 maj 1883. Ajo prehet ne varrezat e Saint-Mandé.

Mbi varrin e saj jane gdhendur keto vargje:


Kur s'do te jem veç nje grusht hi i ngrire,
Kur syte e mi te lodhur do mbyllen nje dite,
Thuaj qe ne timen zemer, kujtimi gjalle ka mbete,
Bota ka te sajen dituri. Une pata te tijen dashuri.
( Quand je ne serai plus qu'une cendre glacée,
Quand mes yeux fatigués seront fermés au jour,
Dis toi, si dans mon cœur, ma mémoire est fixée,
Le monde a sa pensée. Moi j'avais son amour )

LETRAT E PERVJETORIT

Juliette Drouet ( 1806-1883 )


... Ne historine epistolare te njerezve te shquar, pa dyshim leterkembimi me personat intime te zemres, ka zene nje vend te rendesishem e ne kete drejtim, shembujt e dashurive te medha te ushqyera e te mbajtura nga korrespondenca, kane qene te shumta. Keshtu, mund te permendim dashurite pasionante mes George Sand e Alfred de Musset, Honoré de Balzac e konteshes Hanska, Remark e Marlin Ditrich, Gala e Paul Eluard e shume e shume te tjereve.


Nje mrekulli ne kuptimin e vertete te kesaj fjale, paraqet shembelli i nje dashurie mjaft pasionante e cila zgjati mbi pesedhjet vjet, mes Victor Hugo -it dhe Juliette Drouet. Per me se nje gjysem shekulli Victor Hygo e Juliette Druet nuk munguan qe, per çdo vit, te perkujtojne naten e pare te dashurise se tyre, ate te 16 ne te gdhire 17 shkurt 1833, date e cila eshte e njejte me naten e pare te dashurise mes Marius- it dhe Kozetes ne romanin e tij te njohur " Les misérables" ( Te mjeret )…


Pikerisht, kesaj dashurie te pashembellt e legjendare, i kushtohet edhe libri i cili doli keto dite ne librarite e Frances ( botim i Editions Ouest ) e qe mban titullin "Victor Hugo et Juliette Drouet - 50 ans de lettres d'amour 1833 – 1833" ( Viktor Hygo dhe Zhuljet Drue – 50 vjet letra dashurie ). E veçanta e ketij botimi eshte se, eshte per here te pare qe "kontigjenti" i plote i letrave te Hygo-it e Zhyljete Drue, te shkruara e te shkembyera per te perkujtuar pikerisht ate "nate te bekuar", permblidhen ne nje liber te veçante ku shpaloset pikerisht "biseda gjysem shekullore "e dy te dashuruarve gjithmone pasionante, nje mrekulli e vertete, nje "poeme ndenjash" e cila percjell ndijesi e emocione, per gjithe lexuesit te cilet adhurojne kete kolos te letersise frenge.


Libri ne fjale, shoqerohet me nje parathenje shkruar nga Marie Hygo mbesa e shkrimtarit te madh e cila, nder te tjera shkruan se duke kujtuar rrefimet e gjyshit te saj Georges Hygo, ajo pat krijuar qysh ne adoloshence, portretin vezullues te Juliette Drouet duke nenvizuar se "Ne syte e mi, Juliette ishte simboli i perkryer i forces morale te gruas, bashkeshoqeruese e burrit te cilen asgje e askush s'mund t'a ndaje prej te dashurit te vet". Ne saje te ketij libri, i cili permbledh "Letrat e Pervjetoreve" te nates se pare te dashurise ( 16 - 17 shkurt 1833 ), lexuesi pejeton mrekulline e dy qenjeve njerezore, te dashurise se tyre, te aktit te tyre te "Jetes dhe Lumturise"…


Siç thame, ky shkembim "letrash perkujtimore", zgjati gjysem shekulli. Nje gjysem shekulli gjate te cilit ata s'munguan t'i thone njeri-tjetrit nje pafundesi fjalesh dashurie, te cilat per çdo vit kishin brenda tyre diçka te re e te pa thene me pare. Ish kjo arsyeja pse, nje vit para vdekjes se Juliette-s, Hygo i kerkonte "Zotit qe t'i bashkonte sa me shume e me shpejt qe te ishte e mundur te dy shpirterat e tyre". Juliette Drouet i pat ruajtur me dashuri te thelle e perkushtim shembellor te gjitha letrat qe Victor Hygo i pat derguar per çdo vit, ne 16 apo 17 shkurt, ne kujtim te nates se pare te dashurise te tyre. Letra e pare e saj, derguar shkrimtarit te madh eshte shkruar, ne mbremjen e 16 shkurtit 1833 dhe ka kete tekst : Hajde e me kerko sonte te znj. K. Gjer ne kete çast, do te doja te beje durim - pra sonte - Oh, sonte do te jete kulmi! Do te jepem e gjitha ty !"…


Ne nje leter drejtuar Juliette-s, shkruar ne shkurt 1841, Hygo do t'i kujtoje asaj edhe nje here naten kur per here te pare ai shkoi t'a takonte: "E mban mend e adhuruara ime ? Tu duhej te shkoje ne ballo e ti nuk vajte. Ti me prisja, ti o engjell i mire qe ke bukurine e dashurise. Dhoma jote e vogel ishte zhytur ne nje nje qetesi te adhurueshme (…) Mos harro kurre, engjelli im, ate ore misterioze qe nderroi jeten tende. Ajo nate e 17 shkurtit 1833 qe nje simbol e nje figure poetike e cila, me solemnitet te madh, perbente ate çka po ndodhte perbrenda teje. Ate nate, ti le menjane zhurmat, rremujen, shkelqimet fallse per te hyre ne nje bote misteri, ne vetmi dhe ne dashuri …".


Victor Hygo dhe Juliette Drouet i ruanin me fanatizem letrat e tyre te shkembyera me rastin e atij "jubileu". Ata i kishin bashkuar ato ne nje liberth te posaçem, i cili vazhdonte te rritej me kalimin e viteve. Ata e quanin ate ditarin e "dashurise sone te embel", nderkohe qe Juliette shpesh here e cilesonte ate si "arkivin e dashurise", librin "perkujtimor te dashurise sone", " Biblen e Lumturise" apo "librin e arte te dashurise e lumturise sone". Per 50 vjet, Hygo dhe Juliette, nuk harruan kurre te perkujtojne naten qe vendosi per jeten e tyre. Ata, shpesh shkruanin se, 17 shkurti i vitit 1833 pat qene viti i lumturise e dashurise se kaluar ne krahet e njeri-tjetrit dhe Juliette, nuk mungoi kurre te theksoje se ai vit qe viti kur ajo kuptoi vertet se nisi te jetonte. Qielli i tyre, i cili here-here mbulohej me bryme e stuhi do pastrohej e do te behej plot drite, sa here qe afrohej mesi i shkurtit, atehere kur ata perkujtonin "Naten e Shenjte" …

__________________________________________

Nate e 16 per 17 shkurt 1836


Ora nje e gjysem e mengjezit


Kane kaluar tashme tre vjet, nga e njejta ore qe une isha per here te pare ne krehet e tu. S’kam ndjere kurre me pare, nje ore te tille plot drite, sa ne ate ore te mistereshme. Ate nate, shpirterat tane u bashkuan. Ate nate, ne qenjen time hyri nje tjeter: ti ! Qysh prej asaj nate te shkurtit 1833, ore te zymta e ore te hareshme, kane kaluar ne jeten tone. Kam pare dhe hije dhe vezullime te kalojne mbi ballin tend te bukur. E dashura ime e shtrenjte! Para pak çastesh, ti ishe e perlotur e ja, tani, ti je e qeshur. Ec, mos mos u qaj nga keto vranesira qe do kalojne. Rete prandaj jane, per te qene lart ne qiell ose ne dashuri …


Victor Hygo

__________________________________________

17 shkurt 1836, e merkure, mengjez, ora njembedhjete e gjysem.

Falemindrit, i dashuri im i adhuruar, faleminderit gjer ne gjunjezim. Ti je me teper se nje engjell. Miresia jote hyjnore ka triumfuar mbi natyren time te zymte e cila eshte pergjunjur ndaj xhelozise e pezmit pa shkak. Faleminderit pra, shpiri im i dashur, ti me ke bere me te lumturen e me krenaren grua, nga e perbuzur dhe fatkeqe qe isha me pare. Qofsh i bekuar per te miren qe me ke bere. Nuk pata mundesi te te shkruaja me shpejt per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore, ne te cilen ndodhem akoma. Por, i dashuri im dije se zemra ime, mendimet e mia, nuk jane ndare asnje çast prej teje. Une kam lexuar e rilexuar pusullen e vogel qe me dergove e po aq here e kam ndjere vehten te sheruar. E kam puthur ate me buzet e mia te etheshme per t’i thithur freskine dhe eren e saj te mire. I dashuri im i adhuruar ! Po qe se sot s’arrij dot te ngrihem nga shtrati, ti mos u shqeteso. Kete e bej nga qe dua te shplodhem e pastaj te jem ne forme. Por, une te dua, gezimi im, ti nuk e merr me mend se sa ! As une qe t’a them kete, as une nuk e di por te dua shume, te dua si nje dashnore por te dua edhe si nje nene, te dua me te gjitha ndjenjat kushdo qofshin ato... Ne se vjen, Viktori im i adhuruar, ti do me gjesh shendoshe e mire, te qete dhe mirenjohese per dashurine qe t’i me shfaqe dje ne darke. Faleminderit. Une jam me e lumtura nder grate. Te dua me pergjerim !


Juliette

__________________________________________

16 shkurt 1837

Sot eshte pervjetori ! Shih sa e bukur eshte dita ! Sa i bukur dielli ! Edhe qielli merr pjese ne gezimin tone apo jo, engjelli im ? Ja pra, kaluan kater vjet ! Qofsh e bekuar Juliette, te falenderoj ! Ti je gezimi im, jeta ime, lumturia ime, mendja ime. Uroj qe sot ne mengjez, ti te jesh ne forme. Dje ishe e bukur si nje trandafil ! Te dua, te dua me gjithe shpirt ! Sot do te kalojme bashke disa ore te bukura. Nuk mbeten veç njezete e kater ore per te kremtuar siç duhet pervjetorin tone. Nuk jane shume, por ne do t’i shfrytezojme ato sa te mundim. Une do te doja te te kisha ketu per te te mbuluar me puthje, per te folur me ty, per te te pare e adhuruara ime – si iken keto keter vjet ! Eshte gezimi i madh per mua te ndjej qe ne keto keter vjet ka ikur çdo gje e keqe e ka mbetur vetem e mira. Ti e ke treguar vehten plot kurajo, guxim dhe virtute. Ti ke pasur forcen e nje burri pa e humbur delikatesen e nje femre. Le te shpresojme, mikja ime, qe erdhmja te te shperbleje. Kij besim ne drejtesine e Zotit: Qofsh e lumtur dhe e bekuar ! Per mua, 17 shkurti eshte si 1 janari, eshte fillimi i diçkaje, eshte agimi pas nates. Ishe ti qe linde per jeten time ate dite. Juliette, shpirti im ! Zemra ime eshte e jotja. Ti je nje grua e adhurueshme, e embel dhe e kendeshme. Ti ke dy gjera te bukura njeheresh: ate te trupit dhe ate te shpirtit. Falenderoj Zotin e te them: Te dua !


V.
__________________________________________

16 shkurt 1837, e enjte, ora tete e gjysem e darkes


Ja me ne fund letra jote e adhuruar, letra jote e mire dhe e shumepritur, letra jote e shtrenjte dhe aq e deshiruar. Ja, ja ku me erdhi ! Te kam tani ketu, mes gishtave te mi, nene syte e mi, ne zemren time. E kam ketu letren dhe e ndjej, i marr ere, e prek, e lexoj... Ja ku eshte letra jote e shkurter dhe e shtrenjte, e shtrenjta leter e Victor –it tim ! Ti ke bere vend ne zemren time per te mos dale qe andej kurre. Ja pra! Ti me shkruan qe “je e adhurueshme, e hijeshme, plot hiresi e virtute ... ". Nuk i meritoj gjithe keto elozhe qe me shkruan per sjelljen time gjate ketyre kater vjeteve por, une i pranoj te gjitha ne kembim te dashurise sime e cila eshte forca e virtuti im i vetem ne kete bote. Ti me shkruan: Faleminderit, faleminderit, ti, e vogla ime e mrekullueshme ! Ju beni harxhe per te cilat kurkush s’ju ka thene t’i beni ( ... ) Por, s’ka gje, ju fal ! Ju fal per ato gjera te bukura qe me keni sjelle per te lexuar, por mos guxoni te vini ketu ne s’e s’keni frike t’i u bej copa nga te puthurat e mia te zemruara qe une s’do mungoj t’i u jap. Vogelushi im i adhuruar, e kam letren tende ketu e, per pak do te kem edhe ty e, atehere ti do shohesh se sa te dua, se sa une jam e lumtur e, se si ti nuk ke rreshtur se qeni gezimi im, lumturia ime, jeta dhe shpirti im...


Nuk do t’i numrojme dot puthjet tona sonte !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyWed Aug 25, 2010 9:58 am

Kozeta - Victor Hygo
(Pjese e shkeputur...)

Ne ate kohe, ne vitin 1823, Mongermeji ishte fshati i rendomte ne mes te pyllit, vend i qete dhe i bukur, larg cdo rruge. Ne te njeriu me pak te holla mund te jetonte sume mire. Vetem fshati nuk kishte uje, sepse gjendej ne nje vend te larte.
Njerzit nga njeri skaj i fshatit merrnin ujin prej lumenjve te vegjel qe gjendeshin ne rrethin e tyre, e ata qe ishin ne skajin tjeter, me afer kishes, e sillnin nga burimet, nje cerek ore larg prej Monfermejit.
Per shkak se per uje duhej bere nje rruge mjaft e gjate, bartja e tij ishte nje pune e rende per fshataret. Shtepite me te medha, nder te cilat edhe pijetorja Tenardije, cdo kove uje ia paguanin nga nje cereke nje plaku qe merrej me kete pune. Por plakushi veres punonte vetem deri ne mbremje, kurse dimrit deri ne oren pese dhe porsa fillonte nata, edhe kapaket e dritareve mbylleshin dhe ai, qe nuk kishte uje duhej te shkonte vete te marre, ose rrinte pa te.
Kjo gje ishte pune e tmerrshme per Kozeten e vogel. Ajo, si e dime, ishte e dobishme dyfish per Tenardiret: nenae Kozetes u jepte te holla, e vajza u sherbente. Kur Fantina pushuoi se paguari, Tenardiret e ndalen Kozeten, Sepse ajo e zevendesonte sherbetoren. Pervec puneve te tjera, ajo gjithnje sillte edhe uje sa here qe u nevojitej. Femija, i tmerruar prej mendimeve se anten i duhej te shkontene pyll per te marre uje ne burim, gjithnje kujdesej qe ne shtepi te kete uje.
Kershendellat e vitit nje mije e teteqind e njezet e tre u kremtuan ne Monfermej ne menyre madheshtore. Fillimi i dimrit ishte i vute pa acar dhe bore. Komedianteve qe kishin ardhur prej Parisit, pushteti u lejoi t'i ngrehin cadrat ne rrugen kryesore te fshatit, kurse nje grup tregtaresh po me ate leje ngriten cadrat e veta ne sheshin e kuq ne Rrugen e Furrtareve, ku gjendej taverna e Tenardiut. Pijetoret dhe mejhanet ishin plot me njerez qe ngjallen kete vend te qete.
Naten e Kolendres, ne pijetoren e Tenardiut, disa njerez, karrociere dhe shtegetare, ishin ulur rreth e rrotull tryezave dhe pinin. Tenardirja kujdesej per gjellen qe zihej ne zjarr, kurse Tenardiu pinte me myshterinjte dhe fliste per politike!
Ate mbremje Koezeta, si rendom, rrinte prane kendit te tryezes se kuzhines qe ishte afer vatres se zjarrit. Ne kembet e zbathura kishte kepuce prej druri e ne driten e llambes bente corape per te vijat e zonjes se vet. Nje mace shume e vogel lodronte nen karrige. Prej dhomes fqinje degjohej zeri dhe qeshja e bijave Tenardije; keto ishin Eponina dhe Azelima.
Prane vatres per nje gozhde varej nje kerbac. Kohe pas kohe, britma e nje femije te vogel, qe gjendej diku ne shtepi, kalonte zhurmen qe behehj ne pijetore. Ky ishte djali i Tenardireve qe kishte dicka me teper se tre vjet. E ema nuk e donte. Kur britma e vogelushit behej e padurueshme, Tenardiu i thoshte se shoqes:

-Djali yt po bertet, shko shih se c'do.
-Lere! - pergjigjej e ema, - me ka merzitur.
Dhe djali i lene ne terr vazhdonte vajin.

Ne ato kohera Tenardiu ishte afer pesdhjetevjec, kurse zonja e tij u afrohej te dyzetave. Ajo ishte, si kemi thene, e larte, flokegeshtenje, e kuqe ne fytyre, e trashe, krejt tul, katerkendeshe, e madhe, por e shpejte. Te gjitha punet e shtepise i bente vete: rregullonte, pergatiste, lante, ziente dhe bente cdo gje. Sherbetorja e vetme e saj ishte KOzeta: miu ne sherbim te elefantit. cdo gje dridhej prej zerit te saj, dritarja, mobiliet, njerezit. Lavdohej se me nje grusht mund ta thyeje kokrren e earres. Kush degjonte duke folur, thoshte: xhandar i vertete. Kush e shihte se si sillej me KOzeten, thoshte: xhelati vete.
Tenardiu ishte i shkurter, i thate, i zbehte, i pazhvilluar, ne dukje i semure, por, ne te vertete, me nje shndet te jashtezakonshem-ketu fillonte hipokrizia e tij. Rendom qeshej sa per sjellje te mire, por dhe ishte i sjellshem potuahjse me secilin, madje edhe me lypesin, te cilit nuk i jepte lemoshe. Kishte shikim dhelparak. Ishte tinezak, grykes, pertac dhe mjeshter. Duke ndenjur me karrociere kishte qejf te fliste per luften e Vaterlos dhe lavdohej se edhe ai kishte marre pjese ne ate lufte si kapter dhe se atje, duke lutuar trimerisht, kishte shpetuar nje gjeneral te plagosur. Prej kesaj edhe pijetorja kishte marre kete emer. Ne te vertete ai ne Vaterlo nuk kishte luftuar, por naten kishte plackitur te plagosurit dhe te vraret, mirepo per kete ne Monfermej nuk dihej gje.
Cdonjeri qe per te paren here hynte ne pijetore, thoshte me vete per Tenardiren: kjo eshte zot ne kete shtepi. Por gabonte. Ajo madje nuk ishte as zonja e pijetores. Zot dhe zonje ishte burri i saj. Ajo punonte e ai fitonte. Mjaftonte vetem nje fjale e tij, nje gjest i tij dhe secili heshtte. Tenardiu kishte vetem nje qellim te pasurohet. Por kjo gje nuk i shkonte ndoresh. Kete vit Tenardiu kishte borxh nje mije e peseqind franga, qe duhej patjeter t'i paguaje dhe kjo gje e grengoste shume.
Nje here gruas se vet me zemerim, por me ze te ulet, ia tha parimet e veta.
-Detyra e te zotit te pijetores eshte: njeriut te pare qe vjen t'ia shese gjellen, pushimin, driten, zjarrin, carcafet e ndyte, pleshtat, buzeqeshjet; te dije t'i ndale shtegtaret, te zbraze qeset e vogla, t'i lehtesoje te medhate, te pranoje me nderime familjet qe udhetojne e kerkojne konak, te rrjepe burrin, te zhduke gruan, te plackite femijen; t'i paguhet per dritaren e hapur, per dritaren e mbyllur, per vendin prane vatres, per kolltukun, karrigen, shkamin, banken, dyshekun, shtrojen me pendla, per nje grusht kashte; te gjitha t'ia paguaje udhetari, madje edhe mizat qe do t'i haje qeni i tij.
Ky burre dhe kjo grua ishin dinakeria dhe terbimi lidhur bashke, cift i dyte dhe i tmerrshem.
Te ketilla ishin keto dy qenie; e midis tyre Kozeta, e munduar si prej njerit, ashtu edhe prej tjetrit. Ata kete e benin ne menyren e tyre prej gruas ishte lene pas dore - tere dimrin ecte zbathur, ashtu deshironte i shoqi. Kurrkund nuk gjente meshire; zonja gjarper e i zoti i pijetores zemerkeq. Pijetorja e Tenardierve ishte si rrjete merimange, ku dridhej Kozeta e kapur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyWed Aug 25, 2010 9:58 am

Hygo - "Te mjeret"

Pjesa I

Te mekatoje sa me pak qe te jete e mundur, ky eshte i ligj i njeriut…Te mos mekatoje fare, kjo eshte enderr e engjejve. Shpirti mbetet i mbytur ne erresire, dhe mekati behet ne erresire. Nuk eshte fajtor ai qe ben mekatin, po ai qe krijon erresiren (Peshkopi Bienveny). Ata qe grabiten per te ardhmen, rrotullohen rreth se sotshmes se shkelqyer. Kafshet nuk jane asgje tjeter, perveçse misherim i virtyteve dhe dobesive tona qe enden para syve tane, meshirime te dukshme te shpirtrave tona. Ndergjegja eshte nje kaos pikesynimesh fantastike, deshirash, orvajtjesh fantastike, vater endrrash, shpelle prirjesh te turpshme; kjo eshte sketerre marresirash, kjo eshte shesh lufte pasionesh. Guret e çmuarshem gjenden vetem ne thellesirat e erreta te tokes; te vertetat gjenden vetem ne thellesirat e mendimit. Kur syri shef zi, shpirti shikon shqetesim(Kozeta).
Tempulli. Cfare kontemplacioni per mendjen e cfare mendimesh te pafund atje, ku reflektohet zoti ne murin njerezor!
Sistemi monakal, i mire ne fillim te qyteterimit, i dobishem per te frenuar brutalitetin e klerit, eshte i demshem ne kohen e pjekurise se popullit. Kur merr hov dhe hyn ne periudhen e çmendurise, duke vazhduar te jape gjithnje shembull, behet i pastertise se tij. Manastiret, te dobishme per edukimin e pare te qyteterimit modern, u bene pengese per rritjen e tij dhe te demshem per zhvillimin e tij. Edhe si institucion, edhe si mjet per formimin e njeriut, manastiret, te mira ne shekullin e dhjete, te diskutueshme ne shekullin e pesembedhjete, jane per t’u perbuzur ne shekullin e nentembedhjete. Manastiri katolik, ne kuptimin e vertete te kesaj fjale, eshte mbushur me rreze te zeza te vdekjes. Veti e se vertetes eshte puna, se ajo nuk e turperon kurre.
Te lidhesh me mend infinitin e larte (zotin) me infinitin e ulet (shpirtin), kjo quhet lutje. Kemi nje detyre: te punojme ne shpirtin e njeriut, te mbrojme misterin kunder mrekullise, te adhurojme te pakuptueshmen dhe te flakim absurditetin, te pranojme nga e pashpjegueshmja vetem te nevojshmen, te sherojme fene, t’i heqim religjionit bestytnine, te spastrojme zotin prej krimbave.

Pjesa IV

Gjithe problemi i socializmit eshte: te prodhohet pasuria dhe te ndahet. E para permban çeshtjen e punes, e dyta permban çeshtjen e meditjes.

Pjesa V

Zemra jone eshte aq e frikshme dhe jeta e njeriut eshte nje mister i atille, saqe edhe pas nje vrasjeje politike, edhe pas nje vrasjeje çlirimtare, ne rast se ka te tilla, brerja e ndergjegjes se keni vrare nje njeri, ia kalon gezimit se i keni sherbyer races njerezore. Perparimi eshte jeta e vazhdueshme e popullit...
Ne shoqerine njerezore, siç eshte sot, derisa te mos e ndryshoje ndonje drite me e madhe, gjenden gjithmone dy njerez, njeri i larte dhe tjetri i nentokes; ai qe priret nga e mira eshte Abeli, ai qe priret nga e keqja eshte Kaini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nardi
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 15
Data regjis. : 05/02/2011
Location : tirana

Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   EmptyThu Mar 17, 2011 8:02 am

ku mund te lexoj vepra teFan Stilian Nolit. ju faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Victor Hygo   Empty
MesazhTitulli: Re: Victor Hygo    Victor Hygo   Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Victor Hygo

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Registry Victor 6.1.11.30 | 2.48 MB
» Registry Victor 6.1.12.21 | 2.85 MB
» Registry Victor 6.1.11.30 Portable | 4.77 MB
» City përgatit ofertë për Victor Ruiz
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum