www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NGA POETET TANË Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NGA POETET TANË Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NGA POETET TANË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:02 pm

Baki Ymeri (Maqedoni/Rumani)
U lind më 1 gusht 1949, në Shipkovicë të Tetovës, nga një baba shqiptar dhe nga një nënë rumune. Njihet si
poet, përkthyes, eseist dhe publicist. Kreu Gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Kosovës. Vazhdoi
studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe Bukuresht (1975). Është veprimtar i dalluar i Bashkësisë Kulturore
të Shqiptarëve të Rumanisë, inisiator për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Rumuno/Shqiptare, kryeredak-
tor i revistës Albanezul / Shqiptari në Bukuresht, të gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht, pa kurrfarë të
ardhurash. Kontributi i tij për afirmimin e Kosovës në gjuhën rumune është i jashtëzakonshëm. Është autor i 25
librave origjinalë e të përkthyer (poezi, antologji poetike dhe dy monografi mbi diasporën shqiptare të Ruman-
isë), njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i mbi njëmijë artikujve të botuar, zbulues i thesarit
të shoqërisë “Drita”, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nomi-
nalizuar nga Instituti Biografik Amerikan: “Njeriu i Vitit 2001”.
Page 23
KËNGË POPULLORE
Nëpër Parajsë duke rendur
Mbi qylimin e erës
Duke zbritur
Gjinjtë e saj dridheshin
Dallgët e tyre më qëllonin
Dhe përtoke më rrëxonin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:03 pm

PERLA E POETIT
Je si puhia e lehtë
Si një shije e përkundur
Në një krahëror zonjushe.
Je, gjithëherë si asnjëherë.
Asnjëherë s’e din se kurrë
Je si zogu i vjedhur
Nga erërat përmbi dhe.
Je flatra që në qiej
Lë pas saj një rrjesht
Nga poemi që fluturon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:04 pm

EROTIKA
Si të të lavdëroj, Grua
Kur lazdërohesh në divan.
Përpëlitesh si një çels
Dhe përkulesh si jargavan
Dhe hidhesh në pasqyrë
E zhytesh gjith’më lakuriqe
Dhe s’ka kush të të kapë
Në tokëzën e prehërit
Floku yt i rëndë si terri
Duke u dridhur pa fije sherri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:05 pm

MJALTË
Përse më dëshiron?
Më pyete.
Buzët tua ishin të praruara
Me polen e nektar,
Bletët e padukshme
Të vizatonin mbi buzë një zemër.
Përse më dëshiron?
Më pyete.
Bletë të padukshme
Përpiqeshin ta mbajnë nëpër ajër
Dridhërimën e zemrës sate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:05 pm

Bilall Maliqi (Lugina e Preshevës)
U lind më 8 gusht 1969, në katundin ElezBali, komuna e Preshevës. Shkollën fillore dhe të mesmen grafike
me shkallë të lartë i kreu në Preshevë. Ka ndjekur kursin e gazetarisë dhe aftësimin në fushën e trajnimeve
gazetareske në B.K.SH. “Perspektiva” Bujanoc. Veprat letrare: ”Rrugëtimi” (poezi për të rritur, 2004),
“Rrugëtim përjetësie” (poezi për të rritur, 2005), “Gëzim dhe drojë” (tregime, 2005), “I lutemi Zotit” (poezi
fetare, 2006), “Perëndim i varur” (poezi për të rritur, 2006), “Kodra e luleve” (poezi për fëmijë, 2007), “Vula
e kohëzezës” (poezi për të rritur, 2007). Është i prezentuar në panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore të
shkrimtarit Hysen Këqiku “Psherëtimë për tokën”. Është sekretar i Klubit letrar Feniks dhe gazetar i revistës
“Perspektiva”, bashkëpunëtor i revistës për fëmijë dhe të rinj “Diellori”, si dhe gazetar i revistave Hapi, Zemra
Shqiptare etj. Jeton dhe vepron në Preshevë.

ASHTU SI NË VARGJET E POETIT
Më jep forcë
T’i përballoj kësaj rrëmuje
O Perëndi
Mbase në mijëvjeçarin e ri
Bashkëdyzohen të zezat
Në segmentin lindje- vdekje
Oratori shprehin engjujt
Buzëqeshjet e kufizuara
U maten me nurin
E kalimbotës…
Pushtete (etjesh) kalojnë
Shuajnë etjen paramortore,
Kukuvajkat
E vajtojnë të vdekurën stinë,
Lotë të ftohtë sheh vegjëlia
Dredharakë të motit të ikur
Përcjellin çmendshëm
Kohëzezën
Duke e varur
Në spirale lypsarinë
E ngjitur në qafë jetëzezash
Rob i robëruar
Në ditët e zverdhura
Tej (dukshëm) skanon
E ndërton murin e dhembjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:06 pm

GËRFYEJ SHPRESE
Gërgyej të shpresës
Shpërthyen furishëm
Në djepin e ronitur
Duke m’i luhatur kujtimet
Nga pranga të sojit
Me kokë njeriu
M’u hap varra
Kundër padrejtësisë
Ëndrrat më çuan
Nëpër gërfyej shprese
Sytë e mjegulluar
Tash m’i gostisin fijet e fatit
T’ju them:
Mes Urës së Shenjtë
Dhe Kalasë së Preshevës
Ndërrova kohëkëqiat…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:07 pm

ELEGJI E TURBULLT
Në ëndërr gjarpri
Ma mbështolli emrin
Ma shtrëngoi trupin
Venat e gjakut pëlcitën
Stërpikën
Legjendën e ëndërrimit
Ç’fantazi gjumi
Në gojë të bariut
Kavalli dergjet
Elegji e turbullt
Ruana Zot
Nga kafshimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:08 pm

FJALA E Z JARRTË
Fjala e zjarrtë
Rrapin përkul
Lëkund mallet
Numëron tokën
Me pëllëmbë
Në thellësi të detit
Fauna luan valle
Dhe zallin trazon
Lumenjtë garojnë
Puthiten me detmirin
Fjalë e zjarrtë
Kaltri shpalos
Bashkë me penën
Thellësi gjurmon
Në damarin e poetit
Gjaku vërshon e vlon
Dashuri në vargje stendon
Në murin e drejtësisë
Për kasnecët e lirisë
Prapa grilave
Pafajësi kërkon
Fjalë e zjarrtë
Katër libra me Mesharin
I bart në supe
Dhe betohet
Për flamur…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:09 pm

ELEZ BALIA
Në dy kodrina mbështetur
Prore duke iu betuar
E paguar
Me shumë jetëra
Dy brigje në peshojë
Orakujsh
Dredharak
Në mes dy vëllezërva
Kufiri në bark
Elez Bali
E dëgjon kushtrimin për shpagim
Gjaku s’bëhet ujë
Ai vlon e valon bashkë me flamur
Elez Balia
Është gurëzuar
Varri i është rrafshuar
E Lezbalia
Rron e përkulur për betim
Në mes dy brigjesh
Ofshama ime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:09 pm

Hamit Gurguri (Kosovë/Suedi)
Poet, prozator, publicist. U lind në Godanc të Drenicës, ku kreu edhe shkollën fillore. Ka kryer fakultetin Ju-
ridik. Aktualisht punon dhe jeton në Gisllaved të Suedisë. Që nga mosha e brishtë e rinisë shkollare merret me
prozë. Shkruan tregime, proza dhe romanen ë shqip dhe suedisht. Deri me tani ka botuar këto vepra: Kah Guri i
Plakës, Flatrat e lirisë (suedisht), Kalaja e pakryerë, Mirashi, Burrëreshat, Mësueja ime, Himni i Shotës, 99 vjet
rrugëtim, Mësuesja e luftës (suedisht), Vrasësi i Sulltanit (suedisht), Kur takohen flamujt (tregime dhe novela)
Page 35
GURI DHE FLAMURI
Radhis vargje për ngjarje të mocme, dikur,
Ku në mes dy bjeshkësh qendronte një gurë
Skaj tij ishte një udhë, tutje buronte njjë gurrë,
Që aq iu bënte për rrebeshe e as për fortune.
Burrat e quanin Guri i Bardhë e i Kushtrimit,
Gra e nuse, për ndarje i thonin Guri i Vajtimit,
Narinjët e thirrnin atë Guri i Takimit,
Gocat rreth tij e kishin Log të Vallëzimit.
Pasi në Fushë Kosovë ngjau disfatë,
Gocat e djemtë ngjeshën shtizë e shpatë.
Te Guri i Bardhë, u pre zëri e hovi i lojës,
Iu ndërrue emri dhe quhej Guri i Rojës.
Një ditë vere, dy vëllezer të rinjë, binjakë,
Morën radhën e rojës, posa dita agoi pak.
Zaptuesi pas shpine, ssic ishte ai dorëzi,
Pak prej tyre sogjonte tinëz, në pabesi.
Hija u shkurtua, bjeshka dukej qetë,
Sillën ua solli binjakëve, motra e vetë.
Hëngrën dhe u mahitën për Gurinë e Rojës,
I thanë motrës, do të bëhej aty log I lojës.
Posa vapa shtrëngoi në bjshkë e vërri,
Binjakët u sulmuan nga nizami I zi.
Njëri nga ata u plagos e hypi në gurë,
Dha kushtrim dhe mbante flamur.
Ishte ai flamur me shqiponjë të bardhë,
Me ngjyrë mëtë lehtë e më të larë,
Sic patën shumë princa, kapidanë e të pare,
Edhe disa shtete, po edhe sundimtarë.
Page 36
Të dy binjakëve ndihmë duke iu ardhë,
Të plagosur keq, po sulmit I bënin ballë.
Për t`i liruar duart u mbështollën me flamur
Dhe shpinë për shpine luftonin mbi gurë.
Pas kundershtimkit, nizami iku tarapushk,
Nga gjaku i binjakëve, u bë tërë guri kuq.
Të dy vëllezërit binjakë e flijuar mbi atë gur,
Ngjanin si shqipja dykrenare në flamur.
Kur erddhdi motra, i pa binjakët të flijuar,
Ua mori plisat e tyre, që të dy në duar.
Qetë, si të mos i zgjonte, e mori atë flamur,
Nisi t`u këndonte ndër lot, si një burrë.
“O ju vëllezër, jubinjakët e motrës,
Krenari e Arbërit, e kullës dhe e votrës,
Ende të rinjë, fyrtyrës pa i rënë brisk,
I vutë gjoks zaptuesit edhe në rrezik.
Ju kishte motra si dy sytë në ballë,
E ju qëndruat me shtizë e me pallë.
Sikur dy skyftera, sypatrembur kurrë,
U flijuat dhe u bëtë si kala me murë.
Gjaku juaj ee skuqi sot tërë këtë gurë,
U bëtë kokë e krah të shqipes në flamur.
Do t`ua qëndisë motra mbi gjakun tuaj,
Të jetë tmerr gjitnjë për zaptues të huaj.
Për flijimin e gjakun tuaj mbi këtë gurë,
Le të flas shkaba e zezë në këtë flamur,
Që për jetë e mot të mos bien më kurrë,
Ju do të mbeteni binjakë në flamur”!
Kaluan dekadat, po edhe shekuj shumë
U turrën zaptues gjakpirës me zullum.
Me shqipën e zezë I qendisur ai flamur,
As nuk u përkul, as s`u dorëzua kurrë.
Në fund të dymijëvjeqarit sërish u la në gjak.
Kur ogurzinjtë e shtynë, I thane: ik, ti je plak,
Flamurit i lindi vëllau, se bota i dha hak.
Na u bënë dy flamuj, si ata vëllezërit binjak.
Ani, se sot në cdo shkrep e në cdo gurë
Valvitet krenarë edhe një tjetër flamur.
Nuk është më i vetgëm, ai flamur gjak,
Sa i ka hije, përkrah edhe vëllau binjak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:10 pm

BETIMI KOSOVËS
Në ty betohem në acar e në aromë të beharit,
Në mall të nënës, në shpresë të cikës e të djalit,
Në dhembjen, nostalgjinë e lotin e mërgimtarit,
Në qëndresën dhe në besën e shqiptarit.
Në atë kohë të ulur në gjak, në dhe e në gurë,
Në kopshte, në varreza, në arat me grurë,
Në malet plisbardhë që nuk përkulën kurrë,
Në lavdi e betim të dëshmorëve për flamur.
Po ndodhi që unë të të harroj Kosovë ty,
Po, më mallko, më thuaj: ”mbetësh pa një sy”,
Po, nëse veproj dic emrin tend për ta përly,
Po e mallkoj veten – mbetesha pa të dy.
Edhe ushqim shpirti, emrin tënd e kam,
Edhe në mërgim i tretur, kahdo që jam,
Edhe në gji, në zemër dhe në xhamadan,
Edhe në gjum të kam engjëll e xhan!
Në ty betohem në acar e në aromë të beharit,
Në mall të nënës, në shpresë të cikës e të djalit,
Në dhembjen, nostalgjinë e lotin e mërgimtarit,
Në qëndresën dhe në besën e shqiptarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:11 pm

Ibrahim Abedini (Maqedoni/Suedi)
U lind më 26 shkurt 1958 në fshatin Zagracan, rrethi i Strugës. Më 1981 u diplomua në Universitetin e Shkupit,
pranë katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ibrahimi shumë pak ka punuar në profesionin e tij të preferuar, për
të mbijetuar u detyrua të punonte me punë të rënda fizike, por interesimin për letërsi nuk e humbi asnjëherë. Sot
Ibrahim Abedini jeton afër qytetit Göteborg në Suedi. Nga libri i tij të katërt “Brengat e liqenit” kam zgjedhur
për ju “Ode poezisë” - një prej poezive të librit që edhe kam përkthyer suedisht.
Page 40
ËNDËRR PA FUND
Teatër në një ëndërr tërheqëse
Edhe e pamundura bëhet realitet
Lëshohesh lirshëm me parashutë
Si një Tibetan ”i lirë mbi Tibet”
E sheh veten -Budë me kurorë
Në një tempull të paprekur
Në mes të maleve i fshehur
Ëndërr që sdo të marrë fund
Të afron tek buzët e burimit
E të lë me grushtat thatë
Një ëndërr pa fije turpi
Të zbret edhe mbi mjegullën e
bardhë
Në Çeçeninë e derdhur si turist të
shëtit
Para këmbëve të shtron rrugën me lule
Fëmijët të buzëqeshin me sy të
përlotur
Në botën e vogël, në ëndërrën e
madhe
Në një natë me rreziqe dhe përje¬time
Fundi afrohet, ti sdo që ajo të
marrë fund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:11 pm

LUTJE ERËS
Fry moj erë, fry e mos pusho
Aromën dua të të ndjej, ku je?
Groposur thellë në mes të
mosbesimit
Në zemër të Saharasë shterpë,
atje je!
Lutje të shumta dëgjon e sfryn, moj
magjistare e lodhur
Fry se më është zënë fryma nga
fjalët e jetës së egërsuar!
Fry, mos u trëmb! Zbrit edhe mbi
Jerusalem
Atje përplasu mbi muret
beton-berliniane, atje!
Fry, fry se atje lind dhe perëndon
dielli në kohë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:12 pm

FATE TË HARRUARA
Dielli lind dhe perëndon si gjithënjë
Bukuria zgjat një kohë dhe mbaron
Ti dhe unë, ju dhe ata, që të gjithë ne
Sbindemi se e vërteta shkakton dhimbje
Me ndjenjat e së bu¬kurës manipulohe
Në emër të së ligës bëhen vetëvrasje
Fati që nuk e ka provuar të hidhurën
sdi të çmoj të ëmblën. Jo, jo, nuk di
Ne përsërisim në memorje pa nu¬muruar
Këngën e vuejtjes dhe prap e har¬rojmë
Sikur të futesha në strofullën e të pafatëve
Ose të bëhesha një me ta, thellë i dashuruar?
Êshtë e dhimshme kur ironia e fatit të zbulon
E kuptoni, o njerës, dua të jem një nga ata,
Me fat të zi, që nëpër këmbët e netëve të gjata
Numurojnë dëshirat e yjeve të hum¬bur në qiell
Ata qëndrojnë përballë të ftohtit të acartë
Agonia e tyre sixhade të leshta pikturonë
Fati i humbur, i futur thellë ndër dysheme
Pëlhurë shprese të grisur end në vek
Vetëm njëherë të qëndroja në natën e tyre
I pa tundur si hëna përballë stuhive qiellore
Kohës bishtpërdredhur që sdo ndryshim
Në fytyrën e zezë ti pështyja do të doja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:13 pm

ODE POEZISË
Buzëliqenit me kitarë
Me ritmin e valeve të muzikës
Shkallëve të qiellit ngjitesh madhështore.
My yjet e largët diskuton.
Netëve të qeta
Hëna të buzëqesh ëmbël.
Dashuri e patradhtuar e poetit,
E përjetshme dhe besnike
E të gjitha kohëve.
Burim i pashterur i së bukurës
Anije e madhe
Në detin e zemrave të ngrohta.
Me emrin tënd lidhen lulet kurorë,
Gërshetohen flokët e vajzave belholla.
Me emrin tënd dhurohen puthje,
Nga buzët e njoma
Rrjedh çiltërsia.
E pakapshme për syrin,
S’njeh kufi urrejtjesh,
Vëllazëron armiqtë e tokës,
Shtrohesh në cdo konak
Me gotën e rakisë,
Zgjohesh e celur mëngjeseve
Me frymën e poetit.
Borë e bardhë,
Jorgan i grurit në dimër,
Dielli i ngrohtë në pranverë,
Që shkund vesën nga bari.
Gjum i ëmbël në djepin e fëmijës
Shpirt i rrënjosur në shpirtin e poetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:13 pm

Nehat Jahiu (Maqedoni)
U lind më 10 tetor të vitit 1951, në fshatin Orizare të komunës së Likovës, në Maqedoni. Është poet shqiptar.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë ndërsa shkollën e Lartë Pedagogjike (dega e
Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe) në Gjakovë. Punon si arsimtar në shkollën fillore “Faik Konica” të fshatit Orizare
dhe Slupçan. Merret aktivisht me shkrime si në prozë dhe poezi. Ka botuar përmbledhjet me poezi:”Në syt e
tu” (1982), “Ura prej zemrave” (1985), “Fluturimi i pëllumbave” (1990), “Të pret malli që na treti” (1993),
“Hidhe vallën laro” (1994), “Kukuvajka” 1995, “Hape derën shkolla ime” (1998), “Epitaf lirie” (2000), si dhe
Monografinë “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”.
Page 45
JA KËTU
Ja, këtu ndër shekuj me radhë
Në arat tona ne mbjellëm fare
Ja, këtu bukës i thonë bukë
Edhe ujit i thonë ujë, mu këtu
Ja, këtu ne gjithmonë jemi
Edhe eshtrat këtu i kemi
Këtu ishim gjithmonë
Me djersë e gjak, në tokën tonë mu këtu
Ja, këtu nën tokë në rrasa guri
Themelet e thella i ka muri
Vatra, konaqe, mbushur lisa e trima
Në këto djerrina mu këtu
Ja, këtu janë rrënjët e mia
I njeh toka i njeh historia
Ja, këtu nndër shekuj fise Ilire
Më njohu kultura gjuha ime…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:14 pm

LISIN
E prenë lisin në degë
Trung e rrënjë mbet
Rrënjët në tokë i shtrëngoi
Thellë në dhe i lëshoi
Sa herë gjaku pikoi mbi lis
U mbush trungu me degë e pip
Sa herë degen e shkurtuan
Rrënjët trungut iu forcuan
E prenë lisin e na e shpuan
Po për tokë s, mund e shtruan
U mbush lisi plot me degë
Trupin lart e lëshoi përpjetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:14 pm

GJAKU I LIRISË
Thellë nga zemra buron
Shumë shtrenjtë kushton
I ruhet atdheut trimrisë
I dhurohet vetëm lirisë
Nga trupi gurron si gurra
E dhurojnë gra e burra
E falin pleq e të ri
Gjaku jepet vetem për liri
Për gjakun e lirisë dot
Nuk qahet, nuk derdhet lot
Si duan lotët trimat dëshmorë
Gjaku i lirisë thurrë kurorë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:15 pm

ËNDRRA E VRARË
Tej Sharrit një zë dëgjohet
zë i një të riu që nga sytë verbohet
jo, Kosovë, ti këshut nuk ke qenë kurr
për ty, foshnja sot bëhet burrë
Nusja sot na mbetet pa dhëndërr
Fëmijës i mbeti e ngrirë një ëndërr
Djali shkruan një letër gjaku
E plaku nuk është ta lexoj te oxhaku
Dashuria e dy të rinjve sot mori fund
Ndër atë bli që rrinin atje në katund
Me lule lirie vasha rri si kandjell
Të dashurin e saj për në luftë percjellë
E bukur me dhembje e trishtime
Qëndisur me pika gjaku
E qëndisur nga vashat trime
Me gjak të njomë - të riu e plaku
Po me dukesh si ma
Sa hije të paska rrezja kurorë
Sa e bukur si nuse kreshnike
Në duar të trimave ti na u rrite
Hije të paska gjerdani i dëshmorëve
Trimat të thurrën malin e kurorëve
Të thurrën vashat,vashat trime
Ty, Kosovë, një rreze me shumë gëzime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:16 pm

Sokol Demaku (Kosovë/Suedi)
Poet shqiptar me banim në Suedi. U lind në vitin 1954, në Abri të Drenicës, në Kosovë. Njëherit është prozator,
pedagog, publicist dhe redaktor. Studjon Pedagogjinë në Universitetin e Gethenborgut, ushtron profesionin e
mësuesit dhe drejton me sukses revistën e përmuajshme “Dituria”, si dhe një radio lokale me emrin “Radio Di-
turia”. Njëherit punon si gazetar i lirë i programeve në gjuhën shqipe „Jehona” të Radio Suedisë. Që në moshë
të njomë e kultivon poezinë. Është prezent në antologjinë poetike (shqip/rumanisht) Cheia sufletului/Çelësi i
shpirtit (Bukuresht, 2008), si dhe autor monografisë mbi shqiptarët e Boråsit të Suedisë: Historia e Qendrës
Kulturore Shqiptare Migjeni/Albanska Kulturcentrets Historia (Bukuresht 2009). Ky është libri i tij i tretë.
Page 51
ERRËSIRA
Diku në thellësinë e natës
Jam tretur unë,
Diku në ferrin e jetës
Do të gjendem unë.
Errësira tregon vdekjen
Drita lajmëron jetën,
Kjo është kënaqësi
Se jetën çdo kush e ka lakmi.
Një dritë nga lartë
Shkëlqen por e zbehtë,
E dobët për mua
E padukshme në horizont.
Por do vijë koha,
Do vijë dhe drita,
Do shpërndajë rreze,
Do gjallnojë jeta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:16 pm

NËNËLOKJA
Shekujt e stepen, vitet e mjeruan,
Por Nënëlokja nuk u dorëzua!
Rrudhatë në ball i vijëzohen çdo ditë,
Tregojne vuajtjet mjerimin e pashpirt.
Stuhitë e kohës u sulën pa mëshirë,
Ta zhbijnë Nënlokën nga faqja e dheut.
E fortë, krenare me shpirtin çelik.
Nënëlokja qëndron me ballin fisnik.
Bijët e saj, bijët e shqipes,
Radhisin fitoret dita ditës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:17 pm

KUR TI…
Kur ti
Më përkdhel mua,
Më duket se hapet toka.
Kur ti
Më jep puthjen,
Më duket se engjujt janë në mua.
Kur ti
Më shikon mua,
Zemra ime rrath pa pushuar.
Kur ti
Më dashuron mua,
Mendoj se bota ka ndaluar.
Kur ti më përket mua,
Më duket se po fluturoj.
Unë hap krahët
Dua të shkoj,
Dhe nuk dua më të ëndërroj.
Unë luaj në lojën e dashurisë
Që i jep jetë vallja yte,
Që plagët shëron.
Më lejo të shprehë ate që mund
Ta fal dashurinë që meriton,
Si askush tjetër.
Nuk më ndalon asgjë
As akulli e të ftohtit,
Se zemrën ma ngrohë dashuria jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:17 pm

KËNGA SHQIP
(Ma thotë një mike në mergim)
Kam dëgjuar muzikën tuaj nga dhoma ime,
Dhe unë kështu ndjej kënaqësi në shpirtin tim.
Muzikë shqipe,
Që shpirtin ta ngrohë.
Unë vetëm kërkoj nga ju që të dini,
Se unë jam adhuruese e juaja.
Kurrë nuk kisha menduar
Se kjo do jetë miqësia jonë.
Unë e kuptova dhe e ndjej në shpirt,
E shoh se jemi miq të vertetë.
Kjo më bën të sigurtë në jetë,
Më jepë forcë dhe ideal.
E dëgjojë kur i këndon Shotës,
Ndjenja ma përshkon shpirtin.
Sa kënaqësi ka jeta, me këngën shqip!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:18 pm

JETA
Kjo është ajo,
Që të mëson shumëçka ,
Të rrëfen histori e tregon çfarëdo.
Kjo është ajo,
Që të jep njohuri,
Të jep mundësi për dituri.
Nuk është e lehtë të jetohet,
Por koha e ben të vetën,
Dhe mund të harrohet.
Po e ndjej vetën të zbrazët
Si një enë e thatë
Nga çdo anë degjojë ehotë sikur diçka thonë.
Por më duhet të kërkoj jetën
Por, jo ate që kisha dikurë
Ngase ajo ishte e zbrazët, ishte një humnerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË EmptyMon Aug 16, 2010 1:19 pm

Shuquri Sejdijaj (Kosovë/Suedi)
U lind në fshatin Runik të Kosovës, më 1955. Pas tetëvjeçares vazhdon gjimnazin ”Silvira Tomasini” në
Mitrovicë, ndërkaq, pas gjimnazit kryen studimet universitare në Prishtinë, në degën filozofi-sociologji, të
dominuar plotësisht nga ideologjia marksiste. Ka ushtruar profesionin e gazetarit në Radio Prishtina, duke real-
izuar fillimisht emisionet ”Për punëtorët tanë me punë të përkohshme në botën e jashtme”, në bashkëveprim me
redaktorin e shquar Behxhet Baraliu. Pastaj kalon tek redaksia e lajmeve, ku ka punuar si redaktor për ”Ditarin
e mëngjesit” dhe emisionin javor ”Për mërgimtarët”. Në shkurt të vitit 1991 emigron në Suedi së bashku me
familjen, fillimisht në Göteborg dhe prej vitit 1993 vendoset në Stokholm, ku jeton edhe sot e kësaj dite, duke
punuar si gazetar dhe redaktor i programeve shqip tek Radio Suedia, si mediumi më i fuqishëm në Suedi.
Page 57
PËR LIRI
A ka fjalë
Më të rrebta
Dhe më të ngrohta,
A ka dashuri
Më të fortë
Se ajo
Që në rrugë të vrau
Për Lirinë e Kosovës?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




NGA POETET TANË Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

NGA POETET TANË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Amerika...Miq apo Armiq tane...?
» KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
» DORUNTINA ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM
» NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË MËRGIMTARËT TANË SHËNUAN DITËN E FLAMURIT
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum