www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sandra Bullock, princesha e amerikaneve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sandra Bullock, princesha e amerikaneve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sandra Bullock, princesha e amerikaneve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Sandra Bullock, princesha e amerikaneve Empty
MesazhTitulli: Sandra Bullock, princesha e amerikaneve   Sandra Bullock, princesha e amerikaneve EmptySat Aug 28, 2010 10:06 pm

Nëse i përkisni teorisë që thotë se për të ditur se çfarë bëhet në Hollivud duhet të ndiqni se kush i ka paratë më të shumta, atëherë sot për sot biznesi i filmave sillet rreth një gruaje. Ajo është Sandra Bullock, 46 vjeç, e sapodivorcuar dhe aktorja më e suksesshme në planet. Të paktën ky është konkluzioni që vjen nga klasifikimi i revistës “Forbes” dhe listës së tij për të pasurit dhe të fuqishmit e botës në fusha të ndryshme. Pikërisht këtë javë në listimin e kësaj reviste u renditën edhe aktoret më të paguara të vitit. Në krye të saj ishte Sandra Bullock, e cila 12 muajt e fundit ka fituar plot 56 milionë dollarë. Pas saj vinin dy biondet e kinemasë amerikane, Cameron Dias dhe Reese Witherspoon me 32 milionë dollarë secila. Bëhet fjalë për një arritje jashtëzakonisht të madhe të Bullock e cila ka prekur disa herë me duart e saj si majën e suksesit, ashtu edhe fundit. Për shembull këtë mars ajo mori çmimin “Razzie” ose siç quhet ndryshe “Oskari” për aktorin me performancë më të keqe dhe si për çudi vetëm një natë më pas fitoi çmimin e vërtetë “Oskar” këtë radhë për interpretimin më të mirë të vitit. Në fjalën e shkurtër që mbajti me rastin e marrjes së “Oskarit” ajo me të qeshur tha se me këto ekstreme që po i ndodhnin së fundi nuk ishte aspak çudi që të nesërmen dikush të vinte e t’i thoshte se ia kishin dhënë “Oskarin” gabimisht. Në këtë frazë dhe përgjithësisht në komentet e Bullock ka shumë prej karakterit të saj. Ato nxjerrin në pah ngrohtësinë e saj njerëzore, mënyrën shumë amerikane të të ironizuarit dhe sensin e jashtëzakonshëm të humorit. Ato flasin edhe për durimin dhe kurajën e një gruaje që deri vonë në të 20-tat bënte 100 punë për të fituar bukën e gojës dhe që e filloi karrierën e saj kinematografike në një moshë kur shumë të tjera do të kishin humbur çdo shpresë duke qenë se motoja e Hollivudit ka qenë gjithmonë femra e re dhe seksi. Janë cilësi që i kanë shërbyer gjithnjë Sandrës, veçanërisht gjatë kësaj vere që ka qenë shumë e vështirë emocionalisht për të, pasi e pa veten të përfshirë në disa skandale seksuale të njeriut që donte më shumë në botë, tashmë ish-bashkëshortit të saj, Jasee James. Ai vetëm i famshëm për motoçikleta pranoi se kishte pasur ndërkohë që ishte i martuar disa marrëdhënie jashtëmartesore. Kjo deklaratë u pasua me një stuhi të vërtetë të shkaktuar nga gazetat dhe revistat që u morën për një kohë të gjatë me çështjet personale të çiftit, veçanërisht me bëmat erotike të burrit të Sandrës. Por pavarësisht këtij rrebeshi, ajo nuk e dha veten dhe arriti që të priste me durim dhe dinjitet ndryshimin e klimës. Nuk dha asnjë intervistë, nuk bëri asnjë shfaqje dhe doli vetëm një herë në publik në faqet e një reviste se ajo së fundi ishte bërë një mama singëll, pas adoptimit të një djali 3-vjeçar me emrin Luis. Një sjellje e tillë e thjeshtë dhe dinjitoze e ka shndërruar atë në një person të dashur për amerikanët të mësuar me lloj-lloj reagimesh nga më të ulëta të yjeve kur binin në vështirësi. Në elitën e femrave të Hollivudit ajo ka një vend shumë të veçantë. Anxhelina mund të ketë atë dukjen mistike, Nikol Kidman dhe Xhulia Roberts janë femra të bukura dhe plot shkëlqim. Reese dhe Xhenifer identifikohen me jetët e tyre “shumëngjyrëshe” dhe Meryl, sigurisht që do të mbahet mend mbi të gjitha për sensualitetin e saj. Por nëse do të flitej për një zonjë me këmbë në tokë që bën një jetë shumë normale edhe pse është një yll kinemaje me një pasuri të madhe, atëherë Sandra Bullock është përfaqësuesja e kësaj race grash me dinjitet. Ky vit i dha edhe një sukses shumë të madh me filmin “The Blind Side” që është historia e vërtetë e një shtëpiakeje nga jugu i Amerikës, e cila adopton një adoleshent zezak dhe e ndihmon që të bëhet i famshëm në futboll. Interpretimi në këtë film jo vetëm i dha Sandrës “Oskarin”, por për vetë producentët ishte një film shumë i suksesshëm, pasi gjeneroi 300 milionë dollarë fitime. Një tjetër film sërish i suksesshëm edhe pse i zhanrit të komedisë romantike ishte edhe filmi “Propozimi” që bëri 320 milionë dollarë fitime. Por edhe filmi me të cilin fitoi filmin si aktorja më e keqe, “All about Steve” nuk ishte shumë i keq dhe gjithsesi solli 40 milionë dollarë. Për sa u përket të dy filmave të parë që fituan bindshëm e veçanta është se bëhet fjalë për filma që kanë pasur një kosto relativisht të ulët prodhimi dhe një fitim shumë herë më të madh. Dhe të gjithë janë të bindur që është kryesisht merita e Sandrës që ato kanë pasur një fitore të tillë, sepse ajo ka një aftësi të jashtëzakonshme që t’i bëjë për vete spektatorët dhe t’i tërheqë ata si magnet. Dhe bëhet fjalë jo vetëm për një audiencë të caktuar meshkujsh, por një audiencë universale. Filmi “The Proposal” ishte një shembull i kësaj. Sekreti i suksesit të Sandrës mund të përmblidhet në titullin e njërit prej filmave të saj “Mis Afrueshmëria”. Si në skenë ashtu edhe jashtë saj ajo është gjithmonë një peron i këndshëm që di të fitojë simpatinë e njerëzve që i rrinë rrotull. Sigurisht, askush nuk e quan aktoren më të madhe në botë dhe në CV-në e saj ka edhe shumë filma që të lenë për të dëshiruar, por ajo që e bën Sandrën të veçantë dhe që e veçon nga të gjithë kolegët e saj është mungesa e plotë e egos dhe ambicies aktorale. “Sigurisht që kam bërë filma me të cilët jam turpëruar për performancën time më vonë”, u shpreh me sinqeritet në një intervistë të fundit e pyetur për karrierën e saj. Në ambientin standard të të funksionuarit të Hollivudit dhe të yjeve hollivudiane një njeri si Sandra është si një rreze drite, si një rrymë e freskët ajri në një situatë smogu dhe errësire. Dhe ndershmëria është tipari i saj më i spikatur shoqëruar me thjeshtësinë dhe humorin. Kur është në tapetin e kuq ajo nuk sillet si një yll, por kruan hundën, bën lëvizje të lirshme krejt njerëzore, por jo “të denja” për ambientin ku ajo është. Të duket gjithmonë si vajza e derës për karshi. Por sigurisht që në udhëtimin e saj kinematografik edhe vetë Sandra është e ndërgjegjshme që veç të tjerash ka pasur edhe shumë fat. Ajo ka lindur në Virxhinia nga një mama gjermane që ishte këngëtare opere dhe një baba që ishte trajner. Mori kurse baleti në fëmijërinë e saj të hershme dhe më pas dha disa shfaqje të vogla lokale me një trupë balerinash amatore. Nisi dhe la universitetin në vitin e fundit, pasi vendosi që gjëja që donte të bënte më shumë në jetë ishte aktrimi. Por ndërkohë i duhej që të mbante veten dhe për këtë bëri disa punë. Kjo edhe për shkak se suksesi nuk ndodhej pas dere dhe duhej njëfarë kohe që era e mbarë të frynte në anën e saj. E ndërsa shërbente si kameriere në restorantet e Manhatanit nisi që të shkonte në audicione të ndryshme. Dhe pas pak kohe fati i buzëqeshi pikërisht në vitin 1994 me një film të realizuar me Keany Reves “Speed”. Suksesi në këtë film-aksion i dha mundësi që të zgjidhej edhe në disa role të tjerë ndër të cilët ai në filmin komedi: “While you were slipping”, i cili u pasua me një seri filmash të tjerë romantikë, por Sandra për audiencën vazhdoi që të identifikohej, ndërkohë vetëm me filmin “Speed” që vazhdoi edhe me një seri të dytë. Vitet e fundit ajo doli pak nga “zona e komfortit” që ishte komedia dhe romantika për të marrë përsipër edhe role të natyrave krejt të tjera. Ky proces nisi me një rol të vogël në filmin “Crash” të vitit 2005 dhe vazhdoi me filmat jo të suksesshëm të vitit 2006 “Truman Capote”, “Infamous” e të tjerë. Pas skene kompania e produksionit të Bullock “Fortis” të cilën e themeloi në fund të viteve ’90 me të motrën Gesnie, kishte bërë një reputacion shumë të mirë falë disa marrëveshjeve të suksesshme që i kishte përfunduar vetë Bullock me filma të tillë si “The Blind Side”, një projekt pasionant që u bë me një shumë relativisht të vogël dhe pati një sukses të madh që i dha kompanisë dhjetëra milionë dollarë. Pasuria e madhe e Bullock është jo vetëm e tillë, por edhe e shpenzuar me shumë mençuri dhe zemër. Bullock dhuroi 1 milion dollarë për viktimat e tërmetit të Haitit që ra këtë vit dhe të njëjtën gjë bëri edhe kur ndodhi përmbytja e Katrinës disa vjet më parë duke ndihmuar edhe në rinovimin e shumë shtëpive të banimit në Nju Orlean. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në Teksas larg Hollivudit ku bën një jetë shumë të tërhequr nga paparacët. Kur nuk punon ajo është e përqendruar gjatë gjithë kohës te roli i saj real si nënë dhe dashamirëse e kafshëve. Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, James, me të cilin u martua në vitin 2005 kishin 7 qen. Për momentin është duke shijuar jetën e re me djalin dhe duke tretur suksesin e madh që i dha ky vit, por edhe dhimbjen e divorcit dhe tradhtisë. Për momentin nuk shfaqet asnjë projekt i ri filmi për Bullock.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sandra Bullock, princesha e amerikaneve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Edhe Arsenali u shitet amerikanëve?
» Bullock emërohet ‘argëtuesja’ e vitit
» Puthje e nxehtë e Bullock dhe Johansson
» SiSoftware Sandra Professional Business 2011.1.17.25 | 53.87 Mb
» SiSoftware Sandra Professional Home/Business 2010.1.16.26 Retail
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum