www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Historia e Haxhit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Historia e Haxhit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Historia e Haxhit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Historia e Haxhit Empty
MesazhTitulli: Historia e Haxhit   Historia e Haxhit EmptyTue Nov 17, 2009 8:48 am

Historia e Haxhit


Haxh, saktësisht do të thotë ‘që të shkohet në një vend’. Mirëpo, Islamikisht kjo i referohet pelegrinazhit vjetor të cilin e bëjnë muslimanët në Meke me qëllim të kryerjes së riteve të caktuara fetare në pajtim me metodën e urdhëruar nga pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam].

Haxhi dhe ritet së pari qenë urdhëruar nga Allahu në kohën e pejgamberit Ibrahim [alejhis-selam] dhe ai ishte të cilit i qe besuar nga Allahu ndërtimi i Ka'bes – Shtëpisë së Allahut – së bashku me të birin e tij Isma’il në Meke. Allahu e përshkruajti Ka'ben dhe ndërtesën e saj siç vijon:

"Dhe përkujto kur Ne i treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë [së shenjtë]: Mos shoqëro ndonjë gjë me Mua dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që bëjnë tauaf rreth saj, që qëndrojnë në namaz dhe përkulen e bëjnë sexhde.” [el-Haxh: 26]

Pas ndërtimit të Ka'bes, Ibrahimi [alejhis-selam] vinte në Meke për të bërë Haxh çdo vit, kurse pas vdekjes së tij kjo praktikë u vazhdua nga i biri i tij. Mirëpo, gradualisht me kalimin e kohës, forma dhe qëllimi i riteve të Haxhit u ndryshuan. Me përhapjen e idhujtarisë nëpër Arabi, Ka'ba e humbi dëlirësinë e vet dhe idhujt u vendosën brenda në të. Muret e saja u mbuluan me poema dhe piktura, përfshirë një të Isait [Jezusit] dhe nënës së tij Merjem, dhe përfundimisht rreth Ka'bes u vendosën mbi 360 idhuj.

Gjatë periudhës së vetë Haxhit, atmosfera rreth zonës së shenjtë të Ka'bes ishte sikur në cirkus. Burrat dhe gratë vraponin të zhveshur rreth Ka'bes duke argumentuar se ata duhej të paraqiteshin para Allahut në gjendjen në të cilën janë lindur. Lutja e tyre ishte e lirë nga të gjitha përkujtimet e sinqerta të Allahut dhe në vend të kësaj, ajo qe reduktuar në seri duartrokitjesh, fishkëllima dhe fryerje në bori. Madje, edhe telbija1 qe shtrembëruar nga ata me shtojcat vijuese: "Askush s’është ortak i Yti, përveç atij që është lejuar nga Ti. Ti je Zoti i tij dhe Zoti i asaj çka ai posedon."

Sakrificat [kurbanët] po ashtu bëheshin në emër të Zotit. Mirëpo, gjaku i shtazës së sakrifikuar derdhej nëpër muret e Ka'bes ndërsa mishi varej në shtyllat rreth Ka'bes, me besimin se Allahu kërkonte gjakun dhe mishin e këtyre shtazëve.

Të kënduarit, pirja dhe kurvëria si dhe aktet tjera të amoralitetit kanë qenë të përhapura në mesin e pelegrinëve, ndërsa garat poetike kanë qenë pjesë e madhe e tërë ngjarjes së Haxhit. Në këto gara, poetët lavdëronin trimërinë dhe shkëlqesinë e fisnorëve të tyre dhe rrëfenin tregime të ekzagjëruara për frikën dhe koprracinë së fiseve tjera. Po ashtu inskenoheshin gara në bujari, ku kryepari i çdo fisi vendoste kazana të mëdhenj për të ushqer pelegrinët, vetëm sa për t'u bërë të njohur për bujarinë e skajshme të tyre.

Kështu, njerëzit plotësisht i patën lënë mësimet e stërgjyshërve të tyre dhe udhëheqësit Ibrahim [alejhis-selam]. Shtëpia të cilën ai e kishte pastruar për adhurimin e Allahut ishte përdhosur plotësisht nga paganët, dhe ritet të cilat i kishte vendosur ai u patën shtrembëruar tërësisht nga ata. Kjo gjendje e çështjeve vazhdoi për afro dymijë vite e gjysëm. Por pas kësaj periudhe të gjatë, erdhi koha që të përgjigjet në lutjen e Ibrahimit:

"Zoti ynë! Dërgo në mesin e tyre një të Dërguar nga vetë ata, i cili do t’ua lexojë atyre ajetet Tua dhe do t’i udhëzojë në Libër dhe Urtësi, dhe do t’i pastrojë ata. Vërtet, Ti je i Gjithfuqishmi, i Urti.” [Bekare 129]

Dhe vërtet një njeri me emrin Muhamed ibn Abdullah [sallallahu alejhi ue selam] u lind shekuj më vonë mu në qytetin në të cilin Ibrahimi [alejhis-selam] pat bërë këtë lutje. Për njëzet e tri vite, pejgamberi Muhamed [sallallahu alejhi ue selam] përhapi porosinë e Teuhidit [Monoteizmit] – të njëjtën porosi me të cilën erdhën Ibrahimi dhe të gjithë pejgamberët tjerë – dhe vendosi ligjin e Allahut në tokë. Ai shpenzoi çdo përpjekje për ta bërë supreme fjalën e Allahut, dhe fitorja e tij mbi të pavërtetën kulmoi me thyerjen e idhujve brenda Ka'bes, e cila edhe një herë u bë qendër universale për adhuruesit e një Zoti të vërtetë.

Jo vetëm që Pejgamberi e pastroi Ka'ben nga të gjitha papastërtitë, porse ai po ashtu i rikthei të gjitha ritet e Haxhit që u rivendosën me lejen e Allahut në kohën e Ibrahimit [alejhis-selam]. Urdhëra të posaçëm u shpallën në Kur’an me qëllim që të eliminoheshin të gjitha ritet e rrejshme, në të cilat shfrenoheshin idhujtarët në periudhën para-Islamike. Të gjitha aktet e turpshme dhe të pandershme u ndaluan rreptësisht në thënien e Allahut:

"Nuk duhet të ketë paturpësi dhe grindje gjatë Haxhit.” [Bekare 197]

Garimi mes poetëve në lartësimin e stërgjyshërve të tyre dhe arritjeve të fisnorëve të tyre qenë ndaluar të gjitha. Në vend të kësaj, Allahu u tha atyre:

"Dhe kur t'i plotësoni ritet tuaja [të Haxhit] atëherë përkujtoni Allahun ashtu siç i përkujtoni stërgjyshërit tuaj, madje me një përkujtim edhe më të fortë.” [Bekare 200]

Garimi në bujari po ashtu u ndalua. Natyrisht, të ushqyerit e pelegrinëve të varfër inkurajohej edhe më tej, meqë kjo ishte bërë në kohën e Ibrahimit [alejhis-selam]. Mirëpo, Allahu urdhëroi që prerja e shtazëve që bëhej për këtë shkak duhej të bëhej për kërkimin e kënaqësisë së Allahut më parë sesa për famë dhe lavdërimet e njerëzve. Ai tha:

"Pra, përmendeni emrin e Allahut mbi këto shtazë kur ato të renditen [për prerje]. Pastaj, kur ato të përmbysen në anët e tyre [pas prerjes], hani nga ato dhe ushqejeni nevojtarin i cili nuk lyp dhe lutësin i cili lyp.” [Haxh 36]

Përsa i përket praktikës së mjerë e të spërkaturit gjakun e shtazëve në muret e Ka'bes dhe varjen e mishit të tyre në shtylla, Allahu qartazi i ka informuar ata:

"Te Allahu nuk mbërrin as mishi e as gjaku i tyre, por ajo që mbërrin tek Ai është takua [devotshmëria].” [Haxh 37]

Pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam] po ashtu e ndaloi praktikën e të sillurit lakuriq rreth e qark Ka'bes, dhe dëshmia të cilën paganët e parashtruan për ta arsyetuar këtë ritual qe hedhur poshtë me ashpërsi në pyetjen e Allahut:

"Thuaj: Kush i ka ndaluar zbukurimet [veshjen] e dhëna nga Allahu, të cilat Ai i ka prodhuar për robërit e Tij?” [A’raf 32]

Një tjetër zakon që u ndalua nëpërmjet Kur’anit ishte shkuarja në Haxh pa marrë rezerva ushqimi për udhëtim. Në periudhën para-Islamike, disa njerëz që pohonin se janë muteuekilun [ata që kanë besim të plotë në Allahun] udhëtonin për në Haxh duke lutur për ushqim gjatë tërë udhëtimit. Ata e konsideronin këtë formë të sjelljes si shenjë devotshmërie dhe indikacion në atë se sa shumë besim kishin ata në Allahun. Sidoqoftë, Allahu i tha njerëzimit se pasja e përgatitjes së nevojshme për udhëtim ishte njëra prej parakushteve e të bërit Haxh. Ai tha:

"Dhe pajisuni [me ushqim] për udhëtim, por pajisja më e mirë është et-takua [devotshmëria].” [Bekare 197]

Në këtë mënyrë, të gjitha praktikat para-Islamike, të cilat qenë bazuar në injorancë, u shfuqizuan dhe Haxhi edhe njëherë u bë model i devotshmërisë, frikës ndaj Allahut, dëlirësisë, thejshtësisë dhe asketizmit. Tashti, kur pelegrinët mbërrijnë në Ka'be, ata më nuk gjejnë karnevalet, zbavitjen dhe kotësinë e cila përpara zaptonte mendjet e pelegrinëve. Tashti është përkujtimi i Allahut në çdo hap dhe në çdo vepër, dhe çdo sakrificë i kushtohet vetëm Atij. Është Haxh i denjë për shpërblimin me Parajsë, siç tha pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam]: “Shpërblimi për Haxhin e pranuar s’është asgjë më pak se parajsa.”2

Allahu na dhashtë mundësi që ta vizitojmë Shtëpinë e tij dhe ta bëjmë Haxhin në mënyrën e Pejgamberit Muhamed [sallallahu alejhi ue selam].Amin.


Shënime

1. Lebeike Allahume lebeik...[Ja ku jam, O Allah, ja ku jam...] Kjo është thirrja të cilën e thonë pelegrinët kur bëjnë Haxhin.
2. Sahih el-Buhari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Historia e Haxhit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Vlera e Haxhit dhe e Umres
» "Vlera e Haxhit dhe Kurbanit" Dr. Shefqet Krasniqi
» Historia e parfumit
» Historia e festës së Shën Gjergjit
» Historia e Popullit Shqiptar
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum