www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Keshilla per te ndaluar renien e flokeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Keshilla per te ndaluar renien e flokeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Keshilla per te ndaluar renien e flokeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Keshilla per te ndaluar renien e flokeve Empty
MesazhTitulli: Keshilla per te ndaluar renien e flokeve   Keshilla per te ndaluar renien e flokeve EmptySat Aug 28, 2010 10:21 pm

Keshilla per te ndaluar renien e flokeve Hair3d Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Mjekët thonë se faktorët kryesor që ndikojnë në rënie flokëve janë trashëgimia, stresi, sëmundjet dhe faktorët gjenetikë . Metodat natyrale të ngadalësimit të rënies së flokëve që ndikojnë në daljen e flokëve të rinj janë shpëlarja e flokëve me uthullën e mollës dhe përdorimi i vajrave natyralë

Shkaqet
Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë rriti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit. Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keq-balancuara sjellin si rezultat një keq-ekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.
Sëmundjet
Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene.
Në këto raste korrigjimi i dis-ekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë dis-ekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Këshilla

1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy litra ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampo.

Si të kujdesemi për flokët

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh.
Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë.
Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve.
Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun.
Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut.
Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos.
Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore.
Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve.
Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormone testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.

Mjekët: Rënia e flokëve, e trashëguar

Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike.
Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron, apo siç emërohet ndryshe DHT.
Kjo futet nëpërmjet gjakut që ri-qarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty.
DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj.
Me kalimin e kohës, poret mbyllen krejt.
Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve, zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor droga të ndryshme.
Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se, realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike.

Propecia, një mjet kundër rënies së flokëve

Propecia është një lloj medikamenti i zbuluar kohët e fundit.
Ai bën të mundur bllokimin e enzimës që lidhet me testosteronin, duke e penguar kështu këtë lidhje.
Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat.
Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë.
Jo pak, por 150 fije floku, është sasia që u bie të gjithë njerëzve nga koka thuajse çdo ditë, dhe në pranverë dhe në vjeshtë ky numër është edhe më i lart.
Nëse kjo shifër shtohet atëherë të gjithë personat duhet të shqetësohen. Ndërkohë që 2 milimetra në javë zgjatet floku i njeriut, nëse ai dëmtohet me produkte jo të përshtatshme kozmetike (si për meshkuj ashtu edhe për femra), atëherë ai këputet po kaq milimetra gjatë javës.

Metodat natyrale të ngadalësimit të rënies së flokëve
Uthull molle
Uthulla e mollës përdoret për shumë gjëra në shtëpi. Por veçoritë acide që përmban rivënë në lëvizje zhvillimin e flokëve të rinj. Forma më e mirë e përdorimit të uthullës së mollës është shpëlarja. Pas shampos apo kremit të flokëve lagini flokët me uthullën e mollës dhe prisni rreth 15 minuta. Pastaj hapni çezmën dhe shpërlajini mirë. Këtë metodë mund ta praktikoni çdo ditë.
Vajrat natyralë
Edhe vajrat natyralë të cilët janë një rrugë e mirë për daljen e flokëve të rinj në të njëjtën kohë përforcojnë rrënjët e flokëve. Pasi t’i lyeni flokët me vajrat e ullirit, avokados apo bajames duhet ta lyeni pak dhe lëkurën. Pasi të prisni 10-15 minuta derisa të përthithet nga lëkura duhet t’i shpërlani flokët. Kjo metodë mund të praktikohet një ose dy herë në muaj.
Veza
Veza përdoret shpesh si zbutës natyral. Por përveç kësaj ajo përforcon dhe zhvillimin e flokëve. Dhe e verdha e vezës është një burim natyral proteinash. Përveç ndikimit në daljen e flokëve të rinj ajo ndihmon dhe në riparimin e flokëve të djegur. Merrni një vezë dhe thyejeni, pasi ta rrihni hapeni mirë nëpër flokë. Prisni një orë kështu dhe pastaj lajini mirë flokët. Këtë mund ta praktikoni një herë në javë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Keshilla per te ndaluar renien e flokeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Renia e flokeve, keshilla si ta ndalim
» Rënia e flokëve
» Gjykata e Egjiptit vendos në favor të vendimit të qeveris për ta ndaluar nikabin gjatë provimeve
» Ngjyrosja e flokëve
» Ngjyrosja e flokeve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum