www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mbështetu tek Allahu i Madhëruar!  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mbështetu tek Allahu i Madhëruar!  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mbështetu tek Allahu i Madhëruar!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Mbështetu tek Allahu i Madhëruar!  Empty
MesazhTitulli: Mbështetu tek Allahu i Madhëruar!    Mbështetu tek Allahu i Madhëruar!  EmptySun Aug 29, 2010 9:33 am

Mbështetu tek Allahu i Madhëruar!
• Mbështetu tek Allahu i Madhëruar dhe çështjen tënde kërko që Ai ta zgjidh duke të ndihmuar, pajtohu me gjykimin e Tij sepse Ai të mjafton si Ndihmës dhe Strehues.

• Falja atij që të ka bërë padrejtësi, mbaji lidhjet farefisnore, jepi atij që s’të ka dhënë, bëji mirë atij që s’të ka bërë mirë dhe do të gjesh gëzim dhe siguri në jetë.

• Dije se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe se në çdo krizë ka zgjidhje. Relativiteti është i pranishëm në të gjitha gjendjet. Dije pra, se edhe ditët rrotullohen njëra pas tjetrës dhe problemet nuk janë të përhershme.

- Bëju mirë njerëzve
- Jepu të varfërve,
- Mëshiroji bonjakët,
- vizitoji të sëmurët
- që të arritësh lumturinë.

• Gëzohu me gjendjen që ta ka zgjedhur Zoti yt sepse ti nuk e di urtësinë e gjërave, ndoshta ndonjëherë izolimi për ty është më i dobishëm se liria e plotë.

• Bindu se kjo botë është vend sprovash, turbullirash dhe mundimesh, prandaj pranoje atë ashtu siç është dhe kërko asistencën e Krijuesit.

• Dije se vështirësitë njeriun e bëjnë:

- më syçelë
- më të mprehtë
- më zemërgjërë
- më të devotshëm
- dhe ia shtojnë shpërblimin.

• Ruaju dhe mos iu afro mëkateve sepse ato janë burimi i shqetësimit dhe fatkeqësisë, ato janë dera e pikëllimit dhe krizave të ndryshme në jetë.

• Mos u shqetëso nga fjalët e liga dhe kritikat që të drejtohen ty sepse ato dëmtojnë shpikësin dhe s’të dëmtojnë ty.

• Dije se ai që të përfol të ka dhuruar shpërblimin e punëve të mira që posedon dhe ka marrë nga mëkatet tuaja. Ai të ka bërë të njohur në mesin e të tjerëve, e kjo për ty është një dhunti.

• Bëhu i mirë dhe fisnik sepse fisnikëria të hapë gjoksin dhe të qetësom shpirtin, kurse koprracia të ngushton gjoksin, të shteron zemrën dhe të dëmton dëshirën.

• Pranoji njerëzit ashtu siç janë dhe mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, sepse kjo është natyra e njerëzve e krijuar nga Allahu azze we xhel.

• Shiko ata që janë më pak se ti:

- në fizionomi
- pasuri
- vendbanim
- punë
- pasardhës
- dituri
Që të bindesh se ti je më mirë se mijëra njerëz.

• Përmbaju dhuntisë që të është dhënë, diturisë që të qetëson, rizkut që të jepet dhe punës që të konvenon dhe të rehaton.

• Dije se durimi i varros vështirësitë, qëndrueshmëria të mbron nga mëkatet ndërsa mirësia është teshë e gjerë e cila mbulon të metat tuaja.

• Mos u hidhëro sepse hidhërimi e çrregullon temperamentin njerëzor, ndryshon sjelljet, keqëson shoqërinë, prish dashurinë dhe ndërpret lidhjet farefisnore.

• Beso në vetveten tënde dhe mos u mbështet tek të tjerët. Konsidero se të tjerët janë më të dobët se ti dhe nuk ke tjetër pos Allahut azze we xhel, mos u mashtro duke pritur ndihmën e të tjerëve.

• Gëzohu kur të bësh vepra të mira që t’i shlyejnë mëkatet si:

- Pendimi për veprat e këqija
- Lutjet e besimtarëve për ty
- Mëshira e Mëshiruesit
- Shefea’ti i Pejgamberit s.a.v.s.
- Lëmosha e fshehtë
- Duaja në vetmi


• Vizitoje spitalin që të dish dhuntinë e shëndetit,
• Vizitoje burgun që të dish dhuntinë e lirisë
• Vizito të sëmurët psiqik që të dish dhuntinë e mendjes
Sepse ti ke shumë dhunti që nuk e di vlerën e tyre.

• Parashiko gjendjen më të rëndë që mund të të kishte ndodhur në fatkeqësinë tënde. Pastaj përqëndrohu që të pranosh atë që të ka ngjarë dhe do të gjesh prehje dhe lehtësi.

• Përkujto vazhdimisht mëshirën e Zotit të botëve, ai është Allahu Mëshiruesi, I Cili hapi dyert e mëshirës për të penduarit.

• Dije se ajo që të ka goditur s’ka mundur të të anashkalojë, e as ajo që të ka kaluar s’ka mundur të të godasë. Janë ngritur pendët dhe janë tharë fletushkat.

• Dije se nuk ka hile në përcaktimin e Allahut të Madhërishëm.

• Shndërroji humbjet tuaja në përfitime dhe bëj nga limoni një pije të ëmbël. Shtoji ujit të fatkeqësive një lugë sheqer dhe përpiqu të adaptohesh me gjendjen që je.

- Ushqimi është lumturia e ditës
- Udhëtimi lumturia e javës
- Martesa lumturia e muajit
- Pasuria lumturia e vitit
- Ndërsa Imani është lumturia e gjithë jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Mbështetu tek Allahu i Madhëruar!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Dobitë e dhikrit, përmendjes së Allahut të Madhëruar
» Allahu te do nese….
» Allahu është një!
» *** Allahu të do nëse ....***
» Përgatituni për kthimin tek Allahu
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum